{"id":85414,"date":"2024-07-25T09:00:29","date_gmt":"2024-07-25T09:00:29","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=85414"},"modified":"2024-07-25T09:00:29","modified_gmt":"2024-07-25T09:00:29","slug":"cilesia-e-larte-e-shkollimit-rruga-kryesore-per-te-terhequr-maturantet-ne-universitetet-tona","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/07\/25\/cilesia-e-larte-e-shkollimit-rruga-kryesore-per-te-terhequr-maturantet-ne-universitetet-tona\/","title":{"rendered":"Cil\u00ebsia e lart\u00eb e shkollimit &#8211; rruga kryesore p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr maturant\u00ebt n\u00eb universitetet tona"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Myqerem TAFAJ<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto dit\u00eb para fillimit t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb programeve, universitetet dhe shkollat tona t\u00eb larta po p\u00ebrpiqen t\u00eb bindin maturant\u00ebt t\u00eb zgjedhin programet e tyre. Nga nj\u00eb v\u00ebshtrim i shpejt\u00eb bie n\u00eb sy se n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb marketingu m\u00eb shpesh d\u00ebgjon tarifat konkurruese, shanse p\u00ebr pun\u00ebsim, etj. Shum\u00eb pak d\u00ebgjon argumentet cil\u00ebsi e lart\u00eb dhe standarde internacionale t\u00eb studimeve universitare, pedagog\u00eb me formim, kualifikime dhe p\u00ebrvoj\u00eb internacionale, metoda didaktike m\u00ebsimdh\u00ebnie moderne, mund\u00ebsi p\u00ebr studime jasht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb apo dy semestra, cikle leksionesh nga profesor\u00eb t\u00eb universiteteve partnere t\u00eb huaja, \u00a0mund\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebrkime fillestare shkencore, auditor\u00eb e laborator\u00eb moderne, digjitalizim bashk\u00ebkohor t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnies, biblioteka t\u00eb pasura me literatur\u00eb n\u00eb let\u00ebr dhe digjitale 24 or\u00eb t\u00eb hapura p\u00ebr student\u00eb, pa folur p\u00ebr kurrikul\u00eb suplementare p\u00ebr student\u00ebt e talentuar p\u00ebr diplom\u00eb Bachelor apo Master &#8220;Honors&#8221;, kushte p\u00ebr zhvillimin e jet\u00ebs studentore dhe p\u00ebrmbushjen e rolit t\u00eb tyre n\u00eb veprimtarin\u00eb e universitetit t\u00eb tyre, mund\u00ebsi p\u00ebr student\u00ebt familjar\u00eb, dhe t\u00eb tjera tipare t\u00eb nj\u00eb universiteti modern t\u00eb k\u00ebtij shekulli.<\/p>\n<p>Zhvillimi demografik i vendit ton\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb fare optimist. Vendi ka p\u00ebsuar nj\u00eb shpopullim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb dekad\u00ebn e fundit, edhe pse Censusi i fundit u p\u00ebrpoq t\u00eb fsheh p\u00ebrmasat e v\u00ebrteta t\u00eb tij. Por, \u00ebsht\u00eb fakt, se k\u00ebt\u00eb vit n\u00eb klas\u00ebn e par\u00eb fillore, numri f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb regjistrohen \u00ebsht\u00eb af\u00ebrsisht sa gjysma e atyre q\u00eb jan\u00eb regjistruar para 15 viteve. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se, pas 15 viteve, edhe numri i student\u00ebve n\u00eb sistemin e arsimit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb vendit ton\u00ebdo t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb i ulet, madje edhe t\u00eb p\u00ebrgjysmohet. Por ky reduktim i numrit t\u00eb student\u00ebve mund t\u00eb ndodh\u00eb edhe m\u00eb shpejt, n\u00eb qoft\u00eb se vazhdon t\u00eb rritet akoma numri i t\u00eb rinjve q\u00eb largohen p\u00ebr studime jasht\u00eb vendit apo q\u00eb vendosin t\u00eb mos vijojn\u00eb studimet e larta. Un\u00eb mendoj se ky fluks i student\u00ebve q\u00eb zgjedhin universitetet e vendeve t\u00eb tjera do t\u00eb vazhdoj t\u00eb rritet, n\u00ebse ata nuk do t\u00eb ken\u00eb besim tek niveli i programeve t\u00eb studimeve q\u00eb afrojn\u00eb universitetet e vendit ton\u00eb. Nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb se ky grup student\u00ebsh jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt dhe q\u00eb kan\u00eb arritur nj\u00eb nivel t\u00eb formimit plot\u00ebsisht konkurrues me student\u00ebt e universiteteve prestigjioze t\u00eb Evrop\u00ebs dhe m\u00eb gjer\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb e mir\u00ebnjohur sot, sepse student\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb universitetet e huaja kan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb mir\u00eb, madje, shum\u00eb prej tyre, shquhen si student\u00eb ekselent\u00eb n\u00eb studimet universitare dhe pasuniversitare n\u00eb universitete prestigjioze.