{"id":85831,"date":"2024-07-30T17:06:36","date_gmt":"2024-07-30T17:06:36","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=85831"},"modified":"2024-07-30T17:06:36","modified_gmt":"2024-07-30T17:06:36","slug":"petro-gjikuria-kam-perballe-te-gjithe-shtetin-himara-eshte-ne-kolaps","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/07\/30\/petro-gjikuria-kam-perballe-te-gjithe-shtetin-himara-eshte-ne-kolaps\/","title":{"rendered":"Petro Gjikuria: Kam p\u00ebrball\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shtetin! Himara \u00ebsht\u00eb n\u00eb kolaps"},"content":{"rendered":"<p>Prej m\u00eb shum\u00eb se 3 dekadash i larguar n\u00eb SHBA, kandidati i opozit\u00ebs p\u00ebr bashkin\u00eb e Himar\u00ebs Petro Gjikuria, thot\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb shk\u00ebputur nga problemet e vendlindjes s\u00eb tij. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr A2 CNN, ai shprehet se Himara \u00ebsht\u00eb nj\u00eb perl\u00eb turistike n\u00eb kolaps, nd\u00ebrsa shpalos programin dhe planet e tij p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bashki.<\/p>\n<p>\u201cMe Dh\u00ebrmiun jam i lidhur dhe vij \u00e7do vit nuk jam shk\u00ebputur nga problemet e Dh\u00ebrmiut. Himara \u00ebsht\u00eb perl\u00eb turistike q\u00eb tani \u00ebsht\u00eb n\u00eb kolaps. Infrastruktura, uj\u00ebrat e zeza derdhen n\u00eb det. Ka nj\u00eb mal problemesh me abuzimet me tokat dhe problemet q\u00eb ka shkaktuar pushteti vendor. I njoh t\u00eb gjitha problemet q\u00eb ka Himara\u201d.<\/p>\n<p>I pyetur p\u00ebr kandidimin e tij ai u shpreh se nuk i tha jo propozimit t\u00eb PBDNJ-s\u00eb, teksa thekson se ka ardhur koha q\u00eb t\u2019i shkohet n\u00eb fund betej\u00ebs s\u00eb Belerit dhe t\u00eb fitoj\u00eb zgjedhjet e 4 gushtit n\u00eb Himar\u00eb. Sipas tij kjo bashki ka qen\u00eb e pushtuar p\u00ebr 15 muaj.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb mendohem shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb kontribuar p\u00ebr qytetin tim ku kam lindur dhe kam kujtimet e mia. ishte propozim i PBDNJ dhe p\u00ebrgjigjja ime ishte po dhe kam bashk\u00ebpunim me opozit\u00ebn e bashkuar dhe tani jemi n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb q\u00eb ka filluar prej nj\u00eb viti e gjysm\u00eb p\u00ebr Himar\u00ebn dhe arrestimi i padrejt\u00eb q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb Fredi Belerit dhe k\u00ebt\u00eb betej\u00eb. Ka ardhur koha t\u2019i shkojm\u00eb n\u00eb fund dhe t\u00eb fitojm\u00eb. M\u00eb lidh \u00e7do gj\u00eb me vendin ku kam lindur dhe sot me lidh gjith\u00eb qytetar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr kontributin tim p\u00ebr t\u00eb ndryshuar gjith\u00e7ka n\u00eb Himar\u00eb \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr ndryshim n\u00eb Himar\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ndodhi me Belerin e penalizon, thot\u00eb Gjikuria, i cili thekson se ka t\u00eb gjith\u00eb shtetin p\u00ebrball\u00eb, jo vet\u00ebm Vangjel Tavon m\u00eb 4 gusht.<\/p>\n<p>\u201cPadrejt\u00ebsia dhe moszbatimi ligjit dhe pushtimi i bashkis\u00eb p\u00ebr 15 muaj sigurisht q\u00eb m\u00eb penalizon se kam gjith\u00eb administrat\u00ebn shtet\u00ebrore dhe t\u00eb bashkis\u00eb q\u00eb ka zbritur n\u00eb Himar\u00eb, por aleanca ime qytetar\u00ebt dhe himariot\u00ebt, do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr Himar\u00ebn. Un\u00eb kam p\u00ebrball\u00eb Tavon, por dihet q\u00eb pas tij \u00ebsht\u00eb Rama me pushtetin e tij dhe administrat\u00ebn publike e funksionar\u00eb q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb ndryshojn\u00eb vot\u00ebn e himariot\u00ebve, por nuk do ta arrijn\u00eb se asgj\u00eb nuk i tremb himariot\u00ebt. Por k\u00ebto k\u00ebrc\u00ebnime dhe xhiro lart e posht\u00eb i b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nuk do t\u00eb ket\u00eb ndryshime n\u00eb