{"id":85096,"date":"2024-07-22T08:17:43","date_gmt":"2024-07-22T08:17:43","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=85096"},"modified":"2024-07-22T08:17:43","modified_gmt":"2024-07-22T08:17:43","slug":"berisha-te-mos-leme-fatin-tone-ne-duart-e-krimit-te-ecim-drejt-fitores-se-opozites","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/07\/22\/berisha-te-mos-leme-fatin-tone-ne-duart-e-krimit-te-ecim-drejt-fitores-se-opozites\/","title":{"rendered":"Berisha: T\u00eb mos lem\u00eb fatin ton\u00eb n\u00eb duart e krimit, t\u00eb ecim drejt fitores s\u00eb opozit\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij mbr\u00ebmjen e djeshme n\u00eb tubimin qytetar tek \u201cRruga e Shpres\u00ebs\u201d, \u00ebsht\u00eb ndalur te ngjarjet e fundit kriminale n\u00eb Shqip\u00ebri, duke l\u00ebn\u00eb 5 viktima si pasoj\u00eb e atentateve dhe vet\u00ebvrasjeve n\u00eb burgjet e vendit, duke akuzuar drejtp\u00ebrdrejt\u00eb Edi Ram\u00ebn si kok\u00ebn e krimit.\u00a0 Ai tha se, kimi mori tre jet\u00eb n\u00eb Memaliaj dhe dy jet\u00eb n\u00eb burgun e Fush\u00eb Kruj\u00eb. Koka e krimit n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb Edi Rama!<\/p>\n<p>Berisha theksoi se, motoja e qeverisjes s\u00eb PD-s\u00eb ka qen\u00eb zero lidhje me krimin, duke akuzuar Edi Ram\u00ebn se n\u00eb momentin q\u00eb erdhi n\u00eb pushtet n\u00eb vitin 2013, mbushi vendin me kanabis. \u2018Motoja e qeverisjes s\u00eb PD ka qen\u00eb, zero toleranc\u00eb krimit. Edi Rama sapo erdhi n\u00eb pushtet mbushi vendin me kanabis\u2019, u shpreh Berisha.<\/p>\n<p>Lideri i opozit\u00ebs, Sali Berisha akuzoi ministrin e Brendsh\u00ebm, Taulant Balla se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ushtar dhe an\u00ebtar i bandave m\u00eb t\u00eb rrezikshme n\u00eb Shqip\u00ebri. Sipas tij, \u2018Taulant Balla q\u00eb drejton rendin \u00ebsht\u00eb kryek\u00ebput nj\u00eb ushtar i krimi, nj\u00eb an\u00ebtar i bandave t\u00eb Elbasanit, t\u00eb Kruj\u00ebs, dhe Shkodr\u00ebs\u2019.<\/p>\n<p><strong>FJALA E PLOT\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>Mir\u00ebmbr\u00ebma dhe p\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta.<\/p>\n<p>Mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb pakufishme dhe nderimin m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr ju, luft\u00ebtar\u00eb, q\u00ebndrestar\u00eb dhe q\u00ebndrestare t\u00eb kauz\u00ebs s\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Miqt\u00eb e mi!<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria u shnd\u00ebrrua n\u00eb k\u00ebto vite n\u00eb protektoratin e krimit. N\u00eb \u00e7do qeliz\u00eb t\u00eb k\u00ebtij shteti, t\u00eb bazuar n\u00eb drog\u00ebn, krimin e vjedhjen, krimi godet, krimi vendos, krimi sundon.<\/p>\n<p>Rendi, jeta, siguria e shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb sot n\u00eb duart e tij, sepse narkoshteti nuk mund t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb ndryshe ve\u00e7 se shtet i krimit.<\/p>\n<p>N\u00eb harkun kohor t\u00eb 24 or\u00ebve, krimi mori tre jet\u00eb n\u00eb Memaliaj, dhe plagosi nj\u00eb qytetar. Plagosi nj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb Tale, por miqt\u00eb e mi, mori dy jet\u00eb t\u00eb rinjsh n\u00eb burgun fam\u00ebzi t\u00eb Fush\u00eb Kruj\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt vdiq\u00ebn, nj\u00ebri dit\u00ebn e premte dhe tjetri t\u00eb shtun\u00ebn. Sipas xhelat\u00ebve t\u00eb tyre shtet\u00ebror, vdiq\u00ebn nga shkaqe natyrale, pa\u00e7ka se ishin respektivisht 39-32 vje\u00e7.<\/p>\n<p>Kam ngush\u00ebllime t\u00eb ndjera p\u00ebr familjet e viktimave, por denoncoj para shqiptar\u00ebve sot, se kreu i krimit n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb Edi Rama.<\/p>\n<p><strong>Miqt\u00eb e mi!<\/strong><\/p>\n<p>Nuk ka asgj\u00eb m\u00eb jetike, par\u00ebsore, asgj\u00eb m\u00eb vendimtare p\u00ebr t\u00eb garantuar jet\u00ebn, sigurin\u00eb, veprimtarin\u00eb e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, sesa zero toleranca ndaj krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Zero toleranca ndaj krimit t\u00eb organizuar, si\u00e7 jeni d\u00ebshmitar\u00eb ishte motoja e qeveris\u00eb s\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb vitet 2005-2013, moto me t\u00eb cil\u00ebn n\u00eb 18 muaj u arrestuan, u vendos\u00ebn para ligjit, t\u00eb gjith\u00eb bos\u00ebt dhe an\u00ebtar\u00ebt e 200 e ca bandave dhe grupeve kriminale.