{"id":86521,"date":"2024-08-08T08:28:30","date_gmt":"2024-08-08T08:28:30","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=86521"},"modified":"2024-08-08T08:28:30","modified_gmt":"2024-08-08T08:28:30","slug":"inceneratori-i-fierit-kthehet-ne-nje-bombe-ekologjike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/08\/08\/inceneratori-i-fierit-kthehet-ne-nje-bombe-ekologjike\/","title":{"rendered":"Inceneratori i Fierit kthehet n\u00eb nj\u00eb \u201cbomb\u00eb\u201d ekologjike"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb televizive n\u00eb maj 2023, pasi kishte siguruar nj\u00eb fitore t\u00eb thell\u00eb n\u00eb zgjedhjet vendore, kryeministri Edi Rama i cil\u00ebsoi si par\u00ebnd\u00ebsi shqet\u00ebsimet e ngritura p\u00ebr nd\u00ebrtimin e incenerator\u00eb t\u00eb mbetjeve, duke theksuar q\u00eb nuk fakti n\u00ebse ato incenerojn\u00eb apo jo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u2018histori shum\u00eb banale e th\u00ebn\u00eb dhe e st\u00ebrth\u00ebn\u00eb.\u2019<\/p>\n<p>\u201cKan\u00eb qen\u00eb zona t\u00eb detyruara t\u00eb bashk\u00ebjetojn\u00eb me vatra kanceri dhe sot i administrojn\u00eb dhe i p\u00ebrpunojn\u00eb mbetjet me standardet m\u00eb t\u00eb larta,\u201d deklaroi Rama p\u00ebr gazetaren Erla M\u00ebhilli n\u00eb televizionin Euronews Albania.<\/p>\n<p>\u201cAto jan\u00eb tre vepra shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe un\u00eb jam shum\u00eb krenar q\u00eb i kemi b\u00ebr\u00eb,\u201d deklaroi Rama, nd\u00ebrsa shtoi se \u2018ato vepra kan\u00eb shp\u00ebtuar popullata t\u00eb t\u00ebra nga helmi dhe pasojat e helmeve n\u00eb mushk\u00ebri dhe sh\u00ebndetin e tyre dhe t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve.\u201d<\/p>\n<p>Por jo t\u00eb gjith\u00eb bien dakord me deklaratat butaforike t\u00eb kryeministrit. Banor\u00ebt e fshatit V\u00ebrri ku \u00ebsht\u00eb ngritur inceneratori i Fierit e shohin impiantin e kontrovers t\u00eb trajtimit t\u00eb mbetjeve si k\u00ebrc\u00ebnim kryesor p\u00ebr sh\u00ebndetin e tyre.<\/p>\n<p>\u201cEra \u00ebsht\u00eb e padurueshme,\u201d tha P\u00ebrparim Merkaj, nd\u00ebrsa drejtoi gishtin nga venddepozitimi i inceneratorit t\u00eb tejmbushur me plehra. \u201cAtje ka vajtur mali 30 metra, as nuk kan\u00eb nd\u00ebrmend ta v\u00ebn\u00eb n\u00eb pun\u00eb,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Merkaj shpjegoi se p\u00ebr shkak se inceneratori nuk punon, ai po p\u00ebrdoret si landfill ku mbetjet hidhen dhe mbulohen me skrep. \u201cNuk \u00ebsht\u00eb incenerator, \u00ebsht\u00eb grop\u00eb grumbullimi e plehrave,\u201d theksoi ai.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e mbledhura nga BIRN n\u00ebp\u00ebrmjet ligjit p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informimit tregojn\u00eb se landfilli inceneratorit po mbushet shpejt. Megjithat\u00eb, shqet\u00ebsimin p\u00ebr banor\u00ebt dhe ekspert\u00ebt e mjedisit nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm incenerimi por edhe mungesa e trajtimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb ndotura q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn shqet\u00ebsim.