{"id":84901,"date":"2024-07-19T11:26:51","date_gmt":"2024-07-19T11:26:51","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=84901"},"modified":"2024-07-19T11:26:51","modified_gmt":"2024-07-19T11:26:51","slug":"paradoksi-i-mbajtjes-mbyllur-te-ures-se-ibrit-ne-cerekun-e-shekullit-xxi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/07\/19\/paradoksi-i-mbajtjes-mbyllur-te-ures-se-ibrit-ne-cerekun-e-shekullit-xxi\/","title":{"rendered":"Paradoksi i mbajtjes mbyllur t\u00eb Ur\u00ebs s\u00eb Ibrit n\u00eb \u00e7erekun e shekullit XXI!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga<\/strong>\u00a0<strong>Enver BYTY\u00c7I<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00eb kur \u00ebsht\u00eb krijuar bota njer\u00ebzore i ka shpikur dhe p\u00ebrdorur urat p\u00ebr bashkim. Qytet\u00ebrimi, urbanizimi, civilizimi e as socializimi nuk mund t\u00eb vinin mbi tok\u00eb pa nd\u00ebrtimin e urave p\u00ebr bashkim. Ura n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb nevojave t\u00eb njer\u00ebzve ka sh\u00ebrbyer nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe si ur\u00eb e paqes dhe mir\u00ebkuptimit njer\u00ebzor. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se kush p\u00ebrpiqet t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb ose funksionalizoj\u00eb nj\u00eb ur\u00eb, i sh\u00ebrben paqes, harmonis\u00eb, mir\u00ebqenies, siguris\u00eb dhe ekuilibrit n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Nisur nga kjo pik\u00ebpamje u befasova kur lexova q\u00eb kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, \u00ebsht\u00eb takuar me ambasador\u00ebt e vendeve t\u00eb Quint-it dhe ka folur me ta p\u00ebr hapjen e Ur\u00ebs s\u00eb Ibrit. U ka shpjeguar atyre pse kjo ur\u00eb tashm\u00eb pas 25 vitesh duhet t\u00eb funksionalizohet e t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr qarkullimin e lir\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve e t\u00eb mjeteve t\u00eb transportit midis dy pjes\u00ebve t\u00eb territorit t\u00eb Kosov\u00ebs. Dhe duket qart\u00eb se vendet e Quint-it kan\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim p\u00ebr hapjen e k\u00ebsaj ure, po t\u00eb kemi parasysh reagimin e tyre t\u00eb para dy jav\u00ebve, kur lajmi u publikua nga policia e Kosov\u00ebs. At\u00eb koh\u00eb u tha nga ambasadori i nj\u00ebrit prej k\u00ebtyre vendeve se \u201cHapja e Ur\u00ebs s\u00eb Ibrit duhet t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e bisedimeve midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb\u201d!<\/p>\n<p>Sinqerisht u befasova nga kjo. Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb hapja e nj\u00eb ure, e cila leht\u00ebson jet\u00ebn e qytetar\u00ebve pa dallim feje, komb\u00ebsie e etnie, t\u00eb refuzohet nga nj\u00eb pal\u00eb tjet\u00ebr. M\u00eb pas mendoja se \u00e7far\u00eb pune dhe interesi ka q\u00eb nj\u00eb pal\u00eb e tret\u00eb (Beogradi) t\u00eb pengoj\u00eb hapjen e Ur\u00ebs s\u00eb Ibrit?! Nj\u00ebqind pyetje pa p\u00ebrgjigje t\u00eb lindin n\u00eb raste t\u00eb tilla. Nuk ta kap truri se si nj\u00eb vend si Serbia, e cila tenton q\u00eb n\u00eb vitin 2027 t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e BE-s\u00eb, t\u00eb jet\u00eb kund\u00ebr hapjes s\u00eb k\u00ebsaj ure. Pra t\u00eb pozicionohet p\u00ebr ngritje muresh e mbyllje urash. As n\u00eb rendin skllavopronar e n\u00eb mesjet\u00eb nuk kan\u00eb ndodhur q\u00ebndrime si k\u00ebto.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb vendet e Quint-it \u201cjan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuara\u201d! Un\u00eb personalisht nuk e besoj k\u00ebt\u00eb p\u00ebrrall\u00ebn se \u201cHapja e Ur\u00ebs s\u00eb Ibrit destabilizon Kosov\u00ebn dhe rajonin\u201d! Dhe duhet ta them se kund\u00ebrshtit\u00eb e pes\u00eb vendeve t\u00eb Quint-it p\u00ebr k\u00ebt\u00eb me arsyetimin absurd se urat u b\u00ebkan shkak p\u00ebr konflikte, jan\u00eb absurde jo vet\u00ebm n\u00eb parim. Jan\u00eb absurde edhe n\u00eb praktik\u00eb. Mbyllja e asaj ure n\u00eb qershor 1999 nga KFOR-i francez ishte gafa m\u00eb e madhe e asaj kohe dhe e t\u00eb gjitha koh\u00ebrave. Ura u mbyll me arsyetimin se \u201cU\u00c7K-ja do t\u00eb kalonte n\u00eb veri dhe do t\u00eb b\u00ebnte spastrim etnik t\u00eb serb\u00ebve\u201d!\u00a0 Por kjo ishte thjesht alibia e aktit t\u00eb turpsh\u00ebm t\u00eb KFOR-it francez, akt q\u00eb po i kushton Kosov\u00ebs edhe sot pas 25 vitesh.