{"id":85147,"date":"2024-07-22T12:43:11","date_gmt":"2024-07-22T12:43:11","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=85147"},"modified":"2024-07-22T12:43:30","modified_gmt":"2024-07-22T12:43:30","slug":"autoriteti-i-konkurrences-ka-deshtuar-te-mbroje-qytetaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/07\/22\/autoriteti-i-konkurrences-ka-deshtuar-te-mbroje-qytetaret\/","title":{"rendered":"Autoriteti i Konkurrenc\u00ebs ka d\u00ebshtuar t\u00eb mbroj\u00eb qytetar\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p><strong>Bujar LESKAJ<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, megjith\u00eb p\u00ebrpjekjet e b\u00ebra, sikurse rezulton edhe nga Raporti Vjetor 2023 i institucionit, gjykoj se, p\u00ebr fat t\u00eb keq, Autoriteti i Konkurrenc\u00ebs nuk ka arritur t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb misionin e tij n\u00eb mbrojtjen e qytetar\u00ebve nga abuzimet n\u00eb treg dhe me tenderat publik\u00eb, kryesisht p\u00ebr kat\u00ebr ar\u00ebsyet e m\u00ebposhtme.<\/p>\n<ol>\n<li><strong>Autoriteti i Konkurrences ka d\u00ebshtuar t\u00eb kufizoj\u00eb marr\u00ebveshjet e ndaluara n\u00eb ofertat p\u00ebr tenderat publik\u00eb, duke mos parandaluar dhjetra miliona euro d\u00ebm <\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Autoriteti i Konkurrenc\u00ebs ka marr\u00eb edhe gjat\u00eb vitit 2023 denoncime t\u00eb shumta, p\u00ebr rastet kur kompanit\u00eb private pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb tendera shtet\u00ebror\u00eb, bashk\u00ebpunojn\u00eb me vet\u00ebdije p\u00ebrpara tenderit n\u00eb ofertat q\u00eb japin, duke kufizuar, deformuar ose shtremb\u00ebruar konkurrenc\u00ebn n\u00eb treg. Ka b\u00ebr\u00eb deri tani t\u00eb dy syt\u00eb qorr dhe vesh\u00ebt shurdh!<\/p>\n<p>Autoriteti i Konkurrenc\u00ebs nuk mund t\u00eb fshihet pas mungesave t\u00eb sotme t\u00eb p\u00ebrkufizimeve n\u00eb ligjin e konkurrenc\u00ebs, t\u00eb marr\u00ebveshjeve paraprake n\u00eb oferta. Rastet jan\u00eb t\u00eb shumta dhe po b\u00ebhen dominuese n\u00eb tenderat shtet\u00ebror\u00eb me vlera t\u00eb m\u00ebdha, ku kompanit\u00eb private, gjat\u00eb procedurave t\u00eb prokurimit publik, nuk konkurrojn\u00eb midis tyre, por bien dakord fshehurazi p\u00ebr t\u00eb caktuar \u00e7mimet ose p\u00ebr t\u00eb ulur cil\u00ebsin\u00eb e mallrave, pun\u00ebve ose sh\u00ebrbimeve p\u00ebr entet shtet\u00ebrore, pasi situata kartel n\u00eb k\u00ebto raste \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb.<\/p>\n<p>Autoriteti i Konkurrenc\u00ebs (AK) i njeh mir\u00eb format e marr\u00ebveshjes n\u00eb oferta n\u00eb tenderat shtet\u00ebror\u00eb, t\u00eb cilat mund t\u00eb jen\u00eb: ofertat e mbuluara, kur konkurrent\u00ebt pranojn\u00eb t\u00eb paraqesin ofert\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, sesa oferta e fituesit t\u00eb p\u00ebrcaktuar, kur nj\u00ebri nga konkurrent\u00ebt pranon t\u00eb ofertoj\u00eb me nj\u00eb shum\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e madhe p\u00ebr t\u2019u pranuar si ofert\u00eb, si edhe kur nj\u00ebri nga konkurrent\u00ebt paraqet nj\u00eb ofert\u00eb, e cila p\u00ebrmban terma specifike t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb papranueshme nga Autoriteti Kontraktor. AK i njeh mir\u00eb edhe rastet e ofertave t\u00eb p\u00ebrmbajtura, kur konkurrent\u00ebt bien dakord q\u00eb t\u00eb mos ofertojn\u00eb, apo t\u00eb t\u00ebrhiqen nga nj\u00eb ofert\u00eb e paraqitur, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb oferta e paracaktuar fituese n\u00eb marr\u00ebveshje, t\u00eb pranohet si e till\u00eb.