{"id":87492,"date":"2024-08-24T18:23:11","date_gmt":"2024-08-24T18:23:11","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=87492"},"modified":"2024-08-24T18:23:11","modified_gmt":"2024-08-24T18:23:11","slug":"qeveria-pranon-skandalin-e-mbetjeve-toksike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/08\/24\/qeveria-pranon-skandalin-e-mbetjeve-toksike\/","title":{"rendered":"Qeveria pranon skandalin e mbetjeve toksike"},"content":{"rendered":"<p>Pasi u faktua se mbetje t\u00eb rrezikshme kan\u00eb dal\u00eb nga Shqip\u00ebria, qeveria ka pranuar skandalin, teksa deklaron se nuk do ta pranoj\u00eb mbrapsh anijen me mbetjen e rrezikshme.<\/p>\n<p>Ishte Ministria Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dol\u00ebn me nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe hodh\u00ebn akuza mbi opozit\u00ebn dhe mediat q\u00eb denoncuan k\u00ebt\u00eb skandal.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00eb, ministrit\u00eb theksojn\u00eb se \u201cn\u00eb t\u00eb dyja rastet e p\u00ebrfolura t\u00eb transportit, nga Elbasani drejt Tajland\u00ebs dhe nga Kosova drejt Kin\u00ebs, mallrat e deklaruara si okside\/hidrokside hekuri apo koncentrat zinku, jan\u00eb transportuar nga Porti i Durr\u00ebsit drejt porteve evropiane p\u00ebrmes linjave kontejnerike nd\u00ebrkomb\u00ebtare me reputacion t\u00eb padyshimt\u00eb dhe nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb objekte kontrollesh n\u00eb vendet e BE-s\u00eb, ku kan\u00eb ndaluar dhe jan\u00eb magazinuar p\u00ebrkoh\u00ebsisht, por jan\u00eb lejuar t\u00eb vijojn\u00eb itinerarin e tyre. Nga verifikimet e t\u00eb dyja proceseve logjistike t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, si dhe t\u00eb ngarkesave t\u00eb ngjashme n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, mallra me klasifikim t\u00eb till\u00eb nuk jan\u00eb konsideruar asnj\u00ebher\u00eb si mbetje t\u00eb rrezikshme nga organet doganore dhe mjedisore\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb pas thuhet se, nuk do t\u00eb pranojn\u00eb kthimin e kontenier\u00ebve me mbetjet toksike, edhe pse ato kan\u00eb dal\u00eb nga porti i Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e plot\u00eb e ministrive<\/strong><\/p>\n<p>Disa fakte t\u00eb thjeshta, p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb qart\u00eb lajme toksike nga rrezikshm\u00ebria e dyshuar e mallrave.<\/p>\n<p>Prej disa dit\u00ebsh, burime t\u00eb caktuara mediatike b\u00ebjn\u00eb aludime p\u00ebr \u201cmallra t\u00eb rrezikshme\u201d q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb nga Shqip\u00ebria, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb deklarata politike akuzohet Qeveria p\u00ebr mosveprim n\u00eb lidhje me raste t\u00eb dyshuara t\u00eb transportit t\u00eb parregullt drejt Tajland\u00ebs dhe Kin\u00ebs t\u00eb nj\u00eb sasie mallrash me p\u00ebrmbajtje mbetjesh t\u00eb dala nga proceset teknologjike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>E r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb ritheksohet se prej momentit t\u00eb par\u00eb t\u00eb sinjalizimit t\u00eb k\u00ebtyre dyshimeve muajin e kaluar, strukturat shtet\u00ebrore nis\u00ebn menj\u00ebher\u00eb nj\u00eb shk\u00ebmbim intensiv informacioni si dhe nj\u00eb hetim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me OLAF (Zyr\u00ebn e Bashkimit Evropian kund\u00ebr Mashtrimit).<\/p>\n<p>Por pavar\u00ebsisht se do ishte e udh\u00ebs t\u00eb prisnim rezultatet e hetimeve, p\u00ebrkundrejt paudh\u00ebsis\u00eb s\u00eb atyre q\u00eb t\u00eb vetmin instrument mbijetese n\u00eb tregun mediatik e politik kan\u00eb denigrimin e agjencive ligjzbatuese na duhet t\u00eb reagojm\u00eb\u00a0 p\u00ebr opinionin publik, p\u00ebr t\u00eb vendosur kufirin mes bot\u00ebs reale dhe asaj t\u00eb fabrikimeve e t\u00eb akuzave t\u00eb pandalura.<\/p>\n<p>Mallrat rifuxhio, qofshin k\u00ebto minerale, metale, skrap apo n\u00ebnproduktet e tyre, sikund\u00ebr dhe zonat e prodhimit apo p\u00ebrpunimit t\u00eb tyre, jan\u00eb shpesh her\u00eb objekt kontrolli t\u00eb posa\u00e7\u00ebm nga entet mjedisore, doganore komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebr efekt t\u00eb mbetjeve q\u00eb lidhen me procesin e p\u00ebrpunimit, dhe vetive ndot\u00ebse q\u00eb k\u00ebto mund t\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb.<\/p>\n<p>Gjith\u00ebsesi, duhet b\u00ebr\u00eb e qart\u00eb se qoft\u00eb Konventa e Bazelit p\u00ebr kontrollin e l\u00ebvizjeve nd\u00ebrkufitare t\u00eb mbetjeve t\u00eb rrezikshme dhe asgj\u00ebsimin e tyre, qoft\u00eb aktet rregullatore evropiane apo komb\u00ebtare p\u00ebr eksportin, tranzitimin dhe klasifikimin e mbetjeve, nuk ndalojn\u00eb kurr\u00ebsesi transportin dhe eksportin e mallrave q\u00eb kategorizohen t\u00eb tilla, por vet\u00ebm rregullojn\u00eb protokollet dhe procedurat e posa\u00e7me t\u00eb autorizimeve dhe t\u00eb kontrollit t\u00eb eksportit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Jan\u00eb pik\u00ebrisht aktet rregullatore mjedisore dhe doganore ato q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb qart\u00eb se cilat jan\u00eb mallrat q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb autorizime t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr t\u2019u eksportuar.