<\/p>\n<p>Bashkia e Fierit megjithat\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguli se situata nuk ishte emergjente dhe se zgjidhja do vinte me rregullimin e inceneratorit dhe v\u00ebnien e tij n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk kemi menduar ndonj\u00eb zgjidhje sepse jemi ende ne gjysm\u00ebn e kapacitetit t\u00eb z\u00ebn\u00eb n\u00eb landfill dhe besojm\u00eb se nuk do arrijm\u00eb n\u00eb pik\u00ebn kritike pasi \u00e7\u00ebshtja do mbyllet shpejt dhe inceneratori do vihet n\u00eb pun\u00eb\u201d, tha Fatjon Elezi, drejtor i Nd\u00ebrmarrjes s\u00eb Pastrimit Fier.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00ebnkryetari i bashkis\u00eb Lushnj\u00eb, Elton Korreshi i tha BIRN se ishte i lumtur q\u00eb mbetjet nuk depozitoheshin m\u00eb n\u00eb territorin e administruar prej tij.<\/p>\n<p>\u201cNe, n\u00eb bashkin\u00eb e Lushnj\u00ebs nuk kemi marr\u00eb ndonj\u00eb sinjal alarmi nga bashkia e Fierit q\u00eb menaxhon landfillin,\u201d tha ai. \u201cP\u00ebr ne problemi i mbetjeve \u00ebsht\u00eb zgjidhur me d\u00ebrgimin e tyre ne landfill sepse Lushnja kishte nj\u00eb fush\u00eb mbetjesh q\u00eb ishte si njoll\u00eb e zez\u00eb p\u00ebr mjedisin dhe sh\u00ebndetin e banor\u00ebve\u201d, shtoi Korreshi.<\/p>\n<p><strong>Mali me mbetje<\/strong><\/p>\n<p>Afera e incenerator\u00ebve, n\u00eb Tiran\u00eb, Fier dhe Elbasan, u ka kushtuar deri m\u00eb sot taksapaguesve shqiptar\u00eb rreth 150 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa nj\u00eb num\u00ebr i lart\u00eb zyrtar\u00ebsh publik\u00eb jan\u00eb n\u00ebn akuz\u00eb ose jan\u00eb shpallur fajtor\u00eb p\u00ebr veprat penale t\u00eb korrupsionit, shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe pastrimit t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>Mes t\u00eb d\u00ebnuarve jan\u00eb ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputeti socialist, Alqi Bllako si dhe tre administrator\u00ebt e kompanive t\u00eb incenerator\u00ebve, Mirel M\u00ebrtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, nd\u00ebrsa ish.zv.kryeministri Arben Ahmetaj ndodhet n\u00eb arrati.<\/p>\n<p>Banor\u00ebt e fshatit Verri n\u00eb Fier po p\u00ebrjetojn\u00eb at\u00eb q\u00eb kishin frik\u00eb kur protestuan disa vite m\u00eb par\u00eb kund\u00ebr nd\u00ebrtimit t\u00eb inceneratorit n\u00eb tokat e fshatit t\u00eb tyre. Zona rreth inceneratorit \u00ebsht\u00eb kthyer prej koh\u00ebsh n\u00eb nj\u00eb landfill p\u00ebr mbetjet e gjith\u00eb qarkut t\u00eb Fierit, nd\u00ebrsa impianti incenerimit q\u00eb kushtoi dhjet\u00ebra miliona euro nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi qen\u00eb n\u00eb protest\u00eb, na proceduan, na shoq\u00ebruan po doli q\u00eb kishim t\u00eb drejt\u00eb\u201d, kujtoi P\u00ebrparim Merkaj, i cili ishte nj\u00eb prej banor\u00ebve q\u00eb iu bashkuan protestave kund\u00ebr nd\u00ebrtimit t\u00eb inceneratorit n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb.<\/p>\n<p>Landfilli \u00ebsht\u00eb i vendosur n\u00eb mes t\u00eb fushave t\u00eb k\u00ebtij fshati dhe n\u00eb pak vite ai kthye n\u00eb nj\u00eb mal mbetjesh leht\u00ebsisht i dalluesh\u00ebm nga fotografit\u00eb satelitore t\u00eb publikuara nga aplikacioni \u2018Google Earth\u2019.<\/p>\n<p>Inceneratori i Fierit dhe kompania koncesionare \u201cIntegrated Technology Waste Treatment Fier\u201d u sekuestruan me urdh\u00ebr t\u00eb SPAK n\u00eb mars t\u00eb vitit 2022 dhe administrohen nga Agjencia e Administrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Konfiskuara dhe Sekuestruara, AAPKS.