<\/p>\n<p>AK njeh edhe ofertat n\u00eb rotacion, kur konkurrent\u00ebt merren vesh t\u00eb ofertojn\u00eb, duke r\u00ebn\u00eb dakord paraprakisht q\u00eb fituesi t\u00eb jet\u00eb nj\u00ebri prej tyre, sipas nj\u00eb radhe t\u00eb caktuar. Po ashtu, njeh edhe ndarjen e tregut n\u00eb tenderat publik\u00eb, fenomen i cili ndodh kur konkurrent\u00ebt ndajn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tregut dhe bien dakord q\u00eb t\u00eb mos konkurrojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb caktuar konsumator\u00ebsh, ose nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb caktuar gjeografike t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Edhe pse i njeh mir\u00eb parregullsit\u00eb e m\u00ebsip\u00ebrme t\u00eb v\u00ebrtetuara n\u00eb pjes\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb tenderave shteteror\u00eb me fond limit mbi 100 milion\u00eb lek\u00eb, Autoriteti i Konkurrenc\u00ebs ka zgjedhur t\u00eb l\u00ebr\u00eb t\u00eb qet\u00eb me dhjetra e qindra tendera t\u00eb till\u00eb, duke kontribuar n\u00eb d\u00ebmin ekonomik n\u00eb Buxhetin e Shtetit, n\u00eb nivel me dhjetra miliona euro n\u00eb oferta t\u00eb rritura artifiacialisht dhe shmangjen e konkurrenc\u00ebs, me frik\u00ebn se hetimet e tij n\u00eb marr\u00ebveshjet paraprake n\u00eb oferta, do t\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb shum\u00eb drejtues publik\u00eb t\u00eb lart\u00eb, deri kupol\u00ebn e sektit Rama.<\/p>\n<ol>\n<li><strong>Autoriteti i Konkurrences ka d\u00ebshtuar t\u00eb rregulloj\u00eb tregun duopol t\u00eb telefonis\u00eb celulare<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Autoriteti i Konkurrenc\u00ebs ka d\u00ebshtuar n\u00eb rregullimin e situat\u00ebs duopol n\u00eb tregun e sh\u00ebrbimeve telefonike dhe celulare p\u00ebrgjat\u00eb vitit 2023 dhe k\u00ebtij viti, megjith\u00eb denoncimet, shqet\u00ebsimet dhe ankesat e parreshtura t\u00eb qytetar\u00ebve, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb p\u00ebrcjella nga mediat e vendit.<\/p>\n<p>Situata duopol verifikohet kur n\u00eb nj\u00eb treg t\u00eb caktuar operojn\u00eb vet\u00ebm 2 operator\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt e shtremb\u00ebrojn\u00eb tregun, si n\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb me dy kompanit\u00eb celulare.<\/p>\n<p>N\u00eb tregun duopol, kompanit\u00eb i vendosin \u00e7mimet e tyre n\u00eb marr\u00ebveshje me nj\u00ebra tjetr\u00ebn, duke shmangur konkurrenc\u00ebn e lir\u00eb dhe r\u00ebnduar konsumatorin final, q\u00eb jan\u00eb mbi nj\u00eb milion\u00eb e tet\u00ebqind mij\u00eb qytetar\u00eb q\u00eb banojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ankesat e qytetar\u00ebve d\u00ebshmojn\u00eb se si n\u00eb nj\u00eb treg t\u00eb till\u00eb, dy operator\u00ebt ofrojn\u00eb sh\u00ebrbime n\u00ebn kosto, fillimisht duke e b\u00ebr\u00eb tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb hyrjen n\u00eb treg t\u00eb operator\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, p\u00ebr t\u00eb rikuperuar humbjet e shitjeve n\u00ebn kosto, k\u00ebto kompani rrisin artificialisht \u00e7mimet e paketave t\u00eb tyre n\u00eb shifra t\u00eb larta, nj\u00ebher\u00eb q\u00eb kan\u00eb siguruar klientel\u00ebn. Qytetar\u00ebt konsumator\u00eb, duke mos patur alternativa t\u00eb tjera, detyrohen t\u00eb paguajn\u00eb \u00e7mimet e vendosura me marr\u00ebveshje nga duopoli.