{"id":87267,"date":"2024-08-21T16:41:47","date_gmt":"2024-08-21T16:41:47","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=87267"},"modified":"2024-08-21T16:41:47","modified_gmt":"2024-08-21T16:41:47","slug":"rikthimi-i-mbetjeve-te-rrezikshme-bardhi-qeveria-informoje-kuvendin-dhe-opinionin-publik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/08\/21\/rikthimi-i-mbetjeve-te-rrezikshme-bardhi-qeveria-informoje-kuvendin-dhe-opinionin-publik\/","title":{"rendered":"Rikthimi i mbetjeve t\u00eb rrezikshme, Bardhi: Qeveria informoj\u00eb Kuvendin dhe opinionin publik"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar n\u00eb lidhje lajmin se 800 ton mbetje industriale t\u00eb dyshuara t\u00eb rrezikshme, kan\u00eb dal\u00eb nga Porti i Durr\u00ebsit pa autorizim, me destinacion Azin\u00eb Juglindore.<\/p>\n<p>Media e njohur \u2018Bloomberg\u2019, n\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb publikuar dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb tha se mbetjet e rrezikshme pritet t\u00eb rikthehen n\u00eb Shqip\u00ebri, pas zbulimit nga autoritetet portuale n\u00eb Tajland\u00eb dhe Kin\u00eb.<\/p>\n<p>Bardhi n\u00eb reagimin e tij evidenton p\u00ebrplasjen mes Ministris\u00eb s\u00eb Turizimit dhe kompanis\u00eb Kurum, ku ministria thot\u00eb se mbetjet kan\u00eb dal\u00eb nga kompania pa autorizim, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00eb KURUM nuk pranon q\u00eb kontenier\u00ebt t\u00eb jen\u00eb t\u00eb saj\u00ebt.<\/p>\n<p>Bardhi i b\u00ebn apel qeveris\u00eb shqiptare q\u00eb t\u00eb informoj\u00eb publikun dhe parlamentin n\u00eb lidhje me mbetjet e rrezikshme q\u00eb pritet t\u00eb kthehen n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>REAGIMI I GAZMENT BARDHIT<\/strong><\/p>\n<p>Prej disa dit\u00ebsh mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare kan\u00eb raportuar t\u00eb pakt\u00ebn dy raste t\u00eb eksporteve nga Shqip\u00ebria (n\u00eb Kin\u00eb dhe Tajland\u00eb) t\u00eb mij\u00ebra ton mbetje t\u00eb rrezikshme dhe institucionet shqiptare heshtin!<\/p>\n<p>Ministria e Infrastruktur\u00ebs, Porti i Durr\u00ebsit, Ministria e Mjedisit, Drejtoria e Doganave, Policia e Shtetit, Prokuroria, askush nuk ka asnj\u00eb reagim zyrtar se kujt i p\u00ebrkasin k\u00ebto mbetje t\u00eb rrezikshme, si jan\u00eb krijuar apo kan\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm dje n\u00eb disa media shqiptare u shp\u00ebrnda nj\u00eb reagim (pa z\u00eb dhe figur\u00eb) i Ministris\u00eb s\u00eb Turizimit dhe Mjedisit q\u00eb deklaronte publikisht se mbetjet e rrezikshme q\u00eb jan\u00eb nisur nga Shqip\u00ebria dhe jan\u00eb bllokuar n\u00eb Tajland\u00eb i p\u00ebrkasin kompanis\u00eb \u201cKurum International\u201d. Sot kompania \u201cKurum International\u201d n\u00eb nj\u00eb reagim publik ka mohuar se kjo ngarkes\u00eb me mbetje t\u00eb rrezikshme i p\u00ebrket asaj apo \u00ebsht\u00eb nisur prej saj.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ka vet\u00ebm nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Ose Ministria e Mjedisit ka g\u00ebnjyer p\u00ebr t\u00eb mbrojtur trafikant\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb materialeve t\u00eb rrezikshme, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krim shtet\u00ebror, q\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb nd\u00ebshkimin shembullor; ose kompania \u201cKurum International\u201d ka g\u00ebnjyer p\u00ebr t\u00eb mbuluar shkeljen e ligjit prej saj dhe kjo duhet t\u00eb shoq\u00ebrohet menj\u00ebher\u00eb me masa t\u00eb forta nd\u00ebshkimi nga institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse. Heshtja apo mosveprimi i institucioneve pas p\u00ebrg\u00ebnjeshtrimit publik nga ana e kompanis\u00eb \u201cKurum International\u201d, ngre