<\/p>\n<p>Inceneratori q\u00eb i kushtoi 28 milion euro taksapaguesve dhe duhej t\u00eb ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb pun\u00eb n\u00eb vitin 2021, por nuk \u00ebsht\u00eb akoma n\u00eb gjendje pune. Nd\u00ebrkoh\u00eb, prej janarit 2022 funksionon si landfill p\u00ebr bashkit\u00eb e qarkut Fier.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr informacion, Agjencia e Administrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Konfiskuara dhe Sekuestruara i tha BIRN se p\u00ebr periudh\u00ebn q\u00eb kjo e fundit administroi depozitimin e mbetjeve n\u00eb landfill aty u depozituan rreth 82 mij\u00eb ton mbetje t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb landfill depozitoheshin af\u00ebrsisht 113 ton mbetje n\u00eb dit\u00eb\u201d, tha AAPKS, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim.<\/p>\n<p>Nga janari 2024, p\u00ebrmes nj\u00eb kontrate qiraje AAPKS ia kaloi administrimin e zon\u00ebs s\u00eb peshores n\u00eb hyrje t\u00eb projektit dhe landfillin bashkive t\u00eb qarkut Fier, nd\u00ebrsa vet\u00eb administron objektin q\u00eb duhej t\u00eb ishte djeg\u00ebs, por q\u00eb aktualisht \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb funksionit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb landfillit dhe banor\u00eb t\u00eb zon\u00ebs rreth tij, pan\u00eb me shqet\u00ebsim se si projekti q\u00eb ishte planifikuar t\u00eb \u201cshp\u00ebtonte\u201d Fierin nga mbeturinat u kthye n\u00eb nj\u00eb mal mbetjesh.<\/p>\n<p>Pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb landfillit i than\u00eb BIRN se zona e paracaktuar p\u00ebr t\u00eb mbajtur mbetjet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme, nd\u00ebrsa i n\u00ebnshtroheshin riciklimit dhe djegies, \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb e mbushur.<\/p>\n<p>\u201cDy gropat e vogla jan\u00eb bosh sepse ato jan\u00eb p\u00ebr riciklimin kur t\u00eb vihet n\u00eb pun\u00eb inceneratori, nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb me uj\u00eb dhe aty ka vend edhe p\u00ebr nj\u00eb vit sipas asaj q\u00eb shoh un\u00eb\u201d, tha punonj\u00ebs, i cili k\u00ebrkoi t\u00eb mbetej anonim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb masa e madhe e mbetjeve duket me sy t\u00eb lir\u00eb n\u00eb fshat dhe banor\u00ebt ankohen p\u00ebr er\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb mbetje me t\u00eb cil\u00ebn duhet t\u00eb bashk\u00ebjetojn\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c Vjen er\u00eb, ne jemi 500 metra larg, po era ndihet\u201d, tha nj\u00eb banor\u00eb n\u00eb kafenen\u00eb e fshatit, i cili e l\u00eb bised\u00ebn n\u00eb mes, pasi nj\u00eb bashk\u00ebfshatar e paralajm\u00ebroi se gazetar\u00ebt t\u00eb hapin telashe.<\/p>\n<p><strong>Uj\u00ebrat e ndotura p\u00ebrdoren p\u00ebr vaditje<\/strong><\/p>\n<p>Pamjet e filmuara dron tregojn\u00eb se n\u00eb territorin e \u2018inceneratorit\u2019 t\u00eb Fierit \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb pirg i madh mbetjesh, ku duken gjurm\u00ebt e mjeteve q\u00eb kryejn\u00eb procesin e ngjeshjes s\u00eb tyre. Sipas projektit t\u00eb inceneraorit, ky grumbull mbetjesh \u00ebsht\u00eb rrjedhoj\u00eb e bashkim t\u00eb dy landfilleve, por q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb mbingarkes\u00ebs kufijt\u00eb e tyre ndar\u00ebs nuk duken m\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 malit me mbetje dallohen qart\u00eb dhe dy gropa t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb mbushura me uj\u00eb t\u00eb zi t\u00eb njohur nga ekspert\u00ebt e mjedisit si liksiviat\u00eb \u2013 uj\u00eb i ndotur dhe i pa trajtuar q\u00eb krijohet nga procesi i dekompozimit t\u00eb mbetjeve urbane. Sipas ekspert\u00ebve mjedisor\u00eb liksiviata \u00ebsht\u00eb mbetje e rrezikshme, pasi ka p\u00ebrqendrim t\u00eb lart\u00eb t\u00eb azotit, t\u00eb toksinave dhe prezenc\u00eb t\u00eb lart\u00eb metaleve t\u00eb r\u00ebnda.