{"id":83755,"date":"2024-07-07T21:00:38","date_gmt":"2024-07-07T21:00:38","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=83755"},"modified":"2024-07-07T21:00:38","modified_gmt":"2024-07-07T21:00:38","slug":"pyetje-per-altin-dumanin-dhe-spak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/07\/07\/pyetje-per-altin-dumanin-dhe-spak\/","title":{"rendered":"Pyetje p\u00ebr Altin Dumanin dhe SPAK"},"content":{"rendered":"<p>M\u00eb 13 dhjetor 2023 SPAK u v\u00ebrsul t\u00eb merrte \u00e7\u2019t\u00eb mundej nga gazetari Elton Qyno. Letra, kompjutera, telefona, disqe, usb, lojrat e f\u00ebmijve, antena interneti, \u00e7el\u00ebs makine, etj.\u2026 \u00e7\u2019t\u00eb gjenin. Gjyqtarja q\u00eb firmosi urdh\u00ebrat, veproi menj\u00ebher\u00eb, p\u00ebr pak minuta, aq sa ta b\u00ebn at\u00eb batut\u00ebn e Altin Dumanit n\u00eb Kuvend \u201caf\u00ebrmendsh q\u00eb gjykata vendos at\u00eb q\u00eb duam ne\u201d shum\u00eb t\u00eb besueshme.<\/p>\n<p>Po pse Elton Qyno, gazetar i Ora News, u sh\u00ebnjestrua kaq fort? P\u00ebr ta sqaruar k\u00ebt\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr pak histori.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga hetimet e SPAK, q\u00eb ka numrin 75\/2022, po b\u00ebhet p\u00ebr nj\u00eb grup kriminal q\u00eb akuzohet p\u00ebr shum\u00eb vepra penale t\u00eb r\u00ebnda. Nd\u00ebrmjet an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb grupit \u00ebsht\u00eb edhe Nuredin Dumani, i cili tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i njohur n\u00eb media si bashk\u00ebpun\u00ebtor i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Qershor 2022 rrodh\u00ebn n\u00eb media disa deklarata t\u00eb b\u00ebra nga ky bashk\u00ebpun\u00ebtor drejt\u00ebsie. Sigurisht q\u00eb nuk ka si t\u00eb ken\u00eb dal\u00eb nga dosja k\u00ebto deklarata pa dijenin\u00eb apo edhe bashk\u00ebpunimin e atyre prokuror\u00ebve apo oficer\u00ebve t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore q\u00eb punojn\u00eb me k\u00ebt\u00eb dosje. M\u00eb 14 qershor 2022 t\u00eb tre prokuror\u00ebt e dosjes, Altin Dumani, Behar Dibra dhe Doloreza Musabelli n\u00ebnshkruan nj\u00eb urdh\u00ebr p\u00ebr mediat q\u00eb t\u00eb mos publikoheshin deklaratat e dh\u00ebna nga bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr dosjen nr. 75\/2022. Ky urdh\u00ebr nuk u vu n\u00eb diskutim nga media, e cila u soll korrekte.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo m\u00eb von\u00eb, prej autoriteteve hetuese Belge e Holandeze, u p\u00ebrcoll\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri mij\u00ebra biseda t\u00eb b\u00ebra n\u00eb rrjetin e enkriptuar SkyEcc, ku mes bisedave kishte edhe prej atyre qe lidheshin me dosjen 75\/2022.<\/p>\n<p>N\u00eb datat 10 dhe 11 dhjetor 2023, Elton Qyno publikoi disa biseda t\u00eb b\u00ebra nga Nuredin Dumani dhe t\u00eb nes\u00ebrmen, n\u00eb dat\u00eb 12 dhjetor 2023, SPAK kuptoi q\u00eb bisedat p\u00ebrputheshin me ato q\u00eb dispononte SPAK, pra dyshohej q\u00eb edhe k\u00ebto materiale kishin dal\u00eb nga dosja 75\/2022. K\u00ebshtu, SPAK nisi procedimin nr. 245\/2023, me q\u00ebllim hetimin e rrjedhjes s\u00eb informacionit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 13 dhjetor, nj\u00eb prej prokuror\u00ebve t\u00eb dosjes nr. 75\/2022, Behar Dibra, udh\u00ebhoqi aksionin kund\u00ebr Elton Qynos, duke e pla\u00e7kitur n\u00eb sht\u00ebpi, automjet dhe vendin e pun\u00ebs te Ora News.<\/p>\n<p>Dit\u00ebt n\u00eb vijim, avokat\u00ebt e Elton Qynos mor\u00ebn vesh edhe nj\u00eb paradoks t\u00eb madh, nj\u00eb veprim haptazi t\u00eb paligjsh\u00ebm nga kreu i SPAK, Altin Dumani.<\/p>\n<p>Paradoksi q\u00ebndron n\u00eb faktin q\u00eb kreu i SPAK vendosi q\u00eb hetimim nr. 245\/2023, i cili synonte t\u00eb zbardhte se kush e nxori informacionin nga dosja nr. 75\/2022, ta bashkonte n\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb vet\u00ebm me dosjen 75\/2022. P\u00ebr pasoj\u00eb, ata q\u00eb hetonin Nuredin Dumanin, etj., tashm\u00eb do hetonin edhe kush nxori informacionet nga kjo dosje.