hije t\u00eb forta dyshimi p\u00ebr nj\u00eb tentativ\u00eb shtet\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb manipuluar rrethanat e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje me impakt komb\u00ebtar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Rikthimi n\u00eb Portin e Durr\u00ebsit t\u00eb k\u00ebsaj sasie t\u00eb jasht\u00ebzakonshme mbetjesh t\u00eb rrezikshme \u00ebsht\u00eb nj\u00eb c\u00ebnim i r\u00ebnd\u00eb i siguris\u00eb komb\u00ebtare, q\u00eb krijon nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb paprecedent\u00eb t\u00eb rrezikut permanent ndaj jet\u00ebs dhe sh\u00ebndetit t\u00eb qytetar\u00ebve. Depozitimi pa destinacion i nj\u00eb sasie kaq t\u00eb madhe t\u00eb mbetjeve t\u00eb rrezikshme n\u00eb territorin shqiptar, do t\u00eb ishte nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim i pamas\u00eb ndaj jet\u00ebs dhe sh\u00ebndetit t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Duhet menj\u00ebher\u00eb dhe pa asnj\u00eb vones\u00eb q\u00eb Qeveria Shqiptare t\u00eb informoj\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe opinionin publik se p\u00ebr \u00e7far\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb, kujt i p\u00ebrkasin mbetjet e rrezikshme, si jan\u00eb krijuar apo kan\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb Shqip\u00ebri, si jan\u00eb lejuar t\u00eb eksportohen pa lejet p\u00ebrkat\u00ebse nga Porti i Durr\u00ebsit, kush i ka lejuar t\u00eb futen dhe t\u00eb dalin prej territorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nga dhe p\u00ebrmes Portit t\u00eb Durr\u00ebsit. Heshtja, dezinformimi apo tentativa p\u00ebr manipulim shton edhe m\u00eb shum\u00eb pasigurin\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb dhe mbi t\u00eb gjitha dyshimet p\u00ebr nj\u00eb aktivitet kriminal me leje shtet\u00ebrore, q\u00eb rrezikon sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb nj\u00eb vendi an\u00ebtar t\u00eb NATO-s.<\/p>\n<p>Grupi Parlamentar i Partis\u00eb Demokratike menj\u00ebher\u00eb me nisjen e sesionit t\u00eb ri parlamentar do t\u00eb p\u00ebrdor t\u00eb gjitha mekanizmat e kontrollit parlamentar p\u00ebr zbardhjen e plot\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje, duke siguruar qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb se nuk do t\u00eb lejoj\u00eb n\u00eb asnj\u00eb rast, q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb qeverisje kriminale dhe t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme t\u00eb Edi Ram\u00ebs, Shqip\u00ebria t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrezik permanent p\u00ebr shkak t\u00eb sasive t\u00eb konsiderueshme t\u00eb mbetjeve t\u00eb rrezikshme brenda territorit shqiptar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar n\u00eb lidhje lajmin se 800 ton mbetje industriale t\u00eb dyshuara t\u00eb rrezikshme, kan\u00eb dal\u00eb nga Porti i Durr\u00ebsit pa autorizim, me destinacion Azin\u00eb Juglindore. Media e njohur \u2018Bloomberg\u2019, n\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb publikuar dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb tha se mbetjet e rrezikshme pritet t\u00eb rikthehen &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":84057,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-87267","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87267","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87267"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87267\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/84057"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87267"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87267"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87267"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}