{"id":84987,"date":"2024-07-20T08:40:33","date_gmt":"2024-07-20T08:40:33","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=84987"},"modified":"2024-07-20T08:40:33","modified_gmt":"2024-07-20T08:40:33","slug":"monitor-goditja-fatale-per-te-ardhmen-e-vendit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/07\/20\/monitor-goditja-fatale-per-te-ardhmen-e-vendit\/","title":{"rendered":"Monitor: Goditja fatale p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit"},"content":{"rendered":"<h6><strong>Editorial Monitor \/ \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht largimi dhe refuzimi masiv i shqiptar\u00ebve p\u00ebr qeverisjen dhe perspektiv\u00ebn q\u00eb u ofrohet, ve\u00e7an\u00ebrisht nga shuarja e shpres\u00ebs te t\u00eb rinjt\u00eb, q\u00eb i dhuroi qeveris\u00eb aktuale statistik\u00ebn e zbukuruar t\u00eb ikjes nga vendi i fundit si m\u00eb i varfri n\u00eb Europ\u00eb, por q\u00eb n\u00eb fakt rrezikon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb \u201ccolpo di grazia\u201d (goditje fatale) p\u00ebr vendin dhe t\u00eb ardhmen e kombit, q\u00eb nuk mund t\u00eb imagjinohet pa nj\u00eb rritje t\u00eb popullat\u00ebs<\/strong><\/h6>\n<p>Kur Shqip\u00ebria doli nga diktatura n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990 ishte nd\u00ebr shtetet m\u00eb t\u00eb varfra n\u00eb bot\u00eb. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Fondit Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar (FMN), t\u00eb ardhurat p\u00ebr frym\u00eb ishin 408 dollar\u00eb n\u00eb vit, duke na renditur t\u00eb 23-tin nga fundi n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Europ\u00eb, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ia kalonim vet\u00ebm nj\u00eb shteti, q\u00eb edhe ai dilte nga nj\u00eb regjim komunist, Bullgaris\u00eb (336 dollar\u00eb p\u00ebr frym\u00eb). Mesatarja e Europ\u00ebs n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte 13 mij\u00eb dollar\u00eb dhe e Europ\u00ebs Qendrore, 943 dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Shpresat ishin t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb vog\u00ebl, por me burime t\u00eb pasura, q\u00eb po shfaqte potenciale pa fund. Dikush e gjeti rrug\u00ebn n\u00ebp\u00ebrmjet emigracionit, me val\u00ebn e par\u00eb t\u00eb viteve 1990-2000 q\u00eb pa largimin e 600-650 mij\u00eb personave (shifra e bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e shtes\u00ebs natyrore dhe t\u00eb Censeve 1989-2001.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb vend ku shtesa natyrore ishte 40-60 mij\u00eb persona n\u00eb vit, kjo val\u00eb dha pak ndikim n\u00eb popullsin\u00eb totale, q\u00eb u zvog\u00eblua me vet\u00ebm 100 mij\u00eb persona n\u00eb dekad\u00ebn e par\u00eb t\u00eb pas tranzicionit.<\/p>\n<p>T\u00eb tjer\u00eb filluan t\u00eb merreshin me biznes, n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb kishte uri p\u00ebr gjith\u00e7ka. Kishte nga ata q\u00eb falimentuan, apo dhe t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb ec\u00ebn p\u00ebrpara, u rrit\u00ebn gradualisht dhe filluan t\u00eb diversifikoheshin.<\/p>\n<p>T\u00eb shumt\u00eb ishin investitor\u00ebt e huaj q\u00eb nxituan t\u00eb shfryt\u00ebzonin krahun e lir\u00eb t\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore, duke sjell\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht njohuri dhe kultur\u00eb t\u00eb re pune. Zhvendosja nga zonat rurale drejt qendr\u00ebs, q\u00eb ofronte m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi, ishte nj\u00eb tjet\u00ebr tendenc\u00eb e dukshme, q\u00eb nxiti dhe nj\u00eb val\u00eb t\u00eb fort\u00eb nd\u00ebrtimesh.