{"id":87234,"date":"2024-08-21T10:22:07","date_gmt":"2024-08-21T10:22:07","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=87234"},"modified":"2024-08-21T20:38:02","modified_gmt":"2024-08-21T20:38:02","slug":"ministria-e-mjedisit-mbetjet-toksike-jane-te-kurum","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/08\/21\/ministria-e-mjedisit-mbetjet-toksike-jane-te-kurum\/","title":{"rendered":"Ministria e Mjedisit thot\u00eb se mbetjet toksike jan\u00eb t\u00eb \u201cKurum\u201d!"},"content":{"rendered":"<p>Teksa vijon puna p\u00ebr lokalizimin e dy anijeve q\u00eb dyshohet se transportojn\u00eb ngarkes\u00eb me mbetje t\u00eb rrezikshme q\u00eb jan\u00eb nisur nga Porti i Durr\u00ebsit, Ministria e Mjedisit ka dh\u00ebn\u00eb detaje lidhur me ngarkes\u00ebn q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb kontenier\u00ebt. Ngarkesa ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb alarm autoritetet n\u00eb Tajland\u00eb dhe jo vet\u00ebm, pasi dyshohet se \u00ebsht\u00eb e mbushur me 816 ton pluhur t\u00eb rreziksh\u00ebm nga filtrat e furrave t\u00eb \u00e7elikut. Ka qen\u00eb qendra e specializuar \u201cBasel Action Network\u201d q\u00eb ka denoncuar se ngarkesa me 100 kontenier\u00eb me mbetje industrialo-elektronike kishte kaluar n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Mbetjet toksike t\u00eb cilat kaluan nga Porti i Durr\u00ebsit drejt Tajland\u00ebs, mbi t\u00eb cilat po hetojn\u00eb autoritet shqiptare bashk\u00eb me Olaf, jan\u00eb nisur nga impianti \u2018Kurum\u2019 pran\u00eb metalurgjikut n\u00eb Elbasan. Ministria e Mjedisit ka deklaruar se mbi \u00e7\u00ebshtjen po heton edhe prokuroria shqiptare. N\u00eb reagim sqarohet se kontenier\u00ebt p\u00ebrmbajn\u00eb mbetje t\u00eb dala nga procesi teknologjik i realizuar nga kompani nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb operojn\u00eb pran\u00eb kompleksit metalurgjik n\u00eb Elbasan dhe jan\u00eb ngarkuar n\u00eb nj\u00ebsi kontejnerike pran\u00eb Terminalit t\u00eb Mallrave Rifuxhio n\u00eb Durr\u00ebs, i cili operohet nga kompania koncesionare gjermane EMS.<\/p>\n<p>\u2018V\u00ebllimet e mallrave t\u00eb cilat dyshohen se p\u00ebrmbajn\u00eb mbetje t\u00eb dala nga procesi teknologjik i realizuar nga kompani nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb operojn\u00eb pran\u00eb kompleksit metalurgjik n\u00eb Elbasan, jan\u00eb ngarkuar n\u00eb nj\u00ebsi kontejnerike pran\u00eb Terminalit t\u00eb Mallrave Rifuxhio n\u00eb Durr\u00ebs, i cili operohet nga kompania koncesionare gjermane EMS.\u2019- thot\u00eb ministria e Mjedisit p\u00ebr Report Tv.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb interesimit tuaj n\u00eb lidhje me dyshimet mbi transportin e parregullt t\u00eb nj\u00eb sasie mallrash me p\u00ebrmbajtje mbetjesh t\u00eb dala nga procesi teknologjik, sqarojm\u00eb se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nuk ka dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb autorizim dhe si rrjedhoj\u00eb kompania nuk ka paraqitur t\u00eb dh\u00ebna mbi destinacionin e ngarkes\u00ebs. Sa m\u00eb sip\u00ebr, ju informojm\u00eb se institucionet ligjzbatuese shqiptare jan\u00eb angazhuar q\u00eb n\u00eb sinjalizimin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre dyshimeve dhe kan\u00eb kryer veprime hetimore t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me Zyr\u00ebn kund\u00ebr mashtrimit t\u00eb Bashkimit Evropian (OLAF) si dhe kan\u00eb referuar rastin pran\u00eb organeve t\u00eb prokuroris\u00eb. V\u00ebllimet e mallrave t\u00eb cilat dyshohen se p\u00ebrmbajn\u00eb mbetje t\u00eb dala nga procesi teknologjik i realizuar nga kompani nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb operojn\u00eb pran\u00eb kompleksit metalurgjik n\u00eb Elbasan, jan\u00eb ngarkuar n\u00eb nj\u00ebsi kontejnerike pran\u00eb Terminalit t\u00eb Mallrave Rifuxhio n\u00eb Durr\u00ebs, i cili operohet nga kompania koncesionare gjermane EMS. N\u00eb vijim, k\u00ebto nj\u00ebsi kontejnerike, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb linj\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare MSC, dyshohet se jan\u00eb transportuar drejt Portit t\u00eb Triestes p\u00ebrmes anijeve kontejnerike nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb port t\u00eb Bashkimit Evropian nj\u00ebsit\u00eb kontejnerike nuk kan\u00eb q\u00ebn\u00eb objekte kontrollesh dhe jan\u00eb lejuar t\u00eb vijojn\u00eb itinerarin e tyre duke u transportuar n\u00eb anije t\u00eb operuar nga nj\u00eb tjet\u00ebr operator i mir\u00ebnjohur nd\u00ebrkomb\u00ebtar (Maersk), me destinacion Azin\u00eb Juglindore. Vlen t\u00eb theksojm\u00eb se konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, dhe legjislacioni vendas i p\u00ebrputhur me to, parashikojn\u00eb nj\u00eb ser\u00eb detyrimesh p\u00ebr prodhuesit dhe transportuesit e mbetjeve t\u00eb tilla. Zbatimi i k\u00ebtyre detyrimeve \u00ebsht\u00eb gjithashtu objekt i hetimeve n\u00eb proces. Autoritetet mjedisore, portuale dhe doganore shqiptare operojn\u00eb prej vitesh me protokolle shum\u00eb t\u00eb rrepta p\u00ebr sa i p\u00ebrket autorizimeve t\u00eb p\u00ebrpunimt dhe transportit t\u00eb mallrave t\u00eb rrezikshme, n\u00eb p\u00ebrputhje me konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebrkat\u00ebse. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr kjo gatishm\u00ebri e institucioneve tona komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb verifikuar dhe \u00e7ertifikuar edhe nga inspektime t\u00eb vijueshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebrgjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, duke e renditur Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb vend t\u00eb sigurt. Institucionet shqiptare mbeten n\u00eb kontakt dhe bashk\u00ebveprim me partner\u00ebt evropian\u00eb p\u00ebr kryerjen e hetimeve t\u00eb plota dhe transparente t\u00eb t\u00eb gjitha rrethanave dhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb hallkave logjistike q\u00eb kan\u00eb kryer k\u00ebt\u00eb transport t\u00eb dyshuar nga Europa n\u00eb Azin\u00eb Juglindore,\u201d u p\u00ebrgjigj ministria e Mjedisit p\u00ebr Report TV.<\/p>\n<p><strong>Por kush \u00ebsht\u00eb kompania turke \u2018Kurum\u2019 nga skandali financiar p\u00ebr tjet\u00ebrsimin e aseteve, tek zjarri q\u00eb p\u00ebrfshiu Elbasanin n\u00eb 2023?<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 26 Tetor 2021 u zbulua se kompania turke, n\u00eb burimin kryesor ka fshehur procedurat e falimentimit duke u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb skandal financiar p\u00ebr tjet\u00ebrsimin e aseteve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019i shp\u00ebtonin sekuestrimit n\u00eb vendin am\u00eb. Bazuar n\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb \u201cPamfletit\u201d shkruhet se p\u00ebr llogari t\u00eb mashtrimit t\u00eb kompanis\u00eb m\u00ebm\u00eb n\u00eb Turqi, \u2018Kurum\u2019 n\u00eb Shqip\u00ebri ka hartuar bilance t\u00eb rreme n\u00eb 5 banka t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb, duke u marr\u00eb 210 milion\u00eb euro kredi.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja u m\u00ebsua nga mediat turke, madje \u2018SABAH\u2019 b\u00ebri dhe nj\u00eb investigim lidhur me kredit\u00eb e marra, por jo vet\u00ebm q\u00eb askush nuk u vu n\u00eb l\u00ebvizje, madje \u2018Kurum\u2019 vazhdoi me mbledhjen e metaleve dhe prodhimin e hekurit n\u00eb vendin ton\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb Turqi ka nisur nj\u00eb proces masiv penal ndaj drejtuesve t\u00eb Kurum, t\u00eb cil\u00ebt akuzohen p\u00ebr pastrim parash, mashtrim me pasoja t\u00eb r\u00ebnda etj.<\/p>\n<p>M\u00eb 18 mars t\u00eb vitit 2022, \u201cReporter.al\u201d investigoi sigurin\u00eb n\u00eb pun\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb kompani. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Inspektoriatit t\u00eb Pun\u00ebs dhe Sh\u00ebrbimeve Shoq\u00ebrore, nga viti 2015 deri n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2021, n\u00eb Elbasan jan\u00eb regjistruar 19 aksident\u00eb n\u00eb pun\u00eb n\u00eb sektorin e industris\u00eb s\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Pavar\u00ebsisht se u sanksionuan me gjob\u00eb, s\u00ebrish duket se asgj\u00eb nuk ndryshoi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Teksa vijon puna p\u00ebr lokalizimin e dy anijeve q\u00eb dyshohet se transportojn\u00eb ngarkes\u00eb me mbetje t\u00eb rrezikshme q\u00eb jan\u00eb nisur nga Porti i Durr\u00ebsit, Ministria e Mjedisit ka dh\u00ebn\u00eb detaje lidhur me ngarkes\u00ebn q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb kontenier\u00ebt. Ngarkesa ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb alarm autoritetet n\u00eb Tajland\u00eb dhe jo vet\u00ebm, pasi dyshohet se \u00ebsht\u00eb e mbushur me 816 &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":87235,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-87234","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87234","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87234"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87234\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/87235"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87234"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87234"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87234"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}