{"id":85552,"date":"2024-07-26T16:13:23","date_gmt":"2024-07-26T16:13:23","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=85552"},"modified":"2024-07-26T16:13:23","modified_gmt":"2024-07-26T16:13:23","slug":"dy-dumanet-dhe-balla-ne-mes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/07\/26\/dy-dumanet-dhe-balla-ne-mes\/","title":{"rendered":"Dy Duman\u00ebt dhe Balla n\u00eb mes!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Sali BERISHA<\/strong><\/p>\n<p>Altin dhe Nuredin Dumani jan\u00eb t\u00eb lidhur n\u00eb krim.<\/p>\n<p>Miq, un\u00eb nuk i lidh n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast k\u00ebto dy emra Nuredinin dhe Altinin sepse jan\u00eb kush\u00ebrinj. Absolutisht jo. Por k\u00ebta dy emra jan\u00eb t\u00eb pazgjidhsh\u00ebm si simbole t\u00eb narko-shtetit. Nj\u00ebri Nuredini \u00ebsht\u00eb serial killer, kurse tjetri Altini mercenar peng i Edi Ram\u00ebs i lidhur tashm\u00eb qart\u00ebsisht n\u00eb krim me Nuredinin.<\/p>\n<p>Nuredin Dumani, vrases serial me pages\u00eb q\u00eb u \u201cpendua\u201d dhe si d\u00ebshmitar i mbrojtur i drejt\u00ebsis\u00eb rr\u00ebfeu si i penduar se ka ekzekutuar si xhelat me pages\u00eb 12 t\u00eb rinj, djem por dhe vajza, pra ka hapur 12 varre. Tmerr! Por pendesa e tij u pranua. Ai \u00ebsht\u00eb kush\u00ebri i Altin Dumanit dhe n\u00ebse ky i fundit ka p\u00ebrdorur lidhjet familjare p\u00ebr t\u00eb penduar Nuredinin, apriori nuk mund t\u00eb spekullohet dhe n\u00eb aparenc\u00eb kjo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00ebkat, por kjo vet\u00ebm n\u00eb aparenc\u00eb. Sepse n\u00eb raportin midis tyre q\u00ebndrojn\u00eb krime me pasoja shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr dhjetra jet\u00eb njer\u00ebzish.<\/p>\n<p>S\u00eb pari Dosja Dumani, rr\u00ebfimet e tij si i penduar u shit\u00ebn n\u00eb treg me miliona e miliona euro nga Dumani prokuror dhe ekipi i tij dhe kjo ishte shitja me pasoja m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda nga t\u00eb gjitha rrjedhjet e m\u00ebparshme n\u00eb 32 vite t\u00eb dosjeve t\u00eb krimit nga prokuror\u00eb kriminel.<\/p>\n<p>Duke shitur n\u00eb treg Dosjen e Nuredin Dumanit u nxit\u00ebn dhjetra vrasje t\u00eb tjera me parimin e Edi Ram\u00ebs, \u201ckokat i h\u00ebngeshin njeri tjetrit\u201d.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti Altin Dumani p\u00ebr t\u00eb mbuluar gjurm\u00ebt e shitjes s\u00eb Dosjes s\u00eb Nuredinit t\u00eb cilin duket se e kishin penduar p\u00ebr pazare dhe jo p\u00ebr t\u00eb ndihmuar drejt\u00ebsin\u00eb, rr\u00ebmben sikur t\u00eb ishte Nuredini, gazetarin e njohur dhe guximtar t\u00eb kronik\u00ebs Elton Qyno sepse ai kishte publikuar fashikuj nga dosja e shitur nga \u201cSkrapi\u201d e Nuredin Dumanit, por q\u00eb i kishte siguruar nga transkriptet e bisedave telefonike t\u00eb Nuredinit t\u00eb paraqitura n\u00eb nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr. Rr\u00ebmbimi i gazetarit nga Altini n\u00eb instktin e Nuredinit p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb krim t\u00eb sh\u00ebmtuar p\u00ebr t\u00eb cilin ai do p\u00ebrgjigjet para ligjit.<\/p>\n<p>S\u00eb treti lidhja e Duman\u00ebve n\u00eb krim u v\u00ebrtetua k\u00ebto dite nga d\u00ebshmia tejet tronditese e nj\u00eb vajze guximtare Alda Nikolli me nj\u00eb njohje t\u00eb p\u00ebrkohshme me Nuredinin n\u00eb qeli.<\/p>\n<p>Dumani vras\u00ebs serial, p\u00ebrdhunues, kishte k\u00ebrcenuar me zhdukje nga qelia Ald\u00ebn dhe motr\u00ebn e saj. Vajza duke ditur se k\u00ebrcenimi i vinte nga nj\u00eb vras\u00ebs serial denoncon Nuredinin tek kush\u00ebriri Altini dhe n\u00eb polici. Nga Skapi Alda merr p\u00ebrgjigjen se ai nuk do t\u2019i vras\u00eb, por do t\u2019i friksoj\u00eb. Po k\u00ebshtu dhe policia. Pra denoncimi i Alda Nikollit u p\u00ebrcoll me indiferenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe kriminale. Natyrisht vras\u00ebsi serial i etur p\u00ebr gjak pas k\u00ebrc\u00ebnimit urdh\u00ebroi nga qelia vendosjen e min\u00ebs me sahat n\u00eb banes\u00ebn e motrave Nikolli, jet\u00ebn e t\u00eb cilave e shp\u00ebtoi Zoti, por nj\u00eb banor tjet\u00ebr 27 vje\u00e7ar u plagos r\u00ebnd\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje kritike.