{"id":85342,"date":"2024-07-24T11:56:58","date_gmt":"2024-07-24T11:56:58","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=85342"},"modified":"2024-07-24T11:57:16","modified_gmt":"2024-07-24T11:57:16","slug":"skandali-rama-i-fali-5-8-milion-m2-toke-publike-njerezve-te-tij-ne-brigjet-e-jugut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/07\/24\/skandali-rama-i-fali-5-8-milion-m2-toke-publike-njerezve-te-tij-ne-brigjet-e-jugut\/","title":{"rendered":"Skandali\/ Rama i fali 5.8 milion m2 tok\u00eb publike njer\u00ebzve t\u00eb tij n\u00eb brigjet e jugut"},"content":{"rendered":"<p>Qeveria shqiptare i ka dh\u00ebn\u00eb 5.8 milion\u00eb met\u00ebr katror tok\u00eb investitor\u00ebve strategjik\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin,\u00a0 nga t\u00eb cilat 17 projekte jan\u00eb n\u00eb bregdet, p\u00ebrmesligjitp\u00ebr Investimet Strategjike t\u00eb miratuar n\u00eb 2015.<\/p>\n<p>Vendimet e Komitetit t\u00eb Investimeve Strategjike, tregojn\u00eb se bregdeti i jugut mbetet zona m\u00eb e lakmuar p\u00ebr investitor\u00ebt strategjik\u00eb. Edhe pse ky ligj kishte p\u00ebr q\u00ebllim thithjen e investitor\u00ebve t\u00eb huaj, vet\u00ebm 2 nga 44 projektet e miratuara kan\u00eb ardhur plot\u00ebsisht nga jasht\u00eb. Investimet nga kompanit\u00eb vendase dhe njer\u00ebzit e af\u00ebrt me pushtetin, kan\u00eb krijuar kantiere masive nd\u00ebrtimi n\u00eb kodrat e gjelb\u00ebruara t\u00eb jugut, t\u00eb cilat po kthehen n\u00eb resorte ekskluzive vilash.<\/p>\n<p class=\"has-text-align-center\">Kantieri i nd\u00ebrtimit p\u00ebr kompleksin turistik \u201cThymus\u201d n\u00eb bregdetin e fshatit Drimadh\u00eb<\/p>\n<p>Komiteti i Investimeve Strategjike (KIS), i cili jep vendimet p\u00ebr shpalljen e investitor\u00ebve udh\u00ebhiqet nga kryeminsitri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr Citizens Channel, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit dhe Investimeve AIDA tha se jan\u00eb 6 projekte q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb sip\u00ebrfaqje n\u00eb plazh, ku pjes\u00ebn d\u00ebrrmuese e z\u00eb projekti i Marin\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit, i ndjekur nga kompleksi \u201cGreen Coast\u201d n\u00eb Palas\u00eb.<\/p>\n<p>Rreth\u00a01.6 milion\u00eb\u00a0met\u00ebr katror sip\u00ebrfaqje n\u00eb bregdetin e jugut u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb investitor\u00ebve strategjik nga qeveria p\u00ebrmes ligjit p\u00ebr investime strategjike.<\/p>\n<p>Referuar t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Agjencis\u00eb Shqiptare t\u00eb Zhvillimit t\u00eb Investimeve (AIDA), 17 projekte jan\u00eb miratuar p\u00ebr investime strategjike n\u00eb fush\u00ebn e turizmit vet\u00ebm n\u00eb bregdet.<\/p>\n<p>Afro 4 milion\u00eb met\u00ebr katror jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb gjithsej\u00a0 p\u00ebr shfryt\u00ebzim tek investiror\u00ebt strategjik n\u00eb fush\u00ebn e turizmit, q\u00eb prekin bregdetin, ku p\u00ebrfshihen edhe zona e Durr\u00ebsit, Kepi i Rodonit, Gjiri i Lal\u00ebzit dhe Divjaka.<\/p>\n<p>Nga viti 2016 deri m\u00eb tani jan\u00eb trajtuar 88 projekte investimi, nga t\u00eb cilat 44 kan\u00eb p\u00ebrfituar statusin dhe 34 jan\u00eb n\u00eb faz\u00eb vler\u00ebsimi, nd\u00ebrsa 14 jan\u00eb refuzuar.