{"id":84385,"date":"2024-07-13T16:25:58","date_gmt":"2024-07-13T16:25:58","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=84385"},"modified":"2024-07-13T16:25:58","modified_gmt":"2024-07-13T16:25:58","slug":"parate-e-pista-jane-bere-kercenim-serioz-per-ekonomine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/07\/13\/parate-e-pista-jane-bere-kercenim-serioz-per-ekonomine\/","title":{"rendered":"Parat\u00eb e pista jan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim serioz p\u00ebr ekonomin\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Lajmi q\u00eb Banka e Shqip\u00ebris\u00eb ka nd\u00ebrhyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur t\u00eb q\u00ebndrueshme monedh\u00ebn komb\u00ebtare kundrejt euros pas presionit n\u00eb rritje p\u00ebr forcim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb lekut, mund t\u00eb mos ting\u00eblloj\u00eb si shum\u00eb shqet\u00ebsuese p\u00ebr publikun e gjer\u00eb. Por p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb di nj\u00eb apo dy gj\u00ebra elementare nga ekonomia, ndryshimi p\u00ebrb\u00ebn pik\u00ebn kur parat\u00eb e pista b\u00ebhen nj\u00eb problem i madh dhe pengues i p\u00ebrhersh\u00ebm i zhvillimit ekonomik t\u00eb vendit.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb kurset p\u00ebr fillestar\u00eb mbi ekonomin\u00eb, inflacioni shpjegohet p\u00ebrmes alegoris\u00eb s\u00eb temperatur\u00ebs s\u00eb trupit t\u00eb njeriut. Njeriu, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb, duhet ta ket\u00eb temperatur\u00ebn 37 grad\u00eb dhe, n\u00ebse luhatet sadopak, b\u00ebhet problem. N\u00eb rastin e inflacionit, sh\u00ebnjestra n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare \u00ebsht\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 3%. N\u00ebse \u201ctemperatura\u201d e \u00e7mimeve rritet, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb nd\u00ebrhyn duke hedhur m\u00eb pak para n\u00eb qarkullim dhe n\u00ebse ulet, nd\u00ebrhyn duke hedhur m\u00eb shum\u00eb. M\u00ebnyra se si Banka e Shqip\u00ebris\u00eb nd\u00ebrhyn quhet \u201cmekaniz\u00ebm indirekt\u201d sepse shtimi apo pak\u00ebsimi i paras\u00eb n\u00eb qarkullim b\u00ebhet duke ulur dhe ngritur interesat baz\u00eb, t\u00eb cilat, nga ana e vet, ndikojn\u00eb interesat e kredive dhe depozitave dhe rrjedhimisht, k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr kredi e ofert\u00ebn p\u00ebr depozita, volumet e investimeve apo t\u00eb konsumit e t\u00eb tjera me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb situata normale. Sistemi n\u00eb fjal\u00eb ka lindur n\u00eb vitet 1970 dhe lidhet kryesisht me nobelistin Milton Friedman dhe teorin\u00eb e njohur si Monetarizmi. [<a href=\"https:\/\/www.imf.org\/external\/pubs\/ft\/fandd\/2014\/03\/basics.htm\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Link<\/a>] Monetarizmi b\u00ebn q\u00eb qytetari, kur t\u00eb shoh\u00eb se ka interesa t\u00eb ul\u00ebta p\u00ebr kredi, t\u00eb marr\u00eb para hua p\u00ebr t\u00eb shpenzuar dhe, kur t\u00eb shoh\u00eb se interesat jan\u00eb t\u00eb larta, t\u00eb mos marr\u00eb hua por t\u00eb vendos\u00eb kursimet n\u00eb depozita apo n\u00eb instrumente borxhi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nga interesat e larta. Akuza q\u00eb i b\u00ebhet monetarizmit si sistem ekonomik \u00ebsht\u00eb se ai shkakton pabarazi.<\/p>\n<p>T\u00eb pasurit, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb asete, shfryt\u00ebzojn\u00eb rastin kur interesat jan\u00eb t\u00eb ul\u00ebta dhe marrin kredi p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb m\u00eb shum\u00eb asete nd\u00ebrsa t\u00eb varfrit, duke qen\u00eb se nuk kan\u00eb luksin t\u00eb presin, duke qen\u00eb vazhdimisht n\u00eb nevoj\u00eb, paguajn\u00eb interesat nj\u00ebsoj, si t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, ashtu edhe n\u00ebse jan\u00eb t\u00eb larta, duke e nxjerr\u00eb t\u00eb pasurin gjithmon\u00eb me fitim. Me kalimin e viteve, pabarazia shkakton r\u00ebnie t\u00eb konsumit, sepse t\u00eb pasurit, sado llup\u00ebs t\u00eb jen\u00eb, vijojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb bark p\u00ebr t\u00eb mbushur dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, i mbajn\u00eb parat\u00eb pa shpenzuar, duke sjell\u00eb r\u00ebnie t\u00eb investimeve dhe t\u00eb pun\u00ebsimit dhe ngadal\u00ebsim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>Zgjidhja e logjikshme e problemit t\u00eb pabarazis\u00eb t\u00eb shkaktuar nga monetarizmi \u00ebsht\u00eb taksimi disproporcionalisht i lart\u00eb i t\u00eb pasurve, taksim m\u00eb i lart\u00eb p\u00ebr pron\u00ebsin\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb dyt\u00eb, apo t\u00eb tret\u00eb apo t\u00eb kat\u00ebrt, apo taksim me shkall\u00eb progresive p\u00ebr t\u00eb ardhurat e larta. Kjo gjithsesi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb m\u00eb vete.