{"id":85606,"date":"2024-07-27T17:04:38","date_gmt":"2024-07-27T17:04:38","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=85606"},"modified":"2024-07-27T17:07:46","modified_gmt":"2024-07-27T17:07:46","slug":"nuk-ka-patur-reforme-zgjedhore-por-vetem-zbatim-te-vendimeve-te-gjykates-kushtetuese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/07\/27\/nuk-ka-patur-reforme-zgjedhore-por-vetem-zbatim-te-vendimeve-te-gjykates-kushtetuese\/","title":{"rendered":"Nuk ka patur Reform\u00eb Zgjedhore, por vet\u00ebm zbatim t\u00eb vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Deklarat\u00eb e Kryetarit t\u00eb Partise Demokratike, Sali Berisha<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dashur qytetare dhe qytetar\u00eb mir\u00ebdita. Me k\u00ebt\u00eb mesazh d\u00ebshiroj t\u2019ju p\u00ebrsh\u00ebndes dhe t\u2019ju informoj\u00eb \u00e7do nj\u00ebrin prej jush sa vijon. Gjat\u00eb dy dit\u00ebve t\u00eb fundit ju keni d\u00ebgjuar qindra e qindra her\u00eb t\u00eb shqiptohet dhe lakohet fjala \u2018Reform\u00eb Zgjedhore\u2019 apo pakt marr\u00ebveshje Berisha-Rama etj. Lidhur me k\u00ebt\u00eb zhurmnaj\u00eb t\u00eb madhe ju deklaroj sa vijon:<\/p>\n<p>S\u00eb pari t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb bejn\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr Reform\u00eb Zgjedhore n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast mashtrojn\u00eb me q\u00ebllim apo jan\u00eb vet\u00eb t\u00eb mashtruar. Nuk ekziston absolutisht asnje marreveshje lidhur me reform\u00ebn zgjedhore. Ndryshimet e votuara n\u00eb Parlament n\u00eb Kodin Zgjedhor nuk kan\u00eb absolutisht asnj\u00eb lidhje me Reform\u00ebn Zgjedhore t\u00eb rekomanduar nga OSBE ODHIR p\u00ebr zgjedhje t\u00eb drejta dhe t\u00eb ndershme n\u00eb Shqip\u00ebri. Pra nuk \u00ebsht\u00eb trajtuar asnj\u00eb pik\u00eb e vetme e rekomandimeve t\u00eb OSBE ODHIR.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti dy problemet e trajtuara nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Partis\u00eb Demokratike dhe Partis\u00eb Socialiste dhe t\u00eb votuara mbr\u00ebm\u00eb n\u00eb Parlament nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me reform\u00ebn zgjedhore t\u00eb rekomanduar nga OSBE ODHIR, por vet\u00ebm me zbatimin e 2 vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Konkretisht p\u00ebr:<\/p>\n<ol class=\"wp-block-list\">\n<li>Votimin e shqiptar\u00ebve jasht\u00eb shteti, nj\u00eb e drejt\u00eb kjo themelore Kushtetuese p\u00ebr \u00e7do shtetas shqiptar. Ky votim ka qen\u00eb premtim solemn publik i kahersh\u00ebm para vitit 2013 dhe pas vitit 2013 i Partis\u00eb Demokratike. Ne jemi vendi i vet\u00ebm n\u00eb Europ\u00eb n\u00eb t\u00eb cilin bashkatdhetar\u00ebt tan\u00eb jasht\u00eb vendit nuk votojn\u00eb dhe kjo vet\u00ebm e vet\u00ebm sepse Edi Rama e ka kund\u00ebrshtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb prer\u00eb dhe kategorike k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb Kushtetuese t\u00eb shqiptar\u00ebve jasht\u00eb vendi. Lobimi I fuqish\u00ebm I aktivist\u00ebve t\u00eb diaspor\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe vendimi I Gjykat\u00ebs Kushtetuese pas padis\u00eb s\u00eb tyre n\u00eb favor t\u00eb votimit t\u00eb shqiptar\u00ebve jasht\u00eb vendit, detyroi Edi Ram\u00ebn t\u00eb t\u00ebrhiqej nga kund\u00ebrshtimi kategorik I vot\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve jasht\u00eb vendi. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb ai ishte p\u00ebr nj\u00eb votim me p\u00ebrfaqesues t\u00eb tyre me proporcion dhe t\u00eb realizuar n\u00ebp\u00ebrmjet portalit e-albania dhe Post\u00ebs Shqiptare. Kurse \u00a0Partia Demokratike n\u00eb bashk\u00ebpunim me p\u00ebrfaqesuesit e diaspor\u00ebs p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e lir\u00eb ishte p\u00ebr votimin e shqiptar\u00ebve \u00a0jasht\u00eb vendit p\u00ebr kandidatin q\u00eb duan n\u00eb zon\u00ebn nga e cila ata jan\u00eb larguar. Si\u00e7 k\u00ebrkohet edhe nga vet\u00eb ata. N\u00eb k\u00ebt\u00eb proces Edi Rama k\u00ebrkonte q\u00eb \u00e7do operacion t\u00eb kryhej n\u00ebp\u00ebrmjet portalit tashm\u00eb t\u00eb shqyer dhe t\u00eb manipuluar e-albania dhe Post\u00ebs militante Shqiptare. T\u00eb gjitha k\u00ebto u rr\u00ebzuan dhe u vendos q\u00eb p\u00ebr k\u00ebto q\u00ebllime t\u00eb kontraktohet nj\u00eb post\u00eb serioze nd\u00ebrkomb\u00ebtare, e cila nuk do sjell\u00eb asgj\u00eb n\u00eb post\u00ebn shqiptare, por n\u00eb Komisionin Qendror t\u00eb Zgjedhjeve. Mendoj se me k\u00ebt\u00eb akt merr fund nj\u00eb dhunim masiv I t\u00eb drejt\u00ebs Kushtetuese t\u00eb votimit t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt sot jan\u00eb ndoshta m\u00eb shum\u00eb jasht\u00eb vendi se n\u00eb Shqip\u00ebri dhe q\u00eb shprehte padyshim nj\u00eb reminishenc\u00eb t\u00eb qendrimit politik ndaj shqiptarve jasht\u00eb vendi t\u00eb regjimit hoxhist. Me k\u00ebt\u00eb akt PDSH si parti e lirive dhe t\u00eb drejtave te shqiptarve realizoi nj\u00eb premtim dhe objektiv madhor t\u00eb saj t\u00eb shpallur publikisht me dhjetra e qindra her\u00eb. Po ju rikujtoj k\u00ebtu se n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur kam deklaruar ne em\u00ebr t\u00eb Partis\u00eb Demokratike se n\u00eb Shqip\u00ebri nuk do t\u00eb ket\u00eb zgjedhje pa pjesmarrjen e emigracionit dhe diaspor\u00ebs n\u00eb procesin zgjedhor dhe kjo tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e sanksionuar n\u00eb Kodin Zgjedhor t\u00eb vendit. Mendoj se ky \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrbimi m\u00eb minimal q\u00eb mund t\u2019i b\u00ebnim ne miliona shqiptar\u00ebve q\u00eb u larguan nga ky vend, njohjen e t\u00eb drejtave politike t\u00eb mohuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb antikushtetuese deri sot.<\/li>\n<li>Vendimi i dyt\u00eb I Gjykat\u00ebs Kushtetuese kisht\u00eb t\u00eb b\u00ebnte me her\u00ebsin. Kjo Gjynakt\u00eb ka vendosur q\u00eb her\u00ebsi prej 10 mij\u00eb votash q\u00eb duhej thyer p\u00ebr t\u00eb fituar nj\u00eb vend n\u00eb Parlament jasht\u00eb list\u00ebs s\u00eb mbrojtur duhet t\u00eb isht\u00eb n\u00eb proporcion n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb lista t\u00eb ishte m\u00eb e hapur. Po theksoj k\u00ebtu Gjykata nuk vendosi heqjen e her\u00ebsit, por t\u00eb themi zvog\u00eblimin dhe zbutjen e tij. Partia Socialiste propozoi q\u00eb her\u00ebsi t\u00eb zbritej n\u00eb 7 mij\u00eb vota kurse PD k\u00ebrkoi heqjen fare t\u00eb her\u00ebsit, duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu q\u00eb vendet n\u00eb list\u00ebn e hapur t\u00eb fitohen nga deputet\u00ebt q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb nga qoft\u00eb edhe nj\u00eb vot\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa tjetri q\u00eb renditet n\u00eb list\u00eb para tij. Mendoj se ky akt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap I ri drejt hapjes. N\u00eb rast se n\u00eb her\u00ebsin qe ekzistonte m\u00eb pare u fut\u00ebn gjithsej 3 veta q\u00eb thyen her\u00ebsin prej 10 mij\u00eb votash, me k\u00ebt\u00eb sistem mund\u00ebsia p\u00ebr tu future n\u00eb parlament n\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb ekziston p\u00ebr 40 deputete. Nuk e mohoj ne kemi qen\u00eb p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrqindje m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se 1\/3 n\u00eb list\u00ebn e mbrojtur por natyrisht Partia Socialiste e cila pranoi heqjen e her\u00ebsit nuk pranoi zvoglimin e k\u00ebsaj p\u00ebrqindje n\u00eb list\u00ebn e mbrojtur. Sidoqoft\u00eb un\u00eb duhet t\u00eb them dy fjal\u00eb k\u00ebtu p\u00ebr spekullimin e tmerrsh\u00ebm masiv q\u00eb b\u00ebhet: deputet\u00eb t\u00eb partis\u00eb-deputet\u00eb t\u00eb popullit. Qesharake! \u00c7do deputet n\u00eb listat e partis\u00eb \u00ebsht\u00eb deputet I partis\u00eb, p\u00ebrndryshe ai e ka t\u00eb lir\u00eb t\u00eb jet\u00eb deputet i pavarur dhe ne b\u00ebm edhe p\u00ebr deput\u00ebt e pavarur hoq\u00ebm pengesat e m\u00ebdha q\u00eb ekzistonin m\u00eb par\u00eb. Pra nuk ka deputet\u00eb te popullit dhe t\u00eb partis\u00eb, e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb