{"id":84579,"date":"2024-07-16T08:49:54","date_gmt":"2024-07-16T08:49:54","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=84579"},"modified":"2024-07-16T08:49:54","modified_gmt":"2024-07-16T08:49:54","slug":"analisti-krimi-ka-kapur-shtetin-shqiperia-vendi-i-pastrimit-te-parave-korrupsioni-ne-cdo-qelize","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/07\/16\/analisti-krimi-ka-kapur-shtetin-shqiperia-vendi-i-pastrimit-te-parave-korrupsioni-ne-cdo-qelize\/","title":{"rendered":"Analisti: Krimi ka kapur shtetin! Shqip\u00ebria vendi i pastrimit t\u00eb parave! Korrupsioni n\u00eb \u00e7do qeliz\u00eb&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>\u201cKrimi ka kapur shtetin! Shqip\u00ebria vendi i pastrimit t\u00eb parave! Korrupsioni n\u00eb \u00e7do qeliz\u00eb\u201d&#8230; K\u00ebshtu deklaroi analisti Neritan Sejamini, i cili b\u00ebri nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb krimit n\u00eb Shqip\u00ebri, duke renditur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problematikash.<\/p>\n<p>I ftuar n\u00eb emisionin &#8216;T\u00eb Paekspozuarit&#8217;, Sejamini theksoi se, kemi kapjen e shtetit nga krimi, korrupsionin e p\u00ebrhapur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb struktur\u00ebn shtet\u00ebrore dhe pastrimin e parave, fenomen i p\u00ebrhapur tej mase n\u00eb dekad\u00ebn e fundit.<\/p>\n<p><strong>Sejamini:<\/strong>\u00a0Ne na mungojn\u00eb analizat e gjendjes s\u00eb krimit n\u00eb Shqip\u00ebri. Ky emision q\u00eb po b\u00ebjm\u00eb sot, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e rrall\u00eb q\u00eb po mundohemi t\u00eb p\u00ebrmbledhim nj\u00eb vit apo gjasht\u00eb muaj. Por, t\u00eb kesh nj\u00eb analiz\u00eb se kush kan\u00eb qen\u00eb tiparet e krimit n\u00eb Shqip\u00ebri, drejtimet kryesore t\u00eb krimit, organizatat kriminale, natyra e krimit, si po evolon, si ka ardhur, nuk ekziston fare, as nga policia, as nga entet hulumtuese dhe as shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ndodh n\u00eb Shqip\u00ebri, ne diskutojm\u00eb p\u00ebr \u00e7do ngjarje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aty p\u00ebr aty. Ndodh nj\u00eb ngjarje merremi 24 or\u00eb dhe \u00e7udia zgjat dy dit\u00eb. Nuk merremi se \u00e7far\u00eb dometh\u00ebnie kan\u00eb k\u00ebto ngjarje, \u00e7far\u00eb e furnizon krimin dhe e mban gjall\u00eb, \u00e7far\u00eb e lufton. Ne e kemi fragmentuar edhe analiz\u00ebn mbi krimin, si analiz\u00ebn mbi \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr. Prandaj e kemi t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb thuash me siguri, kjo \u00ebsht\u00eb e ardhmja e krimit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>U p\u00ebrmend k\u00ebtu, edhe fakti q\u00eb nuk kemi nj\u00eb strategji t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr krimit edhe pse \u00ebsht\u00eb dukuri e r\u00ebnd\u00ebsishme ekonomiko-sociale dhe politike, qeveria shqiptare nuk ka nj\u00eb strategji kund\u00ebr krimit. Policia dhe prokuroria po k\u00ebshtu. Edhe ato e luftojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rast\u00ebsishme, po ndodhi nj\u00eb krim e ndjekin.<\/p>\n<p>Krimi duhet parandaluar, p\u00ebrgjuar, investiguar, ne nuk parandalojm\u00eb asgj\u00eb. Duhet t\u00eb vritet dikush, t\u00eb kapet nj\u00eb maune, t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb let\u00ebr nga jasht\u00eb shtetit\u2026<\/p>\n<p>Siguri \u00ebsht\u00eb a mund t\u00eb t\u00eb vras\u00eb dikush n\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb t\u00eb grabitur? Jo. Por a ka mund\u00ebsi q\u00eb ti rast\u00ebsisht t\u00eb gjendesh dhe t\u00eb vij\u00eb nj\u00ebri t\u00eb vras\u00eb tre vet\u00eb t\u00eb tjera dhe ta hash ti si viktim\u00eb? Po, kjo \u00ebsht\u00eb e mundur.<\/p>\n<p>Specifika kryesore e krimit n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb pastrimi i parave, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb fush\u00eb kryesore. Cila pjes\u00eb e krimit ndodh? Ka qen\u00eb n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn rrug\u00eb kalimi p\u00ebr trafikun e drog\u00ebn nga lindja n\u00eb per\u00ebndim, apo edhe nga Amerika Latin\u00eb p\u00ebrmes Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, sot ka marr\u00eb nj\u00eb specifik\u00eb, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vend i pastrimit t\u00eb parave. Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk kemi shifra, ka disa analiza t\u00eb t\u00ebrthorta, flasim m\u00eb shum\u00eb me \u00e7far\u00eb shikojm\u00eb, por mund t\u00eb shoh\u00ebsh n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs, sektori i nd\u00ebrtimeve, nga kompani pa kapitale, nga njer\u00ebz pa p\u00ebrvoj\u00eb, nga njer\u00ebz t\u00eb dyshimt\u00eb, para q\u00eb nuk dihet se nga vijn\u00eb, tregon se kemi pastrim t\u00eb madh t\u00eb paras\u00eb. Edhe raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare tregojn\u00eb se n\u00eb Shqip\u00ebri pastrohen para dhe fatkeq\u00ebsisht paraja e krimit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nga karburantet kryesore t\u00eb ekonomis\u00eb shqiptare, Po t\u00eb shoh\u00ebsh t\u00eb dh\u00ebnat, bujq\u00ebsia ka r\u00ebn\u00eb, fasoni po shkat\u00ebrrohet, eksportet po bien, nd\u00ebrkoh\u00eb nd\u00ebrtimi mbetet i paepur, \u00e7mimet rriten.<\/p>\n<p>E dyta, kemi kapjen e shtetit nga krimi. Nj\u00eb nga gj\u00ebrat q\u00eb m\u00ebsuam gjat\u00eb k\u00ebtij viti ishte lidhja mes biznesmen\u00ebve, policis\u00eb, prokuror\u00ebve, politikan\u00ebve, p\u00ebr vota dhe kontroll territori. Pra n\u00ebse mor\u00ebm vesh n\u00eb Shkod\u00ebr, Bajrat merrnin pjes\u00eb n\u00eb fushat\u00eb elektorale. Kemi biznesmenin tjet\u00ebr, P\u00ebllumb Gjoka, q\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb \u00e7do gj\u00eb edhe vriste, edhe kontrollonte policin\u00eb, prokurorin\u00eb, merrej me politik\u00eb, etj.<\/p>\n<p>Ke drejtor\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb policis\u00eb, drejtori kryesor i nd\u00ebrhyrjes speciale, ishte pjes\u00eb e krimit t\u00eb organizuar. M\u00ebsuam q\u00eb krimi ka kapur shtetin.<\/p>\n<p>E fundit, korrupsioni, nj\u00eb nga krimet m\u00eb problematike n\u00eb Shqip\u00ebri. Ajo q\u00eb kemi m\u00ebsuar gjat\u00eb k\u00ebtij viti, \u00ebsht\u00eb q\u00eb korrupsioni ka mb\u00ebrthyer \u00e7do qeliz\u00eb t\u00eb shtetit shqiptar. Shikon krimin e organizuar, punonj\u00ebs publik\u00eb, shtet\u00ebrore, q\u00eb krijojn\u00eb organizata kriminale brenda institucioneve shtet\u00ebrore. Ke drejtues publik\u00eb, q\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me nj\u00ebri tjetrin manipulojn\u00eb, vjedhin, tjet\u00ebrsojn\u00eb, grabisin. Kjo b\u00ebhet masive. Korrupsioni ka dep\u00ebrtuar \u00e7do qeliz\u00eb t\u00eb shtetit shqiptar. Nuk di n\u00ebse ka nj\u00eb institucion t\u00eb paprekur nga korrupsioni. Bashkit\u00eb, deri te Banka e Shqip\u00ebri, drejtorin e rrug\u00ebve, drejtor\u00ebt e m\u00ebdhenj t\u00eb Bashkis\u00eb, ke gjith\u00eb andej.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb premis\u00eb shum\u00eb negative n\u00eb t\u00eb ardhmen. N\u00ebse nj\u00eb band\u00eb edhe mund ta gjurmosh dhe ta shpartallosh. K\u00ebto element jan\u00eb t\u00eb thelluar dhe aq t\u00eb lidhur me shtetin\u2026 Kush do ti luftoj\u00eb k\u00ebta? N\u00ebse ekonomia mbahet nga krimi dhe parat\u00eb e pushtetit lokal vijn\u00eb nga krimi, nga nd\u00ebrtimi, n\u00ebse krimi ka kapur shtetin, biznesin, drejt\u00ebsin\u00eb, kush do ta luftoj\u00eb krimin n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cKrimi ka kapur shtetin! Shqip\u00ebria vendi i pastrimit t\u00eb parave! Korrupsioni n\u00eb \u00e7do qeliz\u00eb\u201d&#8230; K\u00ebshtu deklaroi analisti Neritan Sejamini, i cili b\u00ebri nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb krimit n\u00eb Shqip\u00ebri, duke renditur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problematikash. I ftuar n\u00eb emisionin &#8216;T\u00eb Paekspozuarit&#8217;, Sejamini theksoi se, kemi kapjen e shtetit nga krimi, korrupsionin e p\u00ebrhapur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb struktur\u00ebn &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":65523,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-84579","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84579","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84579"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84579\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/65523"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84579"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84579"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84579"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}