{"id":84537,"date":"2024-07-15T16:52:28","date_gmt":"2024-07-15T16:52:28","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=84537"},"modified":"2024-07-15T16:54:34","modified_gmt":"2024-07-15T16:54:34","slug":"hoti-e-pyet-dumanin-per-lejen-e-ndertimit-te-veliaj-per-kompleksin-square-21-me-dokumenta-te-fallsifikuara","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/07\/15\/hoti-e-pyet-dumanin-per-lejen-e-ndertimit-te-veliaj-per-kompleksin-square-21-me-dokumenta-te-fallsifikuara\/","title":{"rendered":"Hoti e pyet Dumanin p\u00ebr lejen e nd\u00ebrtimit t\u00eb Veliaj p\u00ebr kompleksin \u201cSquare 21\u201d me dokumenta t\u00eb fallsifikuara"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Elda Hoti i ka b\u00ebr\u00eb disa pyetje kreut t\u00eb SPAK Altin Dumani i cili po raportonte gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme p\u00ebr aktivitetin e institucionit q\u00eb ai drejton.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e saj, Hoti e pyet Dumani n\u00eb lidhje me hetimet p\u00ebr lejen e nd\u00ebrtimit t\u00eb miratuar nga Erion Veliaj mbi dokumentacion t\u00eb fallsifikuar p\u00ebr kompleksin \u2018Square 21\u2019 n\u00eb rrug\u00ebn e Kavaj\u00ebs, afer\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrfshihet dhe K\u00ebshilli I Ministrave.<\/p>\n<p>\u2018Ka mbi 6 muaj q\u00eb ju \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb juve personalisht\u2019, theksoi deputetja Hoti.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kreu i SPAK, Altin Dumani i bishtoi pyetjes dhe u p\u00ebrgjigj se mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje i ka kthyer p\u00ebrgjigje deputetit Flamur Noka.<\/p>\n<p><strong>Fjala e deputetes Elda Hoti n\u00eb Kuvend:<\/strong><\/p>\n<ol>\n<li><em> Dumani, Partia Demokratike n\u00ebp\u00ebrmjet Deputet\u00ebve apo funskionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, prej koh\u00ebsh po p\u00ebrcjell kall\u00ebzime penale pran\u00eb struktur\u00ebs tuaj. Ket\u00eb e b\u00ebjm\u00eb pasi presim nga ju q\u00eb t\u00eb ngriheni n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e d\u00ebtyr\u00ebs e t\u00eb hetoni ato q\u00eb jan\u00eb dosjet madhore t\u00eb korrupsionit n\u00eb nivele t\u00eb larta n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/em><\/li>\n<\/ol>\n<p><em>Deri m\u00eb sot nuk kemi asnj\u00eb funksionar t\u00eb lart\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb ndaluar, arrestuar gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs por vet\u00ebm pasi i l\u00ebshon Edi Rama.<\/em><\/p>\n<p><em>Deri m\u00eb sot, nuk kemi asnj\u00eb hetim me iniciativ\u00ebn tuaj ose t\u00eb referuar nga organet ligjzbatuese, p\u00ebr t\u00eb parandaluar dhe luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, por t\u00eb gjitha jan\u00eb t\u00eb denoncuar nga opozita dhe partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>A keni ju sot informacion p\u00ebrse zvarriten dosjet penale :<\/em><\/p>\n<p><em>Inceneratori i Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cilin nuk kemi asnj\u00eb mas\u00eb arresti p\u00ebr \u00cbngj\u00ebll Aga\u00e7in, Artur Metanin, Damian Gjiknurin, Edi Ram\u00ebn apo Erion Veliaj.<\/em><\/p>\n<p><em>Eco Park n\u00eb Durr\u00ebs dosje e cila lidh drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb Edi Ram\u00ebn dhe Anila Denaj me grupin e strukturuar criminal t\u00eb Inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Lejen e nd\u00ebrtimit t\u00eb miratuar nga Erion Veliaj mbi dokumentacion t\u00eb Fallsifikuar p\u00ebr kompleksin Square 21 n\u00eb rrug\u00ebn e Kavaj\u00ebs, afer\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrfshihet dhe K\u00ebshilli I Ministrave. Ka mbi 6 muaj q\u00eb ju \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb juve personalisht.