{"id":83968,"date":"2024-07-09T16:47:02","date_gmt":"2024-07-09T16:47:02","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=83968"},"modified":"2024-07-09T17:31:23","modified_gmt":"2024-07-09T17:31:23","slug":"komisioni-rregullator-i-kqz-nuk-miraton-afatet-e-zgjedhjeve-ne-himare-dekreti-i-pavlefshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/07\/09\/komisioni-rregullator-i-kqz-nuk-miraton-afatet-e-zgjedhjeve-ne-himare-dekreti-i-pavlefshem\/","title":{"rendered":"Komisioni Rregullator i KQZ nuk miraton afatet e zgjedhjeve n\u00eb Himar\u00eb: Dekreti i pavlefsh\u00ebm!"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni Rregullator n\u00eb KQZ nuk ka miruat n\u00eb mbledhjen e k\u00ebsaj t\u00eb marte projekt-vendimin p\u00ebr afatet e zgjedhjeve t\u00eb 4 Gushtit p\u00ebr kreun e Bashkis\u00eb s\u00eb Himar\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas debateve t\u00eb shumta, an\u00ebtar\u00ebt votuan 3 pro dhe 2 kund\u00ebr miratimit n\u00eb parim t\u00eb projekt-vendimit, duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu t\u00eb pamundur miratimin, pasi duhej nj\u00eb shumic\u00eb votash 4 me 1.<\/p>\n<p>An\u00ebtari i Komisionit Rregullator Muharrem \u00c7akaj tha se vendimarrja e KQZ-s\u00eb p\u00ebr ta shpallur mandatin e Fredi Belerit si t\u00eb pavlefsh\u00ebm nuk ka patur baz\u00eb ligjore, pasi sipas tij, ligji i dekriminalizimit b\u00ebn fjal\u00eb p\u00ebr ngjarje dhe situata juridike q\u00eb do duhet t\u00eb ken\u00eb ndodhur para kandidimit, duke shtuar m\u00eb tej se vendimarrja \u00ebsht\u00eb e pavlefshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb vendimit t\u00eb pavlefsh\u00ebm t\u00eb KQZ-s\u00eb, sipas tij edhe dekreti i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, Bajram Begaj \u00ebsht\u00eb akt i pavlefsh\u00ebm, teksa shtoi se ai nuk priti afatin prej 30 dit\u00ebsh q\u00eb Fredi Beleri ka p\u00ebr t\u00eb ankimuar vendimin e KQZ-s\u00eb n\u00eb KAS.<\/p>\n<p>Muharrem \u00c7akaj gjithashtu deklaroi se data 4 Gusht p\u00ebr zgjedhjet e reja n\u00eb Himar\u00eb ka qen\u00eb e paracaktuar, pasi sipas tij, kemi nj\u00eb vendimmarrje me nj\u00eb shpejt\u00ebsi t\u00eb rrufeshme nga t\u00eb gjith\u00eb institucionet.<\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb pritet vendimi i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Tiran\u00ebs, ku Fredi Beleri ka ankimuar dekretin e kreut t\u00eb shtetit dhe i ka k\u00ebrkuar<\/span><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">\u201cLidhur me aktin q\u00eb \u00ebsht\u00eb sjell para komisionit rregullator p\u00ebr zgjedhjet e pjesshme t\u00eb Himar\u00ebs q\u00eb zhvillohen m\u00eb dat\u00eb 4 gusht, si\u00e7 e theksova dhe m\u00eb par\u00eb dhe pasi ma konfirmoi sekretarja e KQZ, m\u00eb rezulton q\u00eb akti iniciues q\u00eb ka \u00e7elur siparin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe dekretit t\u00eb Presidentit t\u00eb jet\u00eb marr\u00eb n\u00eb munges\u00eb t\u00eb kompetenc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar pavlefshm\u00ebrin\u00eb e mandatit p\u00ebr nj\u00eb kandidat. Baza ligjore e p\u00ebrdorur nga KQZ \u00ebsht\u00eb ligji p\u00ebr dekriminalizimin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ligji p\u00ebr dekriminalzimin b\u00ebn fjal\u00eb p\u00ebr ngjarje dhe situata juridike q\u00eb do duhet t\u00eb ken\u00eb ndodhur para kandidimit dhe kandidati p\u00ebr bashkin\u00eb e Himar\u00ebs ose si ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditura, ose ka qen\u00eb n\u00eb kushtet e ndalimit. Vendimmarrja \u00ebsht\u00eb e pavlefshme. Akti q\u00eb ka iniciuar k\u00ebt\u00eb proces \u00ebsht\u00eb i pavlefsh\u00ebm. