{"id":85094,"date":"2024-07-22T08:06:44","date_gmt":"2024-07-22T08:06:44","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=85094"},"modified":"2024-07-22T08:06:44","modified_gmt":"2024-07-22T08:06:44","slug":"nuk-eshte-sali-berisha-ne-arrest-eshte-opozita-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/07\/22\/nuk-eshte-sali-berisha-ne-arrest-eshte-opozita-shqiptare\/","title":{"rendered":"Nuk \u00ebsht\u00eb Sali Berisha n\u00eb arrest, \u00ebsht\u00eb opozita shqiptare!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Milaim NELA<\/strong><\/p>\n<p>Mbi 200 dit\u00eb q\u00eb Lideri i partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare mbahet n\u00eb arrest t\u00eb paligjsh\u0113m sht\u00ebpiak!<br \/>\nMbi 200 dit\u00eb q\u00eb Sali Berisha nuk ka as t\u00eb drejtat q\u00eb ka nj\u00eb i d\u00ebnuar n\u00eb nj\u00eb burg t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb lart\u00eb ku \u00e7do i d\u00ebnuar ka t\u00eb drejt\u00ebn elementare t\u00eb nj\u00eb sh\u00ebtitjeje n\u00eb ambjent jasht\u00eb qelis\u00eb p\u00ebr ajer t\u00eb past\u00ebr!<br \/>\nE Sali Berisha as nuk \u00ebsht\u00eb i d\u00ebnuar e bile as i akuzuar!<br \/>\nAi \u00ebsht\u00eb i izoluar me vendim politik duke p\u00ebrdorur gjykat\u00ebs tashm\u00eb t\u00eb provuar q\u00eb jo vet\u00ebm nuk duhet t\u00eb ishin pjes\u00eb e t\u00eb ashtquajtur\u00ebs drejt\u00ebsi e re por mbase duhet t\u00eb ishin subjekt i vet\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<br \/>\nSot Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb e vetmja parti opozitare e nj\u00eb vendi an\u00ebtar t\u00eb NATOs q\u00eb ka liderin e saj n\u00eb burg t\u00eb PALIGJSH\u00cbM politik. E nj\u00eb arrest politik nuk zhb\u00ebhet me mjete juridike por vet\u00ebm me presion dhe mjete politike!<br \/>\nT\u00eb pres\u00ebsh q\u00eb Dr Berisha t\u00eb lirohet nga drejtesia ramiste \u00ebsht\u00eb nj\u00eblloj sikur t\u00eb jesh diagnostikuar me tumor malinj e t\u00eb thuash kushedi \u00e7b\u00ebn Zoti nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai ta g\u00ebrryen trupin \u00e7do dit\u00eb!<br \/>\nSot Partis\u00eb Demokratike i jan\u00eb kthyer simbolet dhe legaliteti por kryetari i mbahet n\u00eb izolim kryek\u00ebput t\u00eb paligjsh\u00ebm!<br \/>\nT\u00eb them te drejt\u00ebn une kam qene nj\u00eb nga skeptiket se kjo mund t\u00eb ndodhte duke pare drejtesin\u00eb se si ka vepruar ne raste t\u00eb tjera! Ajo q\u00eb ma shton dyshimin se kthimi vul\u00ebs dhe simboleve aty ku kan\u00eb vendin \u00ebsht\u00eb q\u0113ndrimi ambig i nj\u00eb grupi deputet\u00ebsh q\u00eb deri para pak muajsh ishin n\u00eb krahun e euroatlantik\u00ebve t\u00eb Lul Bash\u00ebs!<br \/>\n\u00cbsht\u00eb nj\u00eb paradoks i logjik\u00ebs elementare q\u00eb nga nj\u00ebra an\u00eb t\u00eb mbrosh dhe mb\u00ebshtes\u00ebsh organet e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re e nga ana tjet\u00ebr t\u00eb mos hap\u00ebsh goj\u00ebn por ta pranosh arrestimin e Sali Berish\u00ebs si akt legal t\u00eb k\u00ebsaj drejt\u00ebsie!