{"id":87605,"date":"2024-08-26T18:18:21","date_gmt":"2024-08-26T18:18:21","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=87605"},"modified":"2024-08-26T18:35:10","modified_gmt":"2024-08-26T18:35:10","slug":"eurooa-ne-kohen-e-tanjave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/08\/26\/eurooa-ne-kohen-e-tanjave\/","title":{"rendered":"Europa n\u00eb koh\u00ebn e Tanjave!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ben BLUSHI<\/strong><\/p>\n<p>Kur d\u00ebgjoj politikanen sllovene Tanja Fajon q\u00eb vjen n\u00eb Tiran\u00eb dhe thot\u00eb se Shqip\u00ebria mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb BE aty nga viti 2030, mendoj se edhe kjo dat\u00eb \u00ebsht\u00eb e pamundur pik\u00ebrisht sepse Evropa \u00ebsht\u00eb e mbushur me politikane pa asnj\u00eb pesh\u00eb si Tanja Fajon, q\u00eb flasin pa e ditur c\u2019thon\u00eb.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-347419\" src=\"https:\/\/publik.al\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/IMG_3125.jpeg.webp\" sizes=\"auto, (max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" srcset=\"https:\/\/publik.al\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/IMG_3125.jpeg.webp 1280w, https:\/\/publik.al\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/IMG_3125-768x432.jpeg.webp 768w\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"720\" \/><\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm p\u00ebr ta kapur gafil, se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb e leht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, n\u00ebse do kisha mund\u00ebsi do ta pyesja pse mendon se Shqip\u00ebria mund t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e BE n\u00eb vitin 2030 dhe jo n\u00eb vitin 2028? Apo pse jo n\u00eb vitin 2035?<\/p>\n<div id=\"publi-852946646\" class=\"publi-content\">\u00c7far\u00eb pret Tanja Fajon t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne, deri n\u00eb vitin 2030 q\u00eb nuk e b\u00ebjm\u00eb dot n\u00eb vitin 2028 apo n\u00eb 2027?<\/div>\n<p>Tanja Fajon natyrisht nuk ka asnj\u00eb p\u00ebrgjigje dhe nuk ka si t\u00eb ket\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eblloj si ajo, n\u00eb BE ka sot ka me qindra politikan\u00eb pa pesh\u00eb t\u00eb cil\u00ebt b\u00ebjn\u00eb karrier\u00eb duke marr\u00eb pjes\u00eb n\u00ebp\u00ebr seminare ku nuk merret asnj\u00eb vendim dhe ku askush nuk mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr ato q\u00eb thot\u00eb.<\/p>\n<p>Dikush q\u00eb i njeh mir\u00eb k\u00ebta lloj politikan\u00ebsh m\u00eb thoshte nj\u00eb dit\u00eb se p\u00ebr ta, no action is action. Tanja Fajon \u00ebsht\u00eb tipike e nj\u00eb brezi politIkan\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt mungesa e veprimit \u00ebsht\u00eb veprim.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ajo problemi dhe nuk dua t\u00eb merrem me t\u00eb. Askush nuk e zgjedh dot koh\u00ebn kur jeton.<\/p>\n<p>Problemi pra nuk \u00ebsht\u00eb Tanja, por Evropa q\u00eb ka mbetur n\u00eb dor\u00ebn e Tanjave.<\/p>\n<p>Evropa q\u00eb njohim pas viteve 1990 \u00ebsht\u00eb e ndar\u00eb n\u00eb tre koh\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn e par\u00eb, pas r\u00ebnies s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit, Evropa merrte vendime t\u00eb drejta, madje shum\u00eb t\u00eb drejta, nj\u00ebri prej t\u00eb cil\u00ebve ishte antar\u00ebsimi i Sllovenis\u00eb, vendit t\u00eb Tanja Fajon, n\u00eb Bashkimin Evripian n\u00eb 1 maj 2004. 