{"id":83958,"date":"2024-07-09T16:26:09","date_gmt":"2024-07-09T16:26:09","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=83958"},"modified":"2024-07-09T16:26:09","modified_gmt":"2024-07-09T16:26:09","slug":"sky-ps-prokurori-francez-nuk-kam-pare-kriminele-me-te-politizuar-se-shqiptaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/07\/09\/sky-ps-prokurori-francez-nuk-kam-pare-kriminele-me-te-politizuar-se-shqiptaret\/","title":{"rendered":"SKY-PS\/ Prokurori francez: Nuk kam par\u00eb kriminel\u00eb m\u00eb t\u00eb politizuar se shqiptar\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Basir \u00c7OLLAKU<\/strong><\/p>\n<p>Prokurori francez, drejtues i ekipit hetimor franko-belgo-holandez, ku po zbardhen e sistemohen p\u00ebrgjimet e sky-encro, duke u informuar e lexuar pafund\u00ebsi materialesh t\u00eb dosjeve t\u00eb nisura, shumica drejt SPAK-ut n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb nj\u00eb moment shprehet i befasuar duke n\u00ebnqeshur:<\/p>\n<p><em>\u201cE \u00e7uditshme dhe e rrall\u00eb. Nuk kam par\u00eb askund, n\u00eb asnj\u00eb hetim, kriminel\u00eb m\u00eb t\u00eb politizuar se shqiptar\u00ebt\u2026\u201d<\/em>\u00a0Teksti dhe konteksti i qart\u00eb del nga bisedat. Tre ishin prioritetet e bandave n\u00eb bisedat me politikan\u00ebt e pushtetar\u00ebt. Dominon interesi i p\u00ebrbashk\u00ebt. Zgjedhejt, Vettingu, Investimet.<\/p>\n<p>Si u nis e si vazhdon ?!<\/p>\n<p>Paralamentaret 2021, nuk ishin asgj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se nj\u00eb vazhdim\u00ebsi kriminale e atyre t\u00eb vitit 2016, 2017, ku PS kishte krijuar shtabe t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me Mafian dhe bandat n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin. Dosjet 184 dhe 339, shum\u00eb p\u00ebrgjime t\u00eb t\u00eb cilave dol\u00ebn n\u00eb gazet\u00ebn gjermane \u201cBild\u201d jan\u00eb nj\u00eb tregues i pafuqis\u00eb s\u00eb \u00e7do lloj prokurorie, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe at\u00eb t\u00eb Posa\u00e7me, si nj\u00eb d\u00ebshtim hetimor i kontrolluar.<\/p>\n<p>Dosjet e ardhura nga Franca, Belgjika, Holanda, me produkt sky-encro jan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrforcim trondit\u00ebs i thellimit t\u00eb krimit elektoral n\u00eb Shqip\u00ebri, ku Edi Rama instaloi modelet e pand\u00ebshkuara n\u00eb dosjet e m\u00ebparshme. Nj\u00eb prej tyre, me publikime ende t\u00eb pjes\u00ebshme, episodi i tret\u00eb i \u201cMetamorfoz\u00ebs\u201d, em\u00ebrtuar \u201cRevanshi\u201d me 50 urdh\u00ebr-arreste, shumica t\u00eb ikur, por pati t\u00eb arrestuar me pikatore.<\/p>\n<p>M\u00eb s\u00eb shumti t\u00eb gjendurit n\u00eb qeli p\u00ebr vepra t\u00eb tjera. Kjo nuk ishte asgj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se nj\u00eb zgjatim i dosjes s\u00eb kat\u00ebr viteve m\u00eb pare, asaj \u201c 339\u201d, me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt emra, duke shtuar sasin\u00eb e madhe t\u00eb p\u00ebrgjimeve, si prov\u00eb bind\u00ebse e ortak\u00ebris\u00eb s\u00eb ekipit politik t\u00eb Edi Ram\u00ebs, n\u00ebn kontrollin e bandave t\u00eb qyteteve, ku ishin d\u00ebrguar. Arrestimi i ish-ministrit Ilir Beqaj, p\u00ebr nj\u00eb nga shum\u00eb zullumet, solli