{"id":87367,"date":"2024-08-23T08:12:30","date_gmt":"2024-08-23T08:12:30","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=87367"},"modified":"2024-08-23T08:12:30","modified_gmt":"2024-08-23T08:12:30","slug":"rikthimi-i-ri-i-trump-lufte-jo-vetem-me-establishmentin-e-vjeter-ne-shba","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/08\/23\/rikthimi-i-ri-i-trump-lufte-jo-vetem-me-establishmentin-e-vjeter-ne-shba\/","title":{"rendered":"\u201cRikthimi i Ri i Trump, luft\u00eb jo vet\u00ebm me establishmentin e vjet\u00ebr n\u00eb ShBA\u201d!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gjeneral \u00ae Piro Ahmetaj<\/strong><\/p>\n<p>Kan\u00eb mbetur m\u00eb pak se 75 dit\u00eb, establishmenti politik, mediatik dhe opinioni publik jo vet\u00ebm n\u00eb Sh.BA por edhe n\u00eb kryeqytetet e BE, NATO-s, Kiev, Mosk\u00eb, etj mbeten t\u00eb fokusuara nga zgjedhjet n\u00eb USA.<\/p>\n<p>Nga nj\u00ebra an\u00eb, n\u00eb gar\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb rikthyer fuqish\u00ebm bizmesmeni Donald Trump, i cili edhe mbasi \u201c<em>Zoti e shp\u00ebtoi nga atentati me arm\u00eb zjarri<\/em>\u201d, ka konfirmuar se: \u201c<em>t\u00eb gjitha akuzat politike dhe gjyq\u00ebsore ndaj tij do t\u00eb marrin p\u00ebrgjigjen e merituar nga qytetar\u00ebt Amerikan\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve, 5 N\u00ebndor 2024<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Nga pala tjet\u00ebr, llogarit\u00eb e demokrat\u00ebve duke konfirmuar z. Jeo Biden p\u00ebr presidenc\u00eb-2, rezultuan drejt nj\u00eb fitore t\u00eb sigurt p\u00ebr Trump. Prandaj, \u00ebsht\u00eb pothuajse e konfirmuar q\u00eb mbas konvent\u00ebs formale t\u00eb Demokrat\u00ebve qe zhvillohet sot, n\u00eb 2.5 muajt n\u00eb vijim, zv\/Presidentja Kamala Harris, do t\u00eb p\u00ebrballet me fuqin\u00eb e sloganit t\u00eb Trump-2: \u201c<em>p\u00ebr nj\u00eb Amerik\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb madhe\/vitale si dhe Amerikan\u00ebt t\u00eb par\u00ebt<\/em>\u201d, por edhe me performanc\u00ebn si zv\/Presidente e Biden n\u00eb 4 vitet e fundit.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb her\u00ebs, me duhet ta n\u00ebnvizoj se kjo analiz\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb gjith\u00ebsesi \u201c<em>p\u00ebr t\u00eb rikonfirmuar simpatin\u00eb personale<\/em>\u201d, por t\u00eb paraqes nj\u00eb \u201c<em>food for thought<\/em>\u201d, ose p\u00ebrmbledhje strategjike rreth \u201cPlatform\u00ebs -Trump-2\u02ba, zhvilluar nga Fondacioni Heritage, nj\u00eb \u02bathink tank\u02ba Republikan Amerikan n\u00eb DC, i cili edhe pse \u201c<em>i pavarur<\/em>\u201d, njihet p\u00ebr qasjet konservatore si dhe\u00a0 lidhjet me ish-Presidentin Trump.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht, Projekt-Platforma 2025 (<em>920 faqe<\/em>), p\u00ebrmban: &#8220;<em>nj\u00eb axhend\u00eb qeveris\u00ebse, jo vet\u00ebm nga janari i 2025, por p\u00ebr t\u00eb ardhmen e USA<\/em>&#8220;. Nd\u00ebrsa edhe vet\u00eb hartuesit e Platform\u00ebs, konfirmojn\u00eb se synimi kryesor i Trump-2025, \u00ebsht\u00eb promovimi i nj\u00eb pakete politikash t\u00eb djathta p\u00ebr t\u00eb \u00e7liruar USA nga kapja e mekanizmave t\u00eb shtetit, pra nga interesat e aktor\u00ebve t\u00eb n\u00ebn\u00ebdhesh\u00ebm (<em>pa votuar<\/em>), burokracia me kollare demokratike, korrupsioni, philanthropist\u00ebt, etj. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera p\u00ebr ta \u00e7\u2019bunkerizuar, \u00e7\u2019burokratizuar, reformuar, modernizuar dhe forcuar pushtetin ekzekutiv, ose qeverin\u00eb federale t\u00eb Sh.BA duke e \u201c<em>ri-kthyer p\u00ebrs\u00ebri Amerik\u00ebn n\u00eb nj\u00eb superfuqi t\u00eb pamposhtur dhe pakonkurueshme edhe p\u00ebr shekujt q\u00eb vijn\u00eb<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa New York Times Projektin 2025 e konsideron: &#8220;<em>nj\u00eb platform\/axhend\u00eb radikale t\u00eb politik\u00ebs konservatore<\/em>&#8220;<strong>,<\/strong>\u00a0CNN paralajm\u00ebron se autor\u00ebt, (<em>rreth 140 personalitete<\/em>) q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer gjat\u00eb\u00a0 Trump-1: \u201c<em>pritet t\u00eb marrin pozicione kyce edhe n\u00eb administrat\u00ebn Trump-2<\/em>\u201d. Gjith\u00ebsesi z. Trump e ka mohuar t\u00eb ket\u00eb lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta me k\u00ebt\u00eb projekt.\u00a0 K\u00ebshtu n\u00eb 5 korrik 2024, n\u00eb platform\u00ebn e tij Truth (<em>e v\u00ebrteta<\/em>) ka konfirmuar: &#8220;<em>Un\u00eb nuk di asgj\u00eb p\u00ebr Projektin 2025, nuk e kam as iden\u00eb kush q\u00ebndron mbas tij<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb kapacitetin e ekspertit t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare, Rajonit dhe NATO-s si dhe nga konsultimet me koleg\u00eb\/miq n\u00eb Washington, n\u00eb vijim po paraqes nj\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb ideve thelb\u00ebsore, ose rreth \u201c<strong>4 kollonave<\/strong> <strong>t\u00eb projektit ose Platform\u00ebs \u2013 2025\u201d<\/strong>:<\/p>\n<p><strong><em><u>Kollona nr 1<\/u><\/em><\/strong>: ri-vendosjen e familjes amerikane si dhe rikthimin e vlerave\u00a0konservatore t\u00eb Ronald Regan si qend\u00ebr e gravitetit t\u00eb Plaftormes Trump-2, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb amerik\u00ebn \u201c<em>great again\/p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb madhe ose Amerik\u00ebn superfuqi t\u00eb pakonkurueshme edhe p\u00ebr shekujt n\u00eb vijim<\/em>\u201d; centralizimin dhe modernizimin e shtetit administrativ<strong>;<\/strong> mbrojtjen e sovranitetit dhe kufijve t\u00eb kombit dhe garantimin e t\u00eb drejtave individuale t\u00eb dh\u00ebna nga Zoti. N\u00eb parath\u00ebnie presidenti i Fondacionit Republikan Kevin Roberts ka ngritur alarmin: &#8220;<em>ka ndodhur nj\u00eb marshim i gjat\u00eb i marksizmit kulturor n\u00ebp\u00ebr institucionet e ShBA. Qeveria federale \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb gjigand t\u00eb armatosur kund\u00ebr qytetar\u00ebve amerikan\u00eb dhe vlerave konservatore, nd\u00ebrsa liria e qytetarit dhe t\u00eb drejtat e njeriut gjenden t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuara\/ rrethuara si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb<\/em>&#8220;.<\/p>\n<p>Edhe pse jo vet\u00ebm n\u00eb dukje \u201c<em>nj\u00eb platform\u00eb radikale por me vullnetin dhe parakushtin p<\/em>\u00eb<em>r konsensus sa m\u00eb t<\/em>\u00eb<em> gjer<\/em>\u00eb<em> p<\/em>\u00eb<em>r t\u2018i bashkuar Amerikanet<\/em>\u201d. K\u00ebshtu, Paul Dans, nd\u00ebr kontribuesit e projektit thekson: &#8220;<em>p\u00ebrgatitje sistematike p\u00ebr t\u00eb formuar nj\u00eb armat\u00eb\/ushtri t\u00eb re t\u00eb konservator\u00ebve, t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr tu p\u00ebrballur me shtetin e kapur nga rrenj\u00ebt (deep state<\/em>), pra nga fuqia e interesave t\u00eb n\u00ebn\u00ebdheshme e aktor\u00ebve te pa-votuar, korrupsioni, burokrat\u00ebt, etj. Kjo korespondon edhe me retorik\u00ebn e fort\u00eb t\u00eb Trump-it, po e citoj: \u201c<em>do t\u00eb pushoj\u00eb nga puna<\/em> <em>prokuror\u00ebt marksist\u00eb q\u00eb po shkat\u00ebrrojn\u00eb Amerik\u00ebn<\/em> <em>dhe<\/em> do <em>t\u00eb zhduk\u00eb nga rr\u00ebnj\u00ebt deep state<\/em>&#8220;, si dhe paralajm\u00ebron: \u201c<em>em\u00ebrimin e nj\u00eb prokurori special p\u00ebr t\u00eb ndjekur dhe nd\u00ebshkuar politikan\u00ebt dhe pushtetar\u00ebt e lart\u00eb (<\/em>p\u00ebrfshi presidentin<em>) m\u00eb t\u00eb pa-aft\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb korruptuar n\u00eb historin\u00eb e ShBA-ve\u201d<\/em>!