<\/em><\/p>\n<p><em>Dosja e korrupsionit 100% n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, 5D KONSTRUKSION.<\/em><\/p>\n<p><em>Po ndalem te kjo e fundit pasi sipas analiz\u00ebs q\u00eb kemi zhvilluar mbi vendimet e gjyktave, situata hetimore \u00ebsht\u00eb t\u00eb thuash pak alarmante dhe ky mos hetim p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb shp\u00ebrdorim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb SPAK.<\/em><\/p>\n<p><em>Po ju citoj pa asnj\u00eb koment disa nga problematikat e konstatuara n\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posacme t\u00eb Apelit, gjyqtari Florian Kalaja:<\/em><\/p>\n<p><em>Deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb hetimeve nuk rezulton se ka nj\u00eb Akt Ekspertimi q\u00eb t\u00eb konkludoj\u00eb lidhur me totalin e fitimeve q\u00eb kjo kompani ka krijuar nga aktiviteti i dyshuar kriminal. Gjykata sjell n\u00eb v\u00ebmendje se pavarsisht se pranohen dhe dokumentohen 23 procedura tenderimi t\u00eb fituara nga kjo shoq\u00ebri si episode t\u00eb dyshuara kriminale jan\u00eb sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje vet\u00ebm disa prejt tyre. Gjykata vlerson se do t\u00eb duhet nga Prokuroria Speciale t\u00eb analizohen nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto procedura pasi ka dyshime t\u00eb arsyeshme se ky mekaniz\u00ebm kriminal \u00ebsht\u00eb aktivizuar n\u00eb secil\u00ebn procedur\u00eb. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se nuk mjafton vet\u00ebm t\u00eb p\u00ebrmenden si konvencione procedurat e prokurimit publik ku kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb por secila prej tyre duhet t\u00eb jet\u00eb objekt hetimi.<\/em><\/p>\n<p><em>Z.Dumani, p\u00ebrse SPAK nuk po kryen asnje hetim p\u00ebr vjedhjen marramend\u00ebse q\u00eb kjo kompani I ka b\u00ebr\u00eb jo vet\u00ebm buxhetit t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb por dhe Buxhetit Q\u00ebndror?<\/em><\/p>\n<p><em>E mbi t\u00eb gjitha p\u00ebrse nuk po hetohen t\u00eb gjitha procedurat tenderuese?<\/em><\/p>\n<p><em>2-Nga komunikimet e gjetura n\u00eb telefonin e shtetases Jona Bejko (punonj\u00ebse e kompanis\u00eb 5D) rezulton se ajo e di se Drejtori i Bashkis\u00eb \u00ebsht\u00eb pronar i kompanis\u00eb duke shtuar se i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb merret me fushat\u00ebn e vitit 2021. Jona Bejko i tregon Bashk\u00ebbiseduesit nj\u00eb foto t\u00eb nj\u00eb hoteli q\u00eb po nd\u00ebrtohet n\u00eb durr\u00ebs nga kompania 5D nd\u00ebrkoh\u00eb duke i treguar se aksioner \u00ebsht\u00eb \u201cpronari jon\u201d dhe duke e identifikuar at\u00eb \u201cLali Eri\u201d. Jo vet\u00ebm kaq por n\u00eb komunikimet e saja n\u00eb vazhdim\u00ebsi ajo tregon edhe p\u00ebr procedura t\u00eb tjera prokurimi publik ku kjo kompani paracaktohet si fituese sikurse \u00ebsht\u00eb rasti i rrug\u00ebs q\u00eb lidh Aeroportin e Vlor\u00ebs me Autostrad\u00ebn. Gjykata vler\u00ebson se shtetasja Jona Bejko duhet t\u00eb pyetet dhe hetohet lidhur me k\u00ebto komunikime.<\/em><\/p>\n<p><em>Z.Dumani, p\u00ebrse SPAK nuk po merr n\u00eb pyetje as punonj\u00ebsit e kompanis\u00eb dhe as po heton mbi at\u00eb cka po ju keni gjetur nga akt ekspertimet e telefonave?<\/em><\/p>\n<p><em>A jeni duke amnistuar q\u00ebllimisht Kryetarin e bashkis\u00eb Tiran\u00eb Erion Veliaj?<\/em><\/p>\n<p><em>3-Jona Bejko n\u00eb komunikimet e korrikut t\u00eb vitit 2023 shprehet se pronari i saj ka 4 kompani nd\u00ebrtimi dhe se i kan\u00eb krah\u00ebt e ngrohta duke i komunikuar bashkefol\u00ebsit dhe dijenin e saj se tenderat po vijn\u00eb nga t\u00eb gjitha an\u00ebt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kompani. Ajo shprehet se po vijn\u00eb miliarda lek\u00eb, pallate dhe hotele dhe se k\u00ebto pasuri i ndajn\u00eb bashke. N\u00eb qershor t\u00eb 2023 ajo shprehet se Qato dhe Molla kan\u00eb filluar t\u00eb marrin % t\u00eb t\u00eb ardhurave dhe nga nj\u00eb tjet\u00ebr kompani nd\u00ebrtimi.