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb till\u00eb AK nuk ka qen\u00eb i aft\u00eb t\u00eb zbuloj\u00eb dhe hetoj\u00eb, edhe pse denoncimet e qytetar\u00ebve ishin t\u00eb qarta.<\/p>\n<p>Rritja artificiale e \u00e7mimeve sjell n\u00eb k\u00ebt\u00eb treg edhe munges\u00ebn e inovacionit dhe ofrimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb reja e m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr abonent\u00ebt, pasi duke mos patur konkurrenc\u00eb, firmat n\u00eb duopol nuk kan\u00eb asnj\u00eb interes t\u00eb zhvillojn\u00eb m\u00eb tej sh\u00ebrbimin.<\/p>\n<p>Duopoli \u00ebsht\u00eb rast thuajse unik p\u00ebr tregjet celulare, jo vet\u00ebm n\u00eb Europ\u00ebn e Bashkuar, por edhe n\u00eb rajonin ton\u00eb. N\u00ebse analizojm\u00eb vendet e Ballkanit, shohim se Rumania dhe Sllovenia kan\u00eb 4 operator\u00eb t\u00eb telefonis\u00eb s\u00eb l\u00ebvizshme. Bosnja \u00a0dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Mali i Zi , Serbia dhe s\u00eb fundmi edhe Maqedonia e Veriut kan\u00eb secila nga 3 operator\u00eb. Vet\u00ebm Shqip\u00ebria ka 2 operator\u00eb!<\/p>\n<ul>\n<li><strong>Autoriteti i Konkurrenc\u00ebs ka d\u00ebshtuar t\u00eb rregulloj\u00eb tregun bankar dhe jo bankar t\u00eb kredive dhe mikrokredive<\/strong><\/li>\n<\/ul>\n<p>AK duhej t\u00eb ishte treguar aktiv n\u00eb luft\u00ebn ndaj kostove t\u00eb fshehta dhe t\u00eb rritura t\u00eb transaksioneve n\u00eb industrin\u00eb financiare dhe bankare t\u00eb vendit. Institucioni duhet t\u00eb kishte rrokur inisiativ\u00ebn t\u00eb hetonte, bazuar n\u00eb denoncimet e shumta t\u00eb qytetar\u00ebve ndaj nivelit, t\u00eb perceptuar prej tyre si abuziv, t\u00eb p\u00ebrqindjeve t\u00eb interesit t\u00eb ngarkuara nga institucionet dhe shoqatat e kursim-kreditit n\u00eb mikrokredit\u00eb e dh\u00ebna, element\u00eb q\u00eb t\u00eb \u00e7onin n\u00eb dyshime t\u00eb ar\u00ebsyeshme p\u00ebr pranin\u00eb e nj\u00eb karteli n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor.<\/p>\n<p>Autoriteti i Konkurrenc\u00ebs duhej t\u00eb kishte mbikqyrur m\u00eb me kujdes dhe fokus tregun e kreditit bankar dhe\u00a0 tregun e nd\u00ebrmjet\u00ebsve financiar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt mobilizojn\u00eb kursimet e shqiptar\u00ebve p\u00ebr nj\u00eb zhvillim m\u00eb t\u00eb qendruesh\u00ebm t\u00eb vendit, pasi kontratat midis kredidh\u00ebn\u00ebsve dhe kredimarr\u00ebsve duhet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb thjeshta dhe m\u00eb t\u00eb qarta.<\/p>\n<p>AK duhej t\u00eb kishte punuar q\u00eb t\u00eb reduktohet ngarkimi mbi kredimarr\u00ebsin i \u00e7do risku potencial dhe ngarkimi n\u00eb kostot e kredis\u00eb i pjes\u00ebs s\u00eb kredive t\u00eb k\u00ebqija q\u00eb nuk jan\u00eb thjesht d\u00ebshtim i bizneseve shqiptare, por edhe nj\u00eb cil\u00ebsi jo e mir\u00eb e kredidh\u00ebn\u00ebsve. N\u00eb k\u00ebto tregje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr zhvillimin e ekonomis\u00eb, Autoriteti i Konkurrenc\u00ebs ka nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe mision t\u00eb qart\u00eb, n\u00eb mbrojtje t\u00eb qytetarit-konsumator dhe klient.