<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, projekti rekomandon orientimin e qeveris\u00eb dhe shoq\u00ebris\u00eb amerikane drejt vlerave kristiane si dhe balancave konservatore. P\u00ebr t\u00eb arritur k\u00ebt\u00eb synim, Russell Vought, nj\u00eb nga drejtuesit e projektit, sugjeron p\u00ebr t\u00eb vendosur parimet e nacionalizmit kristian n\u00eb qeveri dhe jet\u00ebn publike, n\u00ebse\/mbasi Trump t\u00eb fitoje mandatin e dyt\u00eb n\u00eb Nendor.\u00a0 Po k\u00ebshtu vet\u00eb Trump u tha an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb nj\u00eb organizate t\u00eb krishter\u00eb 4 jav\u00eb m\u00eb par\u00eb ne Florida se:<em>\u201cn\u00ebse votojn\u00eb p\u00ebr T\u00eb n\u00eb n\u00ebntor, p\u00ebr kat\u00ebr vjet nuk do t\u00eb duhet t\u00eb votojn\u00eb m\u00eb<\/em>\u201d, deklarat\u00eb shum\u00eb e fort\u00eb q\u00eb edhe pse t\u00eb gjith\u00eb e kuptojn\u00eb \u2026, mbetet ende e pa komentuar nga shtabi i Trump <strong>?!<\/strong><\/p>\n<p><strong><em><u>Kollona nr 2<\/u><\/em><\/strong>, zgjerimi dometh\u00ebn\u00ebs i kompetencave, ose forcimi i fuqis\u00eb vendimarr\u00ebse t\u00eb presidentit t\u00eb ShBA si dhe rritje e kontrollit t\u00eb shtepis\u00eb s\u00eb bardh\u00eb mbi departamentet e qeverisjes federale. K\u00ebshtu kujtojme se, Trump-1, q\u00eb n\u00eb 2019 mendonte se neni i dyt\u00eb i Kushtetut\u00ebs s\u00eb ShBA-ve i jepte Atij &#8220;<em>t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka ekzekutive si President<\/em>&#8220;.\u00a0 Nd\u00ebrsa po k\u00ebshtu, drejtori i Heritage, Kevin Roberts argumenton se: &#8220;<em>Nocioni i agjencive t\u00eb pavarura federale q\u00eb nuk i p\u00ebrgjigjen presidentit cenon vet\u00eb themelin e Republik\u00ebs s\u00eb ShBA-ve<\/em>&#8220;. Prandaj, Platforma Trump-2 sugjeron vendosjen e shumic\u00ebs s\u00eb departamenteve t\u00eb qeveris\u00eb federale n\u00ebn kontrollin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb Presidentit: \u201c<em>duke eliminuar pavar\u00ebsin\u00eb dhe burokracin\u00eb e k\u00ebtyre institucioneve<\/em>\u201d. Me konkretisht, propozon marrjen n\u00ebn kontrollin e Presidentit t\u00eb Departamentit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb (DOJ), Byros\u00eb Federale t\u00eb Hetimit (FBI), Departamentit t\u00eb Tregtis\u00eb (DC), Komisionit Federal t\u00eb Komunikimeve (FCC), Komisionit Federal t\u00eb Tregtis\u00eb (FTC)<strong>;<\/strong> si dhe transformimin e Departamentit t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare (DHS), etj.<\/p>\n<p>Projekti bazohet n\u00eb nj\u00eb politik\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb rrept\u00eb (<em>p\u00ebrve\u00e7 murit me beton-di\u00e7ital<\/em>) t\u00eb kontrollit t\u00eb kufijve nga emigracioni paligjsh\u00ebm n\u00eb SHBA. Ai rekomandon arrestimin dhe d\u00ebbimin e emigrant\u00ebve pa dokumente q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb SHBA, si dhe propozon edhe p\u00ebrdorimin e ushtris\u00eb p\u00ebr zbatimin e ligjit. Stephen Miller, arkitekt i njohur i politik\u00ebs s\u00eb Trump p\u00ebr imigracionin, q\u00eb mendohet te marr\u00eb nj\u00eb post t\u00eb lart\u00eb n\u00eb nj\u00eb administrat\u00eb e Trump-2, konfirmon se Projekti p\u00ebrfshin: &#8220;<em>ndalimin dhe largimin e shkel\u00ebsve t\u00eb emigracionit n\u00eb ShBA<\/em>.