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se student\u00ebt q\u00eb do t\u00eb mbeten t\u00eb studiojn\u00eb n\u00eb universitetet tona do t\u00eb jen\u00eb grupi q\u00eb vijn\u00eb nga shtresa e varf\u00ebr dhe nuk kan\u00eb asnj\u00eb mund\u00ebsi financiare dhe nj\u00eb grup tjet\u00ebr student\u00ebsh, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrfunduar Matur\u00ebn me rezultate mediok\u00ebr dhe nuk jan\u00eb t\u00eb motivuar p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb nivel t\u00eb mir\u00eb formimi n\u00eb studimet universitare, edhe pse mund t\u00eb ken\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb mir\u00eb financiare nga familjet e tyre. Fatkeq\u00ebsisht, sot, ky grupi i student\u00ebve mediok\u00ebr t\u00eb pamotivuar po rritet, duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb faktor shum\u00eb negativ, i cili t\u00ebrheq posht\u00eb gjith\u00eb veprimtarin\u00eb m\u00ebsimore n\u00eb universitete dhe penalizon r\u00ebnd\u00eb grupin e student\u00ebve m\u00eb t\u00eb motivuar dhe m\u00eb cil\u00ebsor, pa folur p\u00ebr student\u00ebt e talentuar, t\u00eb cil\u00ebt, praktikisht, nuk gjejn\u00eb as mjedis dhe as v\u00ebmendje p\u00ebr t\u00eb zhvilluar e shpalosur plot\u00ebsisht talentin e tyre.<\/p>\n<p>Kjo dinamik\u00eb e reduktimit t\u00eb numrit t\u00eb student\u00ebve n\u00eb vendin ton\u00eb do t\u00eb diktoj\u00eb nj\u00eb ndryshim shum\u00eb t\u00eb shpejt t\u00eb gjithe sistemit ton\u00eb t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb. \u00cbsht\u00eb e kuptueshme q\u00eb sistemi i sot\u00ebm me mbi 100 mij\u00eb student\u00eb nuk mund t\u00eb mbetet i nj\u00ebjt\u00eb kur numri i student\u00ebve do arrij rreth 70 mij\u00eb student\u00eb apo akoma m\u00eb pak. N\u00ebse nuk do nd\u00ebrmerret nj\u00eb reform\u00eb e thell\u00eb e sistemit, do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb mbyllen programe studimi, cka do t\u00eb sjell\u00eb, si pasoj\u00eb, mbyllje departamentesh e fakultetesh dhe pastaj edhe mbyllje t\u00eb universiteteve dhe shkollave t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Zhvillimi demografik jo optimist, rritja e vazhdueshme e fluksit t\u00eb maturant\u00ebve dhe student\u00ebve m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb largohen p\u00ebr studime jasht\u00eb vendit, emigrimi masiv i t\u00eb rinjve q\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb arsimit t\u00eb detyruar, cil\u00ebsia e ul\u00ebt n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nivelet e arsimit, investimi i ul\u00ebt publik p\u00ebr arsimin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe at\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti, oferta e vjetruar akademike dhe k\u00ebrkimi shkencor tejet i dob\u00ebt, dhe shum\u00eb faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, b\u00ebjn\u00eb q\u00eb sistemi yn\u00eb i arsimit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb mos jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb p\u00ebrballet me k\u00ebrkesat e sotme dhe t\u00eb dekad\u00ebs q\u00eb vjen, p\u00ebr t\u00eb formuar student\u00eb me dije, aft\u00ebsi dhe kompetenca q\u00eb u duhen atyre p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm n\u00eb gar\u00ebn e dijes dhe t\u00eb tregut t\u00eb pun\u00ebs. K\u00ebtu nuk po p\u00ebrmendim fare aft\u00ebsin\u00eb e sistemit ton\u00eb t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr tu p\u00ebrballur me sfidat e sotme dhe dekad\u00ebs q\u00eb vjen, n\u00eb k\u00ebrkimin shkencor, inovacionin dhe transferimin e njohurive.<\/p>\n<p>Ky kontekst b\u00ebn t\u00eb domosdoshme nj\u00eb reformim t\u00eb thell\u00eb t\u00eb sistemit, jo thjesht n\u00eb aspekte formale, por, m\u00eb s\u00eb pari, nj\u00eb reform\u00eb e thell\u00eb t\u00ebr\u00ebsore q\u00eb p\u00ebrfshin modelin e organizimit institucional e vet\u00ebqeverisjes s\u00eb universitetit, p\u00ebrmbajtjen e ofert\u00ebs akademike, veprimtarin\u00eb e k\u00ebrkimit shkencor e inovacionit, digjitalizimin, modernizimin administrativ, internacionalizimin p\u00ebr nj\u00eb integrim real t\u00eb universiteteve tona n\u00eb Hap\u00ebsir\u00ebn Evropiane t\u00eb Arsimit t\u00eb Lart\u00eb, ndryshim radikal t\u00eb trajtimi t\u00eb student\u00ebve p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb universitetin &#8220;sht\u00ebpin\u00eb e dyt\u00eb&#8221; p\u00ebr ta, ku ata jo vet\u00ebm m\u00ebsojn\u00eb, por edhe zhvillojn\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn e tyre kulturore, sportive, madje edhe veprimtarit\u00eb e tyre shoq\u00ebrore. Por, kjo reform\u00eb \u00ebsht\u00eb