{"id":85028,"date":"2024-07-20T18:09:50","date_gmt":"2024-07-20T18:09:50","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=85028"},"modified":"2024-07-20T18:09:50","modified_gmt":"2024-07-20T18:09:50","slug":"qe-te-mos-jemi-hipokrit-me-veten-debitor-me-historine-dhe-hileqar-me-zotin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/07\/20\/qe-te-mos-jemi-hipokrit-me-veten-debitor-me-historine-dhe-hileqar-me-zotin\/","title":{"rendered":"Q\u00eb t\u00eb mos jemi hipokrit me veten, debitor me historin\u00eb dhe hileqar me Zotin"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Alfons Grishaj<\/p>\n<p>Largimi n\u00eb jet\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb personaliteteve politike, shkencore, letrare artistike etj shoq\u00ebrohet me debate dhe perceptime racionale dhe iracionale. Media krijon shtratin e debatit pro dhe kundra p\u00ebr t\u00eb shenjuar drit\u00eb-hijet e jet\u00ebs tyre. Dhe me Kadaren\u00eb nuk kish si t\u00eb ndodhte ndryshe. Ai e mbaroi udh\u00ebtimin mbi dhe duke l\u00ebn\u00eb shpirtin e lir\u00eb n\u00eb labirinthet e gjykimit, lavdis\u00eb dhe mohimit\u2026 N\u00eb librin e Yuval Noah Harari , \u201cHomo Deus\u201d, n\u00eb f. 238, lexojm\u00eb: The Scientific Revolution proposed a very different formula for knowledge: Knowledge = Empiric data x Mathematics. If you we want to know the answer to some question, we need to gather relevant empirical data , and then use mathematical tools to analyze them.<\/p>\n<p>Paradigma (shembull) e karakterit revolucionar<\/p>\n<p>Kadare qe numri 2, pas Nexhmije Hoxh\u00ebs tek Fronti Demokratik. Fakti \u00ebsht\u00eb se ai e \u00e7oi t\u00eb dashurin e vajzes (muzikant) n\u00eb \u00e7mendi! Por, lektisja e shkrimtarit filloi me akuzen publike te Don Simon Jubanit, per daljen deshmitar mikut Priftit. Emri \u00ebsht\u00eb publik me z\u00eb nga Dom Simoni. Inteligjenca e paangazhuar e akuzon se \u201cDimri i Madh\u201d, glorifikoi Enver Hoxh\u00ebn. K\u00ebsaj akuze i bashkangjitet dhe gazetari i talentuar Blendi Fevziu, i cili pyeti Kadaren\u00eb, n\u00ebse ish penduar p\u00ebr glorifikimin e Enverit, nd\u00ebrsa ai iu p\u00ebrgjegj me goj\u00ebn plot: \u201cJo nuk jam penduar. P\u00ebrse t\u00eb jem penduar?!\u201d Kadare, tha e \u00e7\u2019nuk tha p\u00ebr korifejt\u00eb e letrave shqipe, Fishta, Konica, Koliqi etj. Me nj\u00eb zell t\u00eb flak\u00ebt partiak zografisi poezi p\u00ebr Stalinin, Enverin e Partin\u00eb e tij, duke e ngopur lexuesin me propagand\u00eb. Sipas njer\u00ebzve q\u00eb komunikonte, thon\u00eb se i kish z\u00ebt poet\u00ebt e talentuar q\u00eb dilnin jasht\u00eb formatit t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb angazhuar, duke i \u201ck\u00ebshilluar\u201d t\u00eb mos shkruanin poezi hermetike se p\u00ebrfundonin n\u00eb burg\u2026<\/p>\n<p>Dashuria ndaj vetes e b\u00ebri nj\u00eb narcit kok\u00ebfort\u00eb deri n\u00eb fund<\/p>\n<p>P\u00ebrkrahja e Enverit dhe