&#8221;<\/p>\n<p>Pra n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e Projekt-2025, Departamenti i Drejt\u00ebsis\u00eb (DOJ) \u00ebsht\u00eb: &#8220;<em>nj\u00eb burokraci e fryr\u00eb me nj\u00eb b\u00ebrtham\u00eb kritike t\u00eb personelit q\u00eb orientohet nga nj\u00eb axhend\u00eb radikale liberale\/majtiste<\/em>&#8221; dhe q\u00eb ka &#8220;<em>humbur besimin<\/em>&#8221; e popullit amerikan. Prandaj, ajo duhet t\u00eb reformohet t\u00ebr\u00ebsisht n\u00ebn mbik\u00ebqyrjen e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb.\u00a0 Po ashtu, Drejtori i Byros\u00eb Federale t\u00eb Hetimit (FBI) duhet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs para Presidentit. Projekti 2025 pranon se d\u00ebnimi me vdekje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e ndjeshme popullore dhe angazhohet p\u00ebr t&#8217;u marr\u00eb seriozoisht me promovimin e k\u00ebtij ligji &#8230; duke p\u00ebrfshir\u00eb krime t\u00eb urryera si pedofilin\u00eb, i cili do t\u00eb lihet n\u00eb kompetenc\u00eb t\u00eb shteteve t\u00eb SHBA-ve.<\/p>\n<p>Projekti po ashtu rekomandon reform\u00eb radikale t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit: \u201c<em>t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsit n\u00eb role drejtuese ne DASh duhet t\u00eb shkarkohen deri n\u00eb fund t\u00eb janarit 2025<\/em>\u201d! Kiron Skinner, e cila ka shkruar kapitullin e DASh t\u00eb Projektit (<em>q\u00eb ka drejtuar p\u00ebr rreth 1-vit zyr\u00ebn e planifikimit t\u00eb politikave t\u00eb DASh<\/em> <em>gjat\u00eb administrat\u00ebs Trump1<\/em>), e konsideron shumic\u00ebn e punonj\u00ebsve t\u00eb DASh shum\u00eb t\u00eb majt\u00eb dhe rekomandon q\u00eb ata t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohen nga ata q\u00eb jan\u00eb m\u00eb besnik\u00eb ndaj nj\u00eb presidenti konservator. Pra projekti \u201c<em>i pavarur\u201d,<\/em> p\u00ebrputhet me planet e Trump p\u00ebr t\u00eb pushuar nga puna mijra qeveritar\u00eb duke rikthyer \u201c<em>Programin F<\/em>\u201d, q\u00eb Trump e vendosi n\u00eb urdh\u00ebr ekzekutiv t\u00eb tetorit 2020 dhe Biden e anulloi q\u00eb n\u00eb Janar 2021.<\/p>\n<p><strong><em><u>Kollona nr 2<\/u><\/em><\/strong>, <em>reform\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse ekonomike<\/em>. Projekti, si edhe biznesmeni Trump, mbetet kritik ndaj Rezerv\u00ebs Federale dhe propozon shfuqizimin t\u00eb tij. Projekti parashikon si zgjidhje radikale: \u201c<em>kalimin nga taksat mbi t\u00eb ardhurat n\u00eb nj\u00eb taks\u00eb konsumi, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb taksa komb\u00ebtare mbi shitjet<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu rekomandon thjeshtimin e taksave mbi t\u00eb ardhurat individuale n\u00eb dy normat tatimore t\u00eb sheshta nga: \u201c<em>15% mbi t\u00eb ardhurat deri n\u00eb baz\u00ebn e pagave t\u00eb sigurimeve shoq\u00ebrore dhe 30% t\u00eb ardhurat mbi t\u00eb. T\u00eb ul\u00eb norm\u00ebn e taks\u00ebs se korporatave nga 21% n\u00eb 18%, duke e quajtur at\u00eb &#8220;taks\u00ebn m\u00eb t\u00eb d\u00ebmshme&#8221; p\u00ebr vendin, reduktimin e norm\u00ebs s\u00eb fitimeve kapitale n\u00eb 15% nga niveli asktual\/2024-\u00ebs prej 20%, p\u00ebr bizneset me fitim t\u00eb lart\u00eb, nd\u00ebrsa me krenari kujton q\u00eb Trump-1, e uli norm\u00ebn\u00a0 nga 35% n\u00eb 21%\u201d.<\/em><\/p>\n<p><strong><em><u>Kollona nr 3<\/u><\/em><\/strong>,\u00a0<em>Arsimimi, Sh\u00ebndet\u00ebsia, mbrojtja klimaterike, media, etj.