{"id":85924,"date":"2024-07-31T10:19:51","date_gmt":"2024-07-31T10:19:51","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=85924"},"modified":"2024-07-31T10:19:51","modified_gmt":"2024-07-31T10:19:51","slug":"na-duhet-nje-gjykate-speciale-per-shqiperine-ne-hage","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/07\/31\/na-duhet-nje-gjykate-speciale-per-shqiperine-ne-hage\/","title":{"rendered":"Na duhet nj\u00eb Gjykat\u00eb Speciale p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Hag\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Enver Byty\u00e7i<\/strong><\/p>\n<p>Esht\u00eb e dhimbshme! Esht\u00eb e turpshme gjithashtu t\u00eb k\u00ebrkosh apo ta kesh nj\u00eb Gjykat\u00eb Speciale p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Hag\u00eb. Aq m\u00eb tep\u00ebr kur e kemi nk\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn. E di se Serbia dhe Rusia do ta p\u00ebrdornin ngritjen e nj\u00eb gjykate t\u00eb till\u00eb p\u00ebr t\u2019i paraqit shqiptar\u00ebt si \u201cnjer\u00ebz me bisht\u201d! E di se p\u00ebr disa vite Shqip\u00ebria do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb epiqend\u00ebr t\u00eb opinionit publik nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr keq! Por kjo do t\u00eb ishte kostoja m\u00eb e vog\u00ebl e mundshme, n\u00ebse duam q\u00eb ta pastrojm\u00eb vendin nga narco-shteti.<br \/>\nEdhe n\u00ebse ngrihet e gjith\u00eb bota bashk\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb sistem drejt\u00ebsie q\u00eb sh\u00ebron plag\u00ebt e k\u00ebtij vendi, kjo do t\u00eb jet\u00eb e pamundur tashm\u00eb. Mafia dhe shteti jan\u00eb b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb. Shteti dhe mafia kan\u00eb p\u00ebrdorur s\u00eb paku 19 miliard euro t\u00eb taksave tona p\u00ebr t\u2019u pasuruar. Shto k\u00ebto edhe 119 miliard euro t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs, duke filluar nga kanabizimi i vendit e deri te porta e shqyer e porteve tona, sidomos atij t\u00eb Durr\u00ebsit, p\u00ebr trafik kokaine, heroine etj, at\u00ebher\u00eb merret me mend se sa e fuqishme \u00ebsht\u00eb mafia shqiptare e b\u00ebr\u00eb nj\u00ebsh me shtetin mafioz.<br \/>\nNj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb ka bler\u00eb e korruptuar shefin e FBI-s\u00eb amerikane, duhet t\u00eb vler\u00ebsohet si personi q\u00eb komandon dhe lidh t\u00eb gjitha fijet e mafies dhe krimit t\u00eb organizuar. Nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon zevend\u00ebsin e tij dhe f\u00ebimj\u00ebt e familjen e k\u00ebtij zevend\u00ebsi me jet\u00eb, duhet marr\u00eb me mend se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb b\u00ebj\u00eb, n\u00ebse i c\u00ebnohet pushteti dhe pasuria e grabitur! Shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb m\u00eb asnj\u00eb iluzion se Shqip\u00ebria ka familjen kryeministrore si familjen m\u00eb t\u00eb madhe mafioze n\u00eb vend. E n\u00eb k\u00ebto kushte Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb \u00e7lirohet prej tij me prokuror\u00ebt e gjykat\u00ebsit e p\u00ebrzgjedhur e t\u00eb kapur po prej tij.<br \/>\nKryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, edhe n\u00ebse prokuror\u00ebt e gjykat\u00ebsit ia p\u00ebrzgjedhin kund\u00ebrshtar\u00ebt apo armiqt\u00eb e tij, ai do t\u00eb gjej\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn q\u00eb t\u2019i korruptoj\u00eb e t\u2019i shantazhoj\u00eb ata. Ky \u00ebsht\u00eb profesioni i mafies, \u00ebsht\u00eb edhe profesioni i kryeministrit shqiptar. Kush ka iluzione se kjo nuk ndodh n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendin ton\u00eb t\u00eb \u00e7udirave, ai ose \u00ebsht\u00eb naiv, ose \u00ebsht\u00eb peng. Prandaj do t\u00eb duhet patjet\u00ebr q\u00eb Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb miratoj\u00eb nj\u00eb ligj special kushtetues p\u00ebr ngritjen e Gjykat\u00ebs Speciale n\u00eb Hag\u00eb me ato atribute q\u00eb ka Gjykata Speciale e Kosov\u00ebs po n\u00eb Hag\u00eb e t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga gjykat\u00ebs e prokuror\u00eb europian\u00eb e amerikan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb mos ken\u00eb asnj\u00eb lidhje me asnj\u00eb shqiptar.