{"id":86245,"date":"2024-08-05T08:27:04","date_gmt":"2024-08-05T08:27:04","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=86245"},"modified":"2024-08-05T08:27:04","modified_gmt":"2024-08-05T08:27:04","slug":"voa-numri-i-zgjedhesve-qe-nuk-votuan-dot-me-i-larte-se-votat-e-tavos","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/08\/05\/voa-numri-i-zgjedhesve-qe-nuk-votuan-dot-me-i-larte-se-votat-e-tavos\/","title":{"rendered":"VOA: Numri i zgjedh\u00ebsve q\u00eb nuk votuan dot, m\u00eb i lart\u00eb se votat e Tavos"},"content":{"rendered":"<p>Kandidati i Partis\u00eb Socialiste, Vangjel Tavo, fitoi gar\u00ebn p\u00ebr kryetar t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Himar\u00ebs pas zgjedhjeve t\u00eb pjeshme vendore, q\u00eb u zhvilluan t\u00eb diel\u00ebn me rreth 1500 vota m\u00eb shum\u00eb se rivali i tij Petraq Gjikuria.<\/p>\n<p>Rezultati \u00ebsht\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb i lart\u00eb se zgjedhjet vendore t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb kur kandidati i koalicionit opozitar Fredi Beleri fitoi me nj\u00eb diferenc\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb prej 19 votash, ndaj rivalit t\u00eb tij, Jorgo Goro.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare t\u00eb Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve, pas num\u00ebrimit t\u00eb votave t\u00eb 36 qendrave t\u00eb votimit, Vangjel Tavo mori 5022 vota (58,62%) kundrejt 3545 votave (41,38%) t\u00eb Petraq Gjirkuria, kandidat i koalicionit opozitar \u201cBashk\u00eb fitojm\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb mesazhi n\u00eb rrjetet sociale zoti Tavo vler\u00ebsoi vot\u00ebn e zgjedh\u00ebsve dhe ftoi rivalin e tij t\u00eb pranoj\u00eb detyr\u00ebn e n\u00ebnkryetarit t\u00eb bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJo m\u00eb si kandidat, por tashm\u00eb zyrtarisht si kryetar i bashkis\u00eb Himar\u00eb, un\u00eb e ftoj zotin Petro Gjikuria t\u00eb pranoj\u00eb detyr\u00ebn e n\u00ebnkryetarit t\u00eb bashkis\u00eb. Jam i vet\u00ebdijsh\u00ebm q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb e paprecedent n\u00eb historin\u00eb zgjedhore t\u00eb tre dekadave t\u00eb fundit, ndaj pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, e nis un\u00eb i pari me shembullin konkret t\u00eb bashk\u00ebpunimit dhe bashkimit q\u00eb meriton kjo bashki\u201d, tha zoti Tavo.<\/p>\n<p>Zoti Gjikuria nuk ka b\u00ebr\u00eb ende asnj\u00eb koment p\u00ebr rezultatin, i cili u duk gjat\u00eb gjith\u00eb procesit t\u00eb num\u00ebrimit. Ai vet\u00eb nuk priti p\u00ebrfundimin e tij, po u largua m\u00eb her\u00ebt nga mjediset ku po num\u00ebroheshin votat.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama e cil\u00ebsoi si \u201cspektakolare fitoren e kryebashkiakut t\u00eb ri t\u00eb Himar\u00ebs\u201d dhe \u201cdometh\u00ebn\u00ebse mb\u00ebshtetjen p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste\u201d. Ai ftoi emigrant\u00ebt t\u00eb kthehen n\u00eb vendlindje p\u00ebr paga m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb industrin\u00eb turistike.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga problemet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb u shfaq n\u00eb votimet e s\u00eb diel\u00ebs n\u00eb Himar\u00eb ishte se rreth gjasht\u00eb mij\u00eb zgjedh\u00ebs rezultonin me karta identiteti t\u00eb skaduara, nj\u00eb shif\u00ebr kjo m\u00eb e madhe se votat e fituesit dhe 4 her\u00eb m\u00eb e madhe se diferenca mes kandidat\u00ebve.<\/p>\n<p>Por jo t\u00eb gjith\u00eb e kan\u00eb pasur t\u00eb pamundur t\u00eb votojn\u00eb pasi mund t\u00eb ket\u00eb mes tyre zgjedh\u00ebs me pasaporta t\u00eb vlefshme. Po k\u00ebshtu ligji lejon q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb personat mbi 75 vje\u00e7 pajisen me kart\u00eb identiteti me afat 50 vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>Ndryshe nga zgjedhjet e shkuara vendore kur vlefshm\u00ebria e kartave t\u00eb skaduara u shty n\u00eb shkall\u00eb komb\u00ebtare n\u00eb zgjedhjet e 4 gushtit, n\u00eb Himar\u00eb zgjedh\u00ebsit nuk u lejuan t\u00eb votojn\u00eb. Kryetari i Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve Ilirian Celibashi u tha dje gazetar\u00ebve n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb shtypi n\u00eb Himar\u00eb se \u201cjan\u00eb rreth 6 mij\u00eb votues, t\u00eb cil\u00ebt dokumenti ose u ka skaduar ose u skadon deri dit\u00ebn e sotme. Gati po e nj\u00ebjta shif\u00ebr ka qen\u00eb edhe n\u00eb zgjedhjet e kaluara\u201d, tha zoti Celibashi duke shpjeguar se \u201cshtyrja e afatit t\u00eb kartave \u00ebsht\u00eb vendim-marje q\u00eb nuk i p\u00ebrket KQZ-s\u00eb por ministris\u00eb s\u00eb Brendshme, e cila duhet t\u00eb ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje nga partit\u00eb politike ose zgjedh\u00ebsit. KQZ ka b\u00ebr\u00eb komunikim kur ka pasur k\u00ebrkes\u00eb nga partit\u00eb politike, por n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, sipas tij, nuk kishte komunikim zyrtar\u201d.