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2015 Parlamenti shqiptar miratoi ligjin p\u00ebr \u201cInvestimet Strategjike\u201d. Ky ligj \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb disa her\u00eb dhe her\u00ebn e fundit u shty deri n\u00eb 2023 me votat e mazhoranc\u00ebs dhe pa debat.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij ligji \u00e7do person mund t\u00eb marr\u00eb statusin \u201cinvestitor strategjik\u201d n\u00ebqoft\u00ebse investon m\u00eb shum\u00eb se 5 milion\u00eb euro dhe pun\u00ebson 80 pun\u00ebtor\u00eb.<\/p>\n<p>Ligji kishte si q\u00ebllim primar t\u00eb vetin kur u hartua, thithjen e investimeve t\u00eb huaja direkte nga jasht\u00eb. Por nga 2016 deri n\u00eb 2023 vet\u00ebm dy projekte jan\u00eb l\u00ebshuar p\u00ebr investitor\u00eb t\u00eb huaj, dhe kat\u00ebr jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Pjesa tjet\u00ebr jan\u00eb vet\u00ebm investitor vendas.<\/p>\n<p>Q\u00ebndresa Qytetare publikoi nj\u00eb studim n\u00eb 2021 p\u00ebr ligjin p\u00ebr investimet strategjike, nga ku gjithashtu del n\u00eb pah se ka pasur shum\u00eb pak investitor\u00eb t\u00eb huaj krahasuar me ata vendas. Studimi thekson se gjysma e investimeve strategjike jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb sektorin e turizmit.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e cil\u00ebsojn\u00eb si nj\u00eb ligj klientelist dhe monopolizues, pasi sipas tyre s\u00eb pari ai ka d\u00ebshtuar t\u00eb thith investitor\u00eb t\u00eb njohur dhe s\u00eb dyti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdor si mjet p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur njer\u00ebz t\u00eb af\u00ebrt me pushtetin.<\/p>\n<p><em>\u201cMe sa duket ligji \u00ebsht\u00eb hartuar keq dhe vullneti me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb zbatuar ligji ka qen\u00eb edhe m\u00eb specifik i fokusuar te interesat e biznesmen\u00ebve dhe grupeve t\u00eb caktuara<\/em>\u201c, u shpreh p\u00ebr Citizens Channel Aranita Brahaj nga Open Data Albania.<\/p>\n<p>K\u00ebto lloj favorizimesh kan\u00eb stepur investitor\u00ebt e huaj t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb gar\u00eb, sipas ekspertit t\u00eb ekonomis\u00eb Zef Pre\u00e7i. Ai shton se ata t\u00ebrhiqen pasi shohin \u201cn<em>j\u00eb klim\u00eb favorizuese ndaj oligark\u00ebve n\u00eb vend\u201d.<\/em><\/p>\n<p>\u201c<em>Ligji duh\u00ebt t\u00eb sillte investior\u00ebt strategjik, ata q\u00eb jan\u00eb emra t\u00eb njohur n\u00eb per\u00ebndim q\u00eb kan\u00eb ekspertiz\u00eb kapacitet financiar, p\u00ebrvoj\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb<\/em>\u201d, u shpreh p\u00ebr Citizens Channel Pre\u00e7i.<\/p>\n<p>Brahaj shprehet se \u00ebsht\u00eb qeveria ajo q\u00eb ka d\u00ebshtuar n\u00eb thitjen e investitor\u00ebve t\u00eb huaj dhe jo ligji.<\/p>\n<p class=\"has-text-align-center\">Aranita Brahaj, Open Data Albania<\/p>\n<p>\u201c<em>Ligji \u00ebsht\u00eb hartuar, ndryshuar dhe \u00ebsht\u00eb aplikuar n\u00eb nj\u00eb form\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb favorizuar biznese me influenc\u00eb dhe lidhje me drejtuesit e maxhoranc\u00ebs\u201d<\/em>, tha Brahaj p\u00ebr Citizens Channel.