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo pik\u00ebrisht k\u00ebtu nis problemi. Hetimi se kush e nxori informacionin nga dosja, sipas dokumenteve zyrtare t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me, bazohet n\u00eb nenin 295\/a, paragrafi i tret\u00eb, i Kodit Penal. Ky paragraf i posa\u00e7\u00ebm i dedikohet vepr\u00ebs penale t\u00eb nxjerrjes s\u00eb sekretit nga prokuror\u00ebt e dosjes. Cil\u00ebt jan\u00eb prokuror\u00ebt e dosjes? Jan\u00eb pik\u00ebrisht ata q\u00eb urdh\u00ebruan gazetar\u00ebt n\u00eb 14 qershor 2022, Altin Dumani, Behar Dibra dhe Doloreza Musabelli.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, n\u00ebse k\u00ebta jan\u00eb ata q\u00eb potencialisht dyshohen si nxjerr\u00ebs t\u00eb informacioni, si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb po k\u00ebta duhet t\u00eb hetojn\u00eb edhe nxjerrjen e informacionit?<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, Altin Dumani, me fjal\u00eb t\u00eb thjeshta, vendosi q\u00eb hetimin ndaj vetes dhe dy koleg\u00ebve t\u00eb tij ta b\u00ebj\u00eb ai vet\u00eb me k\u00ebta dy koleg\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb Elton Qyno \u00ebsht\u00eb viktima n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast sepse nuk bashk\u00ebpunoi p\u00ebr t\u00eb treguar burimin e informacionit. Pra, kemi nj\u00eb loj\u00eb t\u00eb tre prokuror\u00ebve, q\u00eb nj\u00ebri prej tyre mund t\u00eb jet\u00eb\u00a0\u00abi kompromentuari\u00bb dhe t\u00eb tre do hetojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin me ndihm\u00ebn e Qynos, me hir apo me pahir.<\/p>\n<p>K\u00ebtu pra nis paradoksi i cili ka implikime t\u00eb shumta, si:<\/p>\n<p>S\u00eb pari, cenohen standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb mbrojtjes s\u00eb burimeve t\u00eb gazetar\u00ebve;<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, nuk ka asnj\u00eb informacion n\u00ebse t\u00eb tre k\u00ebta prokuror\u00eb t\u00eb jen\u00eb hetuar, duke iu marr\u00eb atyre kompjuterat e telefonat p\u00ebr ekzaminim;<\/p>\n<p>S\u00eb treti, nuk p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia q\u00eb ata ti fshijn\u00eb gjurm\u00ebt nga kompjuterat dhe telefonat e Elton Qynos, q\u00eb t\u00eb mos dal\u00eb se cili prej t\u00eb treve, apo t\u00eb tre s\u00eb bashku, \u00ebsht\u00eb \u00abi kompromentuari\u00bb dhe mbase mund t\u00eb ket\u00eb bashk\u00ebpunim mes tyre.<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, nuk p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia q\u00eb ata duan t\u00eb zbulojn\u00eb se sa t\u00eb tjer\u00eb disponojn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb \u00abkompromentimit\u00bb dhe k\u00ebt\u00eb mund ta zbulojn\u00eb p\u00ebrmes komunikimeve q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Elton Qyno me koleg\u00eb apo bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb tij.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto pasoja jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnda dhe n\u00eb shp\u00ebrdorim t\u00eb past\u00ebr t\u00eb detyr\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb shtet normal, me nj\u00eb prokurori normale, drejtuesi i prokuroris\u00eb do linte q\u00eb hetimi p\u00ebr nxjerrjen e informacionit ta b\u00ebnte nj\u00eb prokuror tjet\u00ebr, i ndar\u00eb m\u00eb vete, p\u00ebr shmangur konfliktin e interesit dhe pasojat negative t\u00eb shkeljes s\u00eb ligjit p\u00ebr interesa kund\u00ebr atyre t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb, ky paradoks, th\u00ebn\u00eb ndryshe, ky konflikt interesi, th\u00ebn\u00eb akoma m\u00eb ndryshe, kjo shkelje e ligjit deri n\u00eb kufitj\u00eb e vepr\u00ebs penale, \u00ebsht\u00eb i dokumentuar. Gjykatat kan\u00eb b\u00ebr\u00eb sikur nuk e kan\u00eb par\u00eb deri tani, por dosja pritet t\u00eb shqyrtohet edhe nga Gjykata Kushtetuese ku Elton Qyno ka paraqitur ankes\u00ebn e tij. M\u00eb tej do jet\u00eb rradha e Gjykat\u00ebs s\u00eb Strasburgut.