<br \/>\nKy grupim i &#8216;t\u00eb bashkuar\u00ebve&#8217; ka detyrimin para demokrat\u00ebve dhe opozitar\u00ebve n\u00eb t\u00ebresi t\u00eb na provoj\u00eb se ardhja e tyre ne seli pasi arrestimi i Dr Berish\u00ebs u b\u00eb fakt nuk \u00ebsht\u00eb me djall\u00ebzi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb partin\u00eb si kal\u00eb troje duke ngulur thikat nga brenda.<br \/>\nAta duhet t\u00eb na bindin se jan\u00eb kthyer n\u00eb Partin\u00eb q\u00eb ka n\u00eb themel ndryshimet statutore t\u00eb 11 Dhjetorit 2021 e jo p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar n\u00eb fund ate q\u00eb nisi Lulzim Basha me 9 shtator por k\u00ebsaj radhe me mjete t\u00eb tjera.<br \/>\nSot q\u00eb PD ka legalitetin n\u00eb sirtar grupi i deputet\u00ebve t\u00eb saj ka mjete t\u00eb pafund p\u00ebr t\u00eb ngritur zerin jo vet\u00ebm brenda vendit p\u00ebr arrestin e paligjsh\u00ebm t\u00eb kryetarit t\u00eb tyre por edhe n\u00eb institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare!<br \/>\nSi mundet q\u00eb nj\u00eb ordiner i d\u00ebnuar me vendim t\u00eb form\u00ebs se prer\u00eb t\u00eb lejohet t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Bruksel e kryetari legjitim i partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare, i pad\u00ebnuar, pa akuz\u00eb por vet\u00ebm n\u00ebn hetim n\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs se vendit t\u00eb mos lejohet t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Kuvend kur n\u00eb at\u00eb kuvend ne kemi par\u00eb t\u00eb futen edhe deputet\u00eb me pranga si Mark Frroku!?<br \/>\nKjo drejtesi mban n\u00eb arrest t\u00eb paligjsh\u00ebm kryetarin e Partis\u00eb Demokratike pa asnj\u00eb akuz\u00eb formale por nuk guxon as ta pyes\u00eb kryeministrin qe ka kaluar ligje dhe firmosur vendime fap fap fap n\u00eb d\u00ebm kolosal t\u00eb financave t\u00eb shtetit shqiptar!<br \/>\nKjo drejt\u00ebsi mban po n\u00eb arrest shtepiak Prof Jamarber Malltezin an\u00ebtarin e k\u00ebshillit komb\u00ebtar te PD-se e nj\u00eb nga denoncuesit e incererator\u00ebve por nuk guxon ti afrohet Erion Veliajt i cili duhet t\u00eb ishte duke vuajtur d\u00ebnimin jo vet\u00ebm p\u00ebr incererator\u00ebt por s\u00eb pari p\u00ebr shembjen e Teatrit Komb\u00eatar, e dhjet\u00ebra shkelje te tjera e p\u00ebr t\u00eb cilat SPAK ka dosje sa nje mal!<br \/>\nQ\u00eb t\u00eb mos zgjatem dua vet\u00ebm t\u00eb shtoj dy fjale;<br \/>\nJemi vet\u00ebm disa muaj para zgjedhjeve t\u00eb radh\u00ebs e t\u00eb krijohet p\u00ebrshtypja (e uroj t\u00eb jem i gabuar) se shumica e deputet\u0113ve aktual\u00eb apo drejtuesve t\u00eb lart\u00eb po luftojn\u00eb p\u00ebr jo m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vend deputeti n\u00eb kuvendin e ardhsh\u00ebm!<br \/>\nShqiptar\u00ebve nuk ju duhet nj\u0113 parti e &#8220;bashkuar&#8221; n\u00eb nj\u00eb opozit\u00eb tjet\u00ebr 4 vje\u00e7are por nj\u00eb parti n\u00eb pushtet e jo n\u00eb nj\u00eb pushtet rotacioni por n\u00eb nj\u00eb qeverisje NDRYSHE pasi jemi n\u00eb prag t\u0113 zhb\u00ebrjes e<br \/>\nkemi nje mal me pengesa p\u00ebrpara.<br \/>\n1. Partia Demokratike ka mision t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb shoq\u00ebrine shqiptare n\u00eb rr\u00ebzimin e k\u00ebsaj bande qeveritare e cila jo vet\u00ebm e ka vjedhur dhe e ka shitur Shqiperin\u00eb por po e shpopullon at\u00eb n\u00eb menyr\u00eb t\u00eb frikshme!