<\/p>\n<p>Pre\u00e7i shprehet se si pasoj\u00eb e ndryshimeve q\u00eb ka p\u00ebsuar ligji \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb situat\u00eb ku s\u2019ka transparenc\u00eb dhe respektim t\u00eb kritereve t\u00eb konkurueshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c<em>Ka m\u00eb shum\u00eb zgjerim t\u00eb rolit t\u00eb organeve kolegjiale dhe \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb terren ku qeveria po p\u00ebrdor pasurit\u00eb natyrore, kryesisht toka n\u00eb bregdet si nj\u00eb instrument p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur interesat e klient\u00ebve t\u00eb saj<\/em>\u201d, thot\u00eb Pre\u00e7i.<\/p>\n<p>P\u00ebr list\u00ebn e p\u00ebrfituesve Aranita Brahaj deklaron se emrat e investitor\u00ebve strategjik\u00eb jan\u00eb \u201c<em>njer\u00ebz pran\u00eb pushtetit kan\u00eb marr\u00eb k\u00ebt\u00eb status me plane aspak bind\u00ebse p\u00ebr zhvillim biznes<\/em>i\u201d.<\/p>\n<p>Sipas ekspert\u00ebve,\u00a0 edhe pse ligji ka 7 vite q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqi ky ligj, investimet e huaja direkte mungojn\u00eb dhe nuk jan\u00eb rritur si dhe as nuk ka pasur r\u00ebnie te shkall\u00ebs t\u00eb papun\u00ebsis\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet krijimit t\u00eb vendeve t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Ligji p\u00ebrve\u00e7 faktit q\u00eb nuk ka arritur t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb investimet e huaja, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si nj\u00eb mjet \u201cp\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur njer\u00ebzit af\u00ebr pushtetit\u201d.<\/p>\n<p>\u201c<em>N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb klim\u00eb tejet favorizuese p\u00ebr grupe dhe individ\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb zbehur interesi publik<\/em>\u201d, thot\u00eb eksperti Zef Pre\u00e7i.<\/p>\n<p>Rasti i fundit i cili u kthye dhe n\u00eb debat n\u00eb Parlament, pas akuzave p\u00ebr korrupsion nga opozita, ishte ai i bashk\u00ebshortit t\u00eb ministres Olta Xha\u00e7ka. Ministrja e pranoi shpalljen e bashk\u00ebshortit t\u00eb saj si investitor strategjik duke u shprehur se \u201c\u00ebsht\u00eb nj\u00eb biznesmen serioz\u201d.<\/p>\n<p>Emra t\u00eb tjer\u00eb af\u00ebr qeveris\u00eb jan\u00eb shpallur po ashtu \u201cinvestitor strategjik\u201d. Rasti i aktorit t\u00eb humorit Gazmend Paja, i cili ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb fushat\u00ebn e Partis\u00eb Socialiste. Paja ka fituar 133 mij\u00eb met\u00ebr katror n\u00eb Dh\u00ebrmi.<\/p>\n<p>P\u00ebr ekspert\u00ebt, zgjatja e afatit t\u00eb ligjit sh\u00ebrbeu si mjet p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00eb njer\u00ebzve af\u00ebr qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c<em>Rasti m\u00eb emblematik \u00ebsht\u00eb rasti i zgjatjes s\u00eb afatit t\u00eb ligjit p\u00ebr investimet strategjike q\u00eb i hapi rrug\u00ebn disa oligark\u00ebve, disa klient\u00ebve t\u00eb qeveris\u00eb e deri tek an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb qeveris\u00eb dhe familjar\u00ebve t\u00eb tyre\u201d<\/em>, u shpreh Zef Pre\u00e7i, duke iu referuar vendimeve t\u00eb dh\u00ebna pas zgjatjes s\u00eb afatit.<\/p>\n<p>Sipas Pre\u00e7it, ligji \u00ebsht\u00eb problematik p\u00ebr faktin se favorizon nj\u00eb grusht njer\u00ebzish t\u00eb af\u00ebrt me qeverin\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk sjell impakt p\u00ebr interesin publik dhe ekonomin\u00eb e vendit.