<\/p>\n<p>Ju kujtohet mir\u00eb, se jo vet\u00ebm q\u00eb bos\u00ebt nuk iknin dot, por u kap\u00ebn, u arrestuan kudo q\u00eb ndodheshin, n\u00eb SHBA, Turqi, Suedi, Gjermani, Franc\u00eb, Maqedoni dhe u vendos\u00ebn para ligjit.<\/p>\n<p>Ju jeni d\u00ebshmitar se drejt\u00ebsia, Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda dhe gjykata p\u00ebrkat\u00ebse, nj\u00eb duzine prej tyre u dha burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm dhe nuk pati asnj\u00eb dosje t\u00eb shitur, nuk pati, asnj\u00eb rrjedhje informacioni, por u vendos ligji, siguria p\u00ebr jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Me ardhjen e Edi Ram\u00ebs n\u00eb pushtet, betej\u00ebn e par\u00eb n\u00ebse u kujtohet, e nisi Saimir Droga me Edi Ram\u00ebn duke nxjerr\u00eb n\u00eb liri 120 oficer\u00eb t\u00eb Policis\u00eb Kriminale, q\u00eb kishin arrestuar dhe zhdukur nj\u00eb e nga nj\u00eb bandat shqiptare n\u00eb Shqip\u00ebri dhe kudo q\u00eb ishin.<\/p>\n<p>Pas largimit t\u00eb tyre, vendin e mbuloi me nj\u00eb platform\u00eb zyrtare kanabisi.<\/p>\n<p>180 oficer\u00eb madhor\u00eb dhe t\u00eb dyt\u00eb, t\u00eb Policis\u00eb shqiptare u shnd\u00ebrruan n\u00eb kriminel\u00eb. Ata u b\u00ebn\u00eb taksidar\u00ebt, rojet dhe taksidar\u00eb t\u00eb parcelave t\u00eb kanabisit nga Alpet gjer n\u00eb Konispol, duke marr\u00eb p\u00ebr vete tarif\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Krimi arriti t\u00eb vendos\u00eb pushtetin e tij. Edi Rama liroi nj\u00eb e nga nj\u00eb nga burgjet t\u00eb gjith\u00eb ata t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr jet\u00eb nga drejt\u00ebsia, duke p\u00ebrdorur Skapin e partis\u00eb dhe drejt\u00ebsin\u00eb e re.<\/p>\n<p>Edi Rama si kreu i krimit t\u00eb organizuar n\u00eb Shqip\u00ebri, pasi u kap Saimir Tahiri me trafik droge, em\u00ebroi n\u00eb krye t\u00eb rendit, Fatzi Xhaf\u00ebn.<\/p>\n<p>Fatzi Xhafa q\u00eb sot kryesor komisionin e antiqeverisjes dhe mbrojtjes s\u00eb korrupsionit, n\u00eb \u00e7do ligj t\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij, trafikant nd\u00ebrkomb\u00ebtar, \u00ebsht\u00eb subjekt i ligjit antimafia.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do vend t\u00eb bot\u00ebs, pasurit\u00eb e tij p\u00ebrrallore konfiskohen.<\/p>\n<p>Pas largimit t\u00eb tij me skandalin e Geron Xhaf\u00ebs, sot rendin e drejton politikani m\u00eb i inkriminuar i Shqip\u00ebris\u00eb, Tualet Balla.<\/p>\n<p><strong>Miqt\u00eb e mi!<\/strong><\/p>\n<p>Taulant Balla ish-student n\u00eb Rumani u denoncua nga konsulli shqiptar i asaj kohe, sepse nxirrte viza dhe b\u00ebnte trafik prostitucioni nga Rumania n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>I b\u00ebj thirrje memories tuaj, kujtohuni pak kur un\u00eb denoncoja klubet socialiste q\u00eb furnizoheshin nga Taulant Balla p\u00ebr lidershipin socialist me prostituta nga Moldavia n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Taulant Balla me pasaport\u00ebn e deputetit, ndiqej sepse e p\u00ebrdorte at\u00eb p\u00ebr kalimin e ngarkesave t\u00eb drog\u00ebs n\u00eb Qaf\u00eb Than\u00eb dhe pika t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Taulant Balla \u00ebsht\u00eb personi q\u00eb u b\u00eb de fakto, politikani i lidhur kok\u00eb e xhep me band\u00ebn e Elbasanit, me \u00c7el\u00ebt dhe bandat e tjera, me Rrajat e Fush\u00eb Kruj\u00ebs, me Bajrit e Dobra\u00e7it n\u00eb Shkod\u00ebr dhe banda t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Taulant Balla \u00ebsht\u00eb krimineli me tre telefona t\u00eb koduar.<\/p>\n<p>I denoncuar n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit se ka porositur vrasje, i denoncuar se ka futur duart e tij t\u00eb zeza n\u00eb tendera p\u00ebr bandat.<\/p>\n<p>Sot ai q\u00eb drejton rendin \u00ebsht\u00eb kryek\u00ebput nj\u00eb ushtar i krimi, \u00ebsht\u00eb de fakto nj\u00eb an\u00ebtar i bandave t\u00eb Elbasanit, t\u00eb Kruj\u00ebs, dhe Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>A nuk \u00ebsht\u00eb pra miqt\u00eb e mi sot jeta, veprimtaria e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb duart e krimit.