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb, ky paradoks \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe nga Komiteti p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut n\u00eb OKB, i cili kur urdh\u00ebroi q\u00eb SPAK t\u00eb mos prekte materialet e Elton Qynos, u informua n\u00eb detaje p\u00ebr rastin n\u00eb fjal\u00eb dhe m\u00eb pas rr\u00ebzoi k\u00ebrkes\u00ebn e Altin Dumanit q\u00eb t\u00eb hiqej masa pezulluese e urdh\u00ebruar nga kjo trup\u00eb gjyq\u00ebsore nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb, me k\u00ebt\u00eb pa\u00e7avure ligjore q\u00eb e gatoi vet\u00eb Altin Dumani me koleg\u00ebt e tij, dikush do e paguaj\u00eb para ligjit dhe kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje kohe.<\/p>\n<p><strong>Pyetjet e munguara ndaj Dumanit<\/strong><\/p>\n<p>Gjurma e shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb tre prokuror\u00ebt e SPAK-ut dhe ky agresion i tyre ndaj medias merr shtys\u00eb dhe nga dy faktor\u00eb tejet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm\u00a0:<\/p>\n<p>1. P\u00ebr\u00e7arja e medias dhe inatet mes koleg\u00ebve<\/p>\n<p>2. Miti fiktiv i SPAK-ut<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ilustruar m\u00ebnyr\u00ebn se si shfryt\u00ebzohet p\u00ebr\u00e7arja mes gazetar\u00ebve do japim dy shembuj, q\u00eb lidhen me hetimin e incenerator\u00ebve.<\/p>\n<p>Shembulli i par\u00eb \u00ebsht\u00eb rasti flagrant kur SPAK terrorizoi n\u00eb vitin 2021 redaksin\u00eb e Lapsi.al, pasi k\u00ebta t\u00eb fundit nxor\u00ebn list\u00ebn e patronazhist\u00ebve, nj\u00eb patate e nxeht\u00eb q\u00eb v\u00ebrtetonte sistemin e grabitjes s\u00eb vot\u00ebs n\u00eb nivel industrial.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb SPAK t\u00eb hetonte industrin\u00eb kriminale t\u00eb blerjes s\u00eb vot\u00ebs, shkoi p\u00ebr t\u00eb terrorizuar Lapsi.al p\u00ebr t\u2019i intimiduar dhe mbajtur n\u00ebn terror. Sikur t\u00eb mos ishte nj\u00eb nd\u00ebrjyrje urgjente e Gjykat\u00ebs s\u00eb Strasburgut, terrori do kishte vazhduar ndoshta dhe sot e k\u00ebsaj dite.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo \u00e7far\u00eb ndodhi n\u00eb kuptimin mediatik. Nj\u00eb pjes\u00eb e koleg\u00ebve refuzuan ta publikonin at\u00eb q\u00eb po ndodhte me Lapsi.al, apo t\u00eb mbanin q\u00ebndrime publike lidhur me terrorin q\u00eb po ushtrohej ndaj k\u00ebsaj redaksie. Televizionet e m\u00ebdha e injoruan sepse dihet jan\u00eb n\u00eb ujdi p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb m\u00ebdha me qeverin\u00eb. Por as portalet dhe as gazetar\u00eb me pesh\u00eb n\u00eb treg nuk synuan q\u00eb t\u00eb flisnin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb terror.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e portaleve kishin q\u00ebndrim dhe shtysa\u00a0 t\u00eb ndryshme sa i takon hetimit t\u00eb incenerator\u00ebve, ata mendonin se Lapsi.al ishte i nj\u00ebansh\u00ebm n\u00eb raportimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje, ndiqte narrativ\u00ebn e Ahmetajt, e sipas tyre b\u00ebnte pjes\u00eb te ato media q\u00eb po p\u00ebrkeq\u00ebsonin pa t\u00eb drejt\u00eb pozit\u00ebn e klanit M\u00ebrtiri-Zoto apo dhe vet qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Por nuk vonoi shum\u00eb dhe radha u erdhi atyre vet.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2022, Adriatik Do\u00e7i shkoi para der\u00ebs s\u00eb SPAK dhe denoncoi nj\u00eb nd\u00ebr skandalet ndoshta m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb k\u00ebsaj strukture. Ai dor\u00ebzoi nj\u00eb paket\u00eb dokumentesh q\u00eb v\u00ebrtetonin udh\u00ebtimet e klanit M\u00ebrtiri-Zoto me Arben Ahmetajn, por akoma m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb ishte fakti se Do\u00e7i b\u00ebri t\u00eb ditur q\u00eb k\u00ebto e-mail-e posedoheshin nga SPAK-u pasi gjendeshin n\u00eb kompjuterin e sekuestruar t\u00eb Klodian Zotos.<\/p>\n<p>Ishte indicio arbitrare se dikush atje brenda SPAK-ut mund t\u00eb ishte n\u00eb ujdi me Ahmetajn p\u00ebr t\u00eb qepur letrat.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, ashtu si\u00e7 godiste me deklarata publike Edi Rama koleg\u00ebt e Lapsi.al p\u00ebr list\u00ebn e patronazhist\u00ebve, ashtu godiste dhe Arben Ahmetaj me deklarata kolegun Adriatik Do\u00e7i p\u00ebr dor\u00ebzimin e k\u00ebsaj dosje. Identik e nj\u00ebjta skem\u00eb.