<\/p>\n<p>Nisur nga ajo \u00e7far\u00eb ka ndodhur n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, gjithkush e di se mbyllja e Ur\u00ebs s\u00eb Ibrit para 25 vitesh ishte projekt i Parisit p\u00ebr ndarjen e Kosov\u00ebs. Nuk e dim\u00eb ende n\u00ebse ky projekt ishte diskutuar midis Franc\u00ebs dhe Serbis\u00eb s\u00eb Miloshevi\u00e7it. Por e dim\u00eb se KFOR-i francez u vendos n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs me insistim t\u00eb politik\u00ebs franceze. Sepse nuk ishte parashikuar q\u00eb francez\u00ebt t\u00eb vendoseshin te Ura e Ibrit. N\u00ebse do t\u00eb kishim n\u00eb at\u00eb zon\u00eb KFOR-in anglez, amerikan, gjerman, apo turk, nuk do t\u00eb ishte mbyllur Ura e Ibrit. Nuk do t\u00eb kishte roja t\u00eb ur\u00ebs q\u00eb vrisnin shqiptar\u00ebt p\u00ebr ta spastruar veriun e Mitrovic\u00ebs nga ata. Nuk do t\u00eb kishte sot diskutime n\u00ebse duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb ose jo kjo ur\u00eb p\u00ebr qarkullimin e lir\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve dhe mallrave.<\/p>\n<p>Po pse Albin Kurti u detyrua t\u2019u jap\u00eb leksion ambasador\u00ebve t\u00eb vendeve m\u00eb demokratike dhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb bot\u00ebs perendimore? Ata jan\u00eb ambasador\u00eb, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, t\u00eb vendeve nga buron dija e harmonia. Por fatkeq\u00ebsisht duket se k\u00ebto pes\u00eb vende nuk jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb mendje, kan\u00eb mospajtime midis tyre. Ka ndonj\u00eb prej k\u00ebtyre vendeve q\u00eb akoma shpreson n\u00eb ndarjen e Kosov\u00ebs dhe shk\u00ebputjen e veriut nga shteti i Kosov\u00ebs. N\u00ebse ura hapet, at\u00ebher\u00eb ndarja v\u00ebshtir\u00ebsohet m\u00eb shum\u00eb, sepse autoriteti dhe sovraniteti i shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs shtrihet m\u00eb leht\u00ebsisht e t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb kat\u00ebr komunat e veriut. N\u00ebse ura hapet dhe asgj\u00eb e keqe nuk shkaktohet nga kjo, at\u00ebher\u00eb zhvleft\u00ebsohet opsioni p\u00ebr krijimin e Asosacionit t\u00eb Komunave me Shumic\u00eb Serb\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Integrimi faktik e dob\u00ebson p\u00ebrpjekjen e Beogradit dhe disa miqve t\u00eb tij n\u00eb BE e SHBA p\u00ebr ndarjen e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ura e Ibrit duhet t\u00eb hapet. T\u00eb qarkullojn\u00eb lirsh\u00ebm jo vet\u00ebm veturat e njer\u00ebzit, por edhe automjetet e r\u00ebnda, n\u00eb funksion t\u00eb investimeve private e publike, si dhe t\u00eb tregtis\u00eb brenda vendit e me shtetin fqinj\u00eb, Serbin\u00eb. Ura duhet t\u00eb hapet, sepse \u00ebsht\u00eb premtim dhe angazhim i vet\u00eb lider\u00ebve t\u00eb BE-s\u00eb. Kam parasysh kur Angela Merkel para 8 vitesh vajti n\u00eb veri t\u00eb Mitrovic\u00ebs dhe prej aty tha se institucionet paralele t\u00eb Serbis\u00eb duhet t\u00eb zhb\u00ebhen dhe ura duhej t\u00eb hapej. N\u00eb vend q\u00eb dikush t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi pse prej asaj kohe nuk kan\u00eb ndodhur k\u00ebto zhvillime, ende diskutohet n\u00ebse duhet ose nuk duhet hapur ajo ur\u00eb q\u00eb i bashkon qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs! N\u00ebse do t\u2019u thuhej kjo e v\u00ebrtet\u00eb amerikan\u00ebve, gjerman\u00ebve, britanik\u00ebve, francez\u00ebve e italian\u00ebve t\u00eb thjesht\u00eb, do t\u00eb zhvleft\u00ebsohej shum\u00eb autoriteti i qeverive t\u00eb tyre. Sepse askujt nuk ia kap rradakja se si diplomat\u00ebt e k\u00ebtyre vendeve k\u00ebmbngulin ende n\u00eb \u00e7erekun e shekullit XXI p\u00ebr t\u00eb mbajtur mbyllur urat e komunikimit njer\u00ebzor!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Enver BYTY\u00c7I Q\u00eb kur \u00ebsht\u00eb krijuar bota njer\u00ebzore i ka shpikur dhe p\u00ebrdorur urat p\u00ebr bashkim. Qytet\u00ebrimi, urbanizimi, civilizimi e as socializimi nuk mund t\u00eb vinin mbi tok\u00eb pa nd\u00ebrtimin e urave p\u00ebr bashkim. Ura n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb nevojave t\u00eb njer\u00ebzve ka sh\u00ebrbyer nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe si ur\u00eb e paqes dhe mir\u00ebkuptimit njer\u00ebzor. Kjo do t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":84902,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-84901","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84901","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84901"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84901\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/84902"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84901"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84901"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84901"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}