20 vjet m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn e dyt\u00eb, q\u00eb ishte e dominuar nga Angela Merkel, Evropa merrte vendime, pavar\u00ebsisht se shum\u00eb prej tyre ishin t\u00eb gabuara si\u00e7 ishte fryrja e kriz\u00ebs greke, p\u00ebr t\u00eb forcuar Gjermanin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb dob\u00ebsuar gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, \u00e7ka e nxori jasht\u00eb Britanin\u00eb e Madhe, e cila me t\u00eb drejt\u00eb nuk e duroi dot dominimin gjerman t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Kurse n\u00eb koh\u00ebn e tret\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb jetojm\u00eb, problemi \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i madh. Evropa nuk merr m\u00eb asnj\u00eb vendim. N\u00ebse politikan\u00ebt q\u00eb drejtojn\u00eb sot do ishin n\u00eb fuqi n\u00eb vitin 2004, me siguri edhe vet\u00eb Tanja Fajon nuk do kishte votuar q\u00eb Sllovenia, vendi i saj t\u00eb b\u00ebhej antare e Bashkimit Evropan.<\/p>\n<p>Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se tanja dhe tanjat nuk e duan Sllovenin\u00eb apo Shqip\u00ebrin\u00eb. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se shtyrja, pra mosmarrja e asnj\u00eb vendimi \u00ebsht\u00eb tipari m\u00eb i spikatur i evropian\u00ebve sot.<\/p>\n<p>Evropian\u00ebt nuk marrin sot asnj\u00eb vendim, as p\u00ebr Ukrain\u00ebn, as p\u00ebr emigracionin, as p\u00ebr Izraelin, as p\u00ebr Hamasin, as p\u00ebr zgjerimin, e si mund t\u2019i k\u00ebrkojm\u00eb ne t\u00eb marrin nj\u00eb vendim p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Sapo mbaron nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje hapet nj\u00eb tjet\u00ebr dhe kur \u00e7\u00ebshtja e dyt\u00eb fillon t\u00eb zgjidhet, vijn\u00eb zgjedhjet dhe n\u00ebse nuk ke zgjidhur si\u00e7 duhet \u00e7\u00ebshtjen e par\u00eb, at\u00ebher\u00eb e dyta ti humb zgjedhjet, k\u00ebshtuq\u00eb tipari m\u00eb i madh i mbijetes\u00ebs politike ne Evrop\u00eb, \u00ebsht\u00eb hapja e t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjeve dhe mosmbyllja e asnj\u00ebr\u00ebs.<\/p>\n<p>Prandaj emigrant\u00ebt dynden por nuk integrohen n\u00eb Evrop\u00eb, prandaj nuk ka fund lufta n\u00eb Ukrain\u00eb, prandaj ekonomia \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb n\u00eb r\u00ebnie, prandaj Kosova dhe Serbia nuk gjejn\u00eb dot paqe, prandaj nuk ka zgjerim dhe ndoshta nuk do ket\u00eb p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse dikur Evropa kishte strategji, disa nga t\u00eb cilat d\u00ebshtuan dhe prandaj u kthyen n\u00eb taktika, tani nuk ka asnj\u00ebr\u00ebn por ka vet\u00ebm teknika.<\/p>\n<p>K\u00ebto mund t\u00eb quhen teknika elektorale q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se duke mos b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb fiton m\u00eb kollaj.<\/p>\n<p>M\u00eb sakt\u00eb, aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb sajuar kriza, votohet m\u00eb shum\u00eb se aft\u00ebsia p\u00ebr t\u2019i zgjidhur ato. K\u00ebshtuq\u00eb \u00e7do kriz\u00eb ndiqet nga nj\u00eb tjet\u00ebr pastaj dhe nga nj\u00eb tjet\u00ebr dhe t\u00eb jetosh n\u00eb kriz\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb normalitet.<\/p>\n<p>Sepse jetoi n\u00eb koh\u00ebn kur strategjit\u00eb e m\u00ebdha u harruan dhe fuqin\u00eb e mor\u00ebn taktikat e vogla, Angela Merkel humbi trash\u00ebgimin\u00eb e saj politike, Boris Johnson humbi partin\u00eb, kurse Macron po i mbyll t\u00eb dyja mandatet pa \u00e7uar asnj\u00eb pun\u00eb deri n\u00eb fund.