<\/p>\n<p>Thelbi i t\u00eb dyja skemave ishte se gazetar\u00ebt jan\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb, por jan\u00eb t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb kampe dhe shpesh k\u00ebto ndasi jan\u00eb avantazhi m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr krijimin e situatave t\u00eb terrorit ndaj tyre.<\/p>\n<p>Por t\u00eb dy k\u00ebta precedent kan\u00eb dhe nj\u00eb an\u00eb tjet\u00ebr an\u00eb medalje, pasi jan\u00eb dy ilustrime q\u00eb tregojn\u00eb se SPAK-u n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn dy raste ka qen\u00eb i investuar dhe i kapur gafil n\u00eb zhdukjen ose asgjesimin e provave q\u00eb implikojn\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb, Edi Ram\u00ebn dhe Arben Ahmetajn.<\/p>\n<p>E duke i mbajtur parasysh k\u00ebto dy raste, na lind natyrsh\u00ebm e drejta t\u00eb b\u00ebjm\u00eb disa pyetje q\u00eb lidhen me rastin e terrorit t\u00eb ushtruar ndaj gazetarit Elton Qyno:<\/p>\n<p>A kemi t\u00eb drejt\u00eb ne tani t\u00eb besojm\u00eb se \u00a0SPAK-u mund t\u00eb jet\u00eb duke u investuar n\u00eb asgjesimin e provave t\u00eb bisedave t\u00eb enkriptuara SKY t\u00eb Kryeministrit ose ministrave?<\/p>\n<p>A kemi t\u00eb drejt\u00eb ne t\u00eb mendojm\u00eb tani se SPAK-u mund t\u00eb jet\u00eb duke fshehur ose asgjesuar biseda enkriptimi SKY q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb dhe vet prokuror\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj strukture\u00a0?<\/p>\n<p>Po pse s\u2019duhet t\u00eb mendojm\u00eb ne se n\u00eb ato biseda mund t\u00eb jet\u00eb dhe ndonj\u00eb zyrtar i ambasad\u00ebs amerikane apo i OPDAT-it, para t\u00eb cil\u00ebve drejtuesi Altin Dumani \u00a0sillet si pioner i bindur dhe i lumtur?<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto arsye t\u00eb parashtruara m\u00eb lart, rasti i terrorit ndaj Elton Qynos p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb moment tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, injorimi i t\u00eb cilit nga vet koleg\u00ebt do ishte jo vet\u00ebm i padrejt\u00eb dhe skuth\u00ebri, por do ishte n\u00eb kufijt\u00eb e kriminales.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb vijuar me pik\u00ebn (b) ose fenomenin\u00a0miti i SPAK-ut, vlen t\u00eb theksohet se kjo struktur\u00eb sidomos vitin e fundit ka marr\u00eb shum\u00eb p\u00ebrg\u00ebzime dhe ka shkaktuar besim p\u00ebr nd\u00ebshkueshm\u00ebri, k\u00ebt\u00eb e v\u00ebrtetojn\u00eb sondazhet dhe do ishte budall\u00ebk t\u00eb p\u00ebrpiqeshe ta mohoje.<\/p>\n<p>Si\u00e7 e kan\u00eb treguar disa dosje hetimore dhe sidomos ajo e incenerator\u00ebve dhe dosja 5D, arroganca e pushtetit kishte arritur kulmin, nuk kuptohej m\u00eb se kush ishte zyrtar i shtetit dhe kush ishte biznesmeni, sepse nj\u00ebher\u00eb biznesmeni kishte gjith\u00eb shtetin n\u00eb dispozicion si zyr\u00eb personale juridike q\u00eb i qepte letrat, pastaj dilte zyrtari i Bashkis\u00eb q\u00eb ishte shnd\u00ebrruar n\u00eb biznesmen dhe e kishte marr\u00eb buxhetin e investimeve dhe e kishte \u00e7uar n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Sikund\u00ebr e kam tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb besoj, se zoti Dumani beson v\u00ebrtet\u00eb se koka e skem\u00ebs s\u00eb incenerator\u00ebve ishin Ahmetaj-M\u00ebrtiri nd\u00ebrsa koka e skem\u00ebs n\u00eb Bashki ishte Qato-Tusha. Se po dol\u00ebn k\u00ebta koka, na p\u00ebrmbyset krejt tablloja dhe na dalin brinj\u00eb apo pl\u00ebnc Rama, Aga\u00e7i e Veliaj.<\/p>\n<p>E megjithat\u00eb e gjykoj pun\u00eb t\u00eb \u00e7muar t\u00eb SPAK-ut hetimin profesional n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, madje kam patur rastin t\u00eb v\u00ebrej personalisht se si arroganca e shum\u00eb zyrtar\u00ebve \u00ebsht\u00eb strepsur, zyrtar\u00ebt kan\u00eb filluar t\u00eb ken\u00eb frik\u00eb nga ligji dhe kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo dhe Altin Dumani, zyrtar i k\u00ebtij shteti \u00ebsht\u00eb. E ashtu si drejtuesit e tjer\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb k\u00ebtij shteti, \u00ebsht\u00eb e pamundur q\u00eb valenca e tij si drejtues t\u00eb tejkaloj\u00eb mesataren e moralit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm shoq\u00ebror.