edhe nj\u00eb publikim p\u00ebrgjimi shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs, ndon\u00ebse ende jo prioritet hetimi. Si drejtues politik n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb 2021, p\u00ebrpjekjes p\u00ebr t\u00eb mos thirrur shtabin real, iu p\u00ebrgjigj\u00ebn ustallar\u00ebt keqb\u00ebr\u00ebs. Organizim pa leje i loj\u00ebrave t\u00eb fatit, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr \u00e7do grup n\u00eb \u00e7do qark edhe sot e k\u00ebsaj dite, ku bandat mbajn\u00eb hapur kazino, skedina e lloto, p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebndoshur portofolet, e b\u00ebr\u00eb gati p\u00ebr zgjedhjet.<\/p>\n<p>Kur vendosi t\u00eb mbledh\u00eb ekipin drejtues t\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb PS n\u00eb Shkod\u00ebr, Beqja la m\u00ebnjan\u00eb konsultimet paraprake me shefat p\u00ebrtej ligjit. Behar Bajri dhe P\u00ebllumb Gjoka diskutojn\u00eb n\u00eb platform\u00ebn Sky ndodhin\u00eb e takimit politik me 30 shtator 2020 e japin porosin\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet deputetit, po socialist, Luan Harusha. Bisedat e publikuara nga \u201cOra ne\u00ebs\u201d, jan\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse.<\/p>\n<p>Bisedat\u2026<\/p>\n<p>N\u00eb 26 shtator 2020. P\u00ebllumb Gjoka i shkruan n\u00eb \u201cSky\u201d Behar Bajrit duke i th\u00ebn\u00eb: \u201c\u2026O v\u00eblla fol me Luanin se asht\u00eb tu ba si interesant\u2026 i kam un\u00eb tan thot\u00eb, e nuk kam nevoj p\u00ebr kand. O v\u00eblla fol me Luanin se asht tu ba interesantin. A ke fol gja me ta ti? Jo se ka problem, por po prish pun\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Behar Bajri ja kthen p\u00ebrgjigjen: \u201c\u2026Kur ma\u2026po ja q** rrobt atij\u2026\u201d.<\/p>\n<p>Por m\u00eb tej Gjoka i shkruan s\u00ebrish Beharit duke i th\u00ebn\u00eb: Thuaj t\u00eb mos shkojn\u00eb\u2026thuaj t\u00eb mos shkojn\u00eb n\u00eb takime pa i than\u00eb na. Ka lan takim me Ilir Beqajn t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn. Don me mbledh Kryetar\u00ebt e Partive me i \u00e7u tek ai, por hajde e th\u00ebrrasim njire na dhe flasim me t\u00eb. Thuj t\u00eb mos shkojn\u00eb n\u00eb takime. Thirre njer\u00eb ti dhe thuji kush t\u00eb ka than\u00eb me ba takime? Nes\u00ebr po vij vet e flasim me ta\u2026\u201d<\/p>\n<p>Behari i p\u00ebrgjigjet shkurtimisht me \u201c\u2026ok ok\u2026\u201d. Por s\u00ebrish P\u00ebllumb Gjoka i shkruan Behar Bajrit se kur t\u00eb takonte deputetin e PS n\u00eb Shkod\u00ebr Luan Harusha, ti: \u201c\u2026B\u00ebrtiste fort se asht tu u munu me na anashkalu\u2026\u201d dhe Behari ia kthen s\u00ebrish shkurtimisht: \u201caaaa\u2026\u201d.<\/p>\n<p>Rezultati dihet, n\u00ebnshtrimi deputet\u00ebve e t\u00eb d\u00ebrguarve nga Tirana, atyre t\u00eb inkriminuarve, fuqia e t\u00eb cil\u00ebve vinte s\u00ebrish nga Tirana.