{"id":86187,"date":"2024-08-03T18:22:35","date_gmt":"2024-08-03T18:22:35","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=86187"},"modified":"2024-08-03T18:22:35","modified_gmt":"2024-08-03T18:22:35","slug":"kafaz-ke-qiellin-elegjia-e-gezimeve-e-poetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/08\/03\/kafaz-ke-qiellin-elegjia-e-gezimeve-e-poetit\/","title":{"rendered":"Kafaz ke qiellin! Elegjia e g\u00ebzimeve e poetit\u2026"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Visar ZHITI<\/strong><\/p>\n<p>\u200b- Poema \u201cVaji i Bylbylit\u201d n\u00eb tryez\u00ebn e Dom Ndre Mjed\u00ebs \u2013<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-86188\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/mj-300x205.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"205\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/mj-300x205.jpg 300w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/mj-1024x700.jpg 1024w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/mj-768x525.jpg 768w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/mj-110x75.jpg 110w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/mj.jpg 1125w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p>(Esht\u00eb dita kur u shua poeti i madh Dom Ndre Mjeda, 1 gusht, n\u00eb vitin 1937, filologjist nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebrkthyes, mbi t\u00eb gjitha dhe veprimtar i shquar i \u00e7\u00ebshtje komb\u00ebtare, rilindas i p\u00ebrhersh\u00ebm.<br \/>\nMe k\u00ebt\u00eb rast po nxjerr nj\u00eb shkrim nga Vepra 10 e Dom Ndre Mjed\u00ebs, t\u00eb p\u00ebrgatitura nga mjedologu i shquar Prof. Mentor Quku. Vepra 10, postume, p\u00ebrmbledh artikuj, studime dhe ese p\u00ebr Mjed\u00ebn si p\u00ebrmbyllje e nj\u00eb pune shum\u00ebvje\u00e7are e me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr poetin e madh.<br \/>\nShkrimi im ka dal\u00eb sot n\u00eb disa media shqiptare, n\u00eb SHBA n\u00eb gazetat \u201cDielli\u201d dhe \u201cIllyria\u201d, n\u00eb Zvic\u00ebr n\u00eb \u201cVOAL\u201d\u2026 I falenderoj!)<br \/>\nDY POEMA T\u00cb NJ\u00cb VITI\u2026<br \/>\n\u00cbsht\u00eb nj\u00eb mrekulli p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb shqipe, p\u00ebr poem\u00ebn, kur n\u00eb shekullin e Rilindjes Komb\u00ebtare, pik\u00ebrisht n\u00eb vitin 1886, nd\u00ebrkaq Shqip\u00ebria ishte cop\u00ebz e perandoris\u00eb otomane, me k\u00ebshtjellat e rr\u00ebnuara, me gjuh\u00ebn am\u00eb t\u00eb ndaluar dhe dalin dy poema t\u00eb m\u00ebdha, dy k\u00ebshtjella krejt ndryshe si t\u00eb padukshme, nj\u00ebra: \u201cBag\u00ebti e bujq\u00ebsia\u201d e Naim Frash\u00ebrit dhe tjetra: \u201cVaji i Bylbylit\u201d e Dom Ndre Mjed\u00ebs.<br \/>\nNga tryeza e poetit Dom Ndre Mjeda marr poem\u00ebn e tij \u201cVaji i Bylbylit\u201d, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn m\u2019u k\u00ebrkua t\u00eb sjell nj\u00eb p\u00ebrsiatje timen, nj\u00eb mbres\u00eb rileximi.<br \/>\nBilbili, q\u00eb poeti e nxori nga kafazi i krah\u00ebrorit si nj\u00eb zem\u00ebr q\u00eb vuan, p\u00ebr t\u2019iu g\u00ebzuar jet\u00ebs, liris\u00eb s\u00eb saj, do t\u00eb thosha me pasionin e nj\u00eb m\u00ebsuesi, nga q\u00eb dhe kam qen\u00eb, ndan\u00eb d\u00ebrras\u00ebs s\u00eb zez\u00eb\u2026 si nj\u00eb cop\u00ebz nate e atdheut\u2026 dhe do t\u00eb vazhdoja\u2026<br \/>\nN\u00eb poem\u00ebn e par\u00eb, \u201cBag\u00ebti e bujq\u00ebsia\u201d shpalosen toka, balta, flora e tyre, etj, kopet\u00eb e kafsh\u00ebve, t\u00eb nevojshme p\u00ebr mbijetes\u00ebn, nj\u00eb peizazh madh\u00ebshtor i atdheut q\u00eb duhej rib\u00ebr\u00eb, ai entuziaz\u00ebm krenar vargje-gjat\u00eb, kurse n\u00eb poem\u00ebn e dyt\u00eb, \u201cVaji i Bylbylit\u201d p\u00ebrshfaqen qiell dhe flatra, nj\u00eb zog i vog\u00ebl n\u00eb mes, bilbili k\u00ebng\u00ebtar, plot dhimbje e g\u00ebzime trishtimesh dhe kumte hyjnore. \u200b\u200b\u200b\u200bA thua kemi bashk\u00eb dhe n\u00eb at\u00eb vit pushtimi, t\u00eb p\u00ebrzier\u00eb ekzistencialen me shpirt\u00ebroren? Nj\u00eb est-etik\u00eb, si\u00e7 do ta ndante k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb nj\u00eb shkrimtar ballkanas, t\u00eb identitetit komb\u00ebtar &#8211; tek e para, nd\u00ebrsa tek e dyta \u2013 estetik\u00ebn e njeriut shqiptar.