<\/p>\n<p>Shnd\u00ebrrimi i tij apo i struktur\u00ebs q\u00eb ai drejton n\u00eb \u00ab\u00a0mit\u00a0\u00bb \u00ebsht\u00eb loj\u00eb shum\u00eb e rrezikshme, sidomos n\u00eb kushtet kur struktura q\u00eb ai drejton shfaq probleme n\u00eb tabanin e vet ose simptoma t\u00eb shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Fjala vjen, zoti Dumani e shfaq hapur adhurimin me sens inferior q\u00eb ka ndaj shtetit amerikan. Them me sens inferior sepse dhe Giovanni Falcone apo dhe Paolo Borsellino n\u00eb Itali, ishin n\u00eb harmoni me strukturat amerikane, por nuk i kemi par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb eksitoheshin e t\u00eb g\u00ebzonin si \u00e7iliminj para ndonj\u00eb zyrtari amerikan (t\u00eb nivelit 11) , nj\u00ebsoj si\u00e7 mund t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb ndonj\u00eb adoleshente n\u00eb peripeci ekonomike, nd\u00ebrsa dashnori i saj i martuar i dhuron ndonj\u00eb Iphone 15 Pro Max.<\/p>\n<p>E kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb besoj se formimi kulturor i Dumanit mund t\u00eb jet\u00eb qoft\u00eb dhe i p\u00ebraf\u00ebrt me at\u00eb t\u00eb Falcones dhe Borsellinos<\/p>\n<p>K\u00ebtu do ofroj nj\u00eb ilustrim q\u00eb tregon se sa paradoksale dhe sa i turpsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb modeli i prokurorit \u00a0\u00ab\u00a0m\u00eb stil amerikon\u00a0\u00bb q\u00eb gjasme promovon Altin Dumani.<\/p>\n<p>N\u00ebse Altin Dumani do t\u00eb ishte prokuror n\u00eb SHBA dhe do vepronte nj\u00ebsoj si\u00e7 vepron k\u00ebtu, do e kishin flakur n\u00eb biruc\u00eb. Ja pse.<\/p>\n<p>N\u00eb SHBA ekziston akti dhe ligji FARA, i cili detyron \u00e7do subjekt privat q\u00eb t\u00eb deklaroj\u00eb n\u00ebse merr fonde nga shtete t\u00eb huaja apo n\u00ebse zbaton ose p\u00ebrhap politika \u00a0t\u00eb nj\u00eb shteti t\u00eb huaj. \u00c7do subjekt privat ka detyrimin t\u00eb deklaroj\u00eb k\u00ebto lidhje n\u00ebse i ka dhe pasi i deklaron shpallet n\u00eb nj\u00eb list\u00eb t\u00eb caktuar dhe trajtohet ndryshe n\u00eb SHBA. (Lexoje k\u00ebtu)<\/p>\n<p>Kujdes, thash\u00eb privat, se me zyrtar\u00eb shtet\u00ebror\u00eb, e aq m\u00eb tep\u00ebr me prokuror\u00eb, \u00ebsht\u00eb rrept\u00ebsisht e ndaluar t\u00eb ken\u00eb t\u00eb tilla lidhje, n\u00ebse kapen n\u00eb t\u00eb tilla ndikime shkojn\u00eb pako-postal n\u00eb burg.<\/p>\n<p>Paradoksi \u00ebsht\u00eb se nd\u00ebrsa Dumani promovon veten me modelin \u00ab amerikon \u00bb t\u00eb prokurorit, ai ka l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb ngado t\u00eb udh\u00ebtimeve, trajnimeve me t\u00eb cilat i jan\u00eb paguar nga nj\u00eb shtet i huaj, t\u00eb kontakteve dhe var\u00ebsis\u00eb absolute n\u00eb orientim nga nj\u00eb shtet i huaj.<\/p>\n<p>Dumani madje ka dy deklarata spektakolare, ai ka pohuar n\u00eb disa raste se p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb ambasadave dhe shteteve t\u00eb huaja kan\u00eb zyra te institucioni i tij.<\/p>\n<p>Por ai ka pohuar dhe se \u00abaf\u00ebrmendsh\u00bb q\u00eb gjykatat do miratojn\u00eb k\u00ebrkesat q\u00eb ai u \u00e7on.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb kam ca pyetje:<\/p>\n<p>N\u00eb cil\u00ebn g\u00ebrm\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs apo Kod, e ka lexuar Dumani q\u00eb af\u00ebrmendsh gjykat\u00ebsit jan\u00eb yzmetqar\u00eb t\u00eb tij?<\/p>\n<p>Ku e m\u00ebsoi ai k\u00ebt\u00eb gj\u00eb?<\/p>\n<p>A kam t\u00eb drejt\u00eb un\u00eb tani t\u00eb mendoj q\u00eb ai k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e ka m\u00ebsuar nd\u00ebrsa bisedon me ata t\u00eb huajt q\u00eb ka te zyra, apo n\u00eb trajnime me ta, sepse jan\u00eb ata q\u00eb i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb \u00ab\u00a0L\u00ebri gjykatat se na ke neve.\u00a0\u00bb\u00a0?<\/p>\n<p>Me standardin amerikan Dumani do shpallej agjent i huaj dhe person me rrezik p\u00ebr sistemin juridik amerikan, do nd\u00ebshkohej.