<\/p>\n<p>Dekada e dyt\u00eb sh\u00ebnoi rritje t\u00eb shpejt\u00eb ciklike, por ende pre e nj\u00eb zhvillimi t\u00eb paq\u00ebndruesh\u00ebm, pa nj\u00eb model t\u00eb qart\u00eb ekonomik.<\/p>\n<p>Emigracioni vijoi, me rreth 500 mij\u00eb t\u00eb ikur n\u00eb periudh\u00ebn 2001-2011, por gjithsesi shtesa natyrore vijoi t\u00eb ishte midis 15-20 mij\u00eb perona n\u00eb vit, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb popullsia t\u00eb reduktohej me rreth 300 mij\u00eb persona n\u00eb dekad\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb tranzicionit.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat p\u00ebr frym\u00eb u rrit\u00ebn n\u00eb krahasim me vetveten, por Shqip\u00ebria s\u00ebrish mbeti pas n\u00eb t\u00eb ashtuquajturin proces t\u00eb konvergjenc\u00ebs, ku vendet me t\u00eb ardhura m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta duhet t\u00eb rriten m\u00eb shpejt, q\u00eb t\u00eb kapin ato m\u00eb t\u00eb zhvilluara n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb afatmesme e afatgjat\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat p\u00ebr frym\u00eb n\u00eb vitin 2011 arrit\u00ebn n\u00eb 4400 dollar\u00eb, por ishim m\u00eb t\u00eb varfrit n\u00eb Europ\u00eb (p\u00ebrve\u00e7 Kosov\u00ebs) dhe s\u00ebrish shum\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt se mesatarja e Europ\u00ebs prej rreth 30 mij\u00eb dollar\u00ebsh, po at\u00eb vit.<\/p>\n<p>Dekada e tret\u00eb e tranzicionit e gjeti vendin n\u00eb nj\u00eb pozicion m\u00eb t\u00eb favorsh\u00ebm. Vendi nuk ishte m\u00eb ai i fillimviteve \u201990, bizneset vendase ishin forcuar, sip\u00ebrmarrjet e huaja po shfaqnin interes, pagat po rriteshin, p\u00ebr procesin e integrimit n\u00eb Bashkimin Europian po flitej gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Por, s\u00ebrish modeli i zhvillimit t\u00eb vendit frym\u00ebzoi shum\u00eb pak.<\/p>\n<p>Korrupsioni i lart\u00eb, shp\u00ebrdorimi i fondeve publike, sistemi arsimor i dob\u00ebt, sh\u00ebrbimi sh\u00ebndet\u00ebsor q\u00eb detyronte pagesat m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb Europ\u00eb nga xhepi, pagat e ul\u00ebta q\u00eb reflektonin nj\u00eb ekonomi t\u00eb dob\u00ebt jokonkurruese, b\u00ebn\u00eb q\u00eb nga vendi t\u00eb ikte nj\u00eb forc\u00eb vitale si ajo e t\u00eb rinjve.<\/p>\n<p>U larguan dhe familje t\u00eb t\u00ebra e shtresa e mesme, pritshm\u00ebrit\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve p\u00ebr jet\u00ebn ishin shum\u00eb t\u00eb ndryshme nga ajo q\u00eb u ofronte realiteti.<\/p>\n<p>N\u00eb periudh\u00ebn 2012-2023 rezulton q\u00eb ik\u00ebn nga vendi rreth 500 mij\u00eb persona. Por, me shtes\u00ebn natyrore q\u00eb vitet e fundit ka shkuar pothuajse drejt zeros, r\u00ebnia e popullsis\u00eb ishte n\u00eb nivele rekord me 400 mij\u00eb persona m\u00eb pak, duke mbetur n\u00eb 2.4 milion\u00eb shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Rreth 1.6 milion\u00eb t\u00eb ikur n\u00eb tre dekada, p\u00ebr nj\u00eb popullsi q\u00eb n\u00eb vitin 1989 num\u00ebronte 3.2 milion\u00eb banor\u00eb jan\u00eb nj\u00eb protest\u00eb e heshtur p\u00ebr nj\u00eb qeverisje q\u00eb nuk arriti t\u00eb ngjallte shpres\u00eb, duke nxitur nj\u00eb emigracion me p\u00ebrmasa jonormale.