{"id":86231,"date":"2024-08-04T19:08:43","date_gmt":"2024-08-04T19:08:43","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=86231"},"modified":"2024-08-04T19:08:43","modified_gmt":"2024-08-04T19:08:43","slug":"zeri-i-amerikes-6-mije-zgjedhes-nuk-u-lejuan-te-votojne-ne-himare-ndryshe-nga-zgjedhjet-e-kaluara","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/08\/04\/zeri-i-amerikes-6-mije-zgjedhes-nuk-u-lejuan-te-votojne-ne-himare-ndryshe-nga-zgjedhjet-e-kaluara\/","title":{"rendered":"Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: 6 mij\u00eb zgjedh\u00ebs nuk u lejuan t\u00eb votojn\u00eb n\u00eb Himar\u00eb, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00eb bashkin\u00eb e Himar\u00ebs po mbahen sot zgjedhjet p\u00ebr kryetarin e ri t\u00eb bashkis\u00eb ku garojn\u00eb Petraq Gjikuria nga koalicioni \u201cBashk\u00eb Fitojm\u00eb\u201d dhe Vangjel Tavo nga Partia Socialiste. Nj\u00eb nga problemet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb u shfaq sot n\u00eb votime ishte se rreth 6 mij\u00eb zgjedh\u00ebs rezultonin me karta identiteti t\u00eb skaduara. Ndryshe nga zgjedhjet e shkuara vendore kur vlefshm\u00ebria e kartave t\u00eb skaduara u shty n\u00eb shkall\u00eb komb\u00ebtare n\u00eb zgjedhjet e sotme n\u00eb Himar\u00eb zgjedh\u00ebsit nuk u lejuan t\u00eb votojn\u00eb.<\/strong>N\u00eb bashkin\u00eb e Himar\u00ebs n\u00eb jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb 36 qendra votimi u thirr\u00ebn sot p\u00ebr t\u00eb votuar 23074 zgjedh\u00ebs p\u00ebr kryetarin e ri t\u00eb Bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>Petraq Gjikuria nga koalicioni \u201cBashk\u00eb Fitojm\u00eb\u201d dhe Vangjel Tavo, nga Partia Socialiste jan\u00eb n\u00eb gar\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje t\u00eb pjeshme pasi kryetari i zgjedhur Fredi Beleri nuk arriti ta merrte mandatin pasi u arrestua nj\u00eb dit\u00eb para votimeve dhe u d\u00ebnua nga gjykatat shqiptare me dy vite burgim p\u00ebr \u201ckorrupsion aktiv n\u00eb zgjedhje\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb dy kandidatet nuk kan\u00eb jetuar n\u00eb Himar\u00eb. Zoti Gjikuria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs n\u00eb me origjin\u00eb nga Dh\u00ebrmiu q\u00eb migroi n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrsa Vangjel Tavo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politikan karriere q\u00eb ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar me vite n\u00eb Parlament zon\u00eb e Dropullit n\u00eb Gjirokast\u00ebr, q\u00eb banohet nga pakica greke.<\/p>\n<p>Fushata e dy kandidat\u00ebve ka qen\u00eb e mb\u00ebshtetur tek premtimet p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb sh\u00ebrbime dhe zhvillim t\u00eb territorit t\u00eb bashkis\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga zonat m\u00eb t\u00eb lakmuara t\u00eb Shqipris\u00eb p\u00ebr investime n\u00eb sektorin turistik. Nd\u00ebrsa zoti Tavo ka mb\u00ebshtetjen e Partis\u00eb Socialiste kandidati Gjikuria ka mb\u00ebshtetjen e PBDNJ-s\u00eb dhe t\u00eb organizat\u00ebs s\u00eb pakic\u00ebs greke Omonia.<\/p>\n<p>Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi procesi vijonte normalisht dhe n\u00eb t\u00eb gjitha qendrat e votimit \u00ebsht\u00eb kryer identifikimi elektronik i zgjedh\u00ebsve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga problemet q\u00eb u shfaq n\u00eb shum\u00eb qendra votimi ishte paraqitja e zgjedh\u00ebsve m\u00eb karta t\u00eb skaduara identiteti, t\u00eb cil\u00ebt nuk jan\u00eb lejuar t\u00eb votojn\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare rezultojn\u00eb rreth 6 mij\u00eb zgjedh\u00ebs me karta q\u00eb u ka skaduar afati, por jo t\u00eb gjith\u00eb e kan\u00eb pasur t\u00eb pamundur t\u00eb votojn\u00eb pasi mund t\u00eb ket\u00eb mes tyre zgjedh\u00ebs me pasaprota t\u00eb vlefshme. Po k\u00ebshtu ligji lejon q\u00eb personat mbi 70 vje\u00e7 t\u00eb votojn\u00eb me karta identiteti q\u00eb u ka skaduar afati.<\/p>\n<p>Kryetari i Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi u tha gazetar\u00ebve n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb shtypi n\u00eb Himar\u00eb se \u201cjan\u00eb rreth 6 mij\u00eb votues t\u00eb cil\u00ebt dokumenti ose u ka skaduar ose u skadon deri dit\u00ebn e sotme.\u201d<\/p>\n<p>\u201cDua t\u00eb them, tha zoti Celibashi q\u00eb gati po e nj\u00ebjta shif\u00ebr ka qen\u00eb edhe n\u00eb zgjedhjet e kaluara.\u201d<\/p>\n<p>Por n\u00eb zgjedhjet vendore t\u00eb vitit t\u00eb shkuar qeveria nd\u00ebrmori nj\u00eb vendim n\u00eb shkall\u00eb komb\u00ebtare q\u00eb vlefshm\u00ebria e kartave t\u00eb identitetit t\u00eb skaduara shtyhej nd\u00ebrsa n\u00eb zgjedhjet e sotme n\u00eb Himar\u00eb nuk pati nj\u00eb vendim t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Zoti Celibashi tha se shtyrja e afatit t\u00eb kartave \u00ebsht\u00eb vendimmarje q\u00eb nuk i p\u00ebrket KQZ-s\u00eb por Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme, e cila duhet t\u00eb ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje nga partit\u00eb politike ose zgjedh\u00ebsit.