Ramizit, e b\u00ebri at\u00eb, pend\u00ebn m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri. Drit\u00ebro dhe pse ishte nj\u00eb talent shum\u00eb m\u00eb i madh se Kadare, n\u00eb poezi, nuk guxonte t\u00eb matej me karrigen e tij n\u00eb Parti. Nd\u00ebrsa Drit\u00ebro (dhe pse ishte komunist) pinte ver\u00eb e raki si Omer Khajam dhe q\u00ebndiste poezi (kritikohei p\u00ebr gotat q\u00eb rr\u00ebk\u00ebllente), Kadare ecte p\u00ebrpara nga fitorja n\u00eb fitore. Shum\u00eb koh\u00eb para se t\u00eb b\u00ebnte udh\u00ebtimin n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb tok\u00ebs, u mundua t\u00eb b\u00ebj\u00eb dhe rolin e Profetit, duke u b\u00ebr\u00eb thirrje dardanasve, n\u00ebse donin Europ\u00ebn, duhet t\u00eb konvertohen n\u00eb origjin\u00ebn e t\u00eb par\u00ebve. Padashur harroi pes\u00eb milion musliman\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Franc\u00eb, tre milion turq n\u00eb Gjermani etj\u2026Mbase me q\u00ebllim t\u00eb mir\u00eb, aksidentalisht l\u00ebndoi keq inteligjenc\u00ebn dardanase. Sipas mendimit tim, askush nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb zgjedhjen e besimit sepse \u00ebsht\u00eb personale. Nuk ka thirrje kolektive p\u00ebr nd\u00ebrgjegj\u00ebsim, por thirrje personale shpirt\u00ebrore n\u00eb besim. N\u00ebse nj\u00eb kristian shkon tek Xhamia p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb musliman, duhet hapur porta dhe pranuar si v\u00eblla. N\u00ebse nj\u00eb musliman paraqitet tek Kisha p\u00ebr konvertim, duhet bekuar si i till\u00eb. Zoti i madh i besoi Abrahamit t\u00eb jet\u00eb baba i tyre. Qoft\u00ebse besimtar\u00ebt nuk e kuptojn\u00eb k\u00ebt\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb faji i babait Abraham, por i femij\u00ebve t\u00eb tyre q\u00eb nuk e kuptojn\u00eb q\u00ebllimin e Zotit. N\u00eb kap\u00ebrcyell t\u00eb ndryshimeve t\u00eb m\u00ebdha, Kadare rr\u00ebshqiti r\u00ebnd\u00eb, duke u prononcuar keq p\u00ebr ikjen biblike t\u00eb shqiptar\u00ebve, \u201cIku jashqitja e kombit!\u201d. M\u00eb von\u00eb u b\u00eb vet\u00eb pjes\u00eb e \u201csaj\u201d. N\u00eb vitet e m\u00ebpasme, ai u mundua t\u2019a shpjegonte k\u00ebt\u00eb prononcimin banal, por u b\u00eb m\u00eb qesharak. N\u00eb patosin e Kadares\u00eb, hyri si bodygard kryedhelpra (monst\u00ebr) e hetusis\u00eb diktatur\u00ebs dhe k\u00ebrkoi t\u2019a mbronte Kadaren\u00eb, duke e nxjerr\u00eb \u201cdisidentin\u201d m\u00eb t\u00eb madh shqiptar !! \u00c7udi, Kadare disident ?! Dhe pse Partia tha , \u201cBar do ham\u00eb dhe marksiz\u00ebm \u2013leninizmin nuk e tradh\u00ebtojm\u00eb\u201d, nuk do t\u00eb thot\u00eb se inteligjenca shqiptare ha bar, qoft\u00eb dhe ata q\u00eb padashur i sh\u00ebrbyen PP-s\u00eb. Megjith\u00ebse, ka dhe prej atyre q\u00eb han\u00eb ferra dhe p\u00ebshtyjn\u00eb hunj duke u vet\u00ebsakrifikuar n\u00eb stilin mongol. Kjo, o tungjat\u00ebjeta, quhet besnik\u00ebri dhe