{"id":85416,"date":"2024-07-24T11:02:27","date_gmt":"2024-07-24T11:02:27","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=85416"},"modified":"2024-07-25T09:04:38","modified_gmt":"2024-07-25T09:04:38","slug":"aleancat-parazgjedhore-dhe-listat-e-hapura-100-energjizojne-shpresen-per-ndryshim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/07\/24\/aleancat-parazgjedhore-dhe-listat-e-hapura-100-energjizojne-shpresen-per-ndryshim\/","title":{"rendered":"Aleancat parazgjedhore dhe listat e hapura 100% energjizojn\u00eb shpres\u00ebn p\u00ebr ndryshim!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Bujar LESKAJ<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb bisedimet e tanishme p\u00ebr kodin zgjedhor p\u00ebr zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb vitit 2025, Partia Demokratike duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb me forc\u00eb, si kusht t\u00eb panegociush\u00ebm, lejimin e aleancave parazgjedhore dhe t\u00eb listave t\u00eb hapura 100 p\u00ebrqind.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb mendimi im personal. N\u00eb zgjedhjet e vitit 2021, Rama shkeli Marr\u00ebveshjen e 5 qershorit t\u00eb vitit 2020, t\u00eb lidhur n\u00eb selin\u00eb e Ambasad\u00ebs Amerikane n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb negociuar p\u00ebr pes\u00eb muaj rradhazi me nism\u00ebn e SHBA-ve dhe t\u00eb Bashkimit Evropian. Marr\u00ebveshja me 12 pika e 5 qershorit 2020 p\u00ebrcaktonte se \u00e7do \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore duhej t\u00eb kalonte nga tryeza e K\u00ebshillit Politik.<\/p>\n<ol>\n<li>Si Kodi Zgjedhor i Rames d\u00ebmtoi dhe ndrydhi energjin\u00eb e opozit\u00ebs m\u00eb 25 prill 2021<\/li>\n<\/ol>\n<p>M\u00eb 21 korrik 2020, Rama kreu ndryshimet ne Kodin Zgjedhor, duke shkelur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pacip\u00eb Marr\u00ebveshjen e 5 qershorit. Me k\u00ebto ndryshime, Rama shmangu K\u00ebshillin Politik t\u00eb ngritur nga Marr\u00ebveshja dhe vendosi a priori q\u00eb t\u00eb pengoheshin koalicionet parazgjedhore dhe listat e hapura 100 p\u00ebrqind n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb 25 prillit 2021.<\/p>\n<p>Rama e realizoi k\u00ebt\u00eb, n\u00eb hund\u00ebn e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, pa pyetur opozit\u00ebn dhe pa marr\u00eb dakord\u00ebsin\u00eb e saj, sikurse k\u00ebrkonte Pika 10 e Marr\u00ebveshjes. E grisi Marr\u00ebveshjen , duke mashtruar faktorin nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebve u p\u00ebrbetohej se ishte p\u00ebr koalicionet parazgjedhore dhe listat e hapura plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb nuk duhet dhe nuk ka pse t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet me zgjedhjet e vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm. Koalicionet parazgjedhore zgjerojn\u00eb dhe energjizojn\u00eb baz\u00ebn e opozit\u00ebs, si dhe fuqizojn\u00eb tek qytetar\u00ebt thirrjet e saj p\u00ebr ndryshim. Hyrja n\u00eb gar\u00ebn zgjedhore me koalicione t\u00eb tilla \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb e natyrshme e forcave politike pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb gar\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend demokratik.