{"id":86102,"date":"2024-08-02T17:37:17","date_gmt":"2024-08-02T17:37:17","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=86102"},"modified":"2024-08-02T17:39:50","modified_gmt":"2024-08-02T17:39:50","slug":"presidenca-e-kosoves-ngjarja-ne-shkup-provokim-i-paster-per-te-shkaktuar-incident","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/08\/02\/presidenca-e-kosoves-ngjarja-ne-shkup-provokim-i-paster-per-te-shkaktuar-incident\/","title":{"rendered":"Presidenca e Kosov\u00ebs: Ngjarja n\u00eb Shkup, provokim i past\u00ebr p\u00ebr t\u00eb shkaktuar incident"},"content":{"rendered":"<p>Presidenca e Kosov\u00ebs ka reaguar s\u00ebrish n\u00eb lidhje me ngjarjen e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb ndodhur dit\u00ebn e djeshme n\u00eb aeroportin e Shkupit mes Vjosa Osmanit dhe autoriteteve maqedonase, duke e quajtur nj\u00eb provokim t\u00eb past\u00ebr dhe tendencioz p\u00ebr t\u00eb shkaktuar incident.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb reagim zyrtar p\u00ebr ngjarjen q\u00eb ndodhi nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb aeroportin e Shkupit, presidenca ka sqaruar dinamik\u00ebn e situat\u00ebs s\u00eb krijuar dhe shton se autoritetet maqedonase\u00a0duhet ta trajtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje me seriozitet dhe t\u00eb marr\u00eb masa ndaj personave p\u00ebrgjegj\u00ebs.<\/p>\n<p>Presidenca shpreh indinjat\u00ebn p\u00ebr deklarimet e Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme t\u00eb Maqedonis\u00eb dhe lajmet e pav\u00ebrteta, duke rikujtuar edhe nj\u00ebher\u00eb Konvent\u00ebn e Vjen\u00ebs q\u00eb mbron personalitetet n\u00eb udh\u00ebtimet e tyre.<\/p>\n<p><strong>Po e sqarojm\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb situat\u00ebn n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi<\/strong><\/p>\n<p><em>Sipas praktik\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe Konvent\u00ebs s\u00eb Vjen\u00ebs p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie Diplomatike, kur krer\u00ebt e shtetit udh\u00ebtojn\u00eb, ata mbrohen me privilegje dhe imunitete diplomatike. Kjo \u00ebsht\u00eb e ditur bot\u00ebrisht dhe deri m\u00eb tani \u00ebsht\u00eb respektuar nga \u00e7do shtet ku ka udh\u00ebtuar Presidentja, p\u00ebrfshir\u00eb edhe shtetet q\u00eb nuk e kan\u00eb njohur Kosov\u00ebn. Pala maqedonase ka qen\u00eb paraprakisht e njoftuar zyrtarisht p\u00ebr udh\u00ebtimin e Presidentes n\u00eb p\u00ebrputhje me praktikat diplomatike.<\/em><\/p>\n<p><em>Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se Presidentja nuk ka pranuar ta skanoj\u00eb \u00e7ant\u00ebn e saj t\u00eb dor\u00ebs. E para, Presidentja nuk ka pasur bagazh si\u00e7 propagandohet n\u00eb reagime t\u00eb shumta n\u00eb media, n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. Pra, \u00ebsht\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr se ajo ka refuzuar t\u2019i kontrollohet bagazhi. Ajo ka pasur nj\u00eb \u00e7ant\u00eb t\u00eb dor\u00ebs personale t\u00eb cil\u00ebn menj\u00ebher\u00eb e ka vendosur n\u00eb skaner, edhe pse sigurimi, sipas praktikave e konventave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nuk kishte t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkonte nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. E vetmja gj\u00eb q\u00eb Presidentja nuk ka pranuar ta dor\u00ebzoj\u00eb ka qen\u00eb telefoni i saj.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00cbsht\u00eb skandaloze t\u00eb pretendohet nga kushdoqoft\u00eb se gjoja Presidentja kishte di\u00e7ka t\u00eb dyshimt\u00eb n\u00eb \u00e7ant\u00ebn e saj. Jo vet\u00ebm se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e pavert\u00ebt\u00eb e madhe, por kjo nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb akuza m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb dhe propaganda m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb e b\u00ebr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb nga media n\u00eb Maqedoni t\u00eb Veriut n\u00eb drejtim t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Edhe m\u00eb skandaloze \u00ebsht\u00eb deklarata e sotme e MPB-s\u00eb, se kinse ministri i brendsh\u00ebm i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut paska pasur disa informata, t\u00eb cilat kan\u00eb shpier tek k\u00ebrkesa p\u00ebr kontroll t\u00eb \u00e7ant\u00ebs personale dhe telefonit t\u00eb Presidentes. Kjo \u00ebsht\u00eb tendenc\u00eb e paprecedent\u00eb p\u00ebr denigrim jo vet\u00ebm t\u00eb Presidentes, por edhe t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs. Maqedonia e Veriut duhet ta ket\u00eb parasysh q\u00eb nj\u00eb propagand\u00eb t\u00eb till\u00eb \u00ebsht\u00eb duke e b\u00ebr\u00eb kund\u00ebr nj\u00eb Presidenteje, e cila gjat\u00eb gjith\u00eb mandatit t\u00eb saj ka kontribuar vet\u00ebm e vet\u00ebm n\u00eb thellimin e raporteve pozitive nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut.<\/em><\/p>\n<p><em>Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se kompania private apo koncesionar\u00ebt e aeroportit jan\u00eb mbi shtetin dhe mbi konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb cilat p\u00ebrcaktojn\u00eb rregulla t\u00eb qarta p\u00ebr trajtimin e kreut t\u00eb shtetit. Edhe Aeroporti i Prishtin\u00ebs \u00ebsht\u00eb i koncesionuar dhe menaxhohet nga kompani private, por ne nuk lejojm\u00eb asnj\u00ebher\u00eb q\u00eb nj\u00eb president i nj\u00eb shteti tjet\u00ebr t\u00eb trajtohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb jodinjitoze e arrogante dhe t\u00eb k\u00ebrkohet t\u2019i merret telefoni personal p\u00ebr vendosje n\u00eb skaner\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb \u00e7do praktike dhe bie ndesh me protokollet e siguris\u00eb dhe praktikat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke qen\u00eb se telefoni i Kreut t\u00eb Shtetit dihet qart\u00eb se p\u00ebrdoret p\u00ebr komunikim zyrtar, p\u00ebrfshir\u00eb edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb siguris\u00eb. N\u00eb kund\u00ebrshtim me k\u00ebto standarde ishte edhe kontrolli i \u00e7ant\u00ebs s\u00eb dor\u00ebs s\u00eb Presidentes, por ajo p\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj menjeher\u00eb e ka vendosur \u00e7ant\u00ebn n\u00eb skaner.<\/em><\/p>\n<p><em>Edhe pse Policia e Kosov\u00ebs ia ka komunikuar paraprakisht zyrtar\u00ebve t\u00eb aeroportit t\u00eb Shkupit rregullat e aplikueshme n\u00eb situata t\u00eb tilla, ata kan\u00eb tentuar ta pengojn\u00eb fizikisht Presidenten, me \u00e7\u2019rast n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me protokollet e siguris\u00eb, ka reaguar profesionalisht Policia e Kosov\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Situata e djeshme n\u00eb Aeroportin e Shkupit nuk mund t\u00eb shpjegohet e as t\u00eb vler\u00ebsohet ndryshe, p\u00ebrve\u00e7se si nj\u00eb provokim i past\u00ebr dhe tendenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkaktuar incident.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb vend t\u00eb arsyetimeve dhe lejimit t\u00eb propagand\u00ebs kund\u00ebr Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, k\u00ebrkojm\u00eb nga autoritetet zyrtare n\u00eb Shkup q\u00eb me urgjenc\u00eb ta trajtojn\u00eb rastin me seriozitet t\u00eb lart\u00eb dhe t\u00eb merren masat p\u00ebrkat\u00ebse ndaj zyrtar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb sulm ndaj Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Nga SHBA-t\u00eb e deri te shtetet e tjera t\u00eb rajonit, n\u00eb \u00e7do udh\u00ebtim t\u00eb Presidentes respektohen n\u00eb plot\u00ebni rregullat e trajtimit t\u00eb kreut t\u00eb shtetit dhe ASNJ\u00cbHER\u00cb nuk k\u00ebrkohet t\u00eb preket, e l\u00ebre m\u00eb t\u00eb dor\u00ebzohet n\u00eb skaner as telefoni i Presidentes, as \u00e7anta e dor\u00ebs e as valixhja e saj (carry on).<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebto jan\u00eb rregulla q\u00eb i respekton \u00e7do shtet e i kan\u00eb respektuar edhe shtetet jonjohese, sepse kreu i shtetit p\u00ebrfaq\u00ebson vet shtetin. Pra Kosova n\u00eb k\u00eb rast nuk po k\u00ebrkon asgj\u00eb tjet\u00ebr pos normave q\u00eb respektohen \u00e7dokund n\u00eb bot\u00eb. \u00c7do shkelje e k\u00ebtyre normave konsiderohet shkelje e mosrespekt ndaj vet shtetit.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenca e Kosov\u00ebs ka reaguar s\u00ebrish n\u00eb lidhje me ngjarjen e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb ndodhur dit\u00ebn e djeshme n\u00eb aeroportin e Shkupit mes Vjosa Osmanit dhe autoriteteve maqedonase, duke e quajtur nj\u00eb provokim t\u00eb past\u00ebr dhe tendencioz p\u00ebr t\u00eb shkaktuar incident. N\u00eb nj\u00eb reagim zyrtar p\u00ebr ngjarjen q\u00eb ndodhi nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb aeroportin e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":86104,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[38],"tags":[],"class_list":["post-86102","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86102","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86102"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86102\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/86104"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86102"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86102"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86102"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}