<\/p>\n<p>Nuredin Kallashi, mjek dhe ish-drejtor i Drejtoris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndetit Publik n\u00eb Fier tha se liksiviata p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb vat\u00ebr potenciale infeksioni dhe k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr sh\u00ebndetin e banor\u00ebve t\u00eb zon\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cShkalla dhe rreziku i k\u00ebtyre burimeve t\u00eb infeksioneve duhet matur, por n\u00eb gropa kaq t\u00eb m\u00ebdha me sasi t\u00eb tilla mbetjesh \u00ebsht\u00eb e sigurt se edhe rreziku \u00ebsht\u00eb i lart\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>K\u00ebto uj\u00ebra do duhej t\u00eb p\u00ebrpunoheshin n\u00eb impiantin e uj\u00ebrave t\u00eb ndotura t\u00eb inceneratorit, por t\u00eb pyetur n\u00ebse ky impiant funksiononte, bashkia Fier dhe AAPSK-ja ia hodh\u00ebn topin nj\u00ebra-tjetr\u00ebs.<\/p>\n<p>Drejtori i bashkis\u00eb Fier, Fatjon Elezi tha se impianti i uj\u00ebrave ishte n\u00eb administrimin e AAPSK-s\u00eb<\/p>\n<p>\u201cNuk di t\u00eb them n\u00ebse punon impianti I filtrimit t\u00eb uj\u00ebrave por di q\u00eb ato uj\u00ebra p\u00ebrdoren p\u00ebr vaditje\u201d, tha Elezi p\u00ebr BIRN<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb zyrtar i AAPSK-s\u00eb, i cili k\u00ebrkoi t\u00eb mbetej anonim p\u00ebr shkak se nuk ishte i autorizuar t\u00eb fliste, i tha BIRN se agjencia nuk kishte as tagrin dhe as mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pun\u00eb impiante.<\/p>\n<p>\u201cAgjencia menaxhon pronat e sekuestruara por s\u2019ka fond t\u00eb vendos\u00eb impiantet n\u00eb pun\u00eb\u201d, tha ai, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohej se uj\u00ebrat e ndotura nuk trajtoheshin.\/BIRN<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb televizive n\u00eb maj 2023, pasi kishte siguruar nj\u00eb fitore t\u00eb thell\u00eb n\u00eb zgjedhjet vendore, kryeministri Edi Rama i cil\u00ebsoi si par\u00ebnd\u00ebsi shqet\u00ebsimet e ngritura p\u00ebr nd\u00ebrtimin e incenerator\u00eb t\u00eb mbetjeve, duke theksuar q\u00eb nuk fakti n\u00ebse ato incenerojn\u00eb apo jo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u2018histori shum\u00eb banale e th\u00ebn\u00eb dhe e st\u00ebrth\u00ebn\u00eb.\u2019 \u201cKan\u00eb qen\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":86522,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-86521","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86521","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86521"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86521\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/86522"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86521"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86521"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86521"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}