<\/p>\n<p>\u201c<em>N\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb proces t\u00eb rregullimeve ligjore viktima mbetet interesi publik, dhe kur flasim p\u00ebr interesin publik fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb maksimizuar t\u00eb ardhurat n\u00eb buxhetin e shtetit p\u00ebr t\u00eb respektuar masterpalnet p\u00ebr deg\u00eb edhe sektor t\u00eb caktuar p\u00ebr t\u00eb harmonizuar zhvillimin e e ekonomis\u00eb<\/em>\u201d, shton Pre\u00e7i.<\/p>\n<p>Investimet strategjike n\u00eb brigjet e detit Jon shihen me skpeticiz\u00ebm dhe me kritika dhe nga ekspert\u00ebt e mjedisit. Eksperti i mjedisit dhe ambientalisti Simo Ribaj\u00a0 sjell n\u00eb v\u00ebmendje investimin strategjik m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb jug \u201cGreen Coast\u201d, i cili u miratua me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar. Kompleksi po nd\u00ebrton qindra vila luksoze q\u00eb z\u00ebn\u00eb mbi 500 mij\u00eb metra katror\u00eb sip\u00ebrfaqe n\u00eb kodrat e Pals\u00ebs, q\u00eb dikur ishin t\u00eb gjelbra.<\/p>\n<p>\u201c<em>Green Coast kan\u00eb gjetur em\u00ebr shum\u00eb t\u00eb bukur,\u00a0 kur thua green, gjelb\u00ebrim, por nd\u00ebrkoh\u00eb aty asgj\u00eb s\u2019ka green, aty ka vet\u00ebm beton\u201d, shprehet ambientalisti dhe ekpserti Simo Ribaj<\/em><\/p>\n<p class=\"has-text-align-center\">Simo Ribaj, ekspert mjedisor dhe ambientalist<\/p>\n<p>Ai shprehet se nd\u00ebrhyrja q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb projekti \u201cGreen Coast\u201d n\u00eb natyr\u00eb ka shkat\u00ebrruar peizazhin dhe shton se t\u00eb gjitha k\u00ebto investime nuk e kan\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje mjedisin.<\/p>\n<p>Banor\u00ebt dhe ekspert\u00ebt shprehen nj\u00ebz\u00ebri se jan\u00eb pro zhvillimit, por duket se kund\u00ebrshtit\u00eb i kan\u00eb mbi m\u00ebnyrat e zhvillimit. P\u00ebr Simo Ribajn investimet q\u00eb po ndodhin aktualisht, e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb v\u00ebmendjes ndikimin n\u00eb mjedis.<\/p>\n<p>\u201cS<em>hqip\u00ebria duhet t\u00eb zhvillohet t\u00eb rinjt\u00eb duhet t\u00eb pun\u00ebsohen k\u00ebtu, resurset duhet t\u00eb p\u00ebrdoren nga shqiptar\u00ebt, pro problemi madhor \u00ebsht\u00eb mungesa e v\u00ebmendjes p\u00ebr ndikimin n\u00eb mjedis\u201d, shprehet Ribaj.<\/em><\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr problematik\u00eb e k\u00ebtij ligji mbetet shpron\u00ebsimi. Sipas ligjit p\u00ebr investimet strategjike,\u00a0 lejohet shpron\u00ebsimi i pron\u00ebs private dhe n\u00ebse\u00a0 investitori nuk ka arritur n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje me pronarin e tok\u00ebs, at\u00ebher\u00eb shteti ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb.<\/p>\n<p>Shteti nd\u00ebrhyn me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn procedur\u00eb q\u00eb ndiqet p\u00ebr shpron\u00ebsimin p\u00ebr interes publik.<\/p>\n<p>Sipas raport-monitorimit t\u00eb Q\u00ebndres\u00ebs Qytetare qeveria thot\u00eb se nuk ka pasur raste ku shteti t\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb p\u00ebr shpron\u00ebsim, pasi investitor\u00ebt kan\u00eb gjetur konsensus me pronar\u00ebt p\u00ebr pronat ku zhvillohet investimi.