{"id":85468,"date":"2024-07-25T13:14:58","date_gmt":"2024-07-25T13:14:58","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=85468"},"modified":"2024-07-25T13:15:14","modified_gmt":"2024-07-25T13:15:14","slug":"bylykbashi-rama-nuk-pranon-te-beje-reforme-zgjedhore-nuk-pranon-rekomandimet-e-osbe-per-shitblerjen-e-votes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/07\/25\/bylykbashi-rama-nuk-pranon-te-beje-reforme-zgjedhore-nuk-pranon-rekomandimet-e-osbe-per-shitblerjen-e-votes\/","title":{"rendered":"Rama nuk pranon t\u00eb b\u00ebj\u00eb Reform\u00eb Zgjedhore, nuk pranon rekomandimet e OSBE p\u00ebr shitblerjen e vot\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><em>N\u00ebnkryetari i PD, deputeti Oerd Bylykbashi, gjat\u00eb nj\u00eb konference p\u00ebr mediat n\u00eb lidhje me Reform\u00ebn Zgjedhore ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur zhvillimet q\u00eb p\u00ebrmbyll\u00ebn pun\u00ebn n\u00eb grupit e dialogut n\u00eb lidhje me reform\u00ebn.<\/em><\/p>\n<p><em>Bylykbashi shpjegoi p\u00ebrplasjen e madhe q\u00eb kan\u00eb pasur me Kryeministrin dhe Kryetarin e PS-s\u00eb, Edi Ram\u00ebn, i cili nuk pranonte t\u00eb b\u00ebnte ndryshime n\u00eb k\u00ebt\u00eb reform\u00eb dhe donte t\u00eb ruante stukuon\u00eb e saj.<\/em><\/p>\n<p><strong>Fjala e Oerd Bylykbashit<\/strong><\/p>\n<p>Ajo q\u00eb duhet t\u00eb them q\u00eb n\u00eb fillim \u00ebsht\u00eb se parlamenti i Shqip\u00ebris\u00eb, mazhoranca socialiste, d\u00ebshtoi q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte reform\u00ebn zgjedhore q\u00eb prisnin shqiptar\u00ebt, politika dhe sigurisht q\u00eb ishin k\u00ebrkesa dhe rekomandime t\u00eb faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Edi Rama e b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb n\u00eb dhjetorin e vitit 2023 q\u00eb do t\u00eb shkonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme dhe eventualisht do t\u00eb k\u00ebrkonte vota n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme duke mbajtur dhe ruajtur statuskuon\u00eb e ligjit zgjedhor ashtu si\u00e7 ishte.<\/p>\n<p>Edhe gjat\u00eb periudh\u00ebs m\u00eb shum\u00eb se tremujore t\u00eb Grupit t\u00eb Dialogut, Edi Rama refuzoi \u00e7do element, \u00e7do k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb do t\u00eb mund\u00ebsonte reform\u00ebn zgjedhore.<\/p>\n<p>U refuzua k\u00ebrkesa e opozit\u00ebs q\u00eb t\u00eb zbatohet marr\u00ebveshja konsensuale midis PS dhe PD edhe forcave t\u00eb tjera sipas saj p\u00ebr ndryshimin e Kodit Zgjedhor, i cili do t\u00eb garantonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike, mos heqjen e koalicioneve si kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb angazhim i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje ku pal\u00ebt sh\u00ebnojn\u00eb q\u00eb nuk ka dakort\u00ebsi p\u00ebr ndryshimin e sistemit dhe kjo \u00e7\u00ebshtje do t\u00eb kodifikohej n\u00eb Kodin Zgjedhor.<\/p>\n<p>Ajo marr\u00ebveshje u p\u00ebrsh\u00ebndet nga Sekretari i Shtetit t\u00eb SHBA, nga KE dhe nga kancelari t\u00eb tjera evropiane p\u00ebrve\u00e7 ambasador\u00ebve q\u00eb ishin prezent n\u00eb hartimin dhe n\u00ebnshkrimin e saj.<\/p>\n<p>Po ashtu, Rama refuzoi q\u00eb t\u00eb trajtonte t\u00eb gjitha ato rekomandime q\u00eb do t\u00eb vendosnin rregulla m\u00eb t\u00eb forta dhe t\u00eb qarta n\u00eb lidhje me shitblerjen e vot\u00ebs n\u00eb lidhje me cenimin e sekretit t\u00eb vot\u00ebs, liris\u00eb s\u00eb vot\u00ebs, p\u00ebrdorimin dhe abuzimin e shtetit nga qeveria duke p\u00ebrdorur si faktor dominant n\u00eb zgjedhje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb zgjedhjet dhe nj\u00eb seri rekomandimesh t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto u bllokuan dhe u b\u00ebn\u00eb t\u00eb pamundura. Duhet theksuar q\u00eb Rama p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb dyvje\u00e7are, duke dhunuar raportet e p\u00ebrfaq\u00ebsimit politik real n\u00eb parlament, mbajti peng Komisionin e Reform\u00ebs