<br \/>\nNaim Frash\u00ebri e shkroi poem\u00ebn e tij kur ishte 40 vje\u00e7, n\u00eb Orient, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb perandoris\u00eb osmane, n\u00eb Stambollin ku jetonte, por e botoi n\u00eb Bukuresht, n\u00eb Rumani, se ishte e pamundur ta nxirrte n\u00eb \u201cShqip\u00ebriz\u00ebn e tij\u201d analfabete, pa shkolla, ku as q\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr sht\u00ebpi botuese, nd\u00ebrsa Dom Ndre Mjeda 20 vje\u00e7ar ishte student i filozofis\u00eb n\u00eb Oksident, n\u00eb Spanj\u00eb, n\u00eb Valencia, n\u00eb Manastirin Kartauzian \u201cPorta Coeli\u201d.<br \/>\nT\u00eb dyja poemat, pra, u shkruan jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga dy rilindas krejt t\u00eb ndrysh\u00ebm, e para si nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, q\u00eb ngjan me nj\u00eb t\u00eb shkuar t\u00eb p\u00ebrmalluar, e dyta si nj\u00eb vegim, q\u00eb do t\u00eb ishte nj\u00eb e ardhme e shqet\u00ebsuar, t\u00eb dyja jan\u00eb madh\u00ebrsish\u00ebm shqip, e para n\u00eb tosk\u00ebrishten puritane dhe tjetra n\u00eb gegnishten e am\u00ebl, nj\u00eb realitet i ri i bukur gjuhe,<br \/>\n\u00cbsht\u00eb trash\u00ebguar nj\u00eb akademi e t\u00ebr\u00eb kritike letrare p\u00ebr to. \u00cbsht\u00eb detyr\u00eb e studimeve tona shkuarja m\u00eb tej. P\u00ebr Mjed\u00ebn do t\u00eb ve\u00e7oja tani si nj\u00eb maj\u00eb mjedologun e shquar, profesor Mentor Qoku, q\u00eb i p\u00ebrkushtoi jet\u00ebn e tij intelektuale Vepr\u00ebs s\u00eb Mjed\u00ebs. Ja, po del Libri i Dhjet\u00eb si nj\u00eb amanet n\u00ebn kujdesin e s\u00eb bij\u00ebs me em\u00ebr verior, Valbona.<br \/>\nP\u00ebrsiatja ime p\u00ebr poem\u00ebn \u201cVaji i Bylbylit\u201d.<br \/>\nND\u00cbRTIMI I POEM\u00cbS<br \/>\nPo shkrihet bora,<br \/>\nDimni po shkon;<br \/>\nBylbyl i vorf\u00ebn,<br \/>\nPse po gjimon?<br \/>\nK\u00ebshtu nis\u2026 gati si f\u00ebminore dhe duket sikur nuk mbaron, jo vet\u00ebm prej rrjedhshm\u00ebris\u00eb aq t\u00eb kthjell\u00ebt si t\u00eb nj\u00eb uj\u00ebvare, prej melosit t\u00eb saj dhe kumteve, t\u00eb cilat s\u00eb bashku t\u00eb gjitha vazhdojn\u00eb dhe brenda teje\u2026 por dhe nga shkaku i leximeve dhe rileximeve nga gjenerata n\u00eb gjenerat\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme, nga nx\u00ebn\u00ebs dhe student\u00eb n\u00eb banka shkolle dhe auditore, nga poet\u00eb dhe kritik\u00eb letrar\u00eb e studiues, nga populli q\u00eb lexon,<br \/>\nMaestro Mjeda \u00ebsht\u00eb virtuoz n\u00eb prozodi, me figuracion e larmi vargjesh, ai gdh\u00ebnd me hijeshi si\u00e7 gdhendet druri\u2026<br \/>\n\u201cVaji i Bylbylit\u201d, poem\u00eb sintetike &#8211; do ta quaja, e ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb llojin e saj, nj\u00eb kuartet magjeps\u00ebs, pra, me kat\u00ebr k\u00ebng\u00eb, pjes\u00eb, dhe m\u00eb pas studiues t\u00eb ndrysh\u00ebm, q\u00eb merren me teknikat poetike, num\u00ebrojn\u00eb dhe strofat, dyzet, kat\u00ebrdhjet\u00eb, jo, jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb, 57 m\u00eb dalin mua n\u00eb botimin e tyre t\u00eb hersh\u00ebm, me nga 4 vargje, nd\u00ebrsa n\u00eb K\u00ebng\u00ebn e Kat\u00ebrt vargu i fundit i secil\u00ebs strof\u00eb \u00ebsht\u00eb gjysm\u00eb vargu, k\u00ebshtu quhet, nga q\u00eb ka gjysm\u00ebn e rrokjeve t\u00eb vargjeve m\u00eb sip\u00ebr. Kumbimi i gjysm\u00eb vargut ashtu \u00ebsht\u00eb m\u00eb i fuqish\u00ebm dhe gjysma q\u00eb mungon, duket se \u00ebsht\u00eb jehon\u00eb. Te Mjeda k\u00ebshtu.\u200b\u200b\u200b\u200b\u200b\u200b\u200b\u200bMetrika \u00ebsht\u00eb e ndryshme nga nj\u00ebra k\u00ebng\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn, madje dhe brenda nj\u00eb k\u00ebnge.<br \/>\nN\u00eb K\u00ebng\u00ebn e Par\u00eb, nga varg kat\u00ebr rrok\u00ebsh kalohet n\u00eb pes\u00eb, deri dhe n\u00eb shtat\u00eb rrok\u00ebsh, n\u00eb K\u00ebng\u00ebn e Dyt\u00eb ka vargje nga gjasht\u00eb deri n\u00eb dhjet\u00eb rrok\u00ebsh, por zot\u00ebron tet\u00ebrrokshi tradicional, nd\u00ebrsa n\u00eb K\u00ebng\u00ebn e Tret\u00eb vargjet shkojn\u00eb nga shtat\u00eb deri n\u00eb nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb rrokje, mbizot\u00ebrues \u00ebsht\u00eb n\u00ebnt\u00eb rrokshi aristokratik. N\u00eb K\u00ebnga e Kat\u00ebrt, n\u00eb finalen maestoze, ato q\u00eb i quajt\u00ebm \u201cgjysm\u00ebvargje\u201d sipas teknicien\u00ebve, jan\u00eb gjasht\u00eb rrok\u00ebsh, nd\u00ebrsa vargjet e plot\u00eb kan\u00eb nga dhjet\u00eb rrokje deri n\u00eb kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb, sundon nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb rrokshi superb.