<\/p>\n<p>E duke vijuar logjik\u00ebn, kam plot\u00ebsisht t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mendoj se ky \u00ab\u00a0agjent i huaj\u00a0\u00bb bazuar n\u00eb ligjin amerikan, \u00ebsht\u00eb duke shkaktuar dhe terror t\u00eb programuar n\u00eb radh\u00ebt e gazetar\u00ebve shoq\u00ebruar me kurdisje dhe skenar manipulative te dera e SPAK-ut.<\/p>\n<p>Prej disa muajsh burokrat\u00eb t\u00eb shtetit apo zyrtar\u00eb t\u00eb zgjedhur me vot\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, kur dalin nga dera e SPAK-ut rrethohen nga gazetar\u00eb dhe duken t\u00eb z\u00ebn\u00eb n\u00eb \u00e7ark. Pastaj ata japin shpjegime\u00a0 t\u00eb tipit, \u201cerdha k\u00ebtu si person q\u00eb kam dijeni\u201d, \u201cnuk flas dot\u201d etj etj.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb interesi publik ka q\u00eb dikush, cilido qoft\u00eb ai, u thirr si person n\u00eb dijeni t\u00eb di\u00e7kaje? Kujt i intereson kjo p\u00ebrve\u00e7se degjenerimit me regji t\u00eb personit?<\/p>\n<p>Po kur viziton zoti Dumani ambasad\u00ebn amerikane pse nuk ka kamera te dera?<\/p>\n<p>Me \u00e7far\u00eb cil\u00ebsie e th\u00ebrrasin zotin Dumani ambasadat?<\/p>\n<p>Si person n\u00eb dijeni, apo si person t\u00eb kompromentuar bazuar n\u00eb ligjet e SHBA-ve?<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb vend ka patur plot raste kur prokuror\u00ebt kan\u00eb shk\u00eblqyer n\u00eb media dhe pse m\u00eb pas rezultonin d\u00ebshtim.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb kesh memorie peshku q\u00eb t\u00eb harrosh se 10 vite t\u00eb shkuara superstari n\u00eb ngjitje i medias ishte nj\u00eb prokuror i quajtur Ramadan Troci, ai hetoi Guvernatorin e Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por m\u00eb pas u streps u harrua fare dhe doli me probleme n\u00eb vetting.<\/p>\n<p>Jam personalisht d\u00ebshmitar i komunikimeve kur ndonj\u00eb nga koleg\u00ebt e sotsh\u00ebm aty n\u00eb SPAK t\u00eb zotit Dumani, dikur i shkonte pas avazit Ramadan Trocit dhe me takt e pyeste n\u00ebse n\u00eb takimin e radh\u00ebs me Ilir Met\u00ebn mund ta merrte dhe at\u00eb me vete se kishte d\u00ebshir\u00eb q\u00eb t\u2019i jepte pak dor\u00ebn Ilirit.<\/p>\n<p>Nuk ka asnj\u00eb \u00e7udi q\u00eb ndodh dhe k\u00ebshtu sepse dhe Troci dhe ai ish-kolegu i Trocit dhe Dumani vet, nuk mund t\u00eb jen\u00eb jasht\u00eb mesatares s\u00eb moralit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm shoq\u00ebror, po ashtu dhe ne gazetar\u00ebt brenda k\u00ebtij morali jemi, ama gazetar\u00ebt nuk mund t\u2019i ndash disa p\u00ebr t\u00eb degjeneruar ca politikan\u00eb te dera e SPAK dhe disa t\u00eb tjer\u00eb si Elton Qyno apo Lapsi.al p\u00ebr t\u2019i terrorizuar n\u00eb favor t\u00eb disa politikan\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Sado abuzues dhe maskara t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb gazetar, nuk e ka asnj\u00ebher\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb kufizuar lirin\u00eb e nj\u00eb personi, p\u00ebr t\u00eb firmosur fonde miliard\u00ebshe apo p\u00ebr t\u00eb orientuar politika.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gazetar ka detyr\u00eb t\u00eb informoj\u00eb, n\u00ebse abuzon me k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e nd\u00ebshkon tregu n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb prestigjin e vet, por dhe ligji. Ama hetimi duhet t\u00eb jet\u00eb konform ligjit, pasi n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt nuk je duke e hetuar por duke e terrorizuar.<\/p>\n<p>Dikur (me drejt\u00ebsin\u00eb jo\u2019amerikone) dhe Artan Hoxh\u00ebs ashtu si Qynos ju sekuestruan telefonat e pun\u00ebs,\u00a0Lapsi.al\u00a0u shantazhua si redaksi.<\/p>\n<p>Ky precedent duhet t\u00eb marr\u00eb fund, pasi burimet jan\u00eb t\u00eb shenjta. Madje dhe kontaktet me personazhe t\u00eb malavit\u00ebs po t\u00eb doni, jan\u00eb krejt ndryshe n\u00eb perspektiv\u00eb kur i mban nj\u00eb gazetar dhe krejt ndryshe kur i mban nj\u00eb prokuror.<\/p>\n<p>Personalisht kam kontakte me njer\u00ebz t\u00eb k\u00ebsaj bote. Dhe b\u00ebj shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb i kam dhe i mbaj k\u00ebto kontakte, p\u00ebr sa koh\u00eb kam p\u00ebrcaktuar me bisturi vijat e kuqe t\u00eb bashk\u00ebpunimit me ta.