<\/em><\/p>\n<p><em>Z.Dumani p\u00ebrse nuk as merrni mundimin t\u00eb merrni n\u00eb pyetje k\u00ebt\u00eb punonj\u00ebse dhe t\u00eb evidentoni cilat jan\u00eb k\u00ebto 4 kompani t\u00eb tjera t\u00eb cilat vidhen miliarda nga buxheti i shtetit?<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0A po amnistoni Erion Veliajn?<\/em><\/p>\n<p><em>4-Gjykata sjell n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb SPAK se gjith\u00e7ka q\u00eb provohet se ka qen\u00eb p\u00ebrfitmim i parregullt do duhet t\u00eb konservohet n\u00ebn masa sigurimi. Gjithashtu gjykata sjell n\u00eb v\u00ebmendje se SPAK ka detyr\u00eb ligjore t\u00eb parandaloj\u00eb q\u00eb produket e vepr\u00ebs penale t\u00eb mos futen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paidentifikueshme m\u00eb n\u00eb qarkullimin civil dhe t\u00eb parandaloj\u00eb sakaq precipitimin e situat\u00ebs faktike e m\u00eb konkretisht pastrimin e produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale.<\/em><\/p>\n<p><em>Z.Dumani p\u00ebrse keni lejuar q\u00eb produketet e vepr\u00ebs penale ose me qart\u00eb p\u00ebr publikun parat\u00eb e vjedhura t\u00eb futen n\u00eb tregun civi?<\/em><\/p>\n<p><em>Sic dhe kemi b\u00ebr\u00eb me dije n\u00eb disa deklarata publike si Parti Demokratike kompania 5D KONSTUKSION p\u00ebr rreth 5 muaj nuk u vu n\u00ebn sekuestro duke u lejuar q\u00eb t\u00eb shiste apartamentet n\u00eb zoterim, a \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb e pamundur sekuestrimin e tyre dhe kthimin e parave qytetar\u00ebve shqiptar?<\/em><\/p>\n<p><em>A keni b\u00ebr\u00eb ju nj\u00eb vler\u00ebsim se sa \u00ebsht\u00eb shifra e k\u00ebtij tjet\u00ebrsimi t\u00eb aseteve tashm\u00eb t\u00eb humbura?<\/em><\/p>\n<p><em>6-Gjykata konstaton se SPAK nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb adresuar kualifikim juridik ( pastrim i parave) ndryshe nga sa \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar dhe parashtruar n\u00eb kall\u00ebzimin penal t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Belind K\u00eblli\u00e7i. Gjykata vler\u00ebson se n\u00eb p\u00ebrmbajtje t\u00eb k\u00ebsaj pjese t\u00eb faktit penal t\u00eb sjell\u00eb p\u00ebr gjykim ka element\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs penale \u201c Pastrim i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale apo veprimtaris\u00eb kriminale\u201d e parashikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb m\u00ebvetshme nga neni 287 i Kodit Penal.<\/em><\/p>\n<p><em>Z.Dumani gjykata konstaton se nuk jan\u00eb kryer as hetimet e k\u00ebrkuara nga Kallzuesi, p\u00ebrse nuk i keni kryer?<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0A po amnistoni Erion Veliaj dhe grupin e strukturuar kriminal q\u00eb ai drejton?<\/em><\/p>\n<p><em>7- Gjykata mban parasysh n\u00eb vler\u00ebsimin e caktimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb, se deri tani nuk ka hetime konkrete nga SPAK q\u00eb t\u00eb evidentohen n\u00eb fashikujt e gjykimit n\u00ebse \u00ebsht\u00eb gjurmuar pasuria e p\u00ebrvet\u00ebsuar dhe se nuk ka masa ligjore p\u00ebr parandalimin e qarkullimit civil t\u00eb saj.n\u00eb k\u00ebto kushte RREZIKU \u00cbSHT\u00cb EMINENT p\u00ebrsa i p\u00ebrket vijimi t\u00eb veprimtaris\u00eb kriminale.<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo fjali z.Dumani \u00ebsht\u00eb e shkruar sic ua citova n\u00eb vendimin e gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit dhe a do t\u00eb nd\u00ebrrmerni masa sot JU, ILD, KLP dhe t\u00eb ngriheni n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e detyr\u00ebs pasi\u00a0 nuk po hetohen kokat e korrupsionit n\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebnd?<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0A do merrni masa pasi gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ju hetoni ata tjet\u00ebrsojn\u00eb pasurin\u00eb e vjedhur duke sjell pasoja edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda?<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00ebs\u00eb kjo nuk ndodh at\u00ebher\u00eb a jemi korrekt t\u00eb themi se kjo drejt\u00ebsia e re \u00ebsht\u00eb m\u00eb e vjet\u00ebr se e vjetra dhe jeni aty vet\u00ebm si koleg\u00eb t\u00eb Erion Veliajt?<\/em><\/p>\n<p><em>8- Ajo q\u00eb Gjykata vler\u00ebson t\u00eb nevojshme t\u00eb sjell n\u00eb v\u00ebm\u00ebndje \u00ebsht\u00eb fakti se nga hetimet e deritanishme nuk ka verifikime t\u00eb plota lidhur me subjektet pjesmarr\u00ebs n\u00eb k\u00ebto procedura. N\u00eb secil\u00ebn nga procedurat e prokurimit publik me lart\u00eb nuk identifikohet se kush \u00ebsht\u00eb titullari i autoritetit kontraktor apo personi q\u00eb ka ushtruar faktikisht k\u00ebt\u00eb funksion dhe q\u00eb ka caktuar an\u00ebtar\u00ebsin e prokurimit publik n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb e prokurimit. Ky element nuk identifikohet as n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK dhe as n\u00eb dy vendimet e gjykat\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Z.Dumani p\u00ebr ta p\u00ebrmbyllur, p\u00ebrse SPAK nuk kryen asnj\u00eb veprim hetimor p\u00ebr Titullarin e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, i cili ka ideuar, firmosur vjedhjen 5D?<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0Jemi korrekt t\u00eb themi q\u00eb ju skeni leje nga Edi Rama p\u00ebr t\u00eb prekur kolegun tuaj Erion Velia?<\/em><\/p>\n<p><em>A mendon SPAK se, si Kryeministri Rama, q\u00eb nuk ka aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb kontrolluar, bab\u00ebzin\u00eb dhe oreksin e hajdut\u00ebve q\u00eb kishte e ka n\u00eb staf, edhe Erion Veliaj ka t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn t\u00eb met\u00eb, munges\u00eb aft\u00ebsie p\u00ebr t\u00eb kontrolluar hajdut\u00ebt?<\/em><\/p>\n<p><em>Pra e th\u00ebn\u00eb me pak fjale SPAK konkludon n\u00eb hetimet e saja se, si Edi Rama ashtu dhe Erion Veliaj jan\u00eb viktima t\u00eb njerzve q\u00eb i rrethojn\u00eb?<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb drejtesia e re dhe LUFTA KUND\u00cbR KORRUPSIONIT, VLERSIMIN PO E MERRNI JO NGA NE APO SIC SHPREHET R\u00cbNDOM \u201cNGA DEKLARATAT TONA POLITIKE\u201d, POR PO E MERRNI NGA BR\u00cbNDA SISTEMIT.<\/em><\/p>\n<p><em>JU FALEMINDERIT<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Elda Hoti i ka b\u00ebr\u00eb disa pyetje kreut t\u00eb SPAK Altin Dumani i cili po raportonte gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme p\u00ebr aktivitetin e institucionit q\u00eb ai drejton. N\u00eb fjal\u00ebn e saj, Hoti e pyet Dumani n\u00eb lidhje me hetimet p\u00ebr lejen e nd\u00ebrtimit t\u00eb miratuar nga Erion Veliaj mbi dokumentacion t\u00eb fallsifikuar &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":84538,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-84537","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84537","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84537"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84537\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/84538"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84537"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84537"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84537"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}