sakrific\u00eb revolucionare\u2026<\/p>\n<p>Talenti i shkrimtarit dhe flip-flapet e tija politike<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb karakter t\u00eb dob\u00ebt nuk kan\u00eb integritet solid. Por kjo nuk presupozon se karakteri i dob\u00ebt krijon impakt n\u00eb krijimtari. Nganj\u00ebher\u00eb karakteri i njeriut nuk ka lidhje me gjenin\u00eb dhe pse jetojn\u00eb bashk\u00eb brenda nj\u00eb personi. Mund t\u00eb jesh arktik n\u00eb mendim dhe komunikim, i pashpirt\u00eb n\u00eb veprim, narcist n\u00eb jet\u00eb, por nuk pengon talentin n\u00eb rrug\u00ebtimin e krijimit drejt\u00eb lavdis\u00eb. P\u00ebrkundrazi! Si tok\u00ebsor, ai nuk pati asnj\u00eb mik t\u00eb ngusht\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e vet, vet\u00ebm ai q\u00eb ka deshir\u00eb t\u00eb g\u00ebnjej\u00eb. \u00c7do q\u00ebnie q\u00eb e rrethonte ishte personazh i letrave q\u00eb b\u00ebhej m\u00eb von\u00eb gjalles\u00eb-komunikuese me lexuesin. Dialogonte me veten dhe manekin\u00ebt q\u00eb u vishte kostumet. Mundohej t\u2019i q\u00ebndiste dhe kopsiste fjal\u00ebt si rrobaqep\u00ebs brilant, si modelist i sfiltatave t\u00eb m\u00ebdha. Politikisht, notoi sa n\u00eb det, liqen, lum\u00eb dhe k\u00ebnet\u00eb. Ai nuk e kishte p\u00ebr asgj\u00eb t\u00eb ngrinte n\u00eb qiell dhe m\u00eb pas t\u00eb sillej sikur nuk t\u00eb njihte fare. Po sjell nj\u00eb shembull: Ramiz Alia (Ish-Padroni), me t\u00eb dal\u00eb nga burgu shkoi n\u00eb Franc\u00eb. Pasi u akomodua n\u00eb nj\u00eb hotel, i b\u00ebri telefon Kadares\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kafe ku t\u00eb qanin hallet e Shqip\u00ebris\u00eb\u2026 just like old times. Kadare iu p\u00ebrgjigj: \u201cNuk t\u00eb njoh!\u201d Dikur, Ramizi ishte udh\u00ebheq\u00ebsi tij, bile informacioni baz\u00eb i \u201cDimrit t\u00eb Madh\u201d (p\u00ebr Rusin\u00eb), ia dha Ramizi, i cili ka qen\u00eb prezent n\u00eb takimin e Mosk\u00ebs dhe nxjerr\u00eb jasht\u00eb nga Krushovi. Ai b\u00ebri t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb dhe me Sali Berish\u00ebn. Me t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet u b\u00eb me Berish\u00ebn. Pasi ra nga pushteti, u b\u00eb me Edi Ram\u00ebn. Ashtu si n\u00eb Rambuje me Tha\u00e7in, Qosjen dhe Rugov\u00ebn. Ngaq\u00eb Rugov\u00ebn nuk e preferoi asnj\u00ebher\u00eb, b\u00ebri aleanc\u00eb me Tha\u00e7in e Qosjen. Pas ca kohe grisi aleanc\u00ebn me dyshen e \u201cpavler\u00eb\u201d, duke u lidhur me Albin Kurtin.<\/p>\n<p>Flip-flapet e tija qen\u00eb t\u00eb pafundme<\/p>\n<p>Pendesa shpirt\u00ebrore dhe nj\u00eb fakt i harruar<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb, Agron Gjekmarkaj (realist) solli argument postulatin e per\u00ebndimit, \u201cGjithkush ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb!\u201d Postulat qe e kam p\u00ebrmendur dhjet\u00ebra her\u00eb. Nd\u00ebr t\u00eb tjera ai shtoi, -\u201cKadaren\u00eb e shoq\u00ebrova tek varri i Fisht\u00ebs\u201d. N\u00eb panel ku merrte pjes\u00eb Gjekmarkaj, qen\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00eb\u2026 M\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypje Fatos Lubonja, i cili ilustroi me fakte dhe profesionalisht ngjyrat e \u201cGjeneralit t\u00eb Ushtris\u00eb Vdekur\u201d, \u201c Dimri Madh\u201d dhe \u201cPashallar\u00ebt e Kuq\u201d. P\u00ebr \u201cGjenaralin e Ushtris\u00eb Vdekur\u201d sjell nj\u00eb fakt t\u00eb harruar q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb teori konspirative po e v\u00ebrtet\u00eb. P\u00ebrse Francez\u00ebt e p\u00ebrkrah\u00ebn k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr q\u00eb u vler\u00ebsua nga \u201cLe Mond\u201d nj\u00eb nga 100 librat e shekullit. Francez\u00ebt nuk kan\u00eb qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb miq\u00ebsor\u00eb me ne, por me serb\u00ebt ?! Sa p\u00ebr memorje, jo larg !! Ushtaraku francez q\u00eb pretendon ndarjen e Mitrovic\u00ebs, shkrojti librin, \u201cEvropa vdiq n\u00eb Prishtin\u00eb.\u201d Dhe k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, serb\u00ebt e mor\u00ebn si dokument dhe kund\u00ebrakuz\u00eb ndaj Dardanis\u00eb\u2026 Babai i Hogar q\u00eb ishte Gjeneral n\u00eb pension, e porositi t\u00eb birin: \u201cN\u00ebse shkon atje (Kosov\u00eb), mos u b\u00ebj shum\u00eb i ashp\u00ebr ndaj serb\u00ebve.\u201d Pas Charlemagne dhe Bonopartit, francez\u00ebt vuajt\u00ebn lidershipin vizionar duke b\u00ebr\u00eb gabime t\u00eb vazhdueshme. Ata d\u00ebshtuan n\u00eb Algjeri, Vietnam e gjetk\u00eb. N\u00eb Algjeri, kryen krime \u00e7njer\u00ebzore duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim civilizimin e tyre. Gillo Pontecorvo (Italiano-Izraelit) dhe Enio Moricone b\u00ebn\u00eb nj\u00eb film \u201cBeteja e Algjerit\u201d (La Bataglia di Algeri). Film politik (neorealist) tronditi bot\u00ebn me pamjet e tmerrshme t\u00eb torturave q\u00eb ushtria franceze b\u00ebri ndaj popullit algjerian. P\u00ebr francez\u00ebt, filmi \u201cThe battle of Algiers \u201d ishte nj\u00eb akt-akuz\u00eb e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb u b\u00eb ide fikse (obsesion- sidomos p\u00ebr ushtarak\u00ebt ), nuk i zinte gjumi. M\u00eb von\u00eb, ata u njoh\u00ebn me librin e Kadares\u00eb (q\u00eb ish botuar tri vite para se t\u00eb dilte filmi), dhe e perdor\u00ebn si nj\u00eb arm\u00eb t\u00eb fuqishme kund\u00ebr italian\u00ebve. Tit for tat! Italian\u00ebt u pajtuan me rezultatin nj\u00eb me nj\u00eb, pakt i pashkruar por varrosur thell\u00eb n\u00eb nd\u00ebrgjegjet e ferrosura t\u00eb udh\u00ebkryqit. N\u00eb k\u00ebto rrethana, francezet ndiheshin debitor ndaj Kadares\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ia kthyen borxhin duke e ndihmuar njohjen e tij n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, dhe pas ca vitesh e kuror\u00ebzuan dhe an\u00ebtar t\u00eb Akademis\u00eb. Sigurisht, Kadare