<\/p>\n<p>Po ju jap nj\u00eb ilustrim.<\/p>\n<p>Q\u00eb prej muajit shkurt m\u00eb dilte nj\u00eb zonj\u00eb anonime n\u00eb letra t\u00eb nj\u00eb pune publike jo pak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Zonja ishte askushi. Zero takate, komplet anonime. Por kishte fituar goxha kontrat\u00eb.<\/p>\n<p>U p\u00ebrpoqa t\u00eb m\u00ebsoj di\u00e7ka nga prokuror\u00ebt q\u00eb po e verifikonin, por nuk m\u00eb dhan\u00eb asnj\u00eb xhevap. Trokita te malavita. I pyeta dhe m\u00eb dhan\u00eb direkt xhevap t\u00eb detajuar se kush q\u00ebndronte pas saj dhe si lidheshin personazhet. Madje pjes\u00eb e paket\u00ebs s\u00eb interesave n\u00eb p\u00ebrfitim m\u00eb dilnin dhe dy gjyqtar\u00eb.<\/p>\n<p>Po si mund t\u00eb mos e shfryt\u00ebzoj nj\u00eb gazetar k\u00ebt\u00eb potencial informimi q\u00eb e \u00e7on disa hapa para prokuror\u00ebve?<\/p>\n<p>Nj\u00eb gazetar \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb t\u00eb kontaktoj\u00eb k\u00ebdo p\u00ebr sa koh\u00eb nuk krijon detyrime q\u00eb c\u00ebnojn\u00eb \u00a0rolin e tij, ose dhe n\u00ebse jan\u00eb krijuar detyrime t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb lidhjes emocionale, prap\u00eb gazetari ka n\u00eb dor\u00eb q\u00eb t\u00eb shpall\u00eb bot\u00ebrisht konfliktin e interesit dhe t\u00eb jet\u00eb n\u00eb rregull me pun\u00ebn dhe nd\u00ebrgjegjen e tij.<\/p>\n<p>Dikur n\u00eb nj\u00eb kurs gazetarie n\u00eb nj\u00eb universitet amerikan, pedagogu pyeti student\u00ebt n\u00eb klas\u00eb se cilin nga personazhet do zgjidhte t\u00eb intervistonte t\u00eb parin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vash\u00ebz e re studente, u p\u00ebrgjigj se do d\u00ebshironte t\u00eb intervistonte Osama Bin Ladenin.<\/p>\n<p>-Cili \u00ebsht\u00eb kurioziteti m\u00eb i madh q\u00eb ke ndaj tij?, \u2013 e pyeti pedagogu.<\/p>\n<p>-Do e pyesja \u00aboff record\u00bb me taktin dhe n\u00eb kontekstin e duhur psikik se sa koh\u00eb pas aktit t\u00eb 11 Shtatorit, Osama b\u00ebri dashuri me gruan e vet, \u2013 u p\u00ebrgjigj studentja duke shkaktuar gallat\u00eb dhe t\u00eb qeshura pa fund n\u00eb sall\u00eb.<\/p>\n<p>Por pedagogu nuk dukej dhe aq i qeshur dhe i b\u00ebri pyetjen m\u00eb normale n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast: pse e ke k\u00ebt\u00eb kuriozitet?<\/p>\n<p>Studentja u p\u00ebrgjigj se ndryshe nga sa ting\u00ebllon, pyetja e saj nuk \u00ebsht\u00eb kuriozitet intim, por teknik\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb pari kjo pyetje personale do e sugjestiononte dhe do i ofronte konfidenc\u00eb n\u00eb bised\u00eb, ai mund t\u00eb ulte muret e diskrecionit.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, ky detaj q\u00eb do i k\u00ebrkonte studentja, mund t\u00eb ishte tregues se si Bin Laden kishte p\u00ebrballuar n\u00eb nivel personal presionin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm duke u shpallur terroristi dhe armiku publik nr.1 i njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>\u00abKu i dihet, \u2013 u shpreh studentja, mund t\u00eb kisha m\u00ebsuar q\u00eb gruaja e tij tentoi t\u00eb priste damar\u00ebt, apo mund t\u00eb kisha m\u00ebsuar di\u00e7ka tjet\u00ebr se si at\u00eb e shoq\u00ebroi deri te sht\u00ebpia e s\u00eb shoqes, ndonj\u00eb agjent i CIA-s, Mossadit apo i sh\u00ebrbimeve t\u00eb Pakistanit.\u00bb<\/p>\n<p>P\u00ebr pasoj\u00eb, ndryshe nga organet ligjzbatuese, m\u00ebnyra si i qas media personazhet problematik\u00eb, ka krejt tjet\u00ebr perspektiv\u00eb dhe tjet\u00ebr vler\u00eb, asnj\u00eb gazetar nuk mund t\u00eb paragjykohet p\u00ebr llojin e burimit apo stek\u00ebn e kontakteve p\u00ebr sa koh\u00eb ujdia mes tyre \u00ebsht\u00eb n\u00eb favor t\u00eb informimit, personal ose publik.<\/p>\n<p>Bazuar mbi k\u00ebt\u00eb arsyetim kam bindjen se \u00e7do tentativ\u00eb e prokuroris\u00eb p\u00ebr t\u00eb shtr\u00ebnguar gazetar\u00ebt me q\u00ebllim shitjen e burimit \u00ebsht\u00eb kriminal dhe sekuestrimi i telefonit ose mjeteve t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb gazetarit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim \u00ebsht\u00eb akt i pastwr terrorist.