{"id":84657,"date":"2024-07-17T09:29:18","date_gmt":"2024-07-17T09:29:18","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=84657"},"modified":"2024-07-17T09:29:18","modified_gmt":"2024-07-17T09:29:18","slug":"shqiptaret-shtohen-e-plazhi-i-madh-i-ulqinit-mbetet-sa-cka-qene","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/07\/17\/shqiptaret-shtohen-e-plazhi-i-madh-i-ulqinit-mbetet-sa-cka-qene\/","title":{"rendered":"Shqiptar\u00ebt shtohen e Plazhi i Madh i Ulqinit mbetet sa \u00e7\u2019ka qen\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Kim MEHMETI<\/strong><\/p>\n<p>Nuk ka ver\u00eb t\u00eb mos vij n\u00eb Ulqin, sepse at\u00eb e dua dhe ai \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e biografis\u00eb sime. Por Plazhi i Madh i tij kurr\u00eb nuk m\u00eb \u00ebsht\u00eb dukur\u00a0 me kaq pak pushues, pa lazdranin f\u00ebmij\u00ebrore, si i plog\u00ebsht dhe i lodhur nga vetvetja.<\/p>\n<p>Ekspert\u00eb e \u2018shkatht\u00eb\u2019 menj\u00ebher\u00eb i tregojn\u00eb shkaqet e r\u00ebnies s\u00eb numrit t\u00eb pushuesve: \u00e7mimet e larta! Nd\u00ebrkoh\u00eb Ulqini q\u00eb ka det, thuajse me asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i shtrenjt\u00eb se Prishtina q\u00eb nuk ka as lum, se Tirana t\u00eb cil\u00ebn e qelb Lana dhe Shkupi t\u00eb cilit Vardari i kalon n\u00eb mes, thuajse vet\u00ebm sa p\u00ebr ta ndar\u00eb pjes\u00ebn shqiptare t\u00eb tij ku mezi merret frym\u00eb nga ajo maqedonase me p\u00ebrplot gjelb\u00ebrim dhe ku mungojn\u00eb vet\u00ebm palmat.<\/p>\n<p>Andaj, them n\u00eb vetvete, mbase nuk jan\u00eb n\u00eb pyetje \u00e7mimet e larta, por rritja e numrit t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb duan t\u00eb ushqehen me mish e peshq, por q\u00eb kan\u00eb para vet\u00ebm sa p\u00ebr t\u00eb paguar at\u00eb q\u00eb han\u00eb n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb e veta: buk\u00eb, domate e djath\u00eb!.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb edhe sivjet, si edhe shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb , kam ndjenj\u00ebn se nuk vij n\u00eb Ulqin q\u00eb t\u00eb pushoj, por q\u00eb t\u00eb \u2018lodhem\u2019 duke e nd\u00ebrmendur t\u00eb shkuar\u00ebn. Si p\u00ebr shembull, vitet e rinis\u00eb, kur p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb, Ulqini ishte shum\u00eb m\u00eb i larg\u00ebt se sot, sepse duhej t\u2019i biem rreth e rrotull Shqip\u00ebris\u00eb dhe ngaq\u00eb ishim t\u00eb parapar\u00eb t\u2019u shisnim akullore e petulla pushuesve gjerman, e jo t\u00eb laheshim n\u00eb det.<\/p>\n<p>Disa nga ne edhe asokohe vinim n\u00eb Ulqin n\u00eb rolin e pushuesve. Por me \u2018buk\u00ebn ton\u00eb\u2019 dhe me bujtin\u00eb t\u00eb \u2018rezervuar\u2019 n\u00ebn hijen e ndonj\u00eb pishe te Plazhi i Madh. E ku arrinim me makin\u00ebn e famshme n\u00eb form\u00eb veze, t\u00eb quajtur \u2018FI\u00e7o\u2019, q\u00eb ishte shpikje italiane e prodhim jugosllav dhe q\u00eb, nuk kishte mjaftuesh\u00ebm vend as p\u00ebr grah\u00ebsin e saj e le m\u00eb p\u00ebr ne kat\u00ebr vetat q\u00eb nuk ishim t\u00eb sigurt n\u00ebse ajo do na \u00e7onte neve deri te Pazhi i Madh, apo ne at\u00eb deri te pun\u00ebtoria e vog\u00ebl e ndonj\u00eb automekaniku ulqinak.<\/p>\n<p>Dhe kur arrinim atje nuk harronim t\u2019i afroheshim Bun\u00ebs, duke \u00ebnd\u00ebrruar q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb dalim matan\u00eb lumit, atje ku kishim m\u00ebm\u00ebdheun dhe ku do mund t\u00eb pushonin \u2018shqip\u2019 e jo \u2018serbisht\u2019.\u00a0 Por pa e ditur se p\u00ebrderisa nga kjo an\u00eb e lumit, pra p\u00ebrderisa te Plazhin i Madh i Ulqinit pushonin gjerman\u00ebt, atje matan\u00eb, n\u00eb plazhin e Velipoj\u00ebs, kullotnin gomar\u00ebt.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe edhe ne t\u00eb rinjt\u00eb e asaj kohe, nj\u00ebsoj si k\u00ebta t\u00eb sotmit, fotografoheshim duke u hedhur n\u00eb det. Dhe fotot e at\u00ebhershme b\u00ebheshin krejt ndryshe dhe ishin bardh e zi, por ne i shinim n\u00eb ngjyra. Mbase pse n\u00eb prapavij\u00ebn e tyre shiheshin shpresat tona rinor\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb ndritur, e jo si n\u00eb k\u00ebto t\u00eb sotmet t\u00eb b\u00ebra me telefona celular, t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb ngjyra, por q\u00eb rrezatojn\u00eb vetmi.