\u200b\u200b\u200b\u200b\u200b\u200b\u200b\u200b\u200b\u200b\u200b\u200bPo k\u00ebshtu dhe rimat. N\u00eb K\u00ebng\u00ebn I rimon vargu 2 me vargun 4 t\u00eb strof\u00ebs, pra, skema ABCB dhe aliteracione, kurse n\u00eb K\u00ebng\u00ebn II skema \u00ebsht\u00eb ABBC dhe vargu i fundit i \u00e7do strofe rimon me vargun e fundit t\u00eb strof\u00ebs pasuese. N\u00eb K\u00ebng\u00ebn III rima \u00ebsht\u00eb e kryq\u00ebzuar: ABAB, n\u00eb K\u00ebng\u00ebn IV rima \u00ebsht\u00eb e puthur AABB. Pra, nj\u00eb begati stilistikore dhe brenda nj\u00eb poeme.<br \/>\nFiguracioni letrar gjithashtu. V\u00ebrtet m\u00eb kujtojn\u00eb gdh\u00ebndjet n\u00eb dru, ngjash\u00ebm me reliefet q\u00eb gjendet dhe n\u00eb tryez\u00ebn muzeale t\u00eb Mjed\u00ebs, ai konfiguracion i va\u00e7at\u00eb, i zgjedhur dhe i qendruesh\u00ebm.<br \/>\nStudiuesit ve\u00e7ojn\u00eb inversionin. Un\u00eb do t\u00eb thosha se ai \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb titull: vajtimi dhe bilbili, teksa bilbili zakonisht shihet si zog i g\u00ebzimit. Mjeda ndjek kontrastet, ai largohet nga tryeza e tij dhe v\u00ebshtron larg n\u00eb natyr\u00eb dhe gjen n\u00eb t\u00eb paralele t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb brendshme.<br \/>\nEdhe strofa e fundit e poem\u00ebs duket se \u00ebsht\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb kontrast sa t\u00eb brendsh\u00ebm edhe t\u00eb jasht\u00ebm me strof\u00ebn e par\u00eb, ku dhe aty \u00ebsht\u00eb, por shpirt\u00ebror, mes mbiemrit i vorf\u00ebn, q\u00eb ka pik\u00ebllim dhe heshtje dhe foljes shung\u00eblluese gjimon, nd\u00ebrsa strofa e fundit \u00ebsht\u00eb po aq dhe vazhdimi p\u00ebrmbyll\u00ebs, ku nga brenga funddim\u00ebrore kemi nj\u00eb hov shtegtues, prap\u00eb mbi kontraste fush\u00eb dhe mal, magjepsjen dhe pranimin e thirrjes p\u00ebr g\u00ebzime:<br \/>\nK\u00far t\u2019shkojsh nd\u00ebr fusha, k\u00far t\u2019shkojsh nd\u00ebr male,<br \/>\nAf\u00ebr shpi\u00ebs s\u2019\u00ebme hovin t\u2019\u00e4nd ndale;<br \/>\nMahnit\u2019, at z\u00e4nin tand tui prigiue<br \/>\nKam p\u00ebr t\u2019u g\u00ebzue.<br \/>\n\u00c7FAR\u00cb \u00cbSHT\u00cb BILBILI I MJED\u00cbS?<br \/>\nSIMBOL, ALEGORI APO\u2026<br \/>\n\u00cbsht\u00eb shkruar shum\u00eb p\u00ebr poem\u00ebn \u201cVaji i Bylbylit\u201d, p\u00ebr bukurin\u00eb e saj deri n\u00eb p\u00ebrkryerje, cop\u00ebzimet moderne dhe thell\u00ebsit\u00eb e mendimit filozofik, p\u00ebr misterin e saj, nd\u00ebrkaq poema \u00ebsht\u00eb gjakim i hap\u00ebsirave, arritje e asaj ndjesie siperane, q\u00eb nis nga kafazi p\u00ebr n\u00eb lart\u00ebsit\u00eb qiellore, nj\u00eb flatrim sa elegant, po aq dhe i \u00e7lir\u00ebt, duke mbartur trishtime dhe d\u00ebshp\u00ebrim madhor, shpres\u00eb dhe thirrje p\u00ebr g\u00ebzim, nga e p\u00ebrditshmja deri te hyjnorja.<br \/>\nPoema do t\u00eb lexohej dhe rilexohej me kritika dhe interpretime nga m\u00eb t\u00eb larmishmet.<br \/>\nN\u00eb koh\u00ebn e par\u00eb t\u00eb tij, q\u00eb n\u00eb gjallje, u \u00e7mua nga bashk\u00ebkoh\u00ebsit. Mjedologu, Profesor Mentor Quku, na jep nj\u00eb informacion, kur n\u00eb vitet \u201930 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar vler\u00ebsohej nga emrat letrar\u00eb si Reporter e Cirka, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 1942 Kol\u00eb Ashta, profesor dhe imi m\u00eb pas, do t\u00eb shkruante: \u201cMjeda na njofton nj\u00eb trajt\u00eb t\u00eb re arti e cila ngacmon menden e kritikut, qi t\u00eb vij\u00ebsoj\u00eb n\u00eb rrath\u00eb t\u00eb madhsuem p\u00ebrfytyrimet e shprehuna\u201d.<br \/>\nP\u00ebrkthyesi i shquar i Dantes, Pashko Gje\u00e7i, n\u00eb revist\u00ebn \u201cKritika\u201d, n\u00eb vitin 1944, \u201cVajin e Bylbylit\u201d e sheh si lidhje k\u00ebng\u00ebsh t\u00eb ndryshme q\u00eb kane vajin t\u00eb perbashket.<br \/>\nShkrimtari themeltar Ernest Koliqi do t\u00eb shkruante p\u00ebr Mjed\u00ebn:<br \/>\n\u201cNji tjet\u00ebr gj\u00e2 e b\u00e2ni t\u00eb Madh e t\u00eb padek\u00ebsh\u00ebm: dashunija e st\u00ebrfuqishme p\u00ebr gjuh\u00eb shqipe\u2026 dashunonte me nji dashun\u00ed t\u00eb njom\u00eb e luftarake k\u00ebt gjuh\u00eb t\u00eb palavrueme t&#8217;on\u00eb. E dashunonte si Dijetar e si Atdhetar, e dashunonte edhe si Poet. \u2026p\u00ebr nalt\u00ebsim t\u00eb shqipes e t\u00eb Shqipn\u00eds&#8221;.