afatgjat\u00eb, detyr\u00eb, para s\u00eb gjithash, e politik\u00ebs. P\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e saj jo duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb reform\u00eb konsensuale, nj\u00eb pakt komb\u00ebtar p\u00ebrtej vijave ndar\u00ebse t\u00eb programeve t\u00eb partive politike. Kjo do ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb reform\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme. Megjithat\u00eb, kjo reform\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb i duhet vendit n\u00eb nivelin makro dhe k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Problemi \u00ebsht\u00eb \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb vet\u00ebuniversitetet dhe shkollat tona t\u00eb larta, publike ose jo publike. Praktikisht ata vet\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb interesuarit dhe iniciator\u00ebt e reformimit t\u00eb vetvetes. Un\u00eb mendoj se, edhe n\u00eb kontekstin aktual ligjor, universitetet kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb zhvillojn\u00eb strategji realiste dhe t\u00eb hartojn\u00eb projekte konkrete reformimi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00ebrheq\u00ebs p\u00ebr student\u00ebt dhe t\u00eb jen\u00eb konkurrues t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e arsimit t\u00eb lart\u00eb shqiptar. Kjo k\u00ebrkon, m\u00eb s\u00eb pari, nj\u00eb vet\u00ebdijesim t\u00eb vet\u00eb universiteteve, jo vet\u00ebm t\u00eb drejtuesve t\u00eb tyre, por, ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, edhe t\u00eb trup\u00ebs akademike t\u00eb tyre. N\u00ebse arrihet kjo shkall\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb gjenden edhe resurset e nevojshme financiare. Aktualisht ekzistojn\u00eb disa iniciativa t\u00eb tilla reformuese, si n\u00eb arsimin e lart\u00eb publik ashtu edhe n\u00eb at\u00eb jo publik. Programet e BE afrojm\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha edhe p\u00ebr projekte t\u00eb tilla reformuese. Megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb qeveria t\u00eb afroj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb mjaftueshme financiare p\u00ebr projekte t\u00eb reformimit t\u00eb universiteteve, duke vendosur kritere q\u00eb garantojn\u00eb rezultate reale q\u00eb transformojn\u00eb realisht ofert\u00ebn akademike, zhvillojn\u00eb veprimtarin\u00eb shkencore dhe modernizojn\u00eb realisht universitetin, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb shkollimi p\u00ebr student\u00ebt t\u00eb jet\u00eb cil\u00ebsor dhe plot\u00ebsisht i p\u00ebrafruar me standardet internacionale. Universitetet dhe shkollat e larta jo publike kan\u00eb mund\u00ebsi akoma m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr nj\u00eb vet\u00ebreformim modernizues. Atyre u duhet vizion, strategji realiste modernizimi. Qeveria n\u00ebse nuk i mb\u00ebshtet dot projektet e tyre reformuese, thjesht nuk duhet ti pengoj\u00eb. Vet\u00ebm nj\u00eb reformim i thell\u00eb modernizues i universiteteve tona do t\u2018i b\u00ebnte ato konkurrues n\u00eb rajon dhe m\u00eb gjer\u00eb, \u00e7ka duhet t\u00eb vler\u00ebsohet p\u00ebrmes pjes\u00ebmarrjes n\u00eb rankimet internacionale t\u00eb universiteteve. Vet\u00ebm k\u00ebshtu do t\u00eb arrihej cil\u00ebsi e lart\u00eb e studimeve universitare, e cila, sipas mendimit tim, \u00ebsht\u00eb rruga kryesore e t\u00ebrheqjes s\u00eb t\u00eb rinjve tan\u00eb n\u00eb universitetet dhe shkollat tona t\u00eb larta.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Myqerem TAFAJ N\u00eb k\u00ebto dit\u00eb para fillimit t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb programeve, universitetet dhe shkollat tona t\u00eb larta po p\u00ebrpiqen t\u00eb bindin maturant\u00ebt t\u00eb zgjedhin programet e tyre. Nga nj\u00eb v\u00ebshtrim i shpejt\u00eb bie n\u00eb sy se n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb marketingu m\u00eb shpesh d\u00ebgjon tarifat konkurruese, shanse p\u00ebr pun\u00ebsim, etj. Shum\u00eb pak d\u00ebgjon &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":34875,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-85414","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85414","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85414"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85414\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/34875"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85414"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85414"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85414"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}