nuk e kishte iden\u00eb \u00e7far\u00eb do sillte libri i tij prapa sepse nuk qe Nostradamus. Ngjarjet e m\u00ebpasme treguan se krimet e b\u00ebra nga francez\u00ebt n\u00eb d\u00ebm t\u00eb populit algjerian nuk ishin loj\u00eb filmash dhe debate shterp\u00eb, por nj\u00eb problem shum\u00eb serioz. Algjerian\u00ebt nuk i kishin shlyer kurr\u00eb nga kujtesa torturat \u00e7njer\u00ebzore, nj\u00eb nd\u00ebr ato, djegia gjokseve me gaz dhe v\u00ebnia e minjve p\u00ebr t\u2019u ngr\u00ebn\u00eb mishin e pjekur nd\u00ebrsa ishin gjall\u00eb. Kjo tortur\u00eb \u00e7njerzore na sjell n\u00eb mendje, Henry the VIII, kur d\u00ebnoi guzhinierin e vet Richard Roose, q\u00eb akuzohej se ish p\u00ebrpjekur t\u00eb helmonte Bishopin e Rochester, John Fisher etj. Ai u ekzekutau duke dh\u00ebn\u00eb shpirt n\u00eb nj\u00eb kazan q\u00eb vlonte uji. Popujt e fort\u00eb nuk i harrojn\u00eb kurr\u00eb tortura t\u00eb tilla, sidomos t\u00eb pushtuesve. Popujt e shtypur mund t\u2019a pranojn\u00eb paqen pas luft\u00ebs, por e ruajn\u00eb memorjen t\u00eb pac\u00ebnuar dhe jo si disa shqiptar\u00eb q\u00eb pushtuesit i b\u00ebjn\u00eb aleat, biles i quajn\u00eb: v\u00ebllez\u00ebr! Drama Algjeriane e detyroi Presidentin Makron, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Franc\u00ebs t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb ndjes\u00eb publike popullit algjerian, p\u00ebr viktimat e shkaktuara nga ushtar\u00ebt francez gjat\u00eb kolonizimit. N\u00eb ve\u00e7anti, k\u00ebrkoi ndjes\u00eb p\u00ebr vrasjen e heroit t\u00eb Algjerit, Ali Boumendjel ( njohur n\u00eb film si Ali Pyka), n\u00eb vitin 1957. Pra, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, Kadare kish hyr\u00eb padashur n\u00eb nje loj\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb i solli shum\u00eb benefite\u2026Deponimi i sinqert\u00eb i Gjekmarkajt, \u201cE shoq\u00ebrova Kadaren\u00eb tek varri i Fishtes\u201d, na sjell nj\u00eb fakt kok\u00ebfort\u00eb t\u00eb p\u00ebndes\u00ebs dhe p\u00ebrul\u00ebsis\u00eb shpirt\u00ebrore t\u00eb Kadares\u00eb, ndaj viktimizimit t\u00eb kolosit Fishta, an\u00ebtar nderi i pes\u00eb Akademive n\u00eb bot\u00eb, shqiptari i par\u00eb propozuar nga gjerman\u00ebt p\u00ebr \u00c7mimin Nob\u00ebl. Pra, Fishta e meritonte nj\u00eb apologji t\u00eb pranishme mbi varr, ngaq\u00eb Kadare ishte nj\u00eb nd\u00ebr ata q\u00eb p\u00ebr 47 vjet e vendosi figur\u00ebn e Fisht\u00ebs mbi nj\u00eb qerre primitive fyerjesh. Mendoj se apologjia e pranis\u00eb trupore n\u00eb varrin e Fisht\u00ebs, ishte nj\u00eb d\u00eblirje dhe jo prononcim akut (ngutsh\u00ebm si n\u00eb rastin e pyetjes s\u00eb Fevziut n\u00eb rastin e Enverit). Nganj\u00ebher\u00eb, fjal\u00ebt dalin nga \u201climbic System\u201d ku rr\u00ebshqasin nga amigdala, dhe jo nga \u201cCerebral Cortex, prandaj n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve befasohemi nga p\u00ebrgjigje t\u00eb pagjetura.