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, kur un\u00eb isha n\u00eb mosh\u00ebn q\u00eb kan\u00eb sot f\u00ebmij\u00ebt e mi, e kur ata ishin sa f\u00ebmij\u00ebt e tyre tani, Plazhi i Madh i Ulqinit thuajse mezi mund t\u2019u b\u00ebnte vend t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb donin t\u00eb rreziten mbi zallin\u00a0 e tij. Dhe asokohe mua m\u00eb dhimbseshin shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb q\u00eb e ushqenin me akullore e petulla thuajse t\u00ebr\u00eb\u00a0 bregdetin jugosllav , por pa mundur ta shijojn\u00eb ujin e njelm\u00ebt t\u00eb detit.<\/p>\n<p>P\u00ebr dallim nga at\u00ebher\u00eb, sot m\u00eb dhimbsen ulqinak\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt mbase edhe gabuan kur nis\u00ebn t\u00eb besonin se\u00a0 nuk kan\u00eb nevoj\u00eb m\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb, se ata vet do mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb byrek t\u00eb shijsh\u00ebm si ai i tetovar\u00ebve dhe se akullorja b\u00ebhet nga uji i ngrir\u00eb e jo nga qum\u00ebshti.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa sh\u00ebtis bregut t\u00eb detit, m\u00eb b\u00ebhet se i d\u00ebgjoj thirrjet e larg\u00ebta to shit\u00ebsve t\u00eb gazetave, n\u00eb t\u00eb cilat nj\u00ebsoj si sot, dominon lajmet p\u00ebr luft\u00ebrat q\u00eb kan\u00eb nisur qysh se bot\u00ebn e kan\u00eb populluar njer\u00ebzit, e q\u00eb do p\u00ebrfundojn\u00eb kur t\u00eb mos k\u00ebt\u00eb njeri mbi tok\u00eb. Pra lajm\u00ebronin edhe p\u00ebr luft\u00ebn n\u00eb Palestin\u00eb ku qart\u00eb thuhej se Izraeli \u00ebsht\u00eb okupator e palestinez\u00ebt viktim\u00eb, edhe at\u00eb jo vet\u00ebm pse Titoja e Arafati ishin si v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb nj\u00eb n\u00ebne,\u00a0 por pse mediat e asaj kohe nuk redaktoheshin n\u00eb nj\u00eb kryeqend\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Po pra, nuk ka ver\u00eb t\u00eb mos vij n\u00eb Ulqin. Mbase jo gjithaq p\u00ebr t\u00eb pushuar, por q\u00eb t\u00eb pushojn\u00eb nga un\u00eb familjar\u00ebt e mi, t\u00eb cil\u00ebt, si i papun\u00eb q\u00eb jam, p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb i bezdisa me p\u00ebrshkrimin e asaj q\u00eb ishte dikur. Si dhe duke i lodhur me shpjegimet se numri i pushuesve bie \u00e7dokund, e jo vet\u00ebm n\u00eb Ulqin. Dhe mbase jo shkaku i \u00e7mimeve t\u00eb larta, por pse numri i banor\u00ebve t\u00eb bot\u00ebs dhe ai i shqiptar\u00ebve rritet, por toka dhe Plazhi i Madh i Ulqinit jan\u00eb aq sa\u00e7 ka qen\u00eb gjithmon\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb nuk kan\u00eb mjaftuesh\u00ebm ushqim t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr t\u2019i ushqyer t\u00eb gjith\u00eb skamnor\u00ebt e k\u00ebsaj bote!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Kim MEHMETI Nuk ka ver\u00eb t\u00eb mos vij n\u00eb Ulqin, sepse at\u00eb e dua dhe ai \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e biografis\u00eb sime. Por Plazhi i Madh i tij kurr\u00eb nuk m\u00eb \u00ebsht\u00eb dukur\u00a0 me kaq pak pushues, pa lazdranin f\u00ebmij\u00ebrore, si i plog\u00ebsht dhe i lodhur nga vetvetja. Ekspert\u00eb e \u2018shkatht\u00eb\u2019 menj\u00ebher\u00eb i tregojn\u00eb shkaqet e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":49191,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-84657","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84657","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84657"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84657\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/49191"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84657"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84657"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84657"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}