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2023, Shqip\u00ebria renditej nga FMN-ja s\u00ebrish nd\u00ebr t\u00eb fundit n\u00eb Europ\u00eb (duke l\u00ebn\u00eb pas Kosov\u00ebn), me t\u00eb ardhura p\u00ebr frym\u00eb prej 8 mij\u00eb dollar\u00ebsh, nga 35 mij\u00eb euro mesatarja europiane dhe sa gjysma e Europ\u00ebs Qendrore.<\/p>\n<p>Bullgaria, q\u00eb ishte m\u00eb e varf\u00ebr se ne n\u00eb 1991, tashm\u00eb pjes\u00eb e Bashkimit Europian, i ka \u00e7uar t\u00eb ardhurat e qytetar\u00ebve t\u00eb saj n\u00eb 15.8 mij\u00eb euro\/banor, dyfishi i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Censi i fundit duket se e shp\u00ebtoi qeverisjen nga halli i etiketimit si m\u00eb i varfri n\u00eb Europ\u00eb. T\u00eb rishp\u00ebrndara n\u00eb m\u00eb pak banor\u00eb, t\u00eb ardhurat p\u00ebr frym\u00eb kan\u00eb arritur tashm\u00eb n\u00eb 9.2 mij\u00eb dollar\u00eb, duke l\u00ebn\u00eb pas Maqedonin\u00eb e Veriut dhe Bosnj\u00ebn. Madje, ende nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb kontributit n\u00eb ekonomi e japin emigrant\u00ebt, me rreth 10% t\u00eb PBB-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sot qeveria mund t\u00eb \u201cmburret\u201d me nj\u00eb fitore si ajo e Pirros, q\u00eb v\u00ebrtet i b\u00ebri qytetar\u00ebt e saj m\u00eb t\u00eb pasur (n\u00eb letra), por e arriti k\u00ebt\u00eb duke i p\u00ebrz\u00ebn\u00eb ata nga vendi.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht largimi dhe refuzimi masiv i shqiptar\u00ebve p\u00ebr qeverisjen dhe perspektiv\u00ebn q\u00eb u ofrohet, ve\u00e7an\u00ebrisht nga shuarja e shpres\u00ebs te t\u00eb rinjt\u00eb, q\u00eb i dhuroi qeveris\u00eb aktuale statistik\u00ebn e zbukuruar t\u00eb ikjes nga vendi i fundit si m\u00eb i varfri n\u00eb Europ\u00eb, por q\u00eb n\u00eb fakt rrezikon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb \u201ccolpo di grazia\u201d (goditje fatale) p\u00ebr vendin dhe t\u00eb ardhmen e kombit, q\u00eb nuk mund t\u00eb imagjinohet pa nj\u00eb rritje t\u00eb popullat\u00ebs.<small><\/small><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Editorial Monitor \/ \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht largimi dhe refuzimi masiv i shqiptar\u00ebve p\u00ebr qeverisjen dhe perspektiv\u00ebn q\u00eb u ofrohet, ve\u00e7an\u00ebrisht nga shuarja e shpres\u00ebs te t\u00eb rinjt\u00eb, q\u00eb i dhuroi qeveris\u00eb aktuale statistik\u00ebn e zbukuruar t\u00eb ikjes nga vendi i fundit si m\u00eb i varfri n\u00eb Europ\u00eb, por q\u00eb n\u00eb fakt rrezikon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb \u201ccolpo &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":72464,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40,46],"tags":[],"class_list":["post-84987","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-aktualitet","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84987","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84987"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84987\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72464"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84987"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84987"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84987"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}