{"id":83803,"date":"2024-07-08T11:15:16","date_gmt":"2024-07-08T11:15:16","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=83803"},"modified":"2024-07-08T11:15:16","modified_gmt":"2024-07-08T11:15:16","slug":"gazetaret-e-pushuar-nga-puna-nga-rtsh-fitojne-ceshtjet-kundrejt-institucionit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/07\/08\/gazetaret-e-pushuar-nga-puna-nga-rtsh-fitojne-ceshtjet-kundrejt-institucionit\/","title":{"rendered":"Gazetar\u00ebt e pushuar nga puna nga RTSH fitojn\u00eb \u00e7\u00ebshtjet kundrejt institucionit"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-30\">\n<div id=\"__sap-ad-434\" class=\"__sap-ads __sap-html inline tracked\" data-title=\"IQUOS desktop brenda lajmit\"><em>Nj\u00eb num\u00ebr aspak i zakont\u00eb i lart\u00eb shkarkimesh n\u00eb RTSH, q\u00eb kur nj\u00eb besnik i partis\u00eb n\u00eb pushtet u em\u00ebrua drejtor i ri qershorin e kaluar, nxit thirrjet p\u00ebr nj\u00eb hetim parlamentar mbi pajtueshm\u00ebrin\u00eb e televizionit publik shqiptar me ligjet e pun\u00ebs.<\/em><\/div>\n<\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p><strong>Nga Fjori Sinoruka-BIRN<\/strong><\/p>\n<p>Dy ish-punonj\u00ebs t\u00eb televizionit publik shqiptar, Radio Televizioni Shqiptar, RTSH \u2013 mes m\u00eb shum\u00eb se 140 q\u00eb jan\u00eb pushuar nga puna ose jan\u00eb larguar q\u00eb kur nj\u00eb besnik i Partis\u00eb Socialiste n\u00eb pushtet u em\u00ebrua drejtor i tij vitin e kaluar \u2013 i treguan BIRN se si fituan \u00e7\u00ebshtjet gjyq\u00ebsore p\u00ebr shkarkim t\u00eb padrejt\u00eb nga puna.<\/p>\n<div id=\"rekl-13\"><\/div>\n<p>Kur Elton Kadisi u shkarkua n\u00eb gusht t\u00eb vitit t\u00eb kaluar nga departamenti i shitjeve t\u00eb RTSH-s\u00eb pas 23 vitesh pun\u00eb, arsyeja e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mas\u00eb t\u00eb marr\u00eb ishte mossigurimi i disa karrigeve q\u00eb i kishte k\u00ebrkuar drejtori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kadisi u shkarkua p\u00ebr gjoja paaft\u00ebsi. Nj\u00eb vendim i Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs, i dat\u00ebs 12 qershor, thoshte se drejtori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i kishte k\u00ebrkuar atij t\u00eb siguronte gjasht\u00eb karrige p\u00ebr kanalin RTSH 4 dhe tre p\u00ebr zyr\u00ebn e Transkodimit dhe Kontrollit t\u00eb Cil\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Kadisi \u2018nuk e zbatoi k\u00ebt\u00eb urdh\u00ebr dhe me pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri absolute u p\u00ebrpoq t\u00eb akuzonte punonj\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb institucionit p\u00ebr munges\u00ebn e karrigeve, me vet\u00ebdije t\u00eb plot\u00eb se kjo nuk ishte e v\u00ebrtet\u00eb\u2019, kishte pretenduar RTSH, kujton vendimi i gjykat\u00ebs. .<\/p>\n<p>Por gjykata vendosi n\u00eb favor t\u00eb Kadisit dhe urdh\u00ebroi televizionin publik t&#8217;i paguante atij 28 muaj e gjysm\u00eb pag\u00eb p\u00ebr shkarkim pa njoftim paraprak dhe duke mos respektuar procedurat, duke marr\u00eb parasysh koh\u00ebzgjatjen e sh\u00ebrbimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kadisi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga m\u00eb shum\u00eb se 140 punonj\u00ebsit e RTSH-s\u00eb q\u00eb jan\u00eb shkarkuar ose kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen q\u00eb nga qershori i vitit 2023, kur ish-deputeti socialist Alfred Peza mori postin e drejtorit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm. T\u00eb tjer\u00eb gjithashtu kan\u00eb hapur \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore p\u00ebr shkarkim t\u00eb padrejt\u00eb nga puna.