<\/p>\n<p>Emanuel Macron \u00ebsht\u00eb mbreti i k\u00ebsaj teknike pa thelb q\u00eb ndryshe kuptohet si : b\u00ebj sikur b\u00ebn shum\u00eb dhe mos b\u00ebj asgj\u00eb. Pirueta e vazhdueshme e Macronit mes t\u00eb majt\u00ebs dhe t\u00eb djatht\u00ebs n\u00eb Evrop\u00eb tani quhet liberaliz\u00ebm konstruktiv.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb moda e fundit n\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb i ngjan nj\u00eb ecje mbi taka, p\u00ebrpara rr\u00ebzimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq ne jetojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb dhe prandaj Tanja Fajon ik\u00ebn krenare nga Tirana duke besuar se jo vet\u00ebm ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb, por edhe sepse beson se ne e besojm\u00eb se na ka dh\u00ebn\u00eb pak besim.<\/p>\n<p>Tani q\u00eb kujtoj se Sllovenia u b\u00eb antare e BE, 20 vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2004, besoj se vlejn\u00eb disa krahasime.<\/p>\n<p>Kushdo q\u00eb e njeh sadopak k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb mrekulluesh\u00ebm malor nga i cili dalin her\u00eb pas here bastkebollist\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb NBA, zonja t\u00eb para amerikane apo filozof\u00eb marksist\u00eb si Sllavoj Zizek nuk m\u00eb bind dot se diferenca e Sllovenis\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb gati 30 vjecare.<\/p>\n<p>Sllovenia pa dyshim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i qeverisur m\u00eb mir\u00eb se Shqip\u00ebria n\u00eb 100 vitet e fundit dhe pa dyshim edhe n\u00eb 30 vitet e fundit, por fati i saj i madh ishte q\u00eb nuk u p\u00ebrfshi n\u00eb konfliktet e brendshme t\u00eb Jugosllavis\u00eb. Ndryshe nga \u00e7\u2019ndodhi n\u00eb Kroaci, lufta mes Serbis\u00eb dhe Sllovenis\u00eb zgjati vet\u00ebm 10 dit\u00eb n\u00eb vitin 1991 dhe pothuajse nuk mund t\u00eb quhet nj\u00eb luft\u00eb, sepse nuk u vran\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 20 ushtar\u00eb.<\/p>\n<p>Pra n\u00ebse kthehemi n\u00eb vitin 2004, vendimi shum\u00eb i drejt\u00eb i BE p\u00ebr antar\u00ebsimin e Sllovenis\u00eb nuk ishte i shtyr\u00eb vet\u00ebm nga cil\u00ebsia e ekonomis\u00eb dhe demokracis\u00eb, e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, por nga dalja n\u00eb paqe nga ferri i Jugosllavis\u00eb.Kroacia, vendi binjak me Sllovenin\u00eb, u dogj n\u00eb k\u00ebt\u00eb ferr dhe mezi doli q\u00eb andej, p\u00ebr t\u2019u antar\u00ebsuar n\u00eb BE gati dhjet\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb n\u00eb 2013.<\/p>\n<p>Ne Evrop\u00eb ndoshta nuk ka asnj\u00eb vend q\u00eb i ngjan Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb shum\u00eb se Sllovenia.<\/p>\n<p>Ata kan\u00eb 2.1 milion banor\u00eb ne kemi 2.4 milion. Ata jan\u00eb nj\u00eb vend me dalje t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb Adriaktik ne kemi daljen m\u00eb t\u00eb madhe pas Italis\u00eb. Ata kan\u00eb shum\u00eb pyje dhe male si\u00e7 kemi dhe ne. Ata kan\u00eb poaq bor\u00eb sa ne, por ne kemi shum\u00eb m\u00eb pak skiator\u00eb. Ata nuk kan\u00eb kufi me Serbin\u00eb, as ne nuk kemi. Ata jan\u00eb n\u00eb NATO edhe ne jemi. Ata kishin vjet 6 milion turist\u00eb ne besojm\u00eb se kishim 7 milion. Sigurisht ata kan\u00eb nj\u00eb prodhim t\u00eb brendsh\u00ebm bruto gati 4 her\u00eb m\u00eb t\u00eb madh se ne por duke patur parasysh se jan\u00eb antar\u00eb t\u00eb BE prej 20 vitesh, kjo diferenc\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb aq e madhe sa duket.