<\/p>\n<p>\u201c<em>Por megjith\u00ebse ky nen i ligjit nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb ende n\u00eb zbatim, ai \u00ebsht\u00eb qartazi nj\u00eb form\u00eb presioni ndaj pronar\u00ebve\u201d<\/em>, thot\u00eb raporti.<\/p>\n<p>Ridvan Hajdini \u00ebsht\u00eb kryeplaku i fshatit t\u00eb Borshit prej dy mandatesh. Duke par\u00eb se \u00e7far\u00eb ka ndodhur me brigjet e Palas\u00ebs, Dh\u00ebrmiut dhe Jal\u00ebs, ai i trembet t\u00eb ardhmes s\u00eb Borshit.<\/p>\n<p class=\"has-text-align-center\">Ridva Hajdini, kryeplak i Borshit<\/p>\n<p><em>\u201cSi\u00e7 u b\u00eb andej do b\u00ebhet dhe k\u00ebtej, se s\u2019kemi ku vejm\u00eb se jemi bij\u00eb t\u00eb k\u00ebtij fshati, mos kemi as t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb v\u00ebm\u00eb nj\u00eb \u00e7ad\u00ebr q\u00eb t\u00eb lahemi vet, se jo t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb pasur se shteti ndaj\u00a0 \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur shtresat n\u00eb nevoj\u00eb jo ai q\u00eb ka para se ai e mbron vet veten po ai q\u00eb s\u2019ka ku t\u00eb vej\u00eb?\u201d,\u00a0<\/em>shprehet ai.<\/p>\n<p>Kastriot Hajdini punon gjat\u00eb sezonit turistik n\u00eb Borsh dhe prej vitesh e njeh zon\u00ebn. Ai ka shqet\u00ebsim kryesor problemet me pron\u00ebn t\u00eb lindura nga ligji 7501 por nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb i shqet\u00ebsuar p\u00ebr at\u00eb q\u00eb po i ndodh bregdetit. Sipas Kastriotit ligji 7051 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si katalizator p\u00ebr investitor\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ti blejn\u00eb tokat e fshatar\u00ebve m\u00eb leht\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c<em>Deri tani n\u00eb vendin ton\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e pronave jan\u00eb vrar\u00eb mbi 10 mij\u00eb vet\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mbahet n\u00eb fuqi nj\u00eb ligj q\u00eb nuk ka funksionuar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e Shqip\u00ebris\u00eb. Un\u00eb ta thash un\u00eb pron\u00ebn time nuk e fal, un\u00eb i them burgut hapu dhe pronat e mia t\u00eb blera me flori un\u00eb s\u2019i fal.\u00a0Borshiot\u00ebt k\u00ebtu edhe sot q\u00eb flasim jan\u00eb n\u00eb minoranc\u00eb, kan\u00eb ardhur shum\u00eb t\u00eb huaj, duke bler\u00eb toka, e gj\u00ebra me lloj lloj suportesh\u201d,\u00a0<\/em>shprehet Hajdini p\u00ebr Citizens Channel.<\/p>\n<p>Kastrioti nuk e fsheh frik\u00ebn nga betonizimi i bregdetit.\u00a0 Fakti q\u00eb pronar\u00ebt aktual t\u00eb tokave bujq\u00ebsore nuk kan\u00eb lidhje me vendin thot\u00eb ai, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebr ta shitur tok\u00ebn. Sakaq ai shprehet se Borshi ka nevoj\u00eb p\u00ebr investime t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe jo t\u00eb betonizohet.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa kryeplaku Ridvan Hajdini shpreson q\u00eb e ardhmja e Borshit t\u00eb jet\u00eb ndryshe.<\/p>\n<p><em>\u201cUn\u00eb jam kund\u00ebr betonzimit vet si person mir\u00ebpo k\u00ebtu n\u00eb Borsh akoma gjendja \u00ebsht\u00eb mir\u00eb tani p\u00ebr tani nuk e dim\u00eb m\u00eb pas se \u00e7\u2019do ndodh\u00eb at\u00eb nuk flasim dot, un\u00eb jam kund\u00ebr. Ne duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet investime cil\u00ebsore n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb me gjelb\u00ebrimin, se ai e mban, t\u00eb ruajm\u00eb dhe tradit\u00ebn\u201d,\u00a0<\/em>thot\u00eb Ridvani.