{"id":87293,"date":"2024-08-21T20:12:30","date_gmt":"2024-08-21T20:12:30","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=87293"},"modified":"2024-08-21T20:12:30","modified_gmt":"2024-08-21T20:12:30","slug":"krim-i-rende-qeveria-falsifikoi-letrat-i-eksportoi-mbetjet-toksike-sikur-ishin-te-kurum","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/08\/21\/krim-i-rende-qeveria-falsifikoi-letrat-i-eksportoi-mbetjet-toksike-sikur-ishin-te-kurum\/","title":{"rendered":"Krim i r\u00ebnd\u00eb, Qeveria falsifikoi letrat, i eksportoi mbetjet toksike sikur ishin t\u00eb &#8220;Kurum&#8221;"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i PD-s\u00eb, Sali Berisha ka akuzuar Qeverin\u00eb se ka falsifikuar letrat p\u00ebr transportin e 816 ton mbetjeve toksike t\u00eb dala nga porti i Durr\u00ebsit, duke ia faturuar ato kompanis\u00eb s\u00eb Kurum n\u00eb Elbasan.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb mbajtur n\u00eb tubimin e sot\u00ebm, Berisha tha se sot u faktua 100% se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb trafik kriminal t\u00eb autoriteteve shqiptare me l\u00ebnd\u00eb toksike dhe helme, q\u00eb rrezikojn\u00eb sh\u00ebndetin e qytetar\u00ebv\u00eb shqiptar\u00eb, por dhe vendeve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Lidero demokrat deklaroi se Ministria e Mjedisit, pas 10 dit\u00eb heshtje, reagoi publikisht duke mashtruar shqiptar\u00ebt, se ato mbetje i p\u00ebrkasin Kurumit.<\/p>\n<p>Berisha u b\u00ebri thirrje EuroJust dhe Europolit q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb dhe t\u00eb hetojn\u00eb k\u00ebt\u00eb krim monstruoz, sipas tij, teksa shqiptar\u00ebve u b\u00ebri thirrje q\u00eb t\u00eb ngrihen n\u00eb protest\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Deklarata<\/strong><\/p>\n<p>Prej dy jav\u00ebsh lajmet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, lajmet e vendit jan\u00eb dominuar nga Shqip\u00ebria eksportuese e l\u00ebnd\u00ebve toksike e mbetjeve t\u00eb rrezikshme me anije t\u00eb kthyera nga nj\u00eb vend n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr, t\u00eb mbetura n\u00eb det dhe t\u00eb nisura p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb krye t\u00eb radh\u00ebs ju informova se qytetar\u00ebt digjital, koh\u00eb m\u00eb par\u00eb kishin informuar se n\u00eb Shqip\u00ebri depozitohen l\u00ebnd\u00eb kimike supetoksike n\u00eb tunelet e vendit. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se sot u faktua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrfundimtare, se rasti i fundit i Durr\u00ebsit me destinacion Triesten dhe m\u00eb pas Tajland\u00ebn, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb 100% me nj\u00eb trafik kriminal t\u00eb autoriteteve shqiptare me l\u00ebnd\u00eb toksike dhe helme, q\u00eb rrezikojn\u00eb sh\u00ebndetin e qytetar\u00ebv\u00eb shqiptar\u00eb, por dhe vendeve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Pasi hesht\u00ebn pothuajse 10 dit\u00eb, pasi nd\u00ebrsyen mjerot e tyre p\u00ebr t\u00eb mashtruar shqiptar\u00ebt se ato ishin mbetje t\u00eb Kurumit dhe se Berisha e di se jan\u00eb t\u00eb Kurum, m\u00eb n\u00eb fund nxorr\u00ebn kok\u00ebn. Ministria e Mjedisit mashtroi shqiptar\u00ebt se ato mbetje vijn\u00eb nga furnaltat e Kurum. Shqip\u00ebria ka furrnalta hekuri, \u00e7eliku, kromi, por dhe furra alumini dhe metalesh t\u00eb tjera. Por k\u00ebto jan\u00eb veprimtari legale, k\u00ebto jan\u00eb veprimtari t\u00eb kontrolluara nga t\u00eb gjitha an\u00ebt. N\u00eb k\u00ebto furra shkrihet hekur, shkrihet krom, shkrihet \u00e7elik, alumin dhe t\u00eb tjer\u00eb. Dhe k\u00ebto furra n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente kan\u00eb procedurat ku i depozitojn\u00eb mbetjet e tyre, t\u00eb rrezikshme, t\u00eb parrezikshme, ku i eksportojn\u00eb, cili \u00ebsht\u00eb destinacioni i tyre. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veprimtari dhjet\u00ebra vje\u00e7are. Por ministria e Mjedisit deklaroi dje, se mbetjet i ka eksportuar Kurumi. Sot kjo sip\u00ebrmarrje e madhe me nj\u00eb aktivitet pothuajse 30 vje\u00e7are n\u00eb Elbasan, deklaroi se ato mbetje nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me uzin\u00ebn e Kurumit. Pra, ato mbetje thot\u00eb Kurumi, nuk kan\u00eb lidhje me uzin\u00ebn, por dokumentacioni \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsuar sikur jan\u00eb t\u00eb Kurumit. Shikoni pra \u00e7far\u00eb qeverie, trafikante, falsifikatore e turpshme. Shikoni se \u00e7\u2019b\u00ebjn\u00eb. Shikoni se \u00e7\u2019b\u00ebn Edi Rama p\u00ebr bizneset e tij.