<br \/>\nMendoj se do t\u00eb ishte nj\u00eb nga udh\u00ebrr\u00ebfimet m\u00eb t\u00eb mira, nd\u00ebr t\u00eb parat, p\u00ebr t\u00eb shkuar te Mjeda.<br \/>\nPor do t\u00eb vinte koha e dyt\u00eb, ajo e gj\u00ebm\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Bilbilit, do ta quaja, kur fitimtar\u00ebt e pas Luft\u00ebs II Bot\u00ebrore n\u00eb atdhe do t\u00eb vendosnin nj\u00eb diktatur\u00eb t\u00eb eg\u00ebr, do t\u00eb sundonte gjat\u00eb Realizmi Socialist, metoda letrare q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte ideologjizimin dhe politizimin tendencioz t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb dhe e v\u00ebnien e saj n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb regjimit mes nje entuziazmi shterp dhe grotesk.<br \/>\nMjeda s\u2019do t\u00eb ishte m\u00eb, por Vepra e tij \u2013 po.<br \/>\nAi nuk u mohua si\u00e7 ndodhi me kolegun e tij 5 vjet m\u00eb t\u00eb ri, At\u2019 Gjergj Fishta, \u201cHomerin e fundit n\u00eb Ballkan\u201d, q\u00eb jo vet\u00ebm i ndaluan vepr\u00ebn, po edhe eshtrat ia nxor\u00ebn nga varri dhe ia hodh\u00ebn n\u00eb lumin Drin. Madje dhe n\u00eb nj\u00eb foto ku jan\u00eb bashk\u00eb, Dom Ndre Mjeda, At\u2019 Gjergj Fishta n\u00eb mes dhe patrioti poet Luigj Gurakuqi, n\u00eb tekstet e let\u00ebrsis\u00eb At\u2019 Gergj Fishta nxihej q\u00eb t\u00eb mos dukej m\u00eb.<br \/>\nVepra e Mjed\u00ebs do t\u00eb cungohej n\u00eb p\u00ebrmbajtje dhe n\u00eb kuptim\u00ebsime, n\u00eb vler\u00eb dhe n\u00eb besim, pjes\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi do t\u00eb liheshin m\u00ebnjan\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrdoreshin t\u00eb tjerat duke i m\u00ebshuar vet\u00ebm patriotizmit, duke nxjerr\u00eb kumtet q\u00eb u duheshin dhe duke harruar m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmet, poezin\u00eb n\u00eb vetvete, bukurin\u00eb dhe emocionin e saj, estetik\u00ebn e besimit siperan.<br \/>\nMbase keqinterpretimi \u00ebsht\u00eb po aq i d\u00ebmsh\u00ebm p\u00ebr poetin sa dhe ndalimi.<br \/>\n\u200bGjithsesi Mjeda nderohej.<br \/>\n\u200bT\u00eb shohim disa k\u00ebndv\u00ebshtrime p\u00ebr poem\u00ebn \u201cVaji i Bylbylit\u201d. Jan\u00eb th\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb se n\u00eb K\u00ebng\u00ebn e Par\u00eb na jepet gjendja e Shqip\u00ebris\u00eb mbas Kongresit t\u00eb Berlinit, q\u00eb u mbajt n\u00eb vitin 1877 dhe Lidhjes s\u00eb Prizrenit nj\u00eb vit m\u00eb pas, nd\u00ebrsa poema \u00ebsht\u00eb shkruar gati nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb von\u00eb se k\u00ebto dy ngjarje historike dhe poem\u00ebs i jan\u00eb mveshur dhe kuptime parashikuese, e drejt\u00eb e leximit dhe kjo.<br \/>\nN\u00eb K\u00ebng\u00ebn e Dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se Bilbili \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria n\u00eb rob\u00ebri dhe k\u00ebtu poeti b\u00ebhet m\u00eb i ashp\u00ebr dhe se lumturia vjen me luft\u00eb, etj.<br \/>\nN\u00eb K\u00ebng\u00ebt e Tret\u00eb Bilbili \u00ebsht\u00eb dhe Shqip\u00ebria dhe poeti, i cili nga dhuna \u00ebsht\u00eb larguar, ka marr\u00eb rrug\u00ebn e m\u00ebrgimit\u2026<br \/>\nN\u00eb K\u00ebng\u00eb e Kat\u00ebrt ai, poeti \u00ebsht\u00eb i ngarkuar me meditime filozofike, se pas dimrit vjen pranvera dhe nga e p\u00ebrgjithshmja shkohet te ve\u00e7anta, etj, etj.<br \/>\nPra, \u201cBiblili\u201d \u00ebsh\u00eb figur\u00eb polisemike, p\u00ebrve\u00e7 se symbol i autorit, merr dhe kuptime t\u00eb tjera. Dhe nxirren mesazhe t\u00eb tilla n\u00eb vijim si liria \u00ebsht\u00eb ndjenj\u00eb, q\u00eb do t\u00eb fitohet pavar\u00ebsisht \u00e7do pengese, etj, etj.<br \/>\nKritika e \u201cVajit t\u00eb Bylbylit\u201d do t\u00eb kishte dhe emra shkrimtar\u00ebsh si Sand\u00ebr Gera a Dashnor Kokonozi e t\u00eb studiuesve t\u00eb njohur t\u00eb Realizmit Socialist si Razi Brahimi apo n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb akademik Rexhep Qoses e Profesor Milazim Krasniqit, teksa, sipas mendimit qortues t\u00eb Profesor Mentor Qukut, m\u00eb ndryshe do ta shihte poem\u00ebn Rinush Idrizi, q\u00eb, po sipas tij, ka ndikuar te akademik Sabri Hamiti, q\u00eb e sheh poem\u00ebn si \u201ckrijim personal\u201d, t\u00eb mallit dhe t\u00eb dh\u00ebmbjes vetanake, t\u00eb vetmis\u00eb, d\u00ebshp\u00ebrimit, vajtimit, t\u00eb nj\u00eb revolte dhe rebelimi\u2026<br \/>\nNd\u00ebrkaq kemi arritur n\u00eb koh\u00ebn e tret\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jemi, kur nuk do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb Realiz\u00ebm Socialist, por rikthim te vlerat e harruara dhe t\u00eb humbura apo t\u00eb shtremb\u00ebruara, pra dhe tek Dom Ndre Mjeda dhe te koha e tij e par\u00eb, do t\u00eb kemi k\u00ebshtu nj\u00eb v\u00ebshtim m\u00eb t\u00eb hapur edhe m\u00eb t\u00eb lir\u00eb, nj\u00eb vizion postmodern, q\u00eb nuk e ka shmangur dot tradicionalizmin ideologjizues, edhe pse t\u00eb ri e t\u00eb vrazhd\u00eb.