<\/p>\n<p>Mendimet pro dhe ndryshe<\/p>\n<p>Thon\u00eb e \u00e7\u2019nuk thon\u00eb p\u00ebr talentin q\u00eb udh\u00ebtoi n\u00eb dy shekuj\u2026P\u00ebr gjeniun kontraversial flasin kundra dhe pro! Kundra flet klasa q\u00eb ka vuajtur n\u00eb kurriz krimin e diktatur\u00ebs q\u00eb lau me gjak galerit\u00eb, k\u00ebnetat. Shum\u00eb prej tyre vdiq\u00ebn ose q\u00ebndruan gjysm\u00eb shekulli n\u00ebp\u00ebr kasollet e internimit, n\u00ebn dhun\u00ebn e apelit t\u00eb derrave q\u00eb l\u00ebpinin lugun e krimit. Kundra qe dhe inteligjenca e paangazhuar, e cila i gjykoi punimet e tija n\u00eb kontekstin real dhe jo me ngjyr\u00eb. Pro kan\u00eb qen\u00eb \u00ebnd\u00ebrrimtar\u00ebt q\u00eb kishin d\u00ebshir\u00eb t\u00eb shihnin nj\u00eb drit\u00eb n\u00eb fund t\u00eb tunelit komunist, t\u00eb diktatur\u00ebs proletariatit p\u00ebr t\u00eb thithur pak aj\u00ebr lirie. Ata mendonin se Kadare lozte me PP, n\u00ebp\u00ebrmjet metaforave dhe faqeve hermetike&#8230;Pro kan\u00eb qen\u00eb dhe njer\u00ebzit q\u00eb ishin edukuar me brumin e ideologjis\u00eb s\u00eb asaj kohe, t\u00eb cil\u00ebt nuk pranonin kurrsesi rekadon e klas\u00eb deklasuar me njeriun e ri .<br \/>\nMendimi im p\u00ebr Kadaren\u00eb nuk ka ndryshuar asnj\u00ebher\u00eb. Ata q\u00eb udh\u00ebheqin propagand\u00ebn e vdekjes, jan\u00eb violin\u00eb e par\u00eb e saj! Por , asnj\u00ebri nuk guxon t\u00eb thot\u00eb se ai ishte i pavler\u00eb dhe nuk b\u00ebri let\u00ebrsi t\u00eb angazhuar, biles shum\u00eb kualitative\u2026 N\u00eb shekullin e ri shohim nj\u00eb tjet\u00ebr Kadare , q\u00eb nuk qe n\u00eb gjendje t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr serioze konkuruese p\u00ebr t\u00eb shk\u00eblqyer si Fatos Kongoli . Rexhep Qosja, thot\u00eb p\u00ebr Kadaren\u00eb, \u201cAi ishte nj\u00eb ideolog i PP-s\u00eb. Koha e tij ka mbaruar.\u201d Sigurisht, koha e tij ka mbaruar, ashtu si\u00e7 mbaroi koha e gjith\u00eb mendimtar\u00ebve t\u00eb ndritur q\u00eb iluminuan universin t\u00eb njeriut, q\u00eb lan\u00eb prapa drit\u00eb dhe dije, p\u00ebrvoj\u00eb dhe ide t\u00eb skalitura n\u00eb koh\u00eb e hap\u00ebsir\u00eb. Prandaj ne nuk duhet t\u00eb jemi nihilist! Kam qen\u00eb dhe jam armiku m\u00eb i madh i nihilizmit! Nihilizmi \u00ebsht\u00eb m\u00eb i rreziksh\u00ebm se \u00e7do lloj diktature\u2026Nihilizmi nuk ka air, nuk ka konflikt, nuk ka emocion, nuk ka q\u00ebllim, nuk ka logjik\u00eb, nuk ka t\u00eb ardhme, nuk ka jet\u00eb. Nihilizmi mbetet nj\u00eb hon i err\u00ebt pa shpirt. Nihilizmi \u00ebsht\u00eb fshir\u00ebsja m\u00eb e pam\u00ebshirshme e derras\u00ebs zez\u00eb p\u00ebrball\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve n\u00eb auditore\u2026<br \/>\nThon\u00eb se Kadare e b\u00ebri Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb njohur n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u2026 K\u00ebsaj i thon\u00eb logjik\u00eb f\u00ebmij\u00ebsh. Shqip\u00ebtar\u00ebt