<\/em> Shkrirja e Departamentit t\u00eb Arsimit (DoE), programet e t\u00eb cilit ose do t\u00eb transferohen n\u00eb agjenci t\u00eb tjera ose do t\u00eb nd\u00ebrpriten. Arsimi do t&#8217;u lihet kompetenc\u00eb e 52 Qeverive\/shteteve t\u00eb SHBA p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrzgjedhur programet dhe standardet federale, nd\u00ebrsa k\u00ebrkimi shkencor do ti n\u00ebnshtrohet nj\u00eb reforme t\u00eb gjith\u00ebanshme p\u00ebr t\u00eb dominuar edhe mij\u00ebvje\u00e7ar\u00ebt n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Instituti Komb\u00ebtar i Sh\u00ebndetit (NIH) do t\u00eb reformohet sipas parimeve konservatore. Projekti k\u00ebrkon t\u00eb shkurtoj\u00eb ndjesh\u00ebm fondet p\u00ebr \u201c<em>Medicare<\/em> dhe <em>Medicaid\u201d<\/em>. Ai propozon q\u00eb pornografia t\u00eb quhet krim, heqjen e mbrojtjeve ligjore kund\u00ebr diskriminimit bazuar n\u00eb orientimin seksual dhe identitetin gjinor si dhe mbylljen e programeve t\u00eb diversitetit, barazis\u00eb dhe p\u00ebrfshirjes (DEI) duke detyruar Departamentin e Drejtesis\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb penalisht &#8220;<em>racizmin kund\u00ebr t\u00eb bardh\u00ebve<\/em>&#8220;, etj.<\/p>\n<p>Departamenti i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Sh\u00ebrbimeve Njer\u00ebzore (HHS): &#8220;<em>do<\/em> <em>t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb Departamentin e Jet\u00ebs<\/em>&#8220;. N\u00eb vitin 2022, n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen Dobbs kund\u00ebr Organizat\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebndetit t\u00eb Grave, Gjykata e Lart\u00eb vendosi q\u00eb Kushtetuta nuk i jep t\u00eb drejt\u00ebn abortit, duke j\u2019ua l\u00ebn\u00eb shteteve t\u00eb krijojn\u00eb legjislacionin. Mbi k\u00ebt\u00eb baz\u00eb, Projekti inkurajon presidentin e ardhsh\u00ebm &#8220;<em>t\u00eb miratoj\u00eb mbrojtje m\u00eb t\u00eb fuqishme p\u00ebr lindjet e reja<\/em>\u201d, megjith\u00ebse as nuk promovon ndalimin absolut t\u00eb abortit, por parandalimin e shtatz\u00ebnis\u00eb n\u00eb adoleshenc\u00eb.<\/p>\n<p>Projekti k\u00ebshillon se n\u00eb rast fitore presidenti republican, Trump-2 t\u00eb shkoj\u00eb m\u00eb tej sesa thjesht t\u00eb anulloj\u00eb urdhrat ekzekutiv\u00eb t\u00eb Presidentit Biden p\u00ebr ndryshimet klimaterike. Ai propozon braktisjen e strategjive, p\u00ebrfshir\u00eb shfuqizimin e ligjeve t\u00eb Agjencis\u00eb p\u00ebr Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) dhe Administrat\u00ebs Komb\u00ebtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA), t\u00eb cilat i konsideron: &#8220;<em>nxit\u00ebsit kryesor\u00eb t\u00eb industris\u00eb s\u00eb alarmit t\u00eb ndryshimeve klimatike<\/em>.&#8221;<\/p>\n<p>Projekti Trump-2 akuzon rrjetet sociale, Facebook, Instagram, Twitter dhe TikTok, se rrezikojn\u00eb sh\u00ebndetin mendor dhe lidhjet sociale t\u00eb t\u00eb rinjve amerikan\u00eb duke krijuar nj\u00eb form\u00eb var\u00ebsie: &#8220;<em>Politika federale nuk mund t\u00eb lejoj\u00eb vazhdimin e tyre\u201d<\/em>, t<em>\u00eb<\/em> cilat n\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn koh\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb \u201c<em>si makineri\/arm\u00eb dezinformimi si dhe spiunazhi kund\u00ebr siguris\u00eb si dhe interesave komb\u00ebtare amerikane<\/em>\u201d.<\/p>\n<p><strong><em><u>Kollona nr 4<\/u><\/em><\/strong><strong>:<\/strong> T\u00eb gjitha vendimet q\u00eb lidhen me politik\u00ebn e jashtme duhet t&#8217;u japin p\u00ebrpar\u00ebsi Nr.1 interesave komb\u00ebtare \u201c<em>America First\u201d<\/em>, e th\u00ebn\u00eb\u00a0 m\u00eb qart\u00eb: &#8220;<em>Amerika nj\u00eb superfuqi e pakonkurueshme si dhe interesat e amerikan\u00ebve t\u00eb pac\u00ebnueshme\u201d.