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr problematik\u00eb e shfaqur sa i p\u00ebrket shpron\u00ebsimeve \u00ebsht\u00eb ligji \u201cP\u00ebr P\u00ebrfundimin e Proceseve Kalimtare t\u00eb Pron\u00ebsis\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij ligji toka bujq\u00ebsore e shp\u00ebrndar\u00eb m\u00eb par\u00eb me ligjin 7501 dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn fshatar\u00ebt kan\u00eb aplikuar p\u00ebr ta regjistruar n\u00ebn pron\u00ebsi, duhet t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb disa kushte p\u00ebr t\u2019u regjistruar, mes t\u00eb cilave, kjo tok\u00eb \u201cnuk duhet t\u00eb jet\u00eb e z\u00ebn\u00eb nga nd\u00ebrtimet pa leje\u201d si dhe \u201cnuk duhet t\u00eb jet\u00eb objekt i investimeve strategjike\u201d.<\/p>\n<p>Ligji \u201cP\u00ebr menaxhimin e integruar t\u00eb zonave bregdetare\u201d gjithashtu krijon problematika sa i p\u00ebrket shpron\u00ebsimit. Sipas k\u00ebtij ligji shteti ka t\u00eb drejt\u00ebn e parablerjes s\u00eb tok\u00ebs dhe detyron q\u00eb zhvillimi i saj mund t\u00eb b\u00ebhet vet\u00ebm me kontrata PPP ose si investim strategjik.<\/p>\n<p>P\u00ebr Pre\u00e7in, qeveria shqiptare gjat\u00eb k\u00ebtyre tre mandatave ka marr\u00eb hapa t\u00eb rreziksh\u00ebm mes raportit publik-privat.<\/p>\n<p><em>\u201cShpron\u00ebsimet n\u00eb bregdet apo tek zona 5 maj, ku shteti gjoja n\u00eb em\u00ebr t\u00eb interesit publik shpron\u00ebson dhe ato ja jep nj\u00eb klienti t\u00eb saj ka kurrfar\u00eb bilanci dhe analize<\/em>\u201d, shton ai.<\/p>\n<p>Sipas tij k\u00ebto jan\u00eb tregues t\u00eb rritjes s\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb oligarkis\u00eb n\u00eb vendimmarrjen e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c<em>Jan\u00eb cenim i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i bazave kushtetuese si respektimi i pron\u00ebs private<\/em>\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Marr\u00eb nga Citizens Channel<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria shqiptare i ka dh\u00ebn\u00eb 5.8 milion\u00eb met\u00ebr katror tok\u00eb investitor\u00ebve strategjik\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin,\u00a0 nga t\u00eb cilat 17 projekte jan\u00eb n\u00eb bregdet, p\u00ebrmesligjitp\u00ebr Investimet Strategjike t\u00eb miratuar n\u00eb 2015. Vendimet e Komitetit t\u00eb Investimeve Strategjike, tregojn\u00eb se bregdeti i jugut mbetet zona m\u00eb e lakmuar p\u00ebr investitor\u00ebt strategjik\u00eb. Edhe pse ky ligj kishte &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":85343,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40,46],"tags":[],"class_list":["post-85342","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-aktualitet","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85342","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85342"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85342\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/85343"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85342"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85342"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85342"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}