{"id":84297,"date":"2024-07-12T09:37:45","date_gmt":"2024-07-12T09:37:45","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=84297"},"modified":"2024-07-12T09:37:45","modified_gmt":"2024-07-12T09:37:45","slug":"goli-30-milione-euro-ne-tunelin-e-llogarase","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/07\/12\/goli-30-milione-euro-ne-tunelin-e-llogarase\/","title":{"rendered":"Goli 30 milion\u00eb euro n\u00eb Tunelin e Llogaras\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Klodian TOMORRI<\/strong><\/p>\n<p>Ekipi komb\u00ebtar i Turqis\u00eb humbi shansin e kualifikimit historik n\u00eb gjysm\u00ebfinalen e Europianit t\u00eb futbollit teksa u mund me rezultatin e ngusht\u00eb 2 me 1 nga Hollanda. Por golin q\u00eb nuk arrit\u00ebn ta b\u00ebnin dot t\u00eb zgjedhurit e Montel\u00ebs, e realizuan dy kompani turke n\u00eb Shqip\u00ebri. Madje n\u00eb minutat shtes\u00eb. Dhe ky ishte nj\u00eb gol me vler\u00eb 30 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb mars t\u00eb vitit 2021, qeveria shqiptare tenderoi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nd\u00ebrtimin e tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb me fond limit 19 miliard\u00eb lek\u00eb ose 190 milion\u00eb euro me kursin e sot\u00ebm. N\u00eb tender u paraqit\u00ebn 6 oferta ku m\u00eb e ul\u00ebta ishte ajo e kompanis\u00eb shqiptare Gjoka Konstruksion me 14 miliard\u00eb lek\u00eb ose 140 milion\u00eb euro. Por ministria e Infrastruktur\u00ebs e anulloi tenderin me arsyen zyrtare se asnj\u00ebra nga ofertat nuk ishte e p\u00ebrshtatshme.<\/p>\n<p>Tuneli i ritenderua n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2021. Qeveria shpalli fitues t\u00eb gar\u00ebs bashkimin e dy kompanive turke, por k\u00ebt\u00eb her\u00eb me vler\u00ebn 17 miliard\u00eb lek\u00eb ose 170 milion\u00eb euro. Pra 30 milion\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb se oferta n\u00eb tenderin e par\u00eb q\u00eb u anullua. Ajo q\u00eb ndodhi m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb manual i past\u00ebr brokerimi n\u00eb pun\u00ebt publike.<\/p>\n<p>Kapitali analizoi bilancet e shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese t\u00eb tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb nga fillimi i punimeve n\u00eb vitin 2021 dhe deri n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Numrat e bilancit jan\u00eb reflektim i past\u00ebr i asaj q\u00eb ndodhi me dy tenderat.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2021 shoq\u00ebria Intekar-ASL faturoi 5.85 milion\u00eb euro t\u00eb ardhura nga buxheti i shtetit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e tunelit. N\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjtin vit shpenzimet totale t\u00eb saj ishin 4.7 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa diferenca prej 1.1 milion\u00eb euro ishte fitimi.<\/p>\n<p>Por nga 4.7 milion\u00eb euro shpenzime, 99.9 p\u00ebr qind ishin t\u00eb klasifikuara n\u00eb z\u00ebrin e shpenzimeve t\u00eb tjera. K\u00ebto jan\u00eb n\u00ebnkontraktimet. Pra praktikisht kompania vet\u00ebm ka marr\u00eb para nga shteti dhe ka n\u00ebnkontraktuar pun\u00ebn.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta situat\u00eb rezulton edhe n\u00eb vitin e dyt\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtimit. P\u00ebr vitin 2022, shoq\u00ebria Intekar-ASL faturoi 53 milion\u00eb euro t\u00eb ardhura nga buxheti i shtetit. Shpenzimet totale t\u00eb saj ishin 43.5 milion\u00eb euro. Diferenca prej 9.4 milion\u00eb euro ishte fitimi i realizuar nga kompania. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit nga 43.5 milion\u00eb euro shpenzime totale, 43 milion\u00eb euro ishin s\u00ebrish n\u00eb z\u00ebrin e shpenzimeve t\u00eb tjera. Pra 99 p\u00ebr qind n\u00ebnkontraktim.<\/p>\n<p>P\u00ebr vitin e tret\u00eb t\u00eb operimit, kompania faturoi 73 milion\u00eb euro nga shteti. Shpenzimet totale t\u00eb saj rezultuan 60 milion\u00eb euro dhe diferenca prej 13 milion\u00eb eurosh ishte fitimi. S\u00ebrish edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb bilanc kompania klasifikoi n\u00eb z\u00ebrin e shpenzimeve t\u00eb tjera, 58.5 milion\u00eb euro ose 97.5 p\u00ebr qind e totalit t\u00eb shpenzimeve.