<\/em><strong>\u00a0<\/strong>Transformimi i Pentagonit dhe institucioneve kryesore t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr t\u00eb reduktuar burokracin\u00eb dhe rritur fuqin\u00eb\/aft\u00ebsit\u00eb ushtarake t\u00eb Sh.BA n\u00eb mbrojtjen e sovranitetit dhe interesave Amerikane. Programet e modernizimit t\u00eb forc\u00ebs\/fuqis\u00eb hap\u00ebsinore, kibernetike, inteligjenc\u00ebs artificiale\u00a0do j\u2019u alokohen triliona \u20ac, duke e mbajtur k\u00ebshtu USA edhe\u00a0 shekuj p\u00ebrpara t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p>Ristrukturimi thelb\u00ebsor dhe uljen e shpenzimeve administrative\/burokratike t\u00eb UN. Nd\u00ebrsa konfirmohet se p\u00ebrtej gjys\u00ebm konteksteve: \u201c<em>nj\u00eb SHBA e pakonkurueshme<strong>,<\/strong> nj\u00eb NATO dhe BE m\u00eb e fort\u00eb<strong>,<\/strong> nj\u00eb bot\u00eb edhe m\u00eb e sigurt<\/em>, <em>mbeten qasja e fort\u00eb e projektit Trump-1\/2<\/em>\u201d. Por \u00ebsht\u00eb pranuar, q\u00eb fal\u00eb edhe k\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb Tij t\u00eb shum\u00ebp\u00ebrfolur: \u201c<em>vendet q\u00eb nuk respektojn\u00eb k\u00ebto kuota (2%) nuk do t\u00eb mbrohen nga NATO<\/em>\u201d, nga m\u00eb pak se 5 (2017) sot 23 vende an\u00ebtare kan\u00eb rritur shpenzimet ushtarake n\u00eb 2% t\u00eb GDP (2024), dhe po ashtu BE mbi 500 milard \u20ac shpenzimet p\u00ebr mbrojtjen. Nga ana tjet\u00ebr, ka p\u00ebrs\u00ebritur publikisht se: \u201c<em>n\u00ebse do isha President (pra jo Biden), Putini q\u00eb e njeh mir\u00eb vendosm\u00ebrin\u00eb time, nuk do kishte nd\u00ebrmarr\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebzi n\u00eb shkurt 2022\u201d, <\/em>nd\u00ebrsa garanton se<em>: \u201cTrump-2 do ta mbyll\u00eb p\u00ebr 24 or\u00eb luft\u00ebn e ndaj Ukrain\u00ebs\u2026<\/em>\u201d!\u00a0Sigurisht mbeten dilemma t\u00eb forta, por e sigurt \u00ebsht\u00eb vendosm\u00ebria e Trump p\u00ebr ta gjunj\u00ebzuar ekonomikisht makinerin\u00eb e luft\u00ebs s\u00eb Rusis\u00eb \u2013 Putiniste.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu \u201c<em>zgjidhje t\u00eb forta ka<\/em>\u201d edhe p\u00ebr ndalimin e p\u00ebrshall\u00ebzimit t\u00eb konfliktit n\u00eb lindjen e mesme, p\u00ebrballjen e Izraelit me Shtetet dhe Organizatat Terroriste (Hamasin, Hezbullah)\u00a0nd\u00ebrsa sa p\u00ebr paqen n\u00eb Ballkan, do t\u00eb \u201c<em>imponohet<\/em>\u201d nga zbatimi i marr\u00ebveshjes s\u00eb n\u00ebn\u00ebshkruar n\u00eb dhom\u00ebn ovale, midis Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs n\u00eb koh\u00ebn e administrat\u00ebs Trump-1 (shtator 2020).<\/p>\n<p>Kiron Skinner, e cila ka shkrua kapitullin e Departamentit t\u00eb Shtetit e konsideron Kin\u00ebn nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim serioz per USA dhe \u00ebsht\u00eb kritik ndaj \u00e7do marr\u00ebveshje pajtuese me t\u00eb. Projekti shpreh gjithashtu shqet\u00ebsim p\u00ebr vjedhjen kineze t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb intelektuale dhe akuzon \u201c<em>Big-Tech<\/em>\u201d se veprojn\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb PKK p\u00ebr t\u00eb minuar SHBA-n\u00eb. Prandaj projeki 2025 inkurajon evidentimin e \u201c<em>rrept<\/em>\u201d te kompanive t\u00eb SHBA q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb Kin\u00eb, t\u00eb cilat do t\u00eb p\u00ebrballen me kufizime deri te revokimi lejes.<\/p>\n<p><em><u>N\u00eb p\u00ebrmbledhje<\/u><\/em>, p\u00ebrtej zhurm\u00ebs elektorale rreth Progranit-2025<em>:\u201cnese ka apo s\u2019ka lidhje me Trump me k\u00ebt\u00eb fondacion (Heritage Foundation)\u201d<\/em>, nj\u00eb gj\u00eb mund t\u00eb themi me siguri: \u201c<strong><em>ky projekt si dhe kjo analiz\u00eb jan\u00eb bazuar n\u00eb supozimin q\u00eb Trump fiton zgjedhjet e 5 N\u00ebndorit 2024<\/em><\/strong>\u201d !