<br \/>\nTh\u00ebn\u00eb \u00e7iltazi, kam p\u00ebrshtypjen se Mjeda \u00ebsht\u00eb lexuar p\u00ebrgjith\u00ebsisht m\u00eb mir\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<br \/>\nGjithsesi ka vepra si\u00e7 \u00ebsht\u00eb dhe poema jon\u00eb \u201cVaji i Bylbylit\u201d q\u00eb t\u00eb japin mund\u00ebsi p\u00ebr v\u00ebshtrime dhe interpretime t\u00eb ndryshme n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme dhe n\u00eb lexime t\u00eb reja, madje l\u00ebn\u00eb dhe mund\u00ebsi d\u00ebshirimesh, nd\u00ebrkaq mbetet n\u00eb to di\u00e7ka e patjet\u00ebrsueshme, thelb\u00ebsore n\u00eb magjin\u00eb e tyre, q\u00eb po mungoi, mungon e duhura dhe dometh\u00ebniet e tep\u00ebrta q\u00eb mund t\u2019i japen, b\u00ebhen edhe m\u00eb t\u00eb tep\u00ebrta, t\u00ebhuazuese e shpesh efektkund\u00ebr e p\u00ebr\u00e7udnuese\u2026<br \/>\nNd\u00ebrkaq Profesor Mentor Quku e p\u00ebrcakton shk\u00eblqyer: \u201cAi (Mjeda, sh\u00ebn. imi) nuk don t\u00eb duket, atij i mjafton t\u00eb jet\u00eb.\u201d Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb dhe vet\u00eb poezia\u2026<br \/>\n\u201cVaji i Bylbylit\u201d, sipas meje, mbart nj\u00eb trini, ku edhe pse jan\u00eb ve\u00e7mas: Poeti, Bilbili dhe Elegjia, shihen qartazi t\u00eb shkrira n\u00eb nj\u00eb, s\u00eb pari Bilbili me Vajin e vet, dhe mbeten t\u00eb hijezuar dy t\u00eb tjer\u00ebt: ai q\u00eb shkruan me muz\u00ebn ose bardi dhe shpirti i tij ose njeriu krijues me krijimin, vetja me vetvetja.<br \/>\nShoh q\u00eb n\u00eb perspektiv\u00ebn vezullim-err\u00ebt \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Poeti. Poema i ngjan nj\u00eb monologu t\u00eb brendsh\u00ebm, t\u00eb metaforizuar n\u00eb nj\u00eb bilbil, alter ego e poetit, poeti vet\u00eb, q\u00eb sipas romantizmit modern do t\u00eb shpalos\u00eb credo-n poetike: t\u00eb shkuarit nga dh\u00ebmbja n\u00eb dh\u00ebmbje:<br \/>\nGjama jote a porsi ankimi<br \/>\nI nji f\u00ebmij\u00ebs q\u00eb vetun mbet;<br \/>\nGjama jote a si shungllimi<br \/>\nI nji t\u2019zez\u00ebs q\u00eb gja s\u2019 pret.<br \/>\nPorsi dnes\u00eb me fut\u00eb n\u00eb krye<br \/>\nNana e shkret\u00eb q\u00eb mbet pa djelm;<br \/>\nNjashtu tine rri tuj shfrye<br \/>\nNjat idhnim q\u00eb t\u2019u ba helm.<br \/>\nHumbje dhe vdekje. Jetim\u00ebri si e f\u00ebmij\u00ebs mbetur vet\u00ebm, por dhe e prindit &#8211; ende m\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Gjendja e p\u00ebrzishmja zot\u00ebron si nj\u00eb nat\u00eb pa agim. p\u00ebrball\u00eb teje dhe e nderkallur brenda teje. T\u2019zinjt\u00eb njer\u00ebz!<br \/>\nVetmia e poetit si vetmia e t\u00eb burgosurit?<br \/>\nSi t\u2019burguemit n\u2019ishull t\u2019detit,<br \/>\nKu tallazi i theksh\u00ebm vrret,<br \/>\nO t\u2019vij\u00eb t\u2019ftoftit, o t\u2019vij\u00eb t\u2019nxetit,<br \/>\nVaji zemr\u00ebn ia p\u00eblset;<br \/>\nParandjenja k\u00ebto? Mjeda i m\u00ebpastajm\u00eb do t\u00eb arrestohej dy her\u00eb nga t\u00eb huajt pushtues dhe invazor\u00eb. Ai do t\u00eb provonte prangat ashtu si n\u00eb shpirt, edhe n\u00eb duar. Por \u00ebsht\u00eb dhe zgjedhja e tij kjo, q\u00eb duke e humbur lirin\u00eb, t\u00eb shkosh drejt saj.<br \/>\nVajtimi k\u00ebshtu nisi para se t\u00eb ndodhte. Shkretimi do t\u00eb tallazitej p\u00ebrreth ngjash\u00ebm me shkulmet e detit dhe \u00e7\u2019po p\u00eblcet ashtu: zemra apo bilbili?<br \/>\nNjashtu ti rri tuj vajtue<br \/>\nN\u2019njat kafaz q\u00eb shungullon;<br \/>\nFisin tand rri tuj mendue<br \/>\nT\u2019zin\u00eb atdhe q\u00eb s\u2019e harron.<br \/>\nEdhe atdheu i zi! K\u00ebtu p\u00ebrmblidhen shekuj historie plot v\u00ebshtir\u00ebsi, nat\u00eb rob\u00ebrie. Dhe vetmi poeti. E von\u00eb, por \u00e7\u2019mrekulli, ajo erdhi. Vetmia e poetit \u00ebsht\u00eb e mbushur me k\u00ebt\u00eb bot\u00eb. K\u00ebtu fillon liria, s\u00eb brendshmi s\u00eb pari. N\u00eb form\u00ebn magjepse t\u00eb s\u00eb bukur\u00ebs.<br \/>\nDhe poezia shqipe k\u00ebshtu rinisi.