Zgjedhore vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos ndodhte asgj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb maksimale t\u00eb arrinte q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte pazar q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb mundur q\u00eb Edi Rama t\u00eb merrte primin e mazhoranc\u00ebs dhe kjo n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb marr\u00ebveshjeve t\u00eb tjera n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtje si mund t\u00eb ken\u00eb si ajo e Vetingut apo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera q\u00eb ishin \u00ebn rendine dit\u00ebs n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto u b\u00ebn\u00eb t\u00eb pamundura, por ajo q\u00eb ishte e qart\u00eb ishte q\u00eb Edi Rama nuk pranon p\u00ebr asnj\u00eb moment t\u00eb b\u00ebnte ndryshime q\u00eb vota t\u00eb ishte e lir\u00eb dhe e ndershme dhe e barabart\u00eb dhe q\u00eb sistemi zgjedhor i vitit 2020, q\u00eb miratoi PS n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme duke ndryshuar Kushtetut\u00ebn dhe Kodin Zgjedhor n\u00eb vitin 2020, t\u00eb ndryshohej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb garantonte nj vot\u00eb m\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, nj\u00eb rezultat m\u00eb proporcional dhe m\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm.<\/p>\n<p>Propozimet ishin t\u00eb ndryshme duke filluar nga propozime t\u00eb partive t\u00eb ndryshme q\u00eb k\u00ebrkonin nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb vetme ose nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl zonash dhe deri te ndryshimi baz\u00eb q\u00eb k\u00ebrkonte \u201c5 qershori\u201d \u2013 ruajtja e koalicionit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, q\u00eb mund\u00ebsonte dhe nj\u00eb p\u00ebrllogaritje votash m\u00eb t\u00eb ndershme n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb evitohej rasti i vitit 2021 kur nj\u00eb parti me 110 mij\u00eb vota mori vet\u00ebm kat\u00ebr mandate dhe nj\u00eb parti me 30 mij\u00eb vota, mori tri mandate! Nj\u00eb padrejt\u00ebsi dhe pabarazi skandaloze dhe antikushtetuese. Edi Rama synoi t\u00eb ruante k\u00ebt\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Opozita, PD, arriti suksesin q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet e mundur vota e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb! T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb n\u00eb momentin e zgjedhjeve jan\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar, t\u00eb ken\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb votuar!<\/p>\n<p>Propozimi i PD dhe i opozit\u00ebs ishte m\u00eb i gjer\u00eb se propozimi i PS-s\u00eb, e cila e reduktonte vot\u00ebn vet\u00ebm tek emigrant\u00ebt e ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm tek ata q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb vendbanim t\u00eb regjistruar n\u00eb vendin ku jetojn\u00eb me dokumentacion t\u00eb ligjsh\u00ebm duke p\u00ebrjashtuar dhjet\u00ebra apo mij\u00ebra shtetas shqiptar\u00eb t\u00eb larguar n\u00eb k\u00ebt\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7ar eksodi t\u00eb shkaktuar nga qeveria e Edi Ram\u00ebs q\u00eb nuk kan\u00eb ende nj\u00eb regjistrim t\u00eb ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb krijonte dy kategori: zgjedh\u00ebs shqiptar\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb ligjsh\u00ebm dhe shqiptar\u00eb t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u00c7do shtetas shqiptar ka t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb votoj\u00eb p\u00ebr organet e zgjedhura!