<\/p>\n<p><strong><em><u>N\u00eb shtes\u00eb,<\/u><\/em><\/strong> p\u00ebr t\u00eb mbetur i ndersh\u00ebm me lexuesin dhe mij\u00ebra ndjek\u00ebsit (<em>p\u00ebrfshi respektin ndaj kritik\u00ebve),<\/em> mund t\u00eb konfirmoj se edhe si autori k\u00ebsaj analize, megjith\u00eb p\u00ebrpjekjen e sforcuar p\u00ebr ta par\u00eb si i paanshem k\u00ebt\u00eb Platform\u00eb (<em>Trump-2<\/em>) (<em>kujtoj\u00a0se kam patur privilegjin t\u00eb jem pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb ceremonin\u00eb e presidentit Trump-1, Janar 2017<\/em>), nuk mund t\u00eb mohoj konsiderat\u00ebn e lart\u00eb p\u00ebr qasjen e fort\u00eb konservatore, kurajon shtetare, vendosm\u00ebrin\u00eb shembullore t\u00eb Presidentit Trump-1 si dhe shpres\u00ebn se Trump-2 do t\u2019ja dal\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr USA, n\u00eb p\u00ebrballjen me shtetin e kapur nga establishmenti i n\u00ebn\u00ebdhesh\u00ebm (pa-votuar), interestat e philanthopist\u00ebve, korrupsioni, demokracia burokratike, etj.<\/p>\n<p>Prandaj p\u00ebrtej analiz\u00ebs n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, po paraqes edhe \u201c<strong><em>tre mesazhe strategjike\u201d<\/em><\/strong> q\u00eb mund t\u00eb nxjerrim nga Projekti- 2025 ose Trump\/2, n\u00eb raport me Rajonin, Kosov\u00ebn, interesat komb\u00ebtare si dhe ardhm\u00ebrin\u00eb Euroatlantike t\u00eb RSh:<\/p>\n<p><strong><em><u>S\u00eb pari<\/u>,<\/em> <\/strong>\u00a0duke p\u00ebrs\u00ebritur mir\u00ebnjohjen p\u00ebr mb\u00ebshtetjen vendimtare q\u00eb ShBA i ka dh\u00ebn\u00eb kombit p\u00ebr: <em>\u201cnjohjen e pavar\u00ebsis\u00eb 112 vjet m\u00eb par\u00eb<strong>;<\/strong> \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs para 25 vitesh<strong>;<\/strong> an\u00ebtar<\/em>\u00eb<em>simin e RSh n<\/em>\u00eb<em> NATO n\u00eb 2009<strong>,<\/strong> etj<\/em>\u201d, po ashtu do t\u00eb mbetet e skalitura n\u00eb memorjen e historis son\u00eb komb\u00ebtare edhe \u201cMarrev\u00ebshja<em> Trump &#8211; 2020<\/em>\u201d n\u00ebnshkruar nga dy vendet sovrane (<em>Kosov\u00eb-Serbi<\/em>) n\u00eb dhom\u00ebn ovale, pra n\u00ebn p\u00ebrkujdesjen personale t\u00eb Presidentit Trump-1: \u201c<em>pakete me investime strategjike, autostrada e paqes Beograd-Prishtin\u00eb<strong>;<\/strong> Port rajonal n\u00eb uj\u00ebrat e thella t\u00eb adriatikut si dhe \u201cqershia mbi torte\u201d, njohja nga Izraeli e Kosov\u00ebs, etj<\/em>\u201d. Th\u00ebn\u00eb k\u00ebto, mbetem besimplot\u00eb q\u00eb kjo marr\u00ebveshje deri te njohja e Kosov\u00ebs edhe nga Serbia, do t\u00eb \u201c<em>imponohet edhe nga Trump-2<\/em>\u201d, p\u00ebrkund\u00ebr riciklimit t\u00eb oshilacioneve t\u00eb Milloshevi\u00e7it dhe t\u00eb tjer\u00eb m\u00ebndjendryshkur jo vet\u00ebm n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p><strong><em><u>S\u00eb dyti<\/u><\/em>,<\/strong> p\u00ebrve\u00e7 regjimit t\u00eb E.Hoxhes, q\u00eb p\u00ebr 45 vjet paturp\u00ebsisht e trajtonte USA si: \u201c<em>xhelat bot\u00ebror dhe armikun e Shqiptar\u00ebve<\/em>\u201d, shpresoj se si n\u00eb 33 vitet q\u00eb lam\u00eb, edhe gjat\u00eb Trump-2 ose znj.Harris\u00a0 do t\u00eb fitoje, do t\u00eb d\u00ebshtojn\u00eb me turp bollshevik\u00ebt e moderuar n\u00eb Tiran\u00eb apo Prishtin\u00eb, q\u00eb nga fuqia e mbipushtetit, fotot me President\u00ebt<strong>,<\/strong> vizitat e personaliteteve<strong>, <\/strong>st\u00ebrvitjet e USA\/NATO-s<strong>,<\/strong> mb\u00ebshtetjen\/projektet ekonomike, luft\u00ebn