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ka ndodhur n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrgjat\u00eb viteve t\u00eb fundit dhe, n\u00eb ve\u00e7anti, p\u00ebrgjat\u00eb dy muajve t\u00eb fundit me nd\u00ebrhyrjen e Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb frenuar forcimin e lekut n\u00eb tregun e k\u00ebmbimit valutor, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb model shum\u00eb i ndrysh\u00ebm dhe me pasoja jasht\u00ebzakonisht t\u00eb ndryshme dhe negative p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe p\u00ebr rritjen ekonomike normale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr sot dhe p\u00ebr vitet n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Banka e Shqip\u00ebris\u00eb ka nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb tregun valutor t\u00eb vendit p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb euro dhe p\u00ebr t\u00eb shitur lek\u00eb. Lek\u00ebt e shitura n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb eurove shkaktojn\u00eb inflacion. Por ky inflacion nuk \u00ebsht\u00eb shkaktuar nga politika monetare normale q\u00eb n\u00ebnkupton interesa t\u00eb ul\u00ebta dhe kredimarrje t\u00eb lart\u00eb nga bizneset dhe konsumator\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt, nga ana e vet, rrisin investimet dhe konsumin dhe p\u00ebrshpejtojn\u00eb rritjen ekonomike. Inflacioni po shkaktohet nga nevoja p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb eurot e zhvler\u00ebsuara nga aktivitetet e paligjshme t\u00eb nj\u00eb grushti t\u00eb vog\u00ebl shqiptar\u00ebsh t\u00eb cil\u00ebt merren me trafik droge dhe parkojn\u00eb fitimet e lehta t\u00eb drog\u00ebs n\u00eb apartamente ku nuk banon askush dhe t\u00eb cilat nuk i hyjn\u00eb n\u00eb pun\u00eb as dreqit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Inflacioni q\u00eb po paguhet nga t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, p\u00ebrfshir\u00eb shumic\u00ebn q\u00eb nuk shet drog\u00eb, nuk po shoq\u00ebrohet me p\u00ebrfitimin e kredimarrjes me interesa t\u00eb ul\u00ebta, sepse interesat vijojn\u00eb t\u00eb mbeten t\u00eb larta. Ana e dukshme e k\u00ebtij inflacioni \u00ebsht\u00eb te dyfishimi i \u00e7mimit t\u00eb pronave, p\u00ebrgjat\u00eb pes\u00eb viteve t\u00eb fundit, n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb ka 326 mij\u00eb banesa bosh dhe 132 mij\u00eb familje n\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr sht\u00ebpi. Ana e padukshme dhe problemi m\u00eb i madh se sa ky \u00ebsht\u00eb inflacioni i shkaktuar nga parat\u00eb e drog\u00ebs n\u00eb ekonomin\u00eb e gjer\u00eb, shkaktuar p\u00ebrmes hedhjes me tepri t\u00eb lekut p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb eurot e zhvler\u00ebsuara nga \u201c\u00e7unat e Londr\u00ebs\u201d. N\u00ebse kjo situat\u00eb vijon, shqiptar\u00ebt do t\u00eb paguajn\u00eb inflacion t\u00eb lart\u00eb pa p\u00ebrfituar nga ky inflacion interesat e ul\u00ebta dhe kredit\u00eb e investimet e shtuara q\u00eb shoq\u00ebrojn\u00eb normalisht inflacionin e lart\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb q\u00eb v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u00eb zgjidhet me politik\u00eb monetare. Nuk ekziston asgj\u00eb n\u00eb mekanizmat monetar\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u2019i p\u00ebrgjigjet ortekut me para t\u00eb pista. Vet\u00ebm sekuestrimi dhe konfiskimi i parave t\u00eb pista dhe toleranca zero ndaj p\u00ebrdorimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si vend parajs\u00eb p\u00ebr pastrimin apo parkimin e parave mundet t\u00eb ndihmoj\u00eb. E n\u00eb munges\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj, p\u00ebrgatituni p\u00ebr \u00e7mime t\u00eb larta dhe ecuri ekonomike t\u00eb keqe, shoq\u00ebruar kjo me pabarazi krejt\u00ebsisht t\u00eb paarsyeshme t\u00eb shkaktuar nga parat\u00eb e krimit.<\/p>\n<p>\/Gjergj Erebara\/ BIRN<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lajmi q\u00eb Banka e Shqip\u00ebris\u00eb ka nd\u00ebrhyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur t\u00eb q\u00ebndrueshme monedh\u00ebn komb\u00ebtare kundrejt euros pas presionit n\u00eb rritje p\u00ebr forcim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb lekut, mund t\u00eb mos ting\u00eblloj\u00eb si shum\u00eb shqet\u00ebsuese p\u00ebr publikun e gjer\u00eb. Por p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb di nj\u00eb apo dy gj\u00ebra elementare nga ekonomia, ndryshimi p\u00ebrb\u00ebn pik\u00ebn kur parat\u00eb e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":84386,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-84385","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84385","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84385"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84385\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/84386"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84385"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84385"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84385"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}