<\/p>\n<p>Peza ishte nj\u00eb em\u00ebrim kontrovers, pasi ai kishte qen\u00eb nj\u00eb figur\u00eb e lart\u00eb e Partis\u00eb Socialiste, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet prej dhjet\u00eb vitesh, dhe nj\u00eb ish-deputet i saj. Em\u00ebrimi i tij n\u00eb postin e lart\u00eb n\u00eb televizionin publik ka ngritur pik\u00ebpyetje p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e tij nga qeveria e kryeministrit Edi Rama dhe objektivitetin e tij t\u00eb transmetimit.<\/p>\n<p>Peza nuk iu p\u00ebrgjigj nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr koment nga BIRN deri n\u00eb momentin e publikimit.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2024\/July\/08\/auto_Alfred-Peza--526x4001720436756.jpg\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p><strong>\u00a0\u2018Nevojitet nj\u00eb llogaridh\u00ebnie m\u00eb e madhe\u2019<\/strong><\/p>\n<p>Shkarkimet jan\u00eb kritikuar nga sindikatat e medias dhe organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Edhe nj\u00eb raport monitorimi parlamentar muajin e kaluar mbi veprimtarin\u00eb e RTSH-s\u00eb shprehu shqet\u00ebsim.<\/p>\n<p>Raporti vuri n\u00eb dukje se kishte \u2018nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb punonj\u00ebsish t\u00eb pushuar nga puna, 142\u2019. Ai tha gjithashtu se 155 punonj\u00ebs t\u00eb rinj ishin rekrutuar duke p\u00ebrdorur procedura t\u00eb paqarta gjat\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs periudh\u00eb.<\/p>\n<p>\u2018Jan\u00eb marr\u00eb nj\u00ebqind e pes\u00ebdhjet\u00eb e pes\u00eb vendime p\u00ebr em\u00ebrime, nd\u00ebrsa n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb RTSH-s\u00eb jan\u00eb publikuar vet\u00ebm 25 njoftime p\u00ebr vende t\u00eb lira pune\u2019, thuhej n\u00eb raport.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-83804\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/1-1-300x115.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"115\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/1-1-300x115.jpg 300w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/1-1-1024x393.jpg 1024w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/1-1-768x294.jpg 768w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/1-1-1536x589.jpg 1536w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/1-1.jpg 2048w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p>BIRN pyeti RTSH-n\u00eb se sa nga stafi i saj kishin ngritur padi kund\u00ebr saj nga prilli 2023 deri n\u00eb korrik 2024, por nuk mori p\u00ebrgjigje deri n\u00eb momentin e publikimit.<\/p>\n<p>Peza e ka trajtuar polemik\u00ebn vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb, kur u mor n\u00eb pyetje n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb parlamentare n\u00eb qershor t\u00eb k\u00ebtij viti. Ai argumentoi se shkarkimet ishin t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u00eb hequr stafin joaktiv.<\/p>\n<p>\u2018Ne gjet\u00ebm njer\u00ebz n\u00eb institucion q\u00eb nuk kishin ardhur as edhe nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb vetme n\u00eb pun\u00eb\u2019, tha ai. Ai pohoi gjithashtu se disa gazetar\u00eb dhe kameraman\u00eb kishin marr\u00eb rroga prej 18 vitesh, por nuk kishin asnj\u00eb material n\u00eb arkivin e RTSH-s\u00eb.<\/p>\n<p>BIRN foli me nj\u00eb punonj\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb RTSH, i cili fitoi gjyqin e tij p\u00ebr shkarkimin e padrejt\u00eb nga puna n\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb gjykat\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Devid Xhaja tha se ka punuar p\u00ebr televizionin publik p\u00ebr 22 vjet, dhjet\u00eb vitet e fundit si drejtor arkive. Ai u shkarkua pa u informuar p\u00ebrse, tha ai p\u00ebr BIRN. \u2018Shkarkimi nga puna ishte i menj\u00ebhersh\u00ebm dhe pa arsye\u2019, tha Xhaja.