{"id":84972,"date":"2024-07-20T08:20:19","date_gmt":"2024-07-20T08:20:19","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=84972"},"modified":"2024-07-20T08:20:19","modified_gmt":"2024-07-20T08:20:19","slug":"berisha-rama-e-harroi-fuqine-qe-ka-e-verteta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/07\/20\/berisha-rama-e-harroi-fuqine-qe-ka-e-verteta\/","title":{"rendered":"Berisha: Rama e harroi fuqin\u00eb q\u00eb ka e v\u00ebrteta!"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb dit\u00ebn e 200 t\u00eb arrestit politik, kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha n\u00eb fjal\u00ebn q\u00eb mbajti mbr\u00ebmjen e 19 korrikut 2024\u00a0p\u00ebr qytetar\u00ebt theksoi se, beteja q\u00eb po zhvillohet ndaj Ram\u00ebs, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e fuqishmja kund\u00ebr mafies nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p><strong>Fjala e plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta, mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb pakufishme ju q\u00ebndrestar\u00ebve t\u00eb pamposhtur.<\/p>\n<p>Burrave dhe grave guximtar\u00eb q\u00eb prej 200 dit\u00ebsh zhvilloni n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb betej\u00ebn m\u00eb epike, m\u00eb t\u00eb fuqishme ndaj mafies m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr shtet\u00ebrore n\u00eb Europ\u00eb, Edi Ram\u00ebs dhe qeveris\u00eb s\u00eb tij organizat\u00eb kriminale.<\/p>\n<p>Beteja kund\u00ebr Edi Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb beteja m\u00eb e shenjt\u00eb q\u00eb nj\u00eb shqiptar mund t\u00eb zhvilloj\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e dinjitetit dhe qenies shqiptare.<\/p>\n<p>Beteja kund\u00ebr Edi Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb beteja kund\u00ebr nj\u00eb armiku t\u00eb eg\u00ebr q\u00eb zbrazi Shqip\u00ebrin\u00eb me nj\u00eb shpejt\u00ebsi t\u00eb rrufeshme sa asnj\u00eb pushtim tjet\u00ebr n\u00eb t\u00ebr\u00eb ekzistenc\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Por beteja kund\u00ebr Edi Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb beteja e cdo qytetari, pavar\u00ebsisht nga etnia e tij, q\u00eb i beson liris\u00eb dhe dinjitetit njer\u00ebzor sepse Edi Rama faktohet nj\u00eb pasardh\u00ebs autentik i babait t\u00eb tij xhelat, i dajos s\u00eb tij xhelat.<\/p>\n<p>Edi Rama riktheu n\u00eb Shqip\u00ebri burgosjet, arrestimet politike. Edi Rama shnd\u00ebrroi t\u00eb gjitha pushtetet e k\u00ebtij vende n\u00eb pushtete personale. Vendosi kontrollin e tij mafioz n\u00eb \u00e7do pushtet t\u00eb k\u00ebtij vendi. Por kjo betej\u00eb, duhet t\u00eb jemi t\u00eb sinqert\u00eb, \u00ebsht\u00eb beteja m\u00eb e fuqishme q\u00eb zhvillohet kund\u00ebr mafies nd\u00ebrkomb\u00ebtare, armike e eg\u00ebr e betuar e Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve. Kund\u00ebr Xhorxh Sorosit, kund\u00ebr armiqve t\u00eb liris\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve. Kund\u00ebr hajdut\u00ebve t\u00eb shqiptar\u00ebve. Kund\u00ebr McGonigal\u00ebve, kund\u00ebr ambasador\u00ebve q\u00eb p\u00ebr thas\u00ebt me para iu deklaronin shqiptar\u00ebve se policia, n\u00eb koh\u00ebn kur vendi zhytej n\u00eb kanabis, ka b\u00ebr\u00eb luft\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer kund\u00ebr kanabisit. Kund\u00ebr zyrtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb l\u00ebshojn\u00eb deklarata t\u00eb paguara n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb bosit t\u00eb mafies shqiptare, Edi Ram\u00ebs. Dhe