<\/p>\n<p>Th\u00ebn\u00eb k\u00ebto, m\u00eb duhet t\u00eb jap dhe nj\u00eb ilustrim t\u00eb fundit tani, p\u00ebr t\u00eb treguar se si ndonj\u00ebher\u00eb shmangia nga ato rregullat e manualit gazetaresk me \u201cstil amerikon\u201c, \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr gazetarin.<\/p>\n<p>Fjala vjen, un\u00eb kam bindjen e plot\u00eb se Altin Dumani me koleg\u00ebt e tij kan\u00eb ushtruar terror dhe kan\u00eb shp\u00ebrdoruar ligjin me rastin e Elton Qynos. Por kjo \u00ebsht\u00eb bindja ime personale.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara se t\u00eb publikoja k\u00ebt\u00eb shkrim, un\u00eb do duhej q\u00eb pyetjet t\u2019ja kisha nisur SPAK-ut dhe t\u00eb prisja p\u00ebrgjigjen e tyre, e cila mund t\u00eb ishte injorim, p\u00ebrggjigje pa sens, p\u00ebrgjigje shteruese etj.<\/p>\n<p>Por nuk m\u00eb leverdis kjo metod\u00eb, pasi duke i b\u00ebr\u00eb bot\u00ebrisht k\u00ebto pyetje, i jap ndoshta mund\u00ebsin\u00eb dhe koleg\u00ebve t\u00eb interesuar (apo kujtdo tjet\u00ebr) q\u00eb nd\u00ebrsa bombardojn\u00eb me pyetje te dera e SPAK-ut zyrtar\u00ebt n\u00ebn hetim apo verifikim, n\u00ebse\u00a0 ata d\u00ebshirojn\u00eb mund t\u2019i drejtojn\u00eb pyetje dhe prokuror\u00ebve sa i takon terrorit q\u00eb ka ndodhur me kolegun e tyre Qyno:<\/p>\n<p><strong>Pyetje p\u00ebr Altin Dumanin\u00a0dhe SPAK:<\/strong><\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb hetimi nr. 245\/2023 po heton vepr\u00ebn penale t\u00eb parashikuar nga neni 295\/a, paragrafi i tret\u00eb, i Kodit Penal? A jan\u00eb prokuror\u00ebt dhe opgj-t\u00eb e hetimit nr. 75\/2022 subjektet e vet\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj vepre penale t\u00eb dyshuar?<br \/>\nA jan\u00eb hetuar prokuror\u00ebt q\u00eb kan\u00eb akses n\u00eb dosjen 75\/2022? A jan\u00eb aksesuar komunikimet e tyre p\u00ebr t\u00eb par\u00eb me cil\u00ebt person kan\u00eb komunikuar ata? A \u00ebsht\u00eb analizuar l\u00ebvizja e tyre? A jan\u00eb p\u00ebrdor p\u00ebrgjime, apo metoda t\u00eb tjera speciale t\u00eb hetimit?<br \/>\nDuke bashkuar dosjen nr. 75\/2022 me dosjen 245\/2023, a jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt prokuror\u00eb q\u00eb hetojn\u00eb edhe veten?<br \/>\nN\u00ebse si pasoj\u00eb e bashkimit t\u00eb dosjeve ka konflikt interesi, cili \u00ebsht\u00eb argumenti ligjor q\u00eb \u00ebsht\u00eb lejuar t\u00eb ndodh\u00eb ky konflikt interesi?<br \/>\nA ka pasur k\u00ebrkes\u00eb nga Elton Qyno q\u00eb dosjet t\u00eb ndahen, pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb shmangur k\u00ebt\u00eb konflikt interesi? N\u00ebse po, a \u00ebsht\u00eb marr\u00eb parasysh? N\u00ebse jo, pse?\/\u00a0<a href=\"https:\/\/www.hashtag.al\/index.php\/2024\/07\/07\/terrori-ndaj-elton-qynos-si-e-shperdoruan-deyren-shefat-e-spak\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Hashtag.al<\/a>\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 13 dhjetor 2023 SPAK u v\u00ebrsul t\u00eb merrte \u00e7\u2019t\u00eb mundej nga gazetari Elton Qyno. Letra, kompjutera, telefona, disqe, usb, lojrat e f\u00ebmijve, antena interneti, \u00e7el\u00ebs makine, etj.\u2026 \u00e7\u2019t\u00eb gjenin. Gjyqtarja q\u00eb firmosi urdh\u00ebrat, veproi menj\u00ebher\u00eb, p\u00ebr pak minuta, aq sa ta b\u00ebn at\u00eb batut\u00ebn e Altin Dumanit n\u00eb Kuvend \u201caf\u00ebrmendsh q\u00eb gjykata vendos at\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":83756,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-83755","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83755","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=83755"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83755\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/83756"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83755"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=83755"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=83755"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}