p\u00ebr vul\u00ebn e opozit\u00ebs zyrtare, etj; \u201c<em>t\u2019jua shesin shqiptar\u00ebve si mb\u00ebshtetje partiake apo personale nga ShBA<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>E kund\u00ebrta \u00ebsht\u00eb e vertet\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb presid\u00ebntet e USA (p\u00ebrfshi Trump) n\u00eb 112 vjet qe po l\u00ebm\u00eb pas dhe keshtu do mbetet edhe per shekujt vitet qe vijn\u00eb: \u201c<em>kan\u00eb qen\u00eb dhe mbeten vet\u00ebm me Shqiptar\u00ebt si dhe vet\u00ebm me interesat gjeopolitike t\u00eb USA n\u00eb rajon dhe mesdhe<\/em>\u201d!<\/p>\n<p><strong><em><u>S\u00eb treti<\/u><\/em><\/strong>, konsideruar kontekstin e projektit 2025, ose Trump-2, besoj edhe m\u00eb fort se edhe Shqip\u00ebria ka domosdosm\u00ebri jetike q\u00eb pas 80 vjetesh, ti ri-kthehet modelit t\u00eb djatht\u00ebs konservatore s\u00eb Mit\u2019hat Bej Frash\u00ebrit, ku:<em> \u201cFamilja, Atdheu, Zoti, Liria, Vota, Prona, Tregu, dinjiteti, Interesat Komb\u00ebtare, balancat demokratike t\u00eb pushteteve si dhe orientimi n\u00eb vlerat Euroatlantike\u201d<strong>.\u00a0<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Po ashtu, mbetem shpres\u00ebplot\u00eb se p\u00ebrtej patronazhist\u00ebve t\u00eb pushtetit apo dhe kamikaz\u00ebve p\u00ebr vul\u00ebn\/list\u00ebn e opozit\u00ebs fasad\u00eb, shqiptar\u00ebt do t\u00eb ri-bashkohen rreth misionit\u00a0fisnik t\u00eb 1991: \u201c<em>p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Demokratike si USA dhe gjith\u00eb Europa<\/em>\u201d,\u00a0edhe p\u00ebr inat t\u00eb politikan\u00ebve zullumqar\u00eb, shtetar\u00ebve kusar\u00eb, philanthopist\u00ebt globale dhe sekser\u00ebve t\u00eb gjith\u00ebpusht-eteve\u00a0q\u00eb 33 vitet e fundit kan\u00eb pushtuar t\u00eb djatht\u00ebn dhe sundojn\u00eb me \u201c<em>kollare demokratike<\/em>\u201d\u00a0kombin ton\u00eb t\u00eb bekuar.<\/p>\n<p><strong><em><u>Autori<\/u><\/em><\/strong><em>: Gjeneral \u00ae Piro Ahmetaj<\/em><strong>:<\/strong><\/p>\n<p><em>Ekspert p\u00ebr SK, Rajonin dhe NATO-n<strong>,<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em>Zv\/President i K\u00ebshillit t\u00eb Atlantikut<strong>;<\/strong>\u00a0&amp; <strong><u>ish<\/u>:<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebshilltar p\u00ebr Sigurin\u00eb Komb\u00ebtare n\u00eb PD<strong>,<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebshilltar i Presidentit t\u00eb RSh<strong>; <\/strong>Zv\/ShShPFA<strong>,<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrfaq\u00ebsues Ushtarak n\u00eb SHAPE\/NATO<strong>.\u00a0<\/strong><\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjeneral \u00ae Piro Ahmetaj Kan\u00eb mbetur m\u00eb pak se 75 dit\u00eb, establishmenti politik, mediatik dhe opinioni publik jo vet\u00ebm n\u00eb Sh.BA por edhe n\u00eb kryeqytetet e BE, NATO-s, Kiev, Mosk\u00eb, etj mbeten t\u00eb fokusuara nga zgjedhjet n\u00eb USA. Nga nj\u00ebra an\u00eb, n\u00eb gar\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb rikthyer fuqish\u00ebm bizmesmeni Donald Trump, i cili &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":87368,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-87367","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87367","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87367"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87367\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/87368"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87367"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87367"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87367"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}