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb dyja rastet e p\u00ebrfolura t\u00eb transportit, nga Elbasani drejt Tajland\u00ebs dhe nga Kosova drejt Kin\u00ebs, mallrat e deklaruara si okside\/hidrokside hekuri apo koncentrat zinku, jan\u00eb transportuar nga Porti i Durr\u00ebsit drejt porteve evropiane p\u00ebrmes linjave kontejnerike nd\u00ebrkomb\u00ebtare me reputacion t\u00eb padyshimt\u00eb dhe nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb objekte kontrollesh n\u00eb vendet e BE-s\u00eb, ku kan\u00eb ndaluar dhe jan\u00eb magazinuar p\u00ebrkoh\u00ebsisht, por jan\u00eb lejuar t\u00eb vijojn\u00eb itinerarin e tyre.<\/p>\n<p>Nga verifikimet e t\u00eb dyja proceseve logjistike t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, si dhe t\u00eb ngarkesave t\u00eb ngjashme n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, mallra me klasifikim t\u00eb till\u00eb nuk jan\u00eb konsideruar asnj\u00ebher\u00eb si mbetje t\u00eb rrezikshme nga organet doganore dhe mjedisore.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb vlen dhe nga pik\u00ebpamja e legjislacionit portual dhe t\u00eb transportit detar: K\u00ebto mallra nuk b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb kategorizimet e parashikuara n\u00eb Kodin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar Detar p\u00ebr Mallrat e Rrezikshme (IMDG Code) dhe p\u00ebr pasoj\u00eb nuk mund t\u00eb aludohet p\u00ebr mosveprim t\u00eb administrat\u00ebs portuale apo asaj detare.<\/p>\n<p>Faktet tregojn\u00eb se ngarkesa t\u00eb tilla jan\u00eb pranuar rregullisht nga vendet tranzit dhe nga vendet e destinacionit fundor. M\u00eb konkretisht rezulton se s\u00eb fundmi 360 nj\u00ebsi kontejnerike t\u00eb tilla jan\u00eb pranuar nga autoritetet doganore kineze vet\u00ebm n\u00eb 10 muajt e fundit.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do rast, konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, parashikojn\u00eb se deklarimi i ngarkes\u00ebs si mall i rreziksh\u00ebm apo mbetje e rrezikshme \u00ebsht\u00eb detyrim i eksportuesit apo importuesit, \u00e7ka duhet t\u00eb evidentohet p\u00ebrmes dokumentacionit shoq\u00ebrues t\u00eb mallit nga prodhuesi, analizat dhe autorizimet p\u00ebrkat\u00ebse. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, jan\u00eb hetimet e organeve ligjzbatuese, t\u00eb cilat i mb\u00ebshtesim dhe inkurajojm\u00eb plot\u00ebsisht, ato q\u00eb do t\u00eb sqarojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Autoritetet mjedisore, portuale dhe doganore shqiptare operojn\u00eb prej vitesh me protokolle t\u00eb rrepta p\u00ebr sa i p\u00ebrket autorizimeve t\u00eb p\u00ebrpunimit dhe transportit t\u00eb mallrave t\u00eb rrezikshme, n\u00eb p\u00ebrputhje me konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebrkat\u00ebse. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr kjo gatishm\u00ebri e infrastrukturave tona kritike \u00ebsht\u00eb verifikuar dhe \u00e7ertifikuar n\u00eb disa inspektime nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebrgjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, duke e klasifikuar Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb vend t\u00eb sigurt.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto rrethana, nuk mundet\u00a0 q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb pranoj\u00eb a priori rikthimin e ngarkesave t\u00eb tilla, aq m\u00eb tep\u00ebr vet\u00ebm mbi baz\u00ebn e dyshimeve e t\u00eb spekullimeve, pa realizimin e analizave shteruese dhe provave ligjore t\u00eb besueshme dhe t\u00eb verifikueshme.<\/p>\n<p>Ndaj, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse agjencit\u00eb ligjzbatuese p\u00ebr p\u00ebrpjekjet evidente t\u00eb dy operator\u00ebve ekonomik\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht nj\u00ebrit n\u00eb Shqip\u00ebri e tjetrit n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr t\u2019iu shmangur p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb tyre, do t\u00eb ishte e udh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb t\u00eb prisnim rezultatet e hetimeve dhe analizave p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, sigurojm\u00eb opinionin publik se sa m\u00eb lart \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta e bazuar mbi ligje komb\u00ebtare e nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe fakte reale, nd\u00ebrsa t\u00eb tjerat jan\u00eb konsum toksik i tregut politik e mediatik.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pasi u faktua se mbetje t\u00eb rrezikshme kan\u00eb dal\u00eb nga Shqip\u00ebria, qeveria ka pranuar skandalin, teksa deklaron se nuk do ta pranoj\u00eb mbrapsh anijen me mbetjen e rrezikshme. Ishte Ministria Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dol\u00ebn me nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe hodh\u00ebn akuza mbi opozit\u00ebn dhe mediat q\u00eb denoncuan k\u00ebt\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":87493,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-87492","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87492","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87492"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87492\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/87493"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87492"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87492"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87492"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}