<\/p>\n<p>Me ndryshimet e Kodit Zgjedhor m\u00eb 21 korrik 2020, Rama jo vet\u00ebm q\u00eb shkeli 10 nga 12 pikat e Marr\u00ebveshjes s\u00eb 5 qershorit 2020, por i mohoi opozit\u00ebs marr\u00ebveshjet politike p\u00ebrpara gar\u00ebs, koalicionet parazgjedhore. Pa ndryshimet e Kodit Zgjedhor, pa k\u00ebt\u00eb mashtrim ndaj nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve dhe qytetar\u00ebve t\u00eb vendit nga ana e Ram\u00ebs, opozita e bashkuar me siguri do t\u2019i kishte fituar zgjedhjet e 25 prillit 2021.<\/p>\n<ol>\n<li>Domosdoshm\u00ebria e listave 100 p\u00ebrqind t\u00eb hapura p\u00ebr demokracin\u00eb zgjedhore n\u00eb vend<\/li>\n<\/ol>\n<p>Sistemi zgjedhor aktual proporcional rajonal me lista t\u00eb mbyllura, n\u00eb t\u00eb cilat, shqiptar\u00ebt zgjedhin nj\u00eb parti, nd\u00ebrsa partia zgjedh deputet\u00ebt q\u00eb do t\u00eb d\u00ebrgohen n\u00eb Kuvend, u vendos 16 vite m\u00eb par\u00eb me ndryshimet kushtetuese t\u00eb prillit 2008, me argumentet se sistemi krijon stabilitet n\u00eb qeverisjen e vendit dhe heq mund\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrfshirjes n\u00eb garat elektorale t\u00eb personave q\u00eb kan\u00eb probleme me drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, t\u00eb dy k\u00ebto argumente u rr\u00ebzuan nga historia e k\u00ebtyre 16 viteve t\u00eb qeverisjes s\u00eb vendit nga sistemi i listave t\u00eb mbyllura. N\u00eb vitin 2016, u detyruam t\u00eb miratojm\u00eb ligjin P\u00ebr Dekriminalizimin, pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb numrit t\u00eb st\u00ebrmadh t\u00eb personave me precedent\u00eb t\u00eb penal\u00eb q\u00eb hyn\u00eb n\u00eb Parlamentin e vitit 2013, p\u00ebrmes listave t\u00eb mbyllura, kryesisht n\u00eb ato t\u00eb Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>Listat e mbyllura nuk krijuan as stabilitet n\u00eb qeverisje. Ministrat u ndryshuan n\u00eb vazhdim\u00ebsi dhe qeverit\u00eb, sidomos ato socialiste, u p\u00ebrfshine nga skandale t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme<\/p>\n<p>Por problemi m\u00eb i madh q\u00eb kemi si qytetar\u00eb dhe q\u00eb ka edhe Partia Demokratike me listat e mbyllura, \u00ebsht\u00eb q\u00eb Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb, institucioni q\u00eb n\u00eb nj\u00eb sistem demokratik duhet t\u00eb kontrolloj\u00eb qeverisjen, u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb institucion t\u00eb dob\u00ebt dhe noter i r\u00ebndomt\u00eb i kryetarit t\u00eb partis\u00eb n\u00eb qeveri.<\/p>\n<p>Humbi roli dhe pesha e an\u00ebtarit t\u00eb partis\u00eb apo e grupeve t\u00eb interesit brenda baz\u00ebs s\u00eb partis\u00eb, n\u00eb vendimmarrjen se kush do t\u00eb d\u00ebrgohet si p\u00ebrfaq\u00ebsues n\u00eb Parlament e kush jo.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb vendi t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb nj\u00eb sistem demokratik zgjedhor, pas autokracis\u00eb s\u00eb kryetar\u00ebve t\u00eb partive n\u00eb 16 vitet e fundit. Partia Demokratike duhet t\u00eb marr\u00eb kurajon dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb si kusht t\u00eb panegociush\u00ebm hapjen 100 p\u00ebrqind t\u00eb listave t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb kjo ka kosto edhe p\u00ebr ne deputet\u00ebt aktuale t\u00eb saj, por \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb, p\u00ebr vet\u00eb Partin\u00eb Demokratike dhe vendin.<\/p>\n<p>PD nuk duhet t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb kurthin e teknikaliteteve t\u00eb PS-s\u00eb me her\u00ebs dhe pa her\u00ebs, apo t\u00eb propozimeve t\u00eb saj p\u00ebr lista t\u00eb hapura pjes\u00ebrisht.