<\/p>\n<p>\u2018Sigurisht q\u00eb u ndjeva i ofenduar p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si u pushova nga puna, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb dhe t\u00eb pabaz\u00eb\u2019, shtoi ai. \u2018Si mund t\u00eb pushohesh pa arsye me 22 vite sh\u00ebrbim n\u00eb RTSH?\u2019<\/p>\n<p>N\u00eb qershor, gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb vendosi n\u00eb favor t\u00eb tij dhe urdh\u00ebroi televizionin publik t&#8217;i paguante 26 muaj paga.<\/p>\n<p>Blerjana Bino, nga Rrjeti i Gazetar\u00ebve t\u00eb Sigurt, nj\u00eb OJQ me qend\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb ka ndjekur nga af\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb RTSH, tha se n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr t\u00eb drejt\u00eb informimi, Inspektorati i Pun\u00ebs i vendit zbuloi se kishte marr\u00eb gjasht\u00eb ankesa p\u00ebr largime t\u00eb padrejta nga puna nga RTSH q\u00eb nga qershori 2023.<\/p>\n<p>\u2018K\u00ebto gjetje mb\u00ebshtesin shqet\u00ebsimet e ngritura m\u00eb par\u00eb nga Rrjeti i Gazetar\u00ebve t\u00eb Sigurt, i cili ka dokumentuar raporte nga gazetar\u00eb q\u00eb pretendojn\u00eb se jan\u00eb pushuar nga puna pa proces t\u00eb rregullt\u2019, tha Bino p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>\u2018Duhet theksuar se letra zyrtare e Rrjetit t\u00eb Gazetar\u00ebve t\u00eb Sigurt p\u00ebr RTSH-n\u00eb n\u00eb lidhje me k\u00ebto pretendime mbetet pa p\u00ebrgjigje, duke ngritur pik\u00ebpyetje p\u00ebr transparenc\u00ebn dhe gatishm\u00ebrin\u00eb e televizionit publik p\u00ebr t\u00eb adresuar k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje\u2019, shtoi ajo.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se, duke pasur parasysh seriozitetin e ankesave, tani duhet nj\u00eb \u2018mbik\u00ebqyrje m\u00eb e madhe parlamentare e RTSH-s\u00eb\u2019.<\/p>\n<p>\u2018Komisioni parlamentar p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e medias duhet t\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb krijimin e nj\u00eb task force dedikuar hetimit t\u00eb k\u00ebtyre akuzave dhe monitorimit t\u00eb pajtueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb RTSH-s\u00eb me ligjet e pun\u00ebs dhe rekomandimet parlamentare\u2019, tha ajo.<\/p>\n<p>\u2018Ky mekaniz\u00ebm i p\u00ebrmir\u00ebsuar mbik\u00ebqyr\u00ebs mund t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb sigurimin e llogaridh\u00ebnies dhe transparenc\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb operacionet e televizionit publik shqiptar, duke mbrojtur si t\u00eb drejtat e profesionist\u00ebve t\u00eb medias ashtu edhe integritetin e sh\u00ebrbimeve t\u00eb medias publike\u2019, shtoi ajo.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb num\u00ebr aspak i zakont\u00eb i lart\u00eb shkarkimesh n\u00eb RTSH, q\u00eb kur nj\u00eb besnik i partis\u00eb n\u00eb pushtet u em\u00ebrua drejtor i ri qershorin e kaluar, nxit thirrjet p\u00ebr nj\u00eb hetim parlamentar mbi pajtueshm\u00ebrin\u00eb e televizionit publik shqiptar me ligjet e pun\u00ebs. Nga Fjori Sinoruka-BIRN Dy ish-punonj\u00ebs t\u00eb televizionit publik shqiptar, Radio Televizioni Shqiptar, RTSH &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":83805,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-83803","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83803","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=83803"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83803\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/83805"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83803"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=83803"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=83803"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}