<br \/>\nN\u00ebse nd\u00ebshkimin e narco-shtetit shqiptar nuk e marrin n\u00eb dor\u00eb prokuror\u00eb, hetues dhe gjykat\u00ebs europian\u00eb dhe amerikan\u00eb, k\u00ebtu nuk mund t\u00eb ndodh mrekullia. T\u00eb gjith\u00eb thoshin se \u201cDumanin e zgjodhi Juri Kim n\u00eb kund\u00ebrshtim me vullnetin e Edi Ram\u00ebs\u201d! Kemi par\u00eb edhe shfaqjen e radh\u00ebs p\u00ebr zgjedhjen e tij para dy e m\u00eb shum\u00eb vitesh. Por rezultoi se Dumani veproi e po vepron m\u00eb me besnik\u00ebri pro-mafies, sesa paraardh\u00ebasi i tij, Arben Kraja. Ai nuk guxon t\u00eb hetoj\u00eb AKSH-in, Tunelin e Llogaras\u00eb, inceneratorin e Tiran\u00ebs, Xibrak\u00ebn, portin e ri t\u00eb Durr\u00ebsi, Ecoparkun e t\u00eb tjera afera pa fund. As Agasin e Durr\u00ebsit si koordinator t\u00eb kryeministrit me grupet kriminale e mafioze, si dhe plot denoncime t\u00eb tjera publike kund\u00ebr k\u00ebtij kryeministri. Nuk guxon t\u00eb merret me lidhjet e kryeministrit ton\u00eb me organizat\u00ebn mafioze t\u00eb Sinaloes! Dumani nuk guxon t\u00eb hap\u00eb \u00e7eshtje hetimore p\u00ebr tenderet q\u00eb jan\u00eb zhvilluar n\u00eb Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs, Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs dhe n\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsi. Vjedhjet e Ilir Beqjes Dumani i katandisi n\u00eb ca dhjetramij\u00eb euro t\u00eb BE-s\u00eb t\u00eb shpenzuara n\u00eb restorantin e tij. Sepse duhen mbuluar dhjetra e qindra milion\u00eb t\u00eb tjera p\u00ebr \u00e7ekapin, e PPP t\u00eb tjera n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor.<br \/>\nDikush mund t\u00eb thot\u00eb se do t\u00eb ishte zgjidhje t\u00eb gjendeshin prokuror\u00eb dhe gjykat\u00ebs t\u00eb ndersh\u00ebm. Edhe n\u00ebse i gjen ata mafia do t\u2019i korruptoj\u00eb brenda disa dit\u00ebsh. N\u00eb mos u korruptofshin, do t\u2019i shantazhoj\u00eb me jet\u00ebn e tyre e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre. Sepse mafia drejtohet nga kryeministri i vendit. Sepse mafia nuk ka nevoj\u00eb t\u2019i marr\u00eb ndokujt leje p\u00ebr asgj\u00ebsimin e atyre q\u00eb e k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb at\u00eb. A nuk ishte investitori strategjik i kryeministrit ai q\u00eb urdh\u00ebronte n\u00eb em\u00ebr t\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb tij e t\u00eb shefit t\u00eb tij vrasje dhe eleminime fizike n\u00eb Shkod\u00ebr?! A nuk jan\u00eb nja nj\u00eb dyzin\u00eb ministrash e kryetar\u00eb bashkie n\u00eb arrest p\u00ebr grabitjen e pasuris\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe d\u00ebnimet e tyre kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb akuz\u00ebn \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d?! A nuk shetiste Sajmir Tahiri me gomonet e Habilajve dhe Habilajt me makin\u00ebn e ministrit t\u00eb brendsh\u00ebm dhe ministri n\u00eb fund b\u00ebri pak burg \u201cp\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre\u201d?!<br \/>\nK\u00ebtu ka marr\u00eb fund gjith\u00e7ka! E nd\u00ebrkoh\u00eb sot d\u00ebgjova q\u00eb kreu i opozit\u00ebs, Sali Berisha, b\u00ebn thirrje p\u00ebr hetim nd\u00ebrkomb\u00ebtar. \u00c7do prokuror e gjykat\u00ebs, \u00e7do ekspert nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb hyn n\u00eb territorin e Shqip\u00ebris\u00eb ose do t\u00eb korruptohet, ose do t\u00eb shantazhohet. Mafia shqiptare dhe narco-shteti shqiptar \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb rrezik serioz p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. K\u00ebt\u00eb pleh e solli n\u00eb Shqip\u00ebri edhe Europa dhe Amerika. Ata i dinin lidhjet e Edi Ram\u00ebs me krimin e organizuar dhe mafien nd\u00ebrkomb\u00ebtare, q\u00eb kur ky ishte kryetar bashkie. Tani le ta pastrojn\u00eb ata k\u00ebt\u00eb m.t t\u00eb madh q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb. Ne jemi t\u00eb pafuqish\u00ebm p\u00ebrball\u00eb mafies dhe shtetit mafioz! K\u00ebrkoni nj\u00eb Gjykat\u00eb Speciale p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Hag\u00eb! Nuk \u00ebsht\u00eb turp! Turp \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb eksperimentuan di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb te ne me Edi Ram\u00ebn!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Enver Byty\u00e7i Esht\u00eb e dhimbshme! Esht\u00eb e turpshme gjithashtu t\u00eb k\u00ebrkosh apo ta kesh nj\u00eb Gjykat\u00eb Speciale p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Hag\u00eb. Aq m\u00eb tep\u00ebr kur e kemi nk\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn. E di se Serbia dhe Rusia do ta p\u00ebrdornin ngritjen e nj\u00eb gjykate t\u00eb till\u00eb p\u00ebr t\u2019i paraqit shqiptar\u00ebt si \u201cnjer\u00ebz me bisht\u201d! E di &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":11242,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-85924","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85924","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85924"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85924\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11242"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85924"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85924"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85924"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}