<br \/>\nNaim Frash\u00ebri do t\u00eb shkruante: Do t\u00eb k\u00ebndonj bukurin\u00eb\/ E t\u00eb l\u00ebvdonj Per\u00ebndin\u00eb, \/Per\u00ebndin\u2019 e bukuris\u00eb\/ Q\u2019i dha shije gjith\u00ebsis\u00eb!<br \/>\nMahnit\u00ebse! Po flitet p\u00ebr shijen e bot\u00ebs, ja, ashtu si\u00e7 flitet sot p\u00ebr pjatat n\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb.<br \/>\nNd\u00ebrsa Mjeda tronditsh\u00ebm kishte sjell\u00eb ofsham\u00ebn bodleriane, t\u00eb poet\u00ebve t\u00eb mallkuar, kaq marrmendsh\u00ebm:<br \/>\nVet\u00eb bukuria\u2026\/ Kenka p\u00ebr ju nji kob.<br \/>\nKaq breng\u00eb europian\u00eb n\u00eb poezin\u00eb shqipe, kaq bukuri t\u00eb zymt\u00eb dhe ku, n\u00eb vendin q\u00eb e kishte humbur Europ\u00ebn. Dhe po kthehej s\u00ebrish p\u00ebrmes dh\u00ebmbjes s\u00eb madhe, edhe pse pa Shekspir, gjithsesi shekspiriane, me poezin\u00eb:<br \/>\nMe dit\u00eb hyjt me bisedue,<br \/>\nMe pas\u00eb sy q\u00eb me derdh\u00eb lot,<br \/>\nVajin tand ju kishin prue<br \/>\nT\u2019kishin kja p\u00ebr jet\u2019e mot.<br \/>\n\u200bMjeda b\u00ebri q\u00eb dhimbja jon\u00eb t\u00eb arrinte Qiejt. Dhe prej andej t\u00eb vinte nj\u00eb tjet\u00ebr thirrje, q\u00eb po Mjeda e di. Dhe sipas tij, bota q\u00eb p\u00ebson ndryshime, me rrotullimin e saj metaforik k\u00ebrkon t\u00eb na \u00e7oj\u00eb hyjnisht te g\u00ebzimi i njeriut,<br \/>\n\u201cVaji i Bylbylit\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb elegji p\u00ebr g\u00ebzimin q\u00eb vonon, gjithsesi \u00ebsht\u00eb p\u00ebr g\u00ebzimin, q\u00eb edhe n\u00ebse ende nuk ishte kuptuar, pra, pa p\u00ebrgjigjen e shqiptar\u00ebve, Poeti prandaj u shfaq\u2026<br \/>\nEdhe dhimbja nxjerr g\u00ebzim, kur edhe g\u00ebzimi ka kaq shum\u00eb dhimbje, pra, jemi n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim ndjell\u00ebs nga terret e brendshme n\u00eb drit\u00ebn jasht\u00eb nesh, q\u00eb na hyn p\u00ebrbrenda, sepse \u00ebsht\u00eb veta jeta dhe ne jemi vet\u00eb ajo. G\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb thirrje e Hyut.<br \/>\nDom Ndre Mjeda \u00ebsht\u00eb klerik jezuit, meshtar komb\u00ebtar, biblik si krijuesit e m\u00ebdhenj. Kjo nuk mund t\u00eb shmanget, kur flasim p\u00ebr Mjed\u00ebn, \u00ebsht\u00eb dhe pjes\u00eb qen\u00ebsore n\u00eb formimin e tij, n\u00eb kultur\u00ebn dhe n\u00eb krijimin. Do t\u00eb ishin me interes hulumtimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, un\u00eb thjesht\u00eb sa e p\u00ebrmenda. N\u00eb ikon\u00ebn e Mjed\u00ebs argjendon brerorja e poetit.<br \/>\nBIBLA DHE POEMA<br \/>\n\u201cApo nuk e dini se trupi juaj \u00ebsht\u00eb Tempulli i Shpirtit shenjt\u00eb q\u00eb banon n\u00eb ju, q\u00eb e keni prej prej Hyjit dhe se ju nuk i p\u00ebrkitni m\u00eb vetvetes. Sepse jemi bler\u00eb me \u00e7mim t\u00eb lart\u00eb, prandaj jepini lavdi hyjit n\u00eb trupin tuaj\u201d, lexojm\u00eb n\u00eb Beslidhjen e Re.<br \/>\nVeprat e Apostujve, Letra e Par\u00eb Korintasve 6; 19-20.<br \/>\nNj\u00eb p\u00ebrvuajtje t\u00eb till\u00eb deri n\u00eb lumturi gjejm\u00eb te poeti. Ai nuk do t\u2019i p\u00ebrkas\u00eb m\u00eb vetes, me shpirtin q\u00eb gufohet n\u00eb muz\u00ebn e shnd\u00ebrruar tani n\u00eb zog, bilbil, q\u00eb k\u00ebndon. Kafazi apo tempulli jan\u00eb nj\u00ebnj\u00ebsh\u00ebm trup\u00ebzime, k\u00ebnga do hap\u00ebsira, prandaj:<br \/>\nKafaz ke qiellin\u2026<br \/>\npafund\u00ebsin\u00eb e bukur e plot mister, nd\u00ebrsa:<br \/>\nEpshin pengim\u2026<br \/>\nI ndjej si vargje nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb bukurit n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb poezin\u00eb shqipe, t\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrave, nj\u00eb antitez\u00eb shp\u00ebrthyese: kafaz\/qiell, kap\u00ebrcimi m\u00eb i lart\u00eb, hov qiellor me penges\u00eb njer\u00ebzoren si nj\u00eb kund\u00ebrv\u00ebnie tjet\u00ebr tok\u00ebsore apo thjesht\u00eb brenda nesh. \u00c7\u2019epsh \u00ebsht\u00eb ky, \u00e7\u2019pathos? Prag q\u00eb duhet kap\u00ebrcyer.<br \/>\nE tham\u00eb, poeti do q\u00eb ta \u00e7oj\u00eb poezin\u00eb e tij, ku \u00ebsht\u00eb dhimbja e jet\u00ebs, por ai e di, kjo nuk mjafton dhe as misoni nuk \u00ebsht\u00eb i mjaft\u00eb, se:<br \/>\nAnkimi e vaji nuk asht i zoti<br \/>\nP\u00ebrgjithmon\u00eb zemr\u00ebn me na coptue;<br \/>\nMbas vajit t\u2019tash\u00ebm ka me t\u2019ardh\u00eb shendi\u2026<br \/>\nMjeda beson dhe frym\u00ebzohet dhe frym\u00ebzon.