q\u00eb kryejn\u00eb vizita t\u00eb paguara n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb betej\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Shqiptar\u00ebt p\u00ebrjetonin nj\u00eb diktatur\u00eb ideologjike n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn regjimi barbar shqiptar mb\u00ebshtetej nga superfuqit\u00eb komuniste t\u00eb koh\u00ebs. Megjithat\u00eb shqiptar\u00ebt kurr\u00eb nuk u dor\u00ebzuan. Ata mbush\u00ebn burgjet m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do popull tjet\u00ebr. Ata mbush\u00ebn kampet e p\u00ebrqendrimit, sakrifikuan p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe t\u00eb v\u00ebrtetat q\u00eb duhet t\u00eb mbronin. Sot ne jemi t\u00eb vendosur t\u00eb denoncojm\u00eb \u00e7do vjedhje t\u00eb Edi Ram\u00ebs pa asnj\u00eb \u00e7mim.<\/p>\n<p>T\u00eb denoncojm\u00eb \u00e7do krim t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe ministrave t\u00eb tij. T\u00eb denoncojm\u00eb \u00e7do vjedhje t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe sojit t\u00eb tij t\u00eb f\u00eblliqur. T\u00eb denoncojm\u00eb \u00e7do vjedhje t\u00eb zyrtar\u00ebve dhe qeveritar\u00ebve t\u00eb tij vendor\u00eb. Por t\u00eb denoncojm\u00eb gjithashtu \u00e7do akt t\u00eb \u00e7do korruptokrati nd\u00ebrkomb\u00ebtar, cilido qoft\u00eb ai, q\u00eb mbron krimet e Edi Ram\u00ebs me pagesa ndaj tij.<\/p>\n<p>Ne po mbrojm\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta, t\u00eb cilat jan\u00eb aq sa shqiptare, aq europiane, aq amerikane, aq t\u00eb \u00e7do vendi t\u00eb lir\u00eb. Sepse ne besojm\u00eb se vjedhja monstruoze e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebshkohet me forc\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe. Ne besojm\u00eb se lidhjet e krimit t\u00eb qeveritar\u00ebve shqiptar\u00eb jan\u00eb rrezik jo vet\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, por edhe p\u00ebr vendet e tjera.<\/p>\n<p>Ne besojm\u00eb se zbrazja e tmerrshme e Shqip\u00ebris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb interesi i asnj\u00eb vendi mik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ndaj dhe ne nuk heshtim.<\/p>\n<p>As 200, as 400, as 2 mij\u00eb, as 6 mij\u00eb dit\u00eb, nuk do na mposhtin ne kurr\u00eb. S\u00eb bashku do vazhdojm\u00eb luft\u00ebn!<\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndes orator\u00ebt tuaj, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb avokatin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb procesit politik dhe zb\u00ebrthimin e tij. Por vet\u00ebm dy gj\u00ebra do u rikujtoj. Asnj\u00ebher\u00eb, n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb, n\u00eb asnj\u00eb t\u00eb qindt\u00eb t\u00eb sekond\u00ebs, nuk m\u00eb ka shkuar mendja para asnj\u00eb njeriu q\u00eb t\u00eb hesht n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesit tuaj. Edi Rama, pasi pagoi dhe korruptoi McGonigal e t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr shpalljen time non-grata, mendoi se ia arriti q\u00ebllimit.<\/p>\n<p><strong>Harroi fuqin\u00eb q\u00eb ka e v\u00ebrteta dhe arma e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb fuqia nukleare e nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb lir\u00eb. Mjer\u00eb ata q\u00eb besojn\u00eb se mund t\u2019i fshehin t\u00eb v\u00ebrtetat nj\u00eb kombi dhe nj\u00eb vendi. Ndaj dhe pasi mori d\u00ebshtimin me posht\u00ebrsit\u00eb e tij, u p\u00ebrpoq me mesazher\u00eb krimi, Dumanin, Kraj\u00ebn dhe Mellonain, t\u00eb m\u00eb \u00e7onin mesazhe se kjo \u00e7\u00ebshtje po hetohet.