jan\u00eb kombi m\u00eb i vjet\u00ebr i Europ\u00ebs, si\u00e7 e pranoi m\u00eb n\u00eb fund dhe Makron! Ne jemi njohur me Aleksandrin e Madh, Pirro, Teuta, Papa Klementi, Sk\u00ebnderbeu, Marin Barleti, Mehmet Ali Pasha, Aleksand\u00ebr Moisiu, Mbreti Faruk, Mbreti Zog, Gjergj Fishta, Stan Dragoti, V\u00ebllez\u00ebrit Belushi, Ibrahim Kodra, Enver Hoxha, Ibrahim Rugova, Danny de Vito, Roberto Deniro, Paul Walker, Bekin Fehmiu, Ferid Murati , (dh\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb dolen m\u00eb von\u00eb), duke kulmuar me St.N\u00ebn\u00eb Tereza, fituese e \u00c7mimit Nob\u00ebl n\u00eb vitin 1979, shtat\u00ebmb\u00ebdhjet vite para se Kadare t\u00eb pranohej n\u00eb Akademin\u00eb Franceze, arritja m\u00eb e madhe e jet\u00ebs tij. N\u00ebse injorant\u00ebt e shkolluar k\u00ebrkojn\u00eb t\u2019a fillojn\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb me Kadaren, o jan\u00eb t\u00eb \u00e7mendur, ose b\u00ebjn\u00eb shaka. Nd\u00ebrsa un\u00eb, preferoj k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>\u00c7mimi Nob\u00ebl<\/p>\n<p>Mendohet se ai e meritonte \u201cNobel Price\u201d, dhe pakush i b\u00ebn nj\u00eb analiz\u00eb serioze vepr\u00ebs s\u00eb tij, si\u00e7 solla m\u00eb lart th\u00ebnjen e Harari. Megjithat\u00eb, \u201c\u00c7mimi Nobel\u201d, nuk u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb beniamin\u00ebve t\u00eb diktaturave, ashtu si\u00e7 na shpjegoi shkoqur n\u00eb Shkod\u00ebr, Asa Domeij, ish-deputete e parlamentit Suedez n\u00eb vitin 1992 .<\/p>\n<p>A i b\u00ebri nder\u00eb kombit shqiptar?<\/p>\n<p>Larg gjykimeve pro dhe kundra. \u00c7do shqiptar q\u00eb ka ber\u00eb em\u00ebr nd\u00ebrkomb\u00ebtar i sh\u00ebrben kombit shqiptar. Gjithashtu, figura e Kadares\u00eb. Por, m\u00eb tep\u00ebr Kadare, i b\u00ebri nder vetes dhe partis\u00eb q\u00eb militoi, duke i b\u00ebr\u00eb partit\u00eb motra t\u2019a ndjejn\u00eb krisjen e ballafaqimit donkishotesk n\u00eb luft\u00ebn me mullinjt e er\u00ebs. Nd\u00ebrsa politikan\u00ebt e bot\u00ebs tret\u00eb shuajt\u00ebn kuriozitetin n\u00eb dritaren (Kadare) e piramid\u00ebs hekurt t\u00eb diktaur\u00ebs komuniste shqiptare, duke shikuar \u201carritjet e saj.\u201d N\u00ebse dikush ka d\u00ebshire t\u00eb na e sjell\u00eb Kadaren\u00eb si Melkizadek, gabon keq! Amerika dhe Europa e dinte faqen e zez\u00eb t\u00eb Xherxhinskit dhe \u201cnuseve\u201d tija dh\u00ebn\u00eb inteligjenc\u00ebs s\u00eb re shqiptare dhe gjetk\u00eb\u2026Tjerat jan\u00eb p\u00ebrralla me mbret dhe magji shtrigash n\u00eb interes t\u00eb mediok\u00ebrve, gazetave (brenda dhe jasht\u00eb vendit) q\u00eb nuk kan\u00eb sensin real dhe q\u00eb nuk kan\u00eb jetuar apo prekur asnj\u00ebher\u00eb ndershm\u00ebrisht realitetin shqiptar!<br \/>\nNj\u00eb mendim i Kierkegaard p\u00ebr gjenialitetin e njeriut<br \/>\nKam lexuar me shum\u00eb v\u00ebmendje librin e Harold Bloom, me titull: \u201cGENIUS &#8211; A MOSAIC OF ONE HUNDRED EXEMPLARY CREATIVE MINDS.