<\/p>\n<p>Zgjidhja jon\u00eb q\u00eb n\u00eb fund ra dakord mund\u00ebson q\u00eb jo vet\u00ebm emigrant\u00ebt, po kushdo tjet\u00ebr p\u00ebr arsye q\u00eb i ka zgjedhur vet\u00eb, pune, pun\u00ebsimi, studimi, sh\u00ebrbimi diplomatik apo ushtarak, kurimi apo arsye tjet\u00ebr q\u00eb gjendet atje p\u00ebr nj koh\u00eb t\u00eb caktuar, t\u00eb regjistrohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sigurt jo n\u00ebp\u00ebrmjet filtrit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme, qeveris\u00eb, por n\u00ebp\u00ebrmjet Komisionit Q\u00ebndror t\u00eb Zgjedhjeve me rregulla konsensuale t\u00eb garantuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, t\u00eb shpreh\u00eb vot\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Ne kemi k\u00ebrkuar gjithashtu dhe kjo \u00ebsht\u00eb reflektuar q\u00eb mund\u00ebsia e votimit n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb sh\u00ebrbimi postar t\u00eb shpejt\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb garantuar edhe paanshm\u00ebrin\u00eb e k\u00ebtij sh\u00ebrbimi.<\/p>\n<p>Kemi garantuar gjithashtu q\u00eb vota e tyre t\u00eb jet\u00eb e barabart\u00eb. N\u00eb \u00e7\u2019kuptim?! Vota e tyre do t\u00eb shkoj\u00eb dhe do t\u00eb llogaritet n\u00eb qarkun ku ata kan\u00eb pasur vendbanimin origjinal. N\u00ebse kan\u00eb ikur nga Tirana, do t\u00eb votojn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00ebse kan\u00eb ikur nga Dibra, do t\u00eb votojn\u00eb n\u00eb qarkun e Dibr\u00ebs dhe vota e tyre nuk do t\u00eb llogaritet n\u00eb nj\u00eb qark t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb vog\u00ebl, pra, n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb re t\u00eb vog\u00ebl, duke ia zvog\u00ebluar pesh\u00ebn e vot\u00ebs. Vota e nj\u00eb shqiptari jasht\u00eb do t\u00eb vlej\u00eb nj\u00ebsoj me vot\u00ebn e nj\u00eb shqiptari brenda.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sukses i madh i PD-s\u00eb dhe i opozit\u00ebs dhe ne k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb KQZ, me hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit, pa asnj\u00eb vones\u00eb dhe pa asnj\u00eb justifikim, t\u00eb b\u00ebj\u00eb gati t\u00eb gjith\u00eb baz\u00ebn n\u00ebnligjore dhe logjistike q\u00eb kjo t\u00eb b\u00ebhet e mundur p\u00ebr zgjedhjet e vitit 2025.<\/p>\n<p>Koha \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme. Qeveria duhet t\u00eb v\u00ebr\u00eb parat\u00eb n\u00eb dispozicion q\u00eb KQZ t\u00eb b\u00ebj\u00eb detyr\u00ebn e tij. t\u00eb mos t\u00ebrhiqen zvarr\u00eb si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb nga viti 2020 kur u fut p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb e drejta e vot\u00ebs nga jasht\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, thirrja jon\u00eb si opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb: sa m\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb regjistrohen dhe t\u00eb shprehin vot\u00ebn! Nj\u00eb volum i madh vote q\u00eb vjen nga jasht\u00eb prish \u00e7do llogari patronazhimi q\u00eb b\u00ebn PS duke p\u00ebrdorur shtetit dhe duke kontrolluar dhe dhunuar shtetasit shqiptar\u00eb q\u00eb votojn\u00eb brenda Shqip\u00ebris\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb kushtet e d\u00ebshtimit t\u00eb reform\u00ebs zgjedhore, q\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb, reforma zgjedhore nuk ka ndodhur, ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha ato rekomandime dhe k\u00ebrkesa t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebrfshir\u00eb koalicionin, t\u00eb reflektohen n\u00eb koh\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e vitit 2025. Pra, reforma zgjedhore nuk ka ndodhur, kjo p\u00ebr shkak se Rama e bllokoi.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, parlamenti ka n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme detyrimin kushtetues q\u00eb t\u00eb zbatoj\u00eb vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Ka tri vendime t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00eb trajtonin \u00e7\u00ebshtje t\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>I pari: vendimi p\u00ebr vot\u00ebn e personave q\u00eb votojn\u00eb nga jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, r\u00ebndom e konsideruar si vota e emigrant\u00ebve apo e diaspor\u00ebs;<\/p>\n<p>i