\u200b\u200b\u200b\u200b\u200b\u200b\u201cLum ata q\u00eb qajn\u00eb, sepse do t\u00eb ngush\u00ebllohen\u201d \u2013 ushton \u201cPredikimi n\u00eb mal\u201d, n\u00eb Ungjillin sipas Mateut, 5:4. \u200b\u200b\u200b\u200b\u200b\u200b\u200b\u200bKrishti \u00ebsht\u00eb p\u00ebr g\u00ebzimin e jet\u00ebs, kryqin e ngrit\u00ebn t\u00eb tjer\u00ebt.<br \/>\n\u200b\u200b\u200b\u200bBylbyl, ky shekull or e \u00e7as ndrrohet:<br \/>\nBijn\u00eb posht\u00eb t\u00eb naltit, i vogli \u00e7ohet;<br \/>\nEdhe natyra po don m\u2019u ndrrue:<br \/>\nFillo me g\u00ebzue.<br \/>\n\u201cK\u00ebshtu t\u00eb fundit do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb par\u00ebt dhe t\u00eb par\u00ebt t\u00eb fundit\u201d \u2013 thuhet te \u201cPun\u00ebtor\u00ebt n\u00eb vresht\u00eb\u201d, n\u00eb Ungjillin sipas Mateut, 20: 16.<br \/>\nLehtsim por s\u2019mbramit gjen tuj punue;<br \/>\nFillo me g\u00ebzue.<br \/>\nUrdh\u00ebr? Pun\u00eb, pun\u00eb, nat e dit\u00eb, \/ Q\u00eb t\u00eb shohim pak\u00ebz drit\u00eb\u2026 At\u00eb drit\u00ebn e qiririt naimjan, q\u00eb e zgavron nat\u00ebn dhe shpik shtegun mjedjan: Fillo me g\u00ebzue. Porosi biblike. Nj\u00eb fillim i t\u00eb tanishmes pa mbarim\u2026<br \/>\nEPILOG<br \/>\nTRYEZA E MJED\u00cbS<br \/>\n\u00cbsht\u00eb dhe tryeza shekullore e poetit Dom Ndre Mjeda n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb, ku ai banoi, tashm\u00eb muze, pjes\u00eb e Kish\u00ebs n\u00eb Kuk\u00ebl.<br \/>\nN\u00eb at\u00eb tryez\u00eb ai shkruante, merrte pen\u00ebn aty, e linte pran\u00eb letrave dhe librave, hapte sirtar\u00ebt, di\u00e7ka k\u00ebrkonte, q\u00eb s\u2019ishte aty, mbase n:e t\u00eb ardhmen, mb\u00ebshteste b\u00ebrrylat, mendohej, shikonte kryqin n\u00eb mur, shkruante prap\u00eb net\u00ebve, deri sa zbardhte, punonte vepr\u00ebn e vet, hidhte v\u00ebshtrimin tej dritares s\u00eb hapur, patjet\u00ebr q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb futur dhe ndonj\u00eb zog dhe i ka kujtuar s\u00ebrish<br \/>\npoem\u00ebn \u201cVaji i Bylbylit\u201d, duhej ta rishkruante, teksa p\u00ebrgatiste \u201cJuveniljan\u201d e tij, q\u00eb t\u2019ia linte let\u00ebrsis\u00eb shqipe.<br \/>\nE gjitha n\u00eb at\u00eb tryez\u00eb\u2026 q\u00eb, kur erdh\u00ebn n\u00eb pushtet fitimtar\u00ebt, ata t\u00eb pas Luft\u00ebs II Bot\u00ebrore, t\u00eb diktatur\u00ebs q\u00eb shemb\u00ebn tempujt e dogj\u00ebn Bibl\u00ebn e librat e fes\u00eb e jo vet\u00ebm ato, e mor\u00ebn dhe tryez\u00ebn e Mjed\u00ebs p\u00ebr zyr\u00ebn e kryetarit t\u00eb k\u00ebshillit popullor t\u00eb Kuklit, kishte qen\u00eb partizan ai, etj, etj.<br \/>\nNj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs i Mjed\u00ebs, tashm\u00eb m\u00ebsues n\u00eb fshat dhe ai, poeti Sand\u00ebr Gera, e njohu tryez\u00ebn e m\u00ebsuesit t\u00eb tij, u shqet\u00ebsua, nd\u00ebrhyri q\u00eb ta nd\u00ebrronte, duke u dh\u00ebnj\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, mori tryez\u00ebn e Mjed\u00ebs n\u00eb dhom\u00ebn e tij p\u00ebr ta ruajtur dhe n\u00eb vitin 1959, kur nis\u00ebn p\u00ebr\u00e7arjet e Shqip\u00ebris\u00eb me Bashkimin Sovjetik, e \u00e7oi n\u00eb Muzeun e Shkodr\u00ebs.<br \/>\nAty filloi harrimi i saj dhe i shum\u00eb\u00e7kaje t\u00eb vyer. Ai shkujdes ishte dhe qendrim ndaj vepr\u00ebs q\u00eb u shkrua mbi at\u00eb, si\u00e7 duket dhe objektet, sendet japin dhe marrin nga jet\u00ebt e njer\u00ebzve t\u00eb tyre, nga fati i p\u00ebrbashk\u00ebt.<br \/>\nTryeza e Mjed\u00ebs ishte e shekullit XIX, kam lexuar, e kultur\u00ebs perendimore, e punuar me dor\u00eb n\u00eb dru bredhi dhe rimeso arre, pyll i Veriut, ajo arom\u00eb, me gdhendje, me motive floreale, n\u00eb ball\u00eb t\u00eb cekta dhe t\u00eb k\u00ebmb\u00ebt, i ngjan nj\u00eb dreri, t\u00eb r\u00ebn\u00eb m\u00eb gjunj\u00eb para Poetit, mbi shpin\u00ebn e t\u00eb cilit ai do t\u00eb shkruante.<br \/>\nE braktisur n\u00eb magazinat e shtetit, filluan d\u00ebmtimet e saj, deformime dhe \u00e7arje, pluhur, sulm insektesh, biologji myku, lag\u00ebshti dhe kalbje\u2026 ngjash\u00ebm me kritik\u00ebn e socrealizmit.