programin e Gjikuris\u00eb p\u00ebr bashkin\u00eb e Himar\u00ebs, sepse sipas tij programi i Fredi Belerit i 14 majit 2023 ishte fitues dhe do ta zbatoj\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr Himar\u00ebn do t\u00eb zbatoj programin e 14 majit 2023 q\u00eb u votua nga himariot\u00ebt i p\u00ebrpunuar mir\u00eb nga Fredi Beleri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb program fitues q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve dhe shumic\u00ebs s\u00eb himariot\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>I bindur n\u00eb fitoren e tij, ai thot\u00eb se vendimet e para nga zyra e kryetarit do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb favor t\u00eb qytetar\u00ebve dhe ruajtjes s\u00eb natyr\u00ebs, ndryshe nga ato t\u00eb m\u00ebparshmit q\u00eb vet\u00ebm firmoseshin nga kreu i bashkis\u00eb, pasi merreshin nga lart.<\/p>\n<p>\u201cNga dita e par\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e kryetarit, vendimet do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb favor e mbrojtje t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Himar\u00ebs e grupeve t\u00eb interesit, n\u00eb dallim nga vendimet q\u00eb merreshin nga qeveria dhe k\u00ebtu vet\u00ebm firmoseshin nga kryetari. Do t\u00eb ket\u00eb ekuilib\u00ebr t\u00eb investimeve me fokus ruajtjen e natyr\u00ebs dhe qytetar\u00ebve t\u00eb Himar\u00ebs. Ruajtja e parajs\u00ebs natyrore t\u00eb Himar\u00ebs, detin at\u00eb kemi\u201d.<\/p>\n<p>I pyetur p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e Athin\u00ebs zyrtare n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, Gjikuria thekson se nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje tjet\u00ebr ve\u00e7 asaj t\u00eb himariot\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebt\u00eb vit m\u00eb 4 gusht kandidoj q\u00eb t\u00eb jem kandidat i bashkis\u00eb Himar\u00eb dhe nuk besoj q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje tjet\u00ebr ve\u00e7 himariot\u00ebve. Aleanca \u00ebsht\u00eb me bashk\u00ebqytetar\u00ebt e mi n\u00eb mbrojtje t\u00eb himariot\u00ebve dhe zon\u00ebs. N\u00eb demokraci edhe nj\u00eb vot\u00eb m\u00eb tep\u00ebr vlen. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb 5 gusht un\u00eb dhe aleanca e himariot\u00ebve t\u00eb ndersh\u00ebm do t\u00eb jemi n\u00eb bashki. U b\u00ebj thirrje himariot\u00ebve t\u00eb ndersh\u00ebm t\u00eb vijn\u00eb dhe votojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e nj\u00eb Himare europiane. N\u00eb Bruksel kemi nj\u00eb eurodeputet q\u00eb \u00ebsht\u00eb Fredi Beleri dhe k\u00ebtu do t\u00eb kemi nj\u00eb kandidat bir himariot, nj\u00eb kandidat i dal\u00eb nga Himara p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e gjith\u00eb zon\u00ebs\u201d, tha ai.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prej m\u00eb shum\u00eb se 3 dekadash i larguar n\u00eb SHBA, kandidati i opozit\u00ebs p\u00ebr bashkin\u00eb e Himar\u00ebs Petro Gjikuria, thot\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb shk\u00ebputur nga problemet e vendlindjes s\u00eb tij. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr A2 CNN, ai shprehet se Himara \u00ebsht\u00eb nj\u00eb perl\u00eb turistike n\u00eb kolaps, nd\u00ebrsa shpalos programin dhe planet e tij p\u00ebr k\u00ebt\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":85832,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-85831","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85831","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85831"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85831\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/85832"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85831"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85831"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85831"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}