<\/p>\n<p>Ndaj k\u00ebtij akti t\u00eb paralajm\u00ebruar t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb terrorist \u201cSkapi\u201d dhe policia mbajt\u00ebn heshtje t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij akti terrorist e denoncoi publikisht me guxim Alda Nikolli. Ajo denoncoi jo vet\u00ebm vras\u00ebsin serial Nuredin Dumani qe donte t\u2019i m\u00ebrrte jet\u00ebn asaj dhe motrs\u00eb s\u00eb saj, si autorin e krimit monstruoz, por edhe Altinin n\u00eb prokurori i cili ishte njoftuar p\u00ebr aktin terrorist t\u00eb paraljameruar, por ishte b\u00ebr\u00eb garant se kushuriri Nuredini nuk do t\u2019i vras\u00eb, por k\u00ebrkonte thjesht q\u00eb t\u2019i tremb motrat Nikolli.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre motrat Nikolli informuan dhe paraqit\u00ebn dokumenta autentike se vras\u00ebsi mizor Nuredin Dumani trajtohej me privilgje t\u00eb ve\u00e7anta n\u00eb burg, me palester, internet, tv sikur t\u00eb ishte n\u00eb hotel me 5 yje dhe se ai vendoste gjoba 400 mij\u00eb euroshe edhe vazhdonte n\u00eb kushte t\u00eb nj\u00ebjta edhe pas krimit makab\u00ebr kund\u00ebr motrave Nikolli. Ai vazhdon n\u00ebn kujdesin e kush\u00ebri Altinit t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb statusin e t\u00eb penduarit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, pavar\u00ebsisht se nuk zbaton marr\u00ebveshje, ligj as moral dhe vazhdon t\u00eb porosis\u00eb vrasje e t\u00eb vendos\u00eb gjoba i mbrojtur nga zyrtar\u00ebt kriminel\u00eb si Altin Dimani dhe Taulant Balla n\u00eb vende t\u00eb regjimit 41\/ bis q\u00eb meriton ky vras\u00ebs serial q\u00eb i mbrojtur nga shteti donte t\u00eb hapte edhe dy varre t\u00eb reja .<\/p>\n<p>Me t\u00eb drejt\u00eb mund t\u00eb shtrohet pyetja: Po \u00e7far\u00eb hyn Taulant Balla k\u00ebtu n\u00eb lidhjen midis Dumanve?<\/p>\n<p>Nuredin Dumani sipas rr\u00ebfimeve t\u00eb tij n\u00eb pendes\u00eb t\u00eb publikuara me dosjen e shitur, v\u00ebrtet\u00eb nxiste vrasje midis dhjetra personazhve, por ama vinte dor\u00ebn n\u00eb zjarr se Taulant Balla nuk kishte urdh\u00ebruar vendosjen e revoles n\u00eb havllin\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb nj\u00eb familje n\u00eb Peqin me q\u00ebllim q\u00eb ta gjenta policia dhe ta arrestonte at\u00eb si kund\u00ebrshtar t\u00eb tij politik.<\/p>\n<p>E v\u00ebrtata \u00ebsht\u00eb se si ushtar i Suel \u00c7el\u00ebs, Nuredini di m\u00eb shum\u00eb se kushdo tjet\u00ebr p\u00ebr Taulantin ndaj dhe ky i fundit nuk guxoi jo t\u00eb denoj\u00eb atentatin kriminal nga burgu t\u00eb Nuredinit ndaj motrave Nikolli, por as dhe t\u00eb shqiptoj\u00eb emrin e tij i pyetur n\u00eb Parlament dhe duke d\u00ebshmuar se edhe ai nj\u00eblloj si Altini \u00ebsht\u00eb nj\u00eb peng i killerit serial Nuredin Dumanit. Duman\u00ebt pra jan\u00eb fytyra e v\u00ebrtet\u00eb e narko-shtetit t\u00eb Edi Ram\u00ebs. <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/hashtag\/sb?__eep__=6&amp;__cft__%5b0%5d=AZW8fzkWQLjt1klFPt1L2ozNiWITFRHNpYDCkLqG3a26TzM5bEgHFFKAC7-fJ1sZzLN29NLcp-p8zIRRzGCSSwYL7MCdlaO8uuzKIyAOZ1N9rwkvlDzDVtboqJg19BKuBVP1FfAKwUK1FUKX3LimJXMegV5y5WKc_MthWxVHDwnckSJbxqyL95ajzySUD6iFi_ZKvM1LKSDaMHb1g4eRDGgW&amp;__tn__=*NK-R\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">#sb<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Sali BERISHA Altin dhe Nuredin Dumani jan\u00eb t\u00eb lidhur n\u00eb krim. Miq, un\u00eb nuk i lidh n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast k\u00ebto dy emra Nuredinin dhe Altinin sepse jan\u00eb kush\u00ebrinj. Absolutisht jo. Por k\u00ebta dy emra jan\u00eb t\u00eb pazgjidhsh\u00ebm si simbole t\u00eb narko-shtetit. Nj\u00ebri Nuredini \u00ebsht\u00eb serial killer, kurse tjetri Altini mercenar peng i Edi Ram\u00ebs &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":62088,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-85552","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85552","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85552"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85552\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62088"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85552"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85552"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85552"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}