<\/p>\n<p>AK n\u00eb asnj\u00eb rast nuk zbatoi praktik\u00ebn e njohur, t\u00eb ndjekur r\u00ebndom nga shum\u00eb struktura simotra per\u00ebndimore t\u00eb tij, t\u00eb njoftimeve dhe t\u00eb paralajm\u00ebrimeve, t\u00eb bera publike, ndaj operator\u00ebve abuzues n\u00eb treg, p\u00ebr t\u00eb rritur presionin dhe p\u00ebr t\u2019i frenuar ata n\u00eb vijimin e abuzimit,<\/p>\n<ol>\n<li><strong>Autoriteti i Konkurrenc\u00ebs ka d\u00ebshtuar t\u00eb parandaloj\u00eb dhe t\u00eb luftoj\u00eb situatat kartel n\u00eb shum\u00eb tregje kryesore<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Pavar\u00ebsisht se Autoriteti i Konkurrences e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb realizoj\u00eb misionin e tij tek ne, ku funksionimi i shtetit ligjor \u00ebsht\u00eb i dob\u00ebt, shkalla e korrupsionit \u00ebsht\u00eb e lart\u00eb dhe kapja e shtetit paraqitet n\u00eb p\u00ebrmasa tejet shqet\u00ebsuese, gjat\u00eb vitit 2023, institucioni duhej t\u00eb kishte provuar m\u00eb fort dhe me efektivitet t\u00eb luftonte rastet e shumta t\u00eb situatave kartel n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb ekonomis\u00eb son\u00eb, bazuar edhe n\u00eb denoncimet e shpeshta t\u00eb qytetareve p\u00ebr abuzimet me \u00e7mimet, t\u00eb p\u00ebrcjella nga mediat tradicionale dhe mediat sociale t\u00eb vendit<\/p>\n<p>K\u00ebto situata, t\u00eb tipit monopol dhe oligopol, jan\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb zhvillohen nga Autoriteti i Konkurrenc\u00ebs si metastaza kanceri, duke kapur t\u00eb gjith\u00eb ekonomin\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p>AK d\u00ebshtoi n\u00eb k\u00ebt\u00eb mision dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb keq, marr\u00ebveshjet horizontale apo vertikale, krijimi i pozitave dominuese n\u00eb tregje t\u00eb caktuara, monopolet apo oligopolet, vijuan me t\u00eb nj\u00ebjtin rit\u00ebm edhe gjat\u00eb vitit 2023, n\u00eb mos edhe me nj\u00eb rit\u00ebm m\u00eb t\u00eb shtuar.<\/p>\n<p>K\u00ebto marr\u00ebveshje, kan\u00eb arritur q\u00eb t\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb mir\u00ebfunksionimin e tregjeve, zhvillimin e biznesit t\u00eb pap\u00ebrkrahur nga qeveria dhe r\u00ebnd\u00eb konsumator\u00ebt shqiptare, p\u00ebrmes \u00e7mimeve fundore abuzuese n\u00eb treg, p\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs kartel.<\/p>\n<p>Hetimet e thelluara nga Autoriteti i Konkurrenc\u00ebs n\u00eb disa tregje prodhimi dhe tregtimi duhej t\u00eb kishin dal\u00eb me sanksione konkrete ndaj shkel\u00ebsve t\u00eb ligjit \u201cP\u00ebr mbrojtjen e konkurrenc\u00ebs\u201d, t\u00eb parimeve dhe rregullave t\u00eb konkurrenc\u00ebs s\u00eb lir\u00eb. Mungesa e gjobave shembullore n\u00eb k\u00ebto hetime t\u00eb thelluara \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb e dob\u00ebsis\u00eb s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb AK.