<br \/>\nTy t\u2019paska ndry mizori,<br \/>\ndo t\u00eb vajtonte Bylbyli i Mjed\u00ebs mbi tyez\u00eb, por:<br \/>\n\u2026bylbyl, ndrron moti\u2026<br \/>\ndo t\u00eb d\u00ebgjohej jehona e vargut mjedjan\u2026 U shemb Muri i Berlinit, ra perandoria komuniste, po ringriheshin muret e kishave n\u00eb Shqip\u00ebri, u rib\u00ebn\u00eb tempujt&#8230;<br \/>\nDom Nik\u00eb Ukgjini, meshtar si Mjeda n\u00eb Kuk\u00ebl, nj\u00eb dit\u00eb prej dit\u00ebsh do t\u00eb vinte n\u00eb Ministrin\u00eb e Kultur\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, ngulmues n\u00eb t\u00eb, me mir\u00ebsin\u00eb e meshtarit si Mjeda, pasionant si ai, por dhe i zem\u00ebruar, k\u00ebrkoi ministrin dhe i tregoi se ku po vdiste Tryeza e Poetit, jo, mjaft, duhej restauruar patjet\u00ebr dhe duhej sjell\u00eb aty ku ka qen\u00eb, n\u00eb Kuk\u00ebl, n\u00eb dhom\u00ebn muze t\u00eb Mjed\u00ebs. Ndryshe nuk ka 100 vjetor t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb atdheut\u2026<br \/>\nKishte ende Tryez\u00eb t\u00eb Mjed\u00ebs? Befas m\u2019u kujtua Vaji I Bylbylit\u2026<br \/>\nDhash\u00eb porosin\u00eb t\u00eb zbatohej menj\u00ebher\u00eb urdh\u00ebri, q\u00eb ajo Tryez\u00eb, pik\u00ebrisht ajo, t\u00eb nxirrej nga magazinat e Muzeut t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe t\u00eb d\u00ebrgohej n\u00eb Institututin e Monumenteve n\u00eb Tiran\u00eb\u2026 p\u00ebr ringjallje. \u200b\u200b\u200b\u200b\u200bDhe ashtu u b\u00eb. \u200b\u200b\u200b\u200b\u200b\u200b\u200b\u200b\u200bP\u00ebrs\u00ebri takohesha me Profesor Mentor Qukun, ai po sillte si dhurat\u00eb n\u00eb Ministri nga kolana e Vepr\u00ebs Monumentale t\u00eb Mjed\u00ebs, p\u00ebrgatit\u00ebs dhe hartues i s\u00eb cil\u00ebs ishte, nderkaq kujdesej dhe p\u00ebr mbar\u00ebvjatjen e punimeve me Tryez\u00ebn. S\u2019ishte fjala thjesht\u00eb p\u00ebr t\u00eb, por p\u00ebr metafor\u00ebn e mbiTryez\u00ebs s\u00eb Poetit. \u200b\u200b\u200bVepra e tij m\u00eb mir\u00eb se n\u00eb \u00e7do tryez\u00eb rri n\u00eb Historin\u00eb e Let\u00ebrsis\u00eb Shqipe, n\u00eb librarira, te lexuesi. Mjeda, poeti panteonik, ka dishepuj. Poezia qiellore e Lasgush Poradecit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lart\u00ebsi tjet\u00ebr, maj\u00eb e \u00e7elur plot drit\u00eb dhe mister. \u200b\u200bVargu i fundit i k\u00ebng\u00ebs s\u00eb fundit t\u00eb poem\u00ebs \u201cVaji i Bylbylit\u201d &#8211; simfoni bethovenian e g\u00ebzimeve, le t\u00eb jet\u00eb dhe si nj\u00eb korale e atdheut:<br \/>\nkam p\u00ebr t\u2019u gzue.<br \/>\nChicago, Roselle, Pashk\u00eb,<br \/>\n30 mars 2024<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-86189\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/1-2-191x300.jpg\" alt=\"\" width=\"191\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/1-2-191x300.jpg 191w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/1-2-653x1024.jpg 653w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/1-2-768x1205.jpg 768w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/1-2-979x1536.jpg 979w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/1-2.jpg 1125w\" sizes=\"auto, (max-width: 191px) 100vw, 191px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-86190\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/2-1-265x300.jpg\" alt=\"\" width=\"265\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/2-1-265x300.jpg 265w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/2-1-904x1024.jpg 904w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/2-1-768x870.jpg 768w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/2-1-1356x1536.jpg 1356w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/2-1.jpg 1432w\" sizes=\"auto, (max-width: 265px) 100vw, 265px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Visar ZHITI \u200b- Poema \u201cVaji i Bylbylit\u201d n\u00eb tryez\u00ebn e Dom Ndre Mjed\u00ebs \u2013 (Esht\u00eb dita kur u shua poeti i madh Dom Ndre Mjeda, 1 gusht, n\u00eb vitin 1937, filologjist nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebrkthyes, mbi t\u00eb gjitha dhe veprimtar i shquar i \u00e7\u00ebshtje komb\u00ebtare, rilindas i p\u00ebrhersh\u00ebm. Me k\u00ebt\u00eb rast po nxjerr nj\u00eb shkrim nga &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":14479,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-86187","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86187","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86187"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86187\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/14479"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86187"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86187"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86187"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}