<\/p>\n<p>Shikoni se \u00e7far\u00eb b\u00ebn Edi Rama me trafikun q\u00eb b\u00ebn me helme dhe toksina. Merr emrin, falsifikon dokumente dhe i eksporton ato, sikur t\u00eb jen\u00eb t\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmarrje private. Por fare mir\u00eb mund t\u00eb m\u00eb thoni ju, pse thua Edi Rama. Po pse kush tjet\u00ebr mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb akt t\u00eb till\u00eb dhe t\u00eb nxjerr\u00eb ministrin\u00eb e t\u00eb mashtrojn\u00eb publikun se mbetjet i p\u00ebrkasin Kurumit. Kush mund t\u00eb urdh\u00ebroj ministrin\u00eb t\u00eb mashtroj\u00eb. Kush mund t\u00eb urdh\u00ebroj organizat\u00ebn kriminale t\u00eb kryesuar nga Dumani t\u00eb hesht\u00eb si fija e barit, para nj\u00eb veprimtarie e cila n\u00eb ligj dhe n\u00eb kode, p\u00ebrban krim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. N\u00eb ligj dhe kode, p\u00ebrb\u00ebn organizat\u00eb kriminale, sepse k\u00ebt\u00eb nuk mund ta b\u00ebj\u00eb nj\u00eb njeri. P\u00ebr t\u00eb transportuar nga Shqip\u00ebria, helme, mbetje toksike dhe t\u00eb rrezikshme, kjo do nj\u00eb grup t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Kush mund t\u00eb detyroj\u00eb t\u00eb hesht\u00eb Sh\u00ebrbimin Informativ Komb\u00ebtar, i cili n\u00eb ligjin e tij, nd\u00ebr t\u00eb tjera ka objekt krimet e r\u00ebnda t\u00eb mjedisit. Kush mund t\u00eb detyroj\u00eb t\u00eb hesht\u00eb dogan\u00ebn p\u00ebr mbi 100 kontenier q\u00eb u nis\u00ebn me l\u00ebnd\u00eb helmuese. Kush mund t\u00eb detyroj\u00eb t\u00eb hesht\u00eb Policin\u00eb e Shtetit, t\u00eb hesht\u00eb Piro Vengun, autoritetin portual. Asnj\u00eb autoritet tjet\u00ebr nuk mund ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrve\u00e7 Edi Ram\u00ebs, hajdutit t\u00eb Gjipes\u00eb.<\/p>\n<p>Le t\u00eb falenderojm\u00eb ne p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e rrjetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Bazelit. Le t\u00eb falenderojm\u00eb p\u00ebr mbrojtjen q\u00eb ata po i b\u00ebjn\u00eb interesave, sh\u00ebndetit dhe jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, duke gjurmuar hap pas hapi k\u00ebt\u00eb veprimtari t\u00eb tmerrshme kriminale t\u00eb autoriteteve shqiptare. Mir\u00ebnjohje t\u00eb pakufishme. Por ftesa ime \u00ebsht\u00eb t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb misione, t\u00eb hetojn\u00eb n\u00eb tunele t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, aty ku fshihet e v\u00ebrteta e biznesit kriminal t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Aty do t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb se cili \u00ebsht\u00eb Edi Rama dhe banda e tij q\u00eb qeveris Shqip\u00ebrin\u00eb. I b\u00ebj thirrje EuroJust, Europolit, t\u00eb vijn\u00eb dhe t\u00eb hetojn\u00eb k\u00ebt\u00eb krim monstruoz q\u00eb autoritetet e vendit b\u00ebjn\u00eb ndaj qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. U b\u00ebj thirrje qytetar\u00ebve t\u00eb ngrihen n\u00eb protesta t\u00eb fuqishme kund\u00ebr k\u00ebtyre kriminel\u00ebve q\u00eb jan\u00eb t\u00eb aft\u00eb t\u00eb trafikojn\u00eb, t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb, t\u00eb rrezikojn\u00eb \u00e7do jet\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb p\u00ebr tu pasuruar vet\u00eb me veprimtari t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i PD-s\u00eb, Sali Berisha ka akuzuar Qeverin\u00eb se ka falsifikuar letrat p\u00ebr transportin e 816 ton mbetjeve toksike t\u00eb dala nga porti i Durr\u00ebsit, duke ia faturuar ato kompanis\u00eb s\u00eb Kurum n\u00eb Elbasan. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb mbajtur n\u00eb tubimin e sot\u00ebm, Berisha tha se sot u faktua 100% se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":87294,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-87293","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87293","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87293"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87293\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/87294"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87293"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87293"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87293"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}