dyti, \u00e7\u00ebshtja e her\u00ebsit apo pragut zgjedhur me t\u00eb cilin duhet t\u00eb kap\u00ebrcenin kandidat\u00ebt q\u00eb kishin marr\u00eb vot\u00eb parap\u00eblqyese, i konsideruar nga Kushtetuesja n\u00eb nivelin q\u00eb ishte si joproporcional dhe jo i drejt\u00eb ai pragu prej 10 mij\u00eb votash dhe i treti, vendosja e nj\u00eb pragu zgjedhur prej 1% n\u00eb shkall\u00eb komb\u00ebtare p\u00ebr kandidat\u00ebt e pavarur \u2013 nj\u00eb shkelje dhe vrasje e kandidat\u00ebve t\u00eb pavarur p\u00ebr t\u00eb garuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndershme duke u k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb mblidhej 1% e vot\u00ebs komb\u00ebtare brenda nj\u00eb qarku t\u00eb vet\u00ebm ku ata garojn\u00eb. N\u00ebse partit\u00eb kishin mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb garonin n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, nj\u00eb kandidat i i pavarur k\u00ebt\u00eb nuk e kishte.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb PS zhduku \u00e7do mund\u00ebsi q\u00eb kandidat\u00ebt e pavarur t\u00eb garojn\u00eb duke sfiduar t\u00eb gjitha partit\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00eb gar\u00eb dhe eventualisht t\u00eb fitojn\u00eb mandate q\u00eb vijn\u00eb nga vota e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto ishin tri vendime dhe tri detyrime kushtetuese t\u00eb parlamentit p\u00ebr t\u2019i trajtuar dhe dh\u00ebn\u00eb zgjidhje.<\/p>\n<p>Opozita, PD n\u00eb krye t\u00eb saj, ka q\u00ebndrimin e pal\u00ebkundur q\u00eb vendimet e Kushtetueses respektohen. Dhe jo si q\u00ebndrimi i PS i tejzgjatur dhe i p\u00ebrs\u00ebritur q\u00eb vendimet e Kushtetut\u00ebs injorohen dhe zvarriten. Tani von\u00eb Kushtetuesja mori nj\u00eb vendim n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen e ministres Xha\u00e7ka p\u00ebr konfliktin e interesit, urdh\u00ebroi s\u00ebrish Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebrs\u00ebri q\u00ebndrimi i PS \u00ebsht\u00eb ne nuk e zbatojm\u00eb at\u00eb vendim.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebtij q\u00ebndrimi, q\u00ebndrimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb: vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese zbatohen.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb reform\u00ebs zgjedhore, kemi trajtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fokusuar k\u00ebto tri \u00e7\u00ebshtje, k\u00ebto tri vendime.<\/p>\n<p>E para q\u00eb duhet ta them \u00ebsht\u00eb q\u00eb opozita, PD, arriti suksesin q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet e mundur vota e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb! T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb n\u00eb momentin e zgjedhjeve jan\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar, t\u00eb ken\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb votuar!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i PD, deputeti Oerd Bylykbashi, gjat\u00eb nj\u00eb konference p\u00ebr mediat n\u00eb lidhje me Reform\u00ebn Zgjedhore ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur zhvillimet q\u00eb p\u00ebrmbyll\u00ebn pun\u00ebn n\u00eb grupit e dialogut n\u00eb lidhje me reform\u00ebn. Bylykbashi shpjegoi p\u00ebrplasjen e madhe q\u00eb kan\u00eb pasur me Kryeministrin dhe Kryetarin e PS-s\u00eb, Edi Ram\u00ebn, i cili nuk pranonte t\u00eb b\u00ebnte ndryshime &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":85469,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-85468","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85468","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85468"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85468\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/85469"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85468"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85468"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85468"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}