ka deputet\u00eb t\u00eb \u00a0listave t\u00eb partis\u00eb te vendosur n\u00eb lista vet\u00ebm nga partia. N\u00eb p\u00ebrputhje me gjykimin e saj p\u00ebr pozicionin n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst ne jemi absolutisht p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrqindje m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, por theksoj se nga 43 vende n\u00eb t\u00eb cilat funksionojn\u00eb listat e hapura, jan\u00eb vet\u00ebm 3 vende n\u00eb t\u00eb cilat listat jan\u00eb t\u00eb hapura plot\u00ebsisht. N\u00eb 40 t\u00eb tjera shkalla e hapjes s\u00eb listave varion n\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb ndryshme. PD duke qendruar plot\u00ebsisht p\u00ebr hapjen e listave nuk pranon kategorikisht t\u00eb vendoset n\u00eb asnj\u00ebrin ekstrem t\u00eb hapjes s\u00eb tyre dhe k\u00ebt\u00eb e konsideron qendrim publik politik t\u00eb saj. Por theksoj se n\u00eb qoft\u00eb se u fut\u00ebn 3 deputet\u00eb me her\u00ebsin 10 mij\u00eb, pa her\u00ebs shanset jan\u00eb t\u00eb futen edhe 43 deputet n\u00eb Parlament n\u00ebp\u00ebrmjet gar\u00ebs s\u00eb hapur t\u00eb listave t\u00eb hapura.<\/li>\n<\/ol>\n<p>S\u00eb fundi t\u00eb dashur qytetar\u00eb dhe qytetare, theksoj p\u00ebrs\u00ebri se kjo nuk \u00ebsht\u00eb Reform\u00eb Zgjedhore dhe se nuk trajton asnj\u00eb nga problemet madhore t\u00eb zgjedhjeve n\u00eb Shqip\u00ebri si: blerjen e vot\u00ebs, makinerin\u00eb elektorale t\u00eb partis\u00eb shtet dhe p\u00ebrdorimin e t\u00eb gjith\u00eb resurseve t\u00eb saj njer\u00ebzore dhe logjistike, financiare p\u00ebr kontrollin e vullnetit t\u00eb zgjedh\u00ebsve, p\u00ebrdorimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim t\u00eb ushtris\u00eb elektorale t\u00eb patronazhist\u00ebve, manipulimin masiv t\u00eb listave dhe p\u00ebrdorimin e bandave dhe vras\u00ebsve serial\u00eb p\u00ebr t\u00eb diktuar vullnetin e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. Nuk adreson as simetrin\u00eb e plot\u00eb t\u00eb institucioneve t\u00eb procesit electoral, as dhe amnistin\u00eb kriminale t\u00eb krimit elektoral nga \u2018Skapi\u2019 I partis\u00eb. Kjo reform\u00eb zgjedhore vendimtare p\u00ebr rikthimin e vot\u00eb s\u00eb lir\u00eb k\u00ebrkon sakrifica, k\u00ebrkon guxim, k\u00ebrkon revolt\u00ebn e \u00e7do qytetari mbasi Edi Rama nuk njeh gjuh\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 gjuh\u00ebs s\u00eb forc\u00ebs. Ne nuk do mashtrojm\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb. Me Edi Ram\u00ebn nuk ka zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme, nuk ka rotacion me vot\u00eb dhe nuk mund t\u00eb ket\u00eb. Ndaj dhe t\u00eb bashkojm\u00eb forcat t\u00eb shkojm\u00eb drejt qeverise teknike si rruga e vetme p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb Reform\u00ebn e v\u00ebrt\u00ebt\u00eb Zgjedhore, garantuar ndryshimin e pushtetit, fitoren e opozit\u00ebs. O sot, o kurr\u00eb!<\/p>\n<p>Faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deklarat\u00eb e Kryetarit t\u00eb Partise Demokratike, Sali Berisha T\u00eb dashur qytetare dhe qytetar\u00eb mir\u00ebdita. Me k\u00ebt\u00eb mesazh d\u00ebshiroj t\u2019ju p\u00ebrsh\u00ebndes dhe t\u2019ju informoj\u00eb \u00e7do nj\u00ebrin prej jush sa vijon. Gjat\u00eb dy dit\u00ebve t\u00eb fundit ju keni d\u00ebgjuar qindra e qindra her\u00eb t\u00eb shqiptohet dhe lakohet fjala \u2018Reform\u00eb Zgjedhore\u2019 apo pakt marr\u00ebveshje Berisha-Rama etj. Lidhur me &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":85608,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-85606","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85606","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85606"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85606\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/85608"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85606"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85606"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85606"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}