<br \/>\n2. Partia Demokratike ka detyrim ti paraqese votuesit shqiptar e jo vet\u00ebm atij opozitar nje alternative q\u00eb do ta shp\u00ebtoj\u00eb Shqiperin\u00eb nga zhb\u00ebrja!<br \/>\n3. Partia Demokratike NUK GUXON q\u00eb pas zgjedhjeve te radh\u00ebs t\u00eb jete serish ne opozite sepse kjo do ishte jo vetem fundi i saj si force politike por do ishte fundi i Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nE theksoj, kemi nje mal p\u00ebrpara sepse sfidat dhe pengesat jane si asnj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr.<br \/>\nKemi perball\u00eb sistemin KRIMINAL t\u00eb patronazhimit t\u00eb cilin duhet ta \u00e7montoj\u00eb se s&#8217;ben nje qeveri teknike qe do te pergatiste dhe organizonte zgjedhje t\u00eb LIRA te ndershme.<br \/>\nPa \u00e7montuar patronazhimin ne nuk do t\u00eb mund te kemi as zgjedhje e as zgjidhje!<br \/>\nNe duhet ta denoncojme patronazhimin edhe publikisht dhe n\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb deri me sot edhe ligjerisht!<br \/>\nShperdorimi dhe keqp\u00ebrdorimi i t\u00eb dh\u00ebnave personale \u00ebsht\u00eb nje rast i paprecendent jo vet\u00ebm n\u00eb Europ\u00eb por n\u00eb t\u00eb gjithe bot\u00ebn!<br \/>\nP\u00ebrgjegjesit e kesaj kaspahane duhet te shkojn\u00eb para drejt\u00ebsis\u00eb!<br \/>\nUne e di qe po punohet p\u00ebr programin e qeverisjes se neserme por duhet te pershpejtojme edhe duke e reformuar Partine Demokratike dhe paraqitur para votuesit jo vetem programin e qeverisjes por edhe ekipin me te mire me te cilin do te realizohet ky program q\u00eb un\u00eb do ta quaja program t\u00eb shp\u00ebtimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb!<br \/>\n\u00c7jerrjet p\u00ebr besnik\u00ebri ndaj liderit n\u00eb studio televizive apo tek rruga e Shpres\u00ebs as nuk mjaftojn\u00eb as nuk kane ndonj\u00eb efekt!<br \/>\n\u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr veprim<br \/>\n\u00cbsht\u00eb shum\u00eb von\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Milaim NELA Mbi 200 dit\u00eb q\u00eb Lideri i partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare mbahet n\u00eb arrest t\u00eb paligjsh\u0113m sht\u00ebpiak! Mbi 200 dit\u00eb q\u00eb Sali Berisha nuk ka as t\u00eb drejtat q\u00eb ka nj\u00eb i d\u00ebnuar n\u00eb nj\u00eb burg t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb lart\u00eb ku \u00e7do i d\u00ebnuar ka t\u00eb drejt\u00ebn elementare t\u00eb nj\u00eb sh\u00ebtitjeje n\u00eb ambjent &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":46260,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-85094","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85094","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85094"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85094\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/46260"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85094"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85094"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85094"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}