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, edhe n\u00eb hipotez\u00ebn se ky akt do vler\u00ebsohet nga gjykatat, n\u00eb pik\u00ebn 3 t\u00eb k\u00ebtij akti ne kemi t\u00eb parashikuar q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhen ankim n\u00eb KAS. Po dit\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vendimi i KQZ, kemi nj\u00eb vendimmarrje me nj\u00eb shpejt\u00ebsi t\u00eb rrufeshme gjith\u00eb institucionet kan\u00eb caktuar dat\u00ebn, q\u00eb ishte e paracaktuar, dat\u00ebn 4 gushte p\u00ebr zhvillimin e zgjedhjeve n\u00eb Himar\u00eb. Akti \u00ebsht\u00eb i pavlefsh\u00ebm dhe gjith\u00eb pasojat nuk q\u00ebndrojn\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb respektuar afti 30 ditor. Duhet t\u00eb presim vendimin e Gjykat\u00ebs para se t\u00eb miratojm\u00eb k\u00ebt\u00eb akt.\u201d<\/em>, tha \u00c7akaj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Ilirjana Nano u shpreh se an\u00ebtar\u00ebt e Komisionit Rregullator nuk kan\u00eb kompetenc\u00eb q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb vendimmarrjen e KQZ.<\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">\u201cS\u2019jemi p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar vendimmarrjen e KQZ. N\u00ebse do ket\u00eb ankim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organ tjet\u00ebr q\u00eb vler\u00ebson mbi baz\u00eb ankimi vendimmarrjen\u201d,<\/em>\u00a0tha Nano.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb mbledhjes, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i PS-s\u00eb n\u00eb KQZ, Eridian Salianji deklaroi se Komisioni Rregullator po tejkalon kompetencat duke gjykuar nj\u00eb vendim t\u00eb KQZ-s\u00eb p\u00ebr heqjen e mandatit dhe dekretin e Presidentit p\u00ebr shpalljen e zgjedhjeve, duke th\u00ebn\u00eb se jan\u00eb n\u00eb kufijt\u00eb e shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs. Sipas tij po pengohet procesi zgjedhor.<\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">\u201cMe at\u00eb \u00e7ka ne gjykojm\u00eb, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me llogaritjen e afateve, jeni jasht\u00eb objektit dhe kompetenc\u00ebs q\u00eb t\u00eb gjykohet nj\u00eb vendim i komsionerit, jemi n\u00eb tejkalim t\u00eb kompetencave. Po diskutojm\u00eb afatet, t\u00eb drejt\u00ebn e k\u00ebtij komisioni p\u00ebr t\u00eb rregulluar organizmin e zgjedhjeve, ku organ s\u2019ka pun\u00eb fare me diskutim p\u00ebr ligjin e dekriminalizimit. Diskutohet dekreti i Presidentit, at\u00eb e b\u00ebn gjykata. Nuk pengohen zgjedhjet, kjo q\u00eb miratoni ju \u00ebsht\u00eb kalendar, zgjedhjet i b\u00ebn kodi zgjedhor, kjo \u00ebsht\u00eb q\u00eb ju t\u00eb ndihmoni procesin, doni ta pengoni, pengojeni por nuk \u00ebsht\u00eb kjo rruga. Po shkelni ligjit, mund t\u00eb diskutoni vet\u00ebm afatet, por mund t\u00eb merrni nj\u00eb vendimmarrje q\u00eb s\u2019ka lidhje me ju ta hidhni n\u00eb tavolin\u00eb. Tentoni t\u00eb merrni kompetencat e institucioneve t\u00eb tjera. S\u2019mund t\u00eb pengoni procesin zgjedhor jasht\u00eb kompetencave\u201d<\/em>, tha Salianji.<\/p>\n<p>K\u00ebtij t\u00eb fundit iu kundlrp\u00ebrgjigj an\u00ebtari Muharrem \u00c7akaj, i cili tha se ky \u00ebsht\u00eb intimidim dhe k\u00ebrc\u00ebnim dhe k\u00ebrkoi nga kryetarja t\u00eb merren masa p\u00ebr Salianjin. Gjithashtu, ai tha se socialist\u00ebt kan\u00eb zgjedhur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb teat\u00ebr, ku caktojn\u00eb dat\u00ebn e zgjedhjeve m\u00eb 4 Gusht, teksa vendimin e marrin as 1 muaj larg, m\u00eb 5 Korrik.