<\/p>\n<p>III. PD nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebnet\u00eb, p\u00ebr t\u00eb pranuar kode zgjedhore q\u00eb ndrydhin opozit\u00ebn!<\/p>\n<p>Argumenti i PS-s\u00eb p\u00ebr lista zgjedhore pjes\u00ebrisht t\u00eb hapura, gjoja p\u00ebr t\u00eb pasur kuota gjinore dhe p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur pranin\u00eb e deputeteve n\u00eb Parlament nuk q\u00ebndron. Shembull per kete \u00ebsht\u00eb Kosova, e cila ka nj\u00eb sistem zgjedhor me lista 100 perqind t\u00eb hapura dhe gjithashtu me kuota gjinore.<\/p>\n<p>N\u00eb bisedimet p\u00ebr Kodin Zgjedhor, Partia Demokratike nuk duhet t\u00eb lejoj\u00eb kurrsesi p\u00ebrs\u00ebritjen e operacionit t\u00eb stilit mafioz t\u00eb Ram\u00ebs, si m\u00eb 21 korrik 2020.<\/p>\n<p>Listat e hapura 100 p\u00ebrqind n\u00ebnkuptojn\u00eb zhvillimin e primareve n\u00eb parti dhe l\u00ebvizja rigjeneruese e Rithemelimit na sjell nj\u00eb shembull t\u00eb \u00e7muar t\u00eb forc\u00ebs mobilizuese dhe besuese n\u00eb ndryshim, q\u00eb kan\u00eb primaret.<\/p>\n<p>P\u00ebrjashtimi i Prof. Dr. Sali Berishes ishte nj\u00eb goditje e pist\u00eb e kat\u00ebrshes Rama-McGonigal-Soros-Basha. Na u desh\u00ebn tre vjet q\u00eb ta kuptojm\u00eb plot\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb realitet. Ne si demokrat\u00eb nuk mundemi t\u00eb pranojm\u00eb t\u00eb mos \u00e7lirojm\u00eb plot\u00ebsisht energjit\u00eb opozitare p\u00ebr ndryshim, t\u00eb mos bashkojm\u00eb shumic\u00ebn e shqiptar\u00ebve rreth kauz\u00ebs p\u00ebr ndryshim, pas 12 vitesh qeverisjeje t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme dhe skandaloze t\u00eb sektit Rama,<\/p>\n<p>Partia opozitare nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb k\u00ebnet\u00eb, ku nuk l\u00ebviz gj\u00eb n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr fitore. Pa koalicione parazgjedhore, p\u00ebr t\u00eb energjizuar shpres\u00ebn p\u00ebr ndryshim, si dhe pa listat hapura 100 p\u00ebrqind t\u00eb kandidat\u00ebve, ku mb\u00ebshtet\u00ebsit e opozit\u00ebs s\u00eb bashkuar t\u00eb shikojn\u00eb me syt\u00eb e tyre dhe t\u00eb binden p\u00ebr kandidat\u00ebt e ndryshimit, do ta kemi shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, n\u00eb mos edhe t\u00eb pamundur, p\u00ebr t\u00eb fituar dhe arritur ndryshimin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar LESKAJ N\u00eb bisedimet e tanishme p\u00ebr kodin zgjedhor p\u00ebr zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb vitit 2025, Partia Demokratike duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb me forc\u00eb, si kusht t\u00eb panegociush\u00ebm, lejimin e aleancave parazgjedhore dhe t\u00eb listave t\u00eb hapura 100 p\u00ebrqind. Ky \u00ebsht\u00eb mendimi im personal. N\u00eb zgjedhjet e vitit 2021, Rama shkeli Marr\u00ebveshjen e 5 qershorit &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":73556,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-85416","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85416","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85416"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85416\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73556"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85416"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85416"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85416"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}