<\/strong><\/p>\n<p>Qeshja me ta. Nuk jeni asgj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se segmente t\u00eb krimit t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Goja e Sali Berish\u00ebs nuk mbyllet kurr\u00eb pa mbrojtur interesat e shqiptar\u00ebve, interesin komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve, interesat individuale, dinjitetin e tyre. E kam b\u00ebr\u00eb at\u00eb n\u00eb em\u00ebr tuaj dhe p\u00ebr ju sepse ndjehem miliona her\u00eb i detyruar p\u00ebr besimin q\u00eb keni shprehur ndaj meje me vota.<\/p>\n<p>E kam b\u00ebr\u00eb at\u00eb t\u2019u them ju t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe kurr\u00eb nuk \u00ebnd\u00ebrroja se ndonj\u00ebher\u00eb do votohej p\u00ebr mua. Por besoja se un\u00eb duhet t\u00eb mbroja detyr\u00ebn time, t\u00eb mbroja t\u00eb v\u00ebrtetat q\u00eb nuk kisha mbrojtur.<\/p>\n<p>Ndaj dhe me k\u00ebt\u00eb motiv, motiv p\u00ebr t\u00eb mbrojtur disa t\u00eb v\u00ebrteta, vendosa 34 vite m\u00eb par\u00eb t\u00eb kund\u00ebrshtoj dhe t\u00eb dal p\u00ebrball\u00eb regjimit m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr, nj\u00eb regjimi q\u00eb pushkatonte n\u00eb kufi.<\/p>\n<p>Ai vendim m\u00eb ka shoq\u00ebruar mua gjith\u00eb jet\u00ebn, nuk m\u00eb ndahet mua gjer n\u00eb minut\u00ebn e fundit. Ta dini ju se t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn do e mbroj para cilitdo. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb e Zotit dhe un\u00eb nuk t\u00ebrhiqem kurr\u00eb nga mbrojtja e saj.<\/p>\n<p>Sot ishte nj\u00eb seanc\u00eb me Iren\u00ebn me pes\u00eb mbiemra, delinkuenten Gjoka q\u00eb ka pafytyr\u00ebsin\u00eb dhe paturp\u00ebsin\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb detyr\u00eb kur vendin e ka n\u00eb burg se ka shkelur ligjin.<\/p>\n<p>Sot, miqt\u00eb e mi, \u00e7far\u00eb rezultonte? Edi Rama kishte urdh\u00ebruar mercenar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb zgjatjen e hetimit. Por duhet t\u2019u informoj ju dhe shqiptar\u00ebt se kjo \u00ebsht\u00eb radha e tret\u00eb q\u00eb n\u00eb asnj\u00eb nga dokumentet e dor\u00ebzuara nuk citohet emri i Sali Berish\u00ebs. Sepse k\u00ebta mercenar\u00eb nuk gjejn\u00eb dot edhe 100 vjet po t\u00eb kontrollojn\u00eb asgj\u00eb, por vet\u00ebm zbatojn\u00eb verb\u00ebrisht si mafioz\u00eb, pa moral, pa karakter, si njer\u00ebz t\u00eb marr\u00eb peng, urdhrat e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndaj dhe ju ftoj t\u00eb vazhdojm\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb pavar\u00ebsisht nga kushtet, pavar\u00ebsisht nga sakrificat, por e v\u00ebrteta nuk mbrohet kurr\u00eb pa sakrifica.<\/p>\n<p><strong>Sot po lexoja historin\u00eb tragjike t\u00eb dy vajzave, t\u00eb cilave Nuredin Dumani, kush\u00ebriri i Altin Dumanit, nga burgu ku \u00ebsht\u00eb, pas k\u00ebrc\u00ebnimeve, u kishte v\u00ebn\u00eb min\u00ebn te sht\u00ebpia. Min\u00ebn p\u00ebr t\u2019i hedhur n\u00eb er\u00eb dy vajza t\u00eb reja. Nj\u00eb 27-vje\u00e7ar q\u00eb kaloi aty \u00ebsht\u00eb sot n\u00eb gjendje kritike p\u00ebr jet\u00ebn.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Rr\u00ebfimi i nj\u00ebr\u00ebs prej tyre guximtare, \u00ebsht\u00eb i gjith\u00eb thelbi i k\u00ebtij shteti. Iu ankova Dumanit t\u00eb Skapit p\u00ebr Dumanin e qelis\u00eb, m\u00eb tha ai b\u00ebnte shaka, nuk e ka me t\u00eb vra ty.<\/strong><\/p>\n<p><strong>U ankova tek policia e Ball\u00ebs, kot i ke k\u00ebto. Dhe nga qelia ku \u00ebsht\u00eb, u \u00e7oi min\u00ebn me sahat p\u00ebr t\u2019i hedhur n\u00eb er\u00eb t\u00eb dyja.