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Muharrem \u00c7akaj:<\/strong>\u00a0<em style=\"font-weight: inherit;\">Ajo q\u00eb sapo tha Salianji, ishte intimidim dhe k\u00ebrc\u00ebnim. E ftoj t\u00eb ruaj\u00eb qet\u00ebsin\u00eb dhe ta p\u00ebrdor\u00eb jasht\u00eb k\u00ebsaj salle. Jeni t\u00eb lir\u00eb t\u00eb thoni \u00e7far\u00eb t\u00eb doni, nuk funksionon n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb. Sapo p\u00ebrmendi shp\u00ebrdorim detyre, e ftoj ti thot\u00eb, por jasht\u00eb k\u00ebsaj salle. At\u00eb qasje \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb ta p\u00ebrdor\u00eb jasht\u00eb k\u00ebsaj salle. S\u2019mund t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb shprehje intimiduese apo k\u00ebrc\u00ebnuese. N\u00ebse ne e kap\u00ebrcejm\u00eb kompetenc\u00ebn ka nj\u00eb organ tjet\u00ebr q\u00eb shprehet, jo juve. M\u00eb b\u00ebn \u00e7udi se si paskeni l\u00ebvizur ju nga q\u00ebndrimi, kur n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb, n\u00eb 2019, ju keni mb\u00ebshtetur nj\u00eb ish kolegun ton\u00eb t\u00eb asaj kohe, q\u00eb e ka quajtur nul dekretin e presidentit. Pik\u00ebrisht se po pezullimi n\u00eb gjykat\u00eb i efekteve t\u00eb dekreteve, p\u00ebrs\u00ebris q\u00eb ky akt \u00ebsht\u00eb i nxituar. Nuk cenon njeri procesin, por duhet q\u00eb gj\u00ebrat ti marrim brenda ligjshm\u00ebris\u00eb. Kemi nja 8 muaj q\u00eb i kemi b\u00ebr\u00eb me dije KQZ p\u00ebr uzurpim k\u00ebrkesash dhe ankesat tona kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb vesh t\u00eb shurdh\u00ebr. Ruani etik\u00ebn. \u00a0<\/em><\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Eridjan Salianji:<\/strong>\u00a0<em style=\"font-weight: inherit;\">Nuk e di ku e pa intimidimin, nuk imtimidova.<\/em><\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Muharrem \u00c7akaj:<\/strong>\u00a0<em style=\"font-weight: inherit;\">Kan\u00eb zgjedhur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb teat\u00ebr k\u00ebtu, 4 gusht data e zgjedhjeve, dhe e marrin vendimin me 5 korrik, refuzoj t\u00eb kem k\u00ebt\u00eb qasje p\u00ebr zbatimin e kodit zgjedhor, refuzoj t\u00eb kem \u00e7far\u00ebdolloj presioni, inditimdimi, shantazhi nga \u00e7do lloj p\u00ebrfaq\u00ebsues. Merrni masa p\u00ebr at\u00eb \u00e7far\u00eb deklaroi Salianji k\u00ebtu, p\u00ebrndryshe e kemi shkelur rregulloren.<\/em><\/p>\n<p>Sipas projekt-vendimit q\u00eb ishte planifikuar t\u00eb miratohej n\u00eb mbledhjen e sotme t\u00eb Komisionit Rregullator t\u00eb KQZ-s\u00eb, kandidat\u00ebt do t\u00eb ken\u00eb 9 dit\u00eb afat p\u00ebr fushat\u00ebn zgjedhore p\u00ebr t\u00eb shpalosur programet politike, e cila do t\u00eb nis\u00eb m\u00eb 26 Qershor.<\/p>\n<p>Sipas KQZ, koh\u00ebzgjatja e fushat\u00ebs zgjedhore prej 9 dit\u00ebsh kusht\u00ebzohet nga afati i krijimit t\u00eb KZAZ-ve, regjistrimit t\u00eb subjekteve zgjedhore, komiteteve nism\u00ebtare, koalicioneve dhe kandidat\u00ebve, duke mos dh\u00ebn\u00eb arsye pse \u00ebsht\u00eb kaq me ngut p\u00ebr t\u00eb mbajtur zgjedhje n\u00eb Himar\u00eb n\u00eb mes t\u00eb Gushtit.<\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">\u201cFushata zgjedhore p\u00ebr zgjedhjet e pjesshme p\u00ebr Kryetarin e Bashkis\u00eb Himar\u00eb \u00ebsht\u00eb parashikuar t\u00eb filloj\u00eb m\u00eb dat\u00eb 26 korrik 2024, duke u garantuar koh\u00eb t\u00eb mjaftueshme subjekteve zgjedhore p\u00ebr t\u00eb shpalosur programet e tyre. Referuar nenit 77 t\u00eb Kodit Zgjedhor, fushata zgjedhore fillon 30 dit\u00eb para dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve dhe p\u00ebrfundon 24 or\u00eb para dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve. Duke qen\u00eb se afati 30 ditor nga dekretimi i zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i ngusht\u00eb, koh\u00ebzgjatja e fushat\u00ebs zgjedhore prej 9 dit\u00ebsh kusht\u00ebzohet nga afati i krijimit t\u00eb KZAZ-ve, regjistrimit t\u00eb subjekteve zgjedhore, komiteteve nism\u00ebtare, koalicioneve dhe kandidat\u00ebve\u201d<\/em>, thuhet n\u00eb projekt-vendim.