<\/p>\n<p>Autoriteti i Konkurrenc\u00ebs nuk ka arritur t\u00eb luftoj\u00eb me efektivitet pranin\u00eb dhe veprimin e karteleve n\u00eb shum\u00eb sektor\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb ekonomis\u00eb son\u00eb. Ai nuk ka arritur t\u00eb shmang\u00eb situatat ku nj\u00eb grusht kompanish, t\u00eb quajtura r\u00ebndom nga populli oligark\u00eb, fitojn\u00eb, t\u00eb suportuar nga qeveria,\u00a0 shumic\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb tenderave t\u00eb Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe t\u00eb Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvillimit.<\/p>\n<p>P\u00ebrmend s\u00ebrisht situat\u00ebn kartel t\u00eb provuar plot\u00ebsisht n\u00eb qarkun e Vlor\u00ebs, ku kompani t\u00eb konsoliduara dhe serioze t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb qark, n\u00eb 5-7 vitet e fundit nuk arrijn\u00eb t\u00eb fitojn\u00eb asnj\u00eb tender nga ARSH apo FSHZH, edhe pse konkurrojn\u00eb rregullisht.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, Autoriteti i Konkurrenc\u00ebs nuk ia doli t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb se p\u00ebrfitimet e nje grushti kompanish te perkrahura nga qeveria, nuk erdh\u00ebn nga cil\u00ebsia apo \u00e7mimet konkurruese t\u00eb mallrave dhe sh\u00ebrbimeve t\u00eb tyre, por nga deformimet e konkurrenc\u00ebs, duke d\u00ebshmuar dob\u00ebsin\u00eb e tij n\u00eb kontrollin efektiv t\u00eb tregjeve dhe n\u00eb garantimin e konkurrenc\u00ebs s\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>xxx<\/p>\n<p>K\u00ebto p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb ar\u00ebsyet themelore, pse sot kemi nj\u00eb imazh publik shum\u00eb t\u00eb dob\u00ebsuar t\u00eb institucionit t\u00eb Autoritetit t\u00eb Konkurrenc\u00ebs dhe munges\u00eb t\u00eb theksuar besimi n\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb garantuar mbrojtjen efektive te interesave t\u00eb konsumator\u00ebve. Gati t\u00eb gjitha shtresat e konsumator\u00ebve shqiptar\u00eb dhe pjesa d\u00ebrrmuese e kompanive t\u00eb biznesit, q\u00eb nuk \u201ckan\u00eb fatin\u201d t\u00eb p\u00ebrkrahen nga sekti qeveris\u00ebs n\u00eb pushtet, ndihen t\u00eb pambrojtur nga deformimet e m\u00ebdha t\u00eb konkurrenc\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bujar LESKAJ Gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, megjith\u00eb p\u00ebrpjekjet e b\u00ebra, sikurse rezulton edhe nga Raporti Vjetor 2023 i institucionit, gjykoj se, p\u00ebr fat t\u00eb keq, Autoriteti i Konkurrenc\u00ebs nuk ka arritur t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb misionin e tij n\u00eb mbrojtjen e qytetar\u00ebve nga abuzimet n\u00eb treg dhe me tenderat publik\u00eb, kryesisht p\u00ebr kat\u00ebr ar\u00ebsyet e m\u00ebposhtme. Autoriteti &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":18008,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44,1],"tags":[],"class_list":["post-85147","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial","category-shendeti"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85147","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85147"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85147\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/18008"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85147"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85147"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85147"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}