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Dje, deputeti yn\u00eb pyeti kriminelin me pes\u00eb mbiemra, Taulant Ball\u00ebn, e mbylli goj\u00ebn, e qepi goj\u00ebn ky porosit\u00ebsi i vrasjeve. Sepse Dumani ishte vras\u00ebsi i porosive t\u00eb Suel \u00c7el\u00ebs. Dhe t\u00eb Taulant Ball\u00ebs at\u00ebher\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>A e dini ju o miq, p\u00ebr t\u00eb mos hyr\u00eb n\u00eb k\u00ebto, do ua tregoj k\u00ebt\u00eb se njeriu q\u00eb ka denoncuar m\u00eb shum\u00eb se kushdo tjet\u00ebr me Suel \u00c7el\u00ebn, me Safet Bajr\u00ebn, me Rrajat, me st\u00ebr-Rrajat, jam un\u00eb.<\/p>\n<p>Kurse Alistair King-Smith ambasadori i madh\u00ebris\u00eb s\u00eb tij, ka marr\u00eb shpifjen e Lulzim Bash\u00ebs dhe e ka p\u00ebrcjell\u00eb si t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb qeverin\u00eb e tij se Berisha ka lidhje me Suel \u00c7el\u00ebn!!!\u00a0Turp t\u00eb kesh o ambasador, se nuk p\u00ebrfaq\u00ebson\u2026 ti turp\u00ebron vendin t\u00ebnd. Ti turp\u00ebron Europ\u00ebn.<\/p>\n<p>Pra, miqt\u00eb e mi, ua thash\u00eb k\u00ebt\u00eb shembull p\u00ebr t\u00eb kuptuar se me \u00e7far\u00eb mafie p\u00ebrplasemi. Po n\u00ebse ne nuk q\u00ebndrojm\u00eb si shqiptar\u00eb, Shqip\u00ebria ka marr\u00eb fund.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria pas 60 vitesh do banohet vet\u00ebm nga trafikant\u00eb, nga kriminel\u00eb. Shikoni turizmin si \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjysmuar. Shqip\u00ebria po falimenton, ndaj dhe i b\u00ebj thirrje sonte \u00e7do shqiptari t\u00eb ngrihet. T\u00eb ngrihet fuqish\u00ebm p\u00ebr mbrojtjen e dinjitetit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr mbrojtjen e vendit t\u00eb tij nga kjo mafie shkat\u00ebrrimtare shqiptare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare. \u00cbsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn ton\u00eb t\u00eb marrim fatin n\u00eb duart tona. \u00cbsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn ton\u00eb t\u2019u rikthejm\u00eb shqiptar\u00ebve vot\u00ebn e lir\u00eb, t\u2019u rikthejm\u00eb rotacionin, t\u2019u rikthejm\u00eb fitoren.<\/p>\n<p>Rrofshi ju, rroft\u00eb fitorja!<\/p>\n<p>Fitore, fitore, fitore!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb dit\u00ebn e 200 t\u00eb arrestit politik, kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha n\u00eb fjal\u00ebn q\u00eb mbajti mbr\u00ebmjen e 19 korrikut 2024\u00a0p\u00ebr qytetar\u00ebt theksoi se, beteja q\u00eb po zhvillohet ndaj Ram\u00ebs, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e fuqishmja kund\u00ebr mafies nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Fjala e plot\u00eb P\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta, mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb pakufishme ju q\u00ebndrestar\u00ebve t\u00eb pamposhtur. Burrave dhe &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":65996,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-84972","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84972","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84972"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84972\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/65996"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84972"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84972"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84972"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}