<\/p>\n<p>Biseda e p\u00ebrgjime t\u00eb shumta, thuajse gjysma e \u00e7do dosje \u00ebsht\u00eb me regjit\u00eb elektorale drejtuar nga t\u00eb fort\u00ebt, vras\u00ebs, trafikant\u00eb. Nj\u00eblloj n\u00eb vitin 2021, P\u00ebllumb Gjoka kthyer edhe n\u00eb investitor strategjik, bashk\u00eb me Bajr\u00ebt ishin kontrollor\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb duksh\u00ebm e t\u00eb dhunsh\u00ebm fizkisht me makina t\u00eb blinduara n\u00ebp\u00ebr qendra votimi, duke b\u00ebr\u00eb ministresh\u00ebn Elisa Spiropali e kandidatin e zgjedhur kryebashkiak Benet Becin, pasagjer\u00eb t\u00eb urdh\u00ebrave t\u00eb tyre. Shikoni sot n\u00eb Bashkin\u00eb Shkod\u00ebr, kush merr tendera e investime, madje edhe para oborrit t\u00eb bashkis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb vijuar n\u00eb Velipoj\u00eb e Shirok\u00eb. Po n\u00eb Durr\u00ebs, Bledi Klosi e Vangjush Dako me k\u00eb gjezdisnin e pushtonin qendrat e votimit, me koordinator Agasin, Visin e Poj\u00ebs, Griseld\u00ebn e Vettingut.<\/p>\n<p>Po n\u00eb Elbasan, Taulant Balla, a kishte n\u00eb ekip Suel \u00c7el\u00ebn me problematik\u00ebt prodhues t\u00eb ngjarjes kriminale ku ndodhi vrasja tragjike me 21 prill 2021?! Po Ulsiu \u201cp\u00ebr ma nalt\u201d, e Pjerini shkarkues drejtor\u00ebsh, mysafir\u00eb t\u00eb 184, si e trash\u00ebn n\u00eb Lezh\u00eb ku ndodh\u00ebn edhe vrasje?! Po Damiani n\u00eb Vlor\u00eb e Erioni n\u00eb Tiran\u00eb me 5D e incenerator\u00eb, sot n\u00eb qeli pjesa m\u00eb e madhe e n\u00eb arrati kusuri?! Bela e Dibr\u00ebs derdhi mbi e n\u00ebn ligj gjith\u00eb asetet e p\u00ebrfolura p\u00ebr lidhje qelie. \u00c7u\u00e7i e Ahmetaj, n\u00eb Gjirokast\u00ebr, Berat, Niko n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, nuk soll\u00ebn urti me favore keqb\u00ebr\u00ebsve. Materialet n\u00ebp\u00ebr dosjet e partner\u00ebve, pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e ardhur n\u00eb SPAK jan\u00eb aty.<\/p>\n<p>Hapja e tyre natyrisht trondit mazhoranc\u00ebn, deputet\u00eb, ministra e drejtues politik\u00eb. Por ky nuk duhet t\u00eb jet\u00eb kurrsesi meraku i SPAK. Ata nuk duhet t\u00eb ken\u00eb hall politik. K\u00ebmbime financiare n\u00eb cash, tendera, p\u00ebrfitime parash t\u00eb drog\u00ebs e korrupsionit, kan\u00eb prodhuar k\u00ebt\u00eb fuqi t\u00eb b\u00ebr\u00eb MAFIA. Krimi elektoral po dremit sapo Rama t\u00eb b\u00ebj\u00eb kongresin e shpall\u00eb drejtuesit e qarqeve\u2026 Koha p\u00ebr hetim serioz, po kalon\u2026!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Basir \u00c7OLLAKU Prokurori francez, drejtues i ekipit hetimor franko-belgo-holandez, ku po zbardhen e sistemohen p\u00ebrgjimet e sky-encro, duke u informuar e lexuar pafund\u00ebsi materialesh t\u00eb dosjeve t\u00eb nisura, shumica drejt SPAK-ut n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb nj\u00eb moment shprehet i befasuar duke n\u00ebnqeshur: \u201cE \u00e7uditshme dhe e rrall\u00eb. Nuk kam par\u00eb askund, n\u00eb asnj\u00eb hetim, kriminel\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":83959,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-83958","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83958","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=83958"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83958\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/83959"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83958"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=83958"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=83958"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}