<\/p>\n<p>Numrat e tregojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb historin\u00eb. N\u00eb tre vitet 2021-2023, kompania nd\u00ebrtuese e tunelit ka shpenzuar gjithsej p\u00ebr rrogat e pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb saj q\u00eb po nd\u00ebrtojn\u00eb vepr\u00ebn vet\u00ebm 2.1 milion\u00eb euro ose 1.6 p\u00ebr qind e totalit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb faturuara nga shteti. P\u00ebr t\u00eb kuptuar se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo mjafton vet\u00ebm nj\u00eb krahasim me nj\u00eb tjet\u00ebr kompani turke, n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr vep\u00ebr t\u00eb madhe publike n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2009, konsorciumi turko-amerikan Bechtel-Enka, q\u00eb nd\u00ebrtoi rrug\u00ebn e Kombit, shpenzoi 53 milion\u00eb euro si rroga p\u00ebr punonj\u00ebsit e saj ose 16.5 p\u00ebr qind t\u00eb t\u00eb ardhurave dhe n\u00ebnkontraktoi vet\u00ebm 39 milion\u00eb euro punime tek t\u00eb tret\u00ebt ose rreth 12 p\u00ebr qind t\u00eb t\u00eb ardhurave. K\u00ebto diferenca kan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb arsye. Bechtel-Enka nd\u00ebrtonte vet kurse Intekar-ASL thjesht n\u00ebnkontrakton. P\u00ebr ironi tek kompania, q\u00eb dha ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb tenderin e par\u00eb t\u00eb anulluar, t\u00eb cil\u00ebn e detyruan t\u00eb t\u00ebrhiqej.<\/p>\n<p>Dhe tani llogaria e tarif\u00ebs s\u00eb suksesit. N\u00eb tre vitet e operimit t\u00eb tij, konsorciumi turk ka regjistruar 24 milion\u00eb euro fitime. Bilanci i 2024-\u00ebs duhet ende t\u00eb mbyllet. Por ruajtja e raporteve tregon se fitimi total i Intekar-Asl n\u00eb tunelin e Llogaras\u00eb do t\u00eb shkoj\u00eb rrumbullak 30 milion\u00eb euro. Pik\u00ebrisht sa diferenca mes vler\u00ebs me t\u00eb cil\u00ebn k\u00ebto dy kompani fituan kontrat\u00ebn dhe ofert\u00ebs m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb tenderin e par\u00eb t\u00eb anulluar.<\/p>\n<p>Pra, me pak fjal\u00eb, ajo q\u00eb ka ndodhur \u00ebsht\u00eb kjo. Tuneli i Llogaras\u00eb u nd\u00ebrtua nga kompania q\u00eb dha ofert\u00ebn 140 milion\u00eb euro n\u00eb tenderin e par\u00eb t\u00eb anulluar. Vet\u00ebm me nj\u00eb ndryshim. Qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb paguan 170 milion\u00eb euro, pasi 30 milion\u00eb shkuan si divident n\u00eb Ankara.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb tarifa m\u00eb e madhe e suksesit q\u00eb \u00ebsht\u00eb regjistruar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb nj\u00eb pun\u00eb publike n\u00eb Shqip\u00ebri. Nj\u00eb gol 30 milion\u00eb euro, q\u00eb u gatua n\u00eb hotelet e Ankaras\u00eb. At\u00ebher\u00eb kur qeveria udh\u00ebtonte shpesh n\u00eb viset e Anadollit duke i th\u00ebn\u00eb popullit se ishte me mision patrotik p\u00ebr t\u00eb gjetur vaksinat.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Klodian TOMORRI Ekipi komb\u00ebtar i Turqis\u00eb humbi shansin e kualifikimit historik n\u00eb gjysm\u00ebfinalen e Europianit t\u00eb futbollit teksa u mund me rezultatin e ngusht\u00eb 2 me 1 nga Hollanda. Por golin q\u00eb nuk arrit\u00ebn ta b\u00ebnin dot t\u00eb zgjedhurit e Montel\u00ebs, e realizuan dy kompani turke n\u00eb Shqip\u00ebri. Madje n\u00eb minutat shtes\u00eb. Dhe ky ishte &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":84298,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-84297","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84297","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84297"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84297\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/84298"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84297"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84297"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84297"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}