{"id":86873,"date":"2024-08-15T18:45:27","date_gmt":"2024-08-15T18:45:27","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=86873"},"modified":"2024-08-15T18:45:27","modified_gmt":"2024-08-15T18:45:27","slug":"ne-shqiperi-duhet-me-cdo-cmim-ndryshimi-shteti-ka-rene","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/08\/15\/ne-shqiperi-duhet-me-cdo-cmim-ndryshimi-shteti-ka-rene\/","title":{"rendered":"N\u00eb Shqip\u00ebri duhet me \u00e7do \u00e7mim ndryshimi, shteti ka r\u00ebn\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Franc NURI<\/p>\n<p>Sonte eshte data 15 Gusht, ndersa per miqte tane besimtare katolike kremtohet festa Shen Merise (le t\u2019i urojme atyre gezuar kete Feste) per demokratet eshte nje tjeter dite proteste dhe qendrese, ndaj regjimit autokrat te Edi Rames.<\/p>\n<p>Edhe sonte jemi mbledhur si pernate prej 227 ditesh, vendosem te vinim ketu, tek rruga e Shpreses, poshte baneses se Kryetarit te PD dhe liderit te Opozites Shqiptare, Prof. Dr. Sali Berishes ne shenje mbeshtetjeje dhe solidariteti pas arrestimit te tij politik nga Prokuroria dhe Gjykatat e kapura te regjimit.<\/p>\n<p>Nga ajo dite, ne kemi treguar me qendresen tone se nuk do ndalemi perpara padrejtesise dhe do te vazhdojme te denoncojme me force skandalet, aferat korruptive dhe keqqeverisjen e Shqiperise nga qeveria e Edi Rames!<\/p>\n<p>A ju kujtohet miq se cfare premtonte Edi Rama ne vitin 2013 perpara se te merrte Pushtetin?<\/p>\n<p>Ai premtonte se do bente Shtet! Premtoi se do bente Drejtesi ndaj nisi edhe te Reformonte sistemin e Drejtesise.<\/p>\n<p>A e mbani mend se cfare thoshte Edi Rama disa muaj pasi mori pushtetin pasi kishte filluar planin e tij gjasme per te \u00ab\u00a0Rilindur\u00a0\u00bb Shqiperine?!<\/p>\n<p>Thoshte e mburrej se po \u00ab\u00a0bente Shtet\u00a0\u00bb dhe se \u00ab\u00a0po vinte era Shtet\u00a0\u00bb! Fjale bajate keto, qe u doli boja shpejt! Ashtu sikunder Rilindija! Kjo organizate qe ne keto 11 vite me politikat e saj ka debuar 1 Milione shqiptare nga vendi per shkak te varferise dhe keqqeverisjes qe ka mbjelle kudo.<\/p>\n<p>Por cfare Shteti ka bere Edi Rama ne keto 11 vite pushtet gati-gati absolut?<\/p>\n<p>Nje shtet qe i sherben nje grushti pushtetaresh dhe oligarkesh! Nje shtet ku jeta e nje njeriu nuk vlen asgje! Nje shtet ku te fortet rrembejne votat dhe me pas tenderat! Nje shtet ku partia ne pushtet spiunon njerezit me Patronazhiste. Nje shtet ku shteti nuk mbron interesin e qytetareve, por vec merr kostot dhe paguan faturat, ndersa bizneset prane qeveritareve marrin te gjitha perfitimet, rrembejne pronat, tokat ne bregdet, tenderat dhe parate tuaja, hera heres pa kryer asnje pune, por me projekte inekzistete si inceneratoret, apo projekte boshe, si Eko Parku i Durresit, apo Anijet e prodhimit te energjise te cilat po ndryshken pa u vene kurre ne pune!<\/p>\n<p>Cfare Shteti ka bere Edi Rama? Shtetin ku 1 shef policie (tashme i arrestuar) doli me 3.1 MLN euro pasuri?? Shtetin ku mafia jep urdhera nga Dubai? Imagjinoni, nje shef policie me miliona euro pasuri, po Ish-Ministrat e rendit ne cilen korsi shpejtesie do jene ne garen e Milionave?!<\/p>\n<p>Ky eshte Shteti i Edi Rames? Ku Policia ruan parcelat apo perdoret per te korrur te mbjellat e narkoshtetit?<\/p>\n<p>Po Drejtesia ku eshte sot, pas 8 vitesh Reforme?<\/p>\n<p>15 vite per te mbyllur 1 gjyq ne te tria shkallet e gjykimit!<\/p>\n<p>Meqe para pak ditesh, u mbyllen edhe Lokrat Olimpike, mund te themi se kemi Rekord olimpik i mosdhenjes drejtesi!!<\/p>\n<p>A eshte rendi dhe siguria, a eshte Drejtesia sot me mire sesa ne 2005-2013? Patjeter qe joo!<\/p>\n<p>A eshte jeta dhe prona qytetarit e gatantuar? Absolutisht qe joo!<\/p>\n<p>Shikoni ngjarjen e rende te Pogradecit, ku nje baba i dy femijeve te mitur, rrihet barbarisht deri ne vdekje dhe ngrihet i gjithe Shteti i Rilindjes per t\u2019e penguar zbardhjen e te vertetes! Pse? Sepse autori kishte lidhje me eksponente te PS!<\/p>\n<p>Policia jep 1 version, ishte i dehur thane ne fillim!<br \/>\nProkuroria del me 1 version tjeter: vrasje nga Pakujdesia!<\/p>\n<p>Skandal!<\/p>\n<p>Pasi reagimet qytetare u shtuan, u shtua edhe kakofonia e institucioneve Shteterore, qe kane ngelur rrugeve dhe vecse profesionalizem nuk po tregojne!<\/p>\n<p>Policia del e thote qe me sukses kapi autorin. Prokuroria me vone sqaron se autori u vetedorezua!<\/p>\n<p>Po gjykatat ne kete mes?<\/p>\n<p>Gjykata ka detyrimin qe gjate procesit gjyqesor kur konstaton qe prokuroria ka lajthitur dhe vjen me nje akuze qe nuk i pergjigjet fakteve, ta rikualifikoje akuzen! Ne rastin konkret gjykata nuk duhet te pranonte kerkesen e prokurorise per te vijuar hetimin dhe gjykimin me vepren vrasje nga pakujdesia.<\/p>\n<p>Gjykata eshte organi me i larte garantues ne pikepamjen e te drejtave te njeriut dhe si e tille per te caktuar nje mase sigurimi te pershtatshme duhet ti kualifikonte veprimet e kundraligjshme si, vrasje me dashje.<\/p>\n<p>Por sic duket, ngjarja e Pogradecit tregon edhe njehere se Shteti ka rene! Ne Shqiperi nuk ka Drejtesi, nuk ka siguri, nuk ka rend, nuk ka Shtet ne kuptimin e tij primar.<\/p>\n<p>Ndaj, eshte jetike qe vendit t\u2019i mundesohet me cdo cmim Rotacioni politik! Rilindja ne 2025 duhet te marre me vote ndeshkimin e merituar. Te gjithe se bashku, do t\u2019ja dalim!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Franc NURI Sonte eshte data 15 Gusht, ndersa per miqte tane besimtare katolike kremtohet festa Shen Merise (le t\u2019i urojme atyre gezuar kete Feste) per demokratet eshte nje tjeter dite proteste dhe qendrese, ndaj regjimit autokrat te Edi Rames. Edhe sonte jemi mbledhur si pernate prej 227 ditesh, vendosem te vinim ketu, tek rruga e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":86874,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-86873","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86873","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86873"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86873\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/86874"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86873"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86873"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86873"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}