<\/p>\n<p>Sot kriminel\u00ebt godasin n\u00eb parlament, qeveri, rrug\u00eb, n\u00eb burgje dhe kudo.<\/p>\n<p>Shprehja m\u00eb flagrante \u00ebsht\u00eb rasti i Duman\u00ebve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb Duman rr\u00ebfen se ka kryer 13 vrasje, ka marr\u00eb 13 shpirt\u00ebra, ka hapur 13 varre. T\u00eb gjitha me pages\u00eb, nga Suel \u00c7ela, t\u00eb gjith\u00eb me radh\u00eb, bandat gjer n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>Dhe nj\u00eb dit\u00eb dosja e k\u00ebtij t\u00eb penduari, shitet, del n\u00eb pazar, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn implikohen me dhjet\u00ebra persona dhe nis nj\u00eb zinxhir dhjet\u00ebra vrasjesh.<\/p>\n<p>Por i penduari i drejt\u00ebsis\u00eb, i Altin Dumanit nga qelia e burgut si i penduar, imagjinoni urdh\u00ebron dhe vendos mina p\u00ebr t\u00eb zhdukur dy vajza t\u00eb reja, p\u00ebr shkak t\u00eb ndjenjave t\u00eb tij shtazore, kafsh\u00ebrore si vras\u00ebs.<\/p>\n<p>I penduari i drejt\u00ebsis\u00eb ky, \u00eb\u00eb. I penduari i Dumanit. Dhe kur Taulant Balla pyetet n\u00eb parlament nuk guxon t\u00eb shqip\u00ebroj\u00eb gjys\u00ebm fjale sepse mund t\u00eb jet\u00eb vet\u00eb porosit\u00ebs, mund t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrdorur vet\u00eb, Nuredin Dumanin si vras\u00ebs me porosi.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb nj\u00eb thirrje p\u00ebr \u00e7do shqiptar.<\/p>\n<p>T\u00eb mos lem\u00eb fatin ton\u00eb n\u00eb duart e bandave, vras\u00ebsve dhe krimit.<\/p>\n<p>T\u00eb marrim fatin ton\u00eb n\u00eb duart tona dhe un\u00eb garantoj \u00e7do qytetar t\u00eb k\u00ebtij vendi, se zero toleranc\u00eb ndaj krimit t\u00eb organizuar, vras\u00ebsve, pla\u00e7kit\u00ebsve, p\u00ebrdhunuesve.<\/p>\n<p>Ligji do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb nga nj\u00eb, kudo q\u00eb t\u00eb ndodhen, n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e planetit Rrajat, Ndokat, Dervish\u00ebt, Bajr\u00ebt, \u00c7el\u00ebt, me radh\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb si\u00e7 erdh\u00ebn Aldo Baret dhe kriminel\u00ebt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Do t\u00eb p\u00ebrballen me drejt\u00ebsin\u00eb, por jo t\u00eb mercenar\u00ebve si Dumani, por me drejt\u00ebsin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, me ligjin dhe Shqip\u00ebria do t\u00eb shnd\u00ebrrohet p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb vendin m\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb.<\/p>\n<p>Jeta e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, puna, prona e tyre do t\u00eb ken\u00eb sigurin\u00eb e plot\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj dhe ftoj \u00e7do qytetare e qytetar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi, t\u00eb bashkohet me ne n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb ecim drejt qeveris\u00eb teknike, zgjedhjeve t\u00eb lira, ndryshimit, fitores s\u00eb opozit\u00ebs, fitores s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Rrofshi ju, rroft\u00eb Shqip\u00ebria!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij mbr\u00ebmjen e djeshme n\u00eb tubimin qytetar tek \u201cRruga e Shpres\u00ebs\u201d, \u00ebsht\u00eb ndalur te ngjarjet e fundit kriminale n\u00eb Shqip\u00ebri, duke l\u00ebn\u00eb 5 viktima si pasoj\u00eb e atentateve dhe vet\u00ebvrasjeve n\u00eb burgjet e vendit, duke akuzuar drejtp\u00ebrdrejt\u00eb Edi Ram\u00ebn si kok\u00ebn e krimit.\u00a0 Ai tha se, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":65996,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-85096","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85096","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85096"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85096\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/65996"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85096"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85096"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85096"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}