<\/p>\n<p>\u201cNuk kemi pasur komunikim me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb qeveris\u00eb dhe ministris\u00eb s\u00eb Brendshme sepse s\u2019do t\u00eb ishte zgjidhje kjo \u00e7\u00ebshtje duhej zgjidhur m\u00eb par\u00eb, s\u2019kemi pse hezitojm\u00eb, lidhet me interesin e vet\u00eb votuesve, jan\u00eb ata t\u00eb par\u00ebt q\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb kan\u00eb apo jo interes p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb mjet identifikimi\u201d, shtoi m\u00eb tej kryetari i KQZ<\/p>\n<p>Lidhur me problematikat me karta identiteti t\u00eb skaduara ku zgjedh\u00ebsit nuk u lejuan t\u00eb votojn\u00eb, kandidati socialist Vangjel Tavo tha: \u201cNuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja ime, mbi ligjin nuk mund t\u00eb dal\u00eb njeri\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa kandidati i kolicionit \u201c Bashk\u00eb fitojm\u00eb \u201c Petraq Gjikuria tha se \u201cvitin e kaluar u lan\u00eb njer\u00ebzit te votojn\u00eb me karta t\u00eb skaduara nd\u00ebrsa k\u00ebt\u00eb vit nuk u lejuan dhe ky \u00ebsht\u00eb problem pasi socialist\u00ebve siaps tij u jepnin karta p\u00ebr 24 or\u00eb nd\u00ebrsa pal\u00ebs tjet\u00ebr i thonin duhet t\u00eb prisni dy jav\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb or\u00ebn 15 t\u00eb s\u00eb diel\u00ebs sipas t\u00eb dh\u00ebnave paraprake nga Komisioni Zonal Zgjedhor n\u00eb Himar\u00eb votuan rreth 6500 zgjedh\u00ebs nga 7655 q\u00eb votun n\u00eb zgjedhjet e shkuara p\u00ebr bashkin\u00eb e Himar\u00ebs.<\/p>\n<p>Bashkia e Himar\u00ebs u drejtua pas zgjedhjeve vendore nga kryetari n\u00eb detyr\u00eb Jorgo Goro, i cili u arrestua nga Prokuroria e Posacme n\u00ebn dyshimet se p\u00ebrmes dokumentave t\u00eb falsifikuar ka lejuar regjistrimin e parregullt t\u00eb dy pasurive t\u00eb patundshme. M\u00eb pas bashkia e Himar\u00ebs u drejtua nga dy kryetar\u00eb t\u00eb komanduar nga k\u00ebshilli Bashkiak, Blerina Bala e cila dha dor\u00ebheqjen dhe Arqile Bollano, i cili \u00ebsht\u00eb gjithashtu n\u00eb hetim nga Prokuroria e Posacme p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje pronash.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e pjeshme n\u00eb Himar\u00eb vijn\u00eb n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb mes Tiran\u00ebs dhe Athin\u00ebs zyrtare q\u00eb buroi pas arrestimit dhe d\u00ebnimit t\u00eb ish kryetarit t\u00eb zgjedhur t\u00eb Himar\u00ebs, Fredi Beleri.<\/p>\n<p>Fillimisht Athina k\u00ebrkoi lirimin e tij, duke pretenduar shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb minoritetit. M\u00eb pas foli p\u00ebr shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave politike, duke k\u00ebmb\u00ebngulur q\u00eb zotit Beleri duhej t\u2019i jepej e drejta p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb betimin.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesat e kryebashkiakut t\u00eb zgjedhur, p\u00ebr t&#8217;i mund\u00ebsuar atij k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, u hodh\u00ebn posht\u00eb nga gjykatat shqiptare, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb autoritetet e vendit i jan\u00eb p\u00ebrmbajtur q\u00ebndrimit se \u00e7\u00ebshtja i p\u00ebrket drejt\u00ebsis\u00eb, dhe ata nuk mund t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb.<\/p>\n<p>Partia \u201cDemokracia e re\u201d n\u00eb Greqi e p\u00ebrfshiu Fredi Belerin m\u00eb pas n\u00eb list\u00ebn e eurodeputet\u00ebve ku ai fitoi si p\u00ebrfaq\u00ebsues i Greqis\u00eb dhe u lejua nga autoritetet shqiptare t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb t\u00eb kostituimit n\u00eb Parlamentin Europian.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb bashkin\u00eb e Himar\u00ebs po mbahen sot zgjedhjet p\u00ebr kryetarin e ri t\u00eb bashkis\u00eb ku garojn\u00eb Petraq Gjikuria nga koalicioni \u201cBashk\u00eb Fitojm\u00eb\u201d dhe Vangjel Tavo nga Partia Socialiste. Nj\u00eb nga problemet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb u shfaq sot n\u00eb votime ishte se rreth 6 mij\u00eb zgjedh\u00ebs rezultonin me karta identiteti t\u00eb skaduara. Ndryshe nga zgjedhjet &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":86232,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-86231","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86231","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86231"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86231\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/86232"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86231"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86231"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86231"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}