\u201d Ky lib\u00ebr fokusohet n\u00eb gjenit\u00eb q\u00eb ndryshuan njer\u00ebzimin, dhe nga struktura p\u00ebrmbajt\u00ebsore ngjan m\u00eb v\u00ebllimet e Plutarkut I dhe II. Nd\u00ebrsa n\u00eb kontekstin e k\u00ebtij shkrimi\u2026N\u00eb f.198, lexuesit mund t\u00eb gjykojn\u00eb fjal\u00ebt e filozofit Kierkegaard : \u201cYou get too much at last of everything; Of Sunsets , of cabbages of love.\u201d Kierkegaard vazhdon m\u00eb posht\u00eb : \u201cGeniuses are like a thunderstorm : they go against the wind, Terrify people, clear the air. And is succeeded. Yes, it is certainly did succeed; it succeeded making the next thunderstorm all the more serious.\u201d<\/p>\n<p>Post mortum:<\/p>\n<p>Inteligjenca shqiptare akoma nuk \u00ebsht\u00eb shk\u00ebputur prej tradit\u00ebs lindore\u2026Ca thon\u00eb \u201cIshte nj\u00eb humbje e madhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d. Ca t\u00eb tjer\u00eb, \u201cI h\u00ebng\u00ebrt shpirti riqna se i pat sh\u00ebrbyer boll Enverit!\u201d Nd\u00ebrsa askush nuk p\u00ebrulet me nderim para trupit t\u00eb njeriut krijues, dhe t\u2019ia filloj\u00eb fjal\u00ebn si qytetar i bot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb \u201cJemi mbledhur p\u00ebr t\u00eb celebruar jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn e X-Ypsilonit \u201d, ashtu si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb popujt e per\u00ebndimor\u00eb. Kadare pati nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb bukur\u2026At\u00ebher\u00eb, p\u00ebrse duhet t\u00eb b\u00ebhemi qesharak\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin duke e qar\u00eb me deg\u00ebrmia hakanjenash?!\u2026Se k\u00ebshtu i bie t\u00eb b\u00ebhemi, hipokrit me veten, debitor me historin\u00eb, dhe hileqar me Zotin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Alfons Grishaj Largimi n\u00eb jet\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb personaliteteve politike, shkencore, letrare artistike etj shoq\u00ebrohet me debate dhe perceptime racionale dhe iracionale. Media krijon shtratin e debatit pro dhe kundra p\u00ebr t\u00eb shenjuar drit\u00eb-hijet e jet\u00ebs tyre. Dhe me Kadaren\u00eb nuk kish si t\u00eb ndodhte ndryshe. Ai e mbaroi udh\u00ebtimin mbi dhe duke l\u00ebn\u00eb shpirtin &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":85029,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-85028","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85028","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85028"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85028\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/85029"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85028"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85028"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85028"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}