<\/p>\n<p>Lidhur me problematikat me kartat e identitetit t\u00eb skaduara ku zgjedh\u00ebsit nuk u lejuan t\u00eb votojn\u00eb, kandidati socialist Vangjel Tavo tha se \u201ckjo nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja ime, mbi ligjin nuk mund t\u00eb dal\u00eb njeri\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa kandidati i koalicionit \u201cBashk\u00eb fitojm\u00eb\u201c Petraq Gjikuria tha se \u201cvitin e kaluar u lan\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb votojn\u00eb me karta identiteti t\u00eb skaduara nd\u00ebrsa k\u00ebt\u00eb vit nuk u lejuan dhe ky \u00ebsht\u00eb problem, pasi socialist\u00ebve u jepnin karta p\u00ebr 24 or\u00eb, nd\u00ebrsa pal\u00ebs tjet\u00ebr i thonin se duhet t\u00eb prisnin dy jav\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ish-ministri i Brendsh\u00ebm, Taulant Balla, n\u00eb nj\u00eb komunikim m\u00eb dat\u00ebn 22 korrik t\u00eb k\u00ebtij viti nga zyrat e kompanis\u00eb s\u00eb l\u00ebshimit t\u00eb dokumenteve t\u00eb identitetit \u201cIdentiTek\u201d, u b\u00ebri thirrje banor\u00ebve t\u00eb Himar\u00ebs t\u00eb aplikojn\u00eb p\u00ebr pajisjen me kartat e identitetit duke urdh\u00ebruar mbajtjen hapur edhe n\u00eb dit\u00ebt e pushimit n\u00eb fundjav\u00eb t\u00eb zyrave t\u00eb aplikimit dhe realizimin e prodhimit t\u00eb kart\u00ebs s\u00eb re brenda 48 or\u00ebsh.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e pjeshme n\u00eb Himar\u00eb erdh\u00ebn pasi kryetari i zgjedhur Fredi Beleri nuk arriti ta merrte mandatin pasi u arrestua nj\u00eb dit\u00eb para votimeve dhe u d\u00ebnua nga gjykatat shqiptare me dy vite burgim p\u00ebr korrupsion aktiv n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>Bashkia e Himar\u00ebs u drejtua pas zgjedhjeve vendore nga kryetari n\u00eb detyr\u00eb Jorgo Goro, i cili u arrestua nga Prokuroria e Posacme n\u00ebn dyshimet se p\u00ebrmes dokumentave t\u00eb falsifikuar ka lejuar rregjistrimin e parregullt t\u00eb dy pasurive t\u00eb patundshme .<\/p>\n<p>M\u00eb pas bashkia e Himar\u00ebs u drejtua nga dy kryetar\u00eb t\u00eb komanduar nga K\u00ebshilli Bashkiak, Blerina Bala, e cila dha dor\u00ebheqjen dhe Arqile Bollano, i cili \u00ebsht\u00eb gjithashtu n\u00eb hetim nga Prokuroria e Posa\u00e7me p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje pronash.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e pjeshme n\u00eb Himar\u00eb u zhvilluan n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb mes Tiran\u00ebs dhe Athin\u00ebs zyrtare q\u00eb buroi pas arrestimit dhe d\u00ebnimit t\u00eb ish kryetarit t\u00eb zgjedhur t\u00eb Himar\u00ebs, Fredi Beleri.<\/p>\n<p>Fillimisht Athina k\u00ebrkoi lirimin e tij, duke pretenduar shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb minoritetit. M\u00eb pas foli p\u00ebr shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave politike, duke k\u00ebmb\u00ebngulur q\u00eb zotit Beleri duhej t\u2019i jepej e drejta p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb betimin.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesat e kryebashkiakut t\u00eb zgjedhur, p\u00ebr t\u2019i mund\u00ebsuar atij k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, u hodh\u00ebn posht\u00eb nga gjykatat shqiptare, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb autoritetet e vendit i jan\u00eb p\u00ebrmbajtur q\u00ebndrimit se \u00e7\u00ebshtja i p\u00ebrket drejt\u00ebsis\u00eb, dhe ata nuk mund t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb.<\/p>\n<p>Partia \u201cDemokracia e re\u201d n\u00eb Greqi e p\u00ebrfshiu Fredi Belerin m\u00eb pas n\u00eb list\u00ebn e eurodeputet\u00ebve, ku ai fitoi si p\u00ebrfaq\u00ebsues i Greqis\u00eb dhe u lejua nga autoritetet shqiptare t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb t\u00eb kostituimit n\u00eb Parlamentin Europian.\/ VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kandidati i Partis\u00eb Socialiste, Vangjel Tavo, fitoi gar\u00ebn p\u00ebr kryetar t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Himar\u00ebs pas zgjedhjeve t\u00eb pjeshme vendore, q\u00eb u zhvilluan t\u00eb diel\u00ebn me rreth 1500 vota m\u00eb shum\u00eb se rivali i tij Petraq Gjikuria. Rezultati \u00ebsht\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb i lart\u00eb se zgjedhjet vendore t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb kur kandidati i koalicionit opozitar &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":86246,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-86245","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86245","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86245"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86245\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/86246"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86245"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86245"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86245"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}