<\/p>\n<p>Gjitashtu, thuhet se k\u00ebrkesa p\u00ebr regjistrimin e subjekteve zgjedhore duhet t\u00eb paraqitet jo m\u00eb von\u00eb se data 15 korrik. N\u00ebse KQZ i kthen subjektit p\u00ebr plot\u00ebsim k\u00ebrkes\u00ebn, at\u00ebher\u00eb ai ka 24 or\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar dokumentacionin.<\/p>\n<p>Kandidat i Partis\u00eb Socialiste p\u00ebr Bashkin\u00eb e Himar\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb Vangjel Tavon, t\u00eb cilin Rama e kishte paracaktuar q\u00eb prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb viti, duke e em\u00ebruar n\u00eb postin e Prefektit t\u00eb Qarkut t\u00eb Vlor\u00eb. Me t\u00eb Rama ka filluar prej koh\u00ebsh fushat\u00ebn, teksa jan\u00eb fokusuar tek legalizimet.<\/p>\n<p>Vangjel Tavon nuk e ligj asgj\u00eb me Himar\u00ebn, teksa n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb vitit 2021 kur ai garonte p\u00ebr deputet n\u00eb Qarkun e Gjirokastr\u00ebs n\u00ebn sigl\u00ebn e LSI-s\u00eb, akuzonte socialist\u00ebt se kund\u00ebr tij kishin bler\u00eb deri n\u00eb 500 euro nj\u00eb vot\u00eb, teksa denonconte dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb abuzimesh t\u00eb tjera p\u00ebr krime zgjedhore nga mazhoranca kund\u00ebr tij.<\/p>\n<p>Emrin e Vangjel Tavos, kryeministri Edi Rama ia propozoi qeveris\u00eb greke si kryetar p\u00ebr Bashkin\u00eb e Himar\u00ebs q\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr t\u00eb sheshuar p\u00ebrplasjet, duke qen\u00eb se ai i p\u00ebrket komunitetit grek, por n\u00eb at\u00eb koh\u00eb u refuzua nga Athina zyrtare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk dihet ende se si do t\u00eb veproj\u00eb opozita p\u00ebr Bashkin\u00eb e Himar\u00ebs, teksa emri q\u00eb po qarkullon p\u00ebr kandidat \u00ebsht\u00eb djali i Fredi Belerit, Petro Beleri.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-83969\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/kqz-300x184.png\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"184\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/kqz-300x184.png 300w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/kqz.png 750w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni Rregullator n\u00eb KQZ nuk ka miruat n\u00eb mbledhjen e k\u00ebsaj t\u00eb marte projekt-vendimin p\u00ebr afatet e zgjedhjeve t\u00eb 4 Gushtit p\u00ebr kreun e Bashkis\u00eb s\u00eb Himar\u00ebs. Pas debateve t\u00eb shumta, an\u00ebtar\u00ebt votuan 3 pro dhe 2 kund\u00ebr miratimit n\u00eb parim t\u00eb projekt-vendimit, duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu t\u00eb pamundur miratimin, pasi duhej nj\u00eb shumic\u00eb votash &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":14265,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-83968","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83968","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=83968"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83968\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/14265"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83968"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=83968"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=83968"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}