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb jemi pjes\u00eb e BE si Sllovenia? \u00c7far\u00eb nuk kemi b\u00ebr\u00eb q\u00eb nga viti 2004 kur Sllovenia u b\u00eb antare e BE dhe prandaj Tanja Fajon mendon se ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb caktoj\u00eb dit\u00ebn kur do hyjm\u00eb dhe ne?<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj se nuk ka nj\u00eb vend q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb 30 vjet se \u00e7\u2019i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar nga Evropa. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi m\u00eb i bindur n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontinent e ndoshta edhe n\u00eb planet. Shqip\u00ebria p\u00ebr fat t\u00eb keq ka nj\u00eb n\u00ebnshtrim kolonial q\u00eb nganj\u00ebher\u00eb shkon deri n\u00eb posht\u00ebrim.<\/p>\n<p>Na kan\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb mos pretendojm\u00eb asnj\u00eb met\u00ebr katror t\u00eb humbur n\u00eb Ballkan, e kemi b\u00ebr\u00eb. Na kan\u00eb k\u00ebrkuar ta dekurajojm\u00eb bashkimin e Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb e b\u00ebjm\u00eb \u00e7do dit\u00eb pa vet\u00ebp\u00ebrmbajtje. Na kan\u00eb pushtuar pa na kthyer asnj\u00eb reparacion e kemi pranuar. Na kan\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb armiq\u00ebsohemi me Rusin\u00eb e kemi b\u00ebr\u00eb. Na kan\u00eb k\u00ebrkuar t\u2019i refuzojm\u00eb investimet kineze e kemi b\u00ebr\u00eb me kok\u00ebfortsi, megjith\u00ebse ata vet\u00eb nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe skan\u00eb pse e b\u00ebjn\u00eb. Na kan\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb \u00e7ojm\u00eb ushtar\u00eb n\u00eb Afganistan, aty ku ne nuk kemi asnj\u00eb arsye t\u00eb jemi, e kemi b\u00ebr\u00eb. Na kan\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb mbyllim tregun p\u00ebr lindjen e kemi b\u00ebr\u00eb. Na kan\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb ulim \u00e7mimet e produkteve tona bujq\u00ebsore e kemi b\u00ebr\u00eb. Na i kan\u00eb marr\u00eb shumic\u00ebn e burimeve natyrore ose na i kan\u00eb shkat\u00ebrruar, duke i nxjerr\u00eb jasht\u00eb funksioni, e kemi pranuar. Na kan\u00eb kufizuar kuotat e peshkimit n\u00eb Adriatik e kemi pranuar. Na kan\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb speciale t\u00eb cil\u00ebn e drejtojn\u00eb ata vet\u00eb, e kemi b\u00ebr\u00eb. Na kan\u00eb k\u00ebrkuar t\u2019i em\u00ebrojn\u00eb ata gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt e kemi pranuar. Na i monitorojn\u00eb zgjedhjet dhe na thon\u00eb se si duhet t\u2019i b\u00ebjm\u00eb e kemi pranuar. Na kan\u00eb k\u00ebrkuar fuqi puntore ua japim cdo dit\u00eb. Na kan\u00eb k\u00ebrkuar minator\u00eb, bujq, infermiere, kamarier\u00eb, student\u00eb q\u00eb paguajn\u00eb sa fr\u00ebngu pul\u00ebn shkollat e tyre t\u00eb dob\u00ebta e kemi b\u00ebr\u00eb dhe e b\u00ebjm\u00eb. Na kan\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb ndryshojm\u00eb ligjet dhe t\u00eb mos miratojm\u00eb ligje q\u00eb mund t\u00eb favorizojn\u00eb tregun ton\u00eb e kemi b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb akoma q\u00eb t\u00eb na trajtojn\u00eb si slloven\u00ebt?<\/p>\n<p>Pse edhe kur jemi kaq t\u00eb bindur prap\u00eb na k\u00ebrkohet t\u00eb jemi edhe m\u00eb t\u00eb bindur? \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb akoma t\u00eb na trajtojn\u00eb si sllovem\u00ebt si bullgar\u00ebt dhe si rumun\u00ebt?<\/p>\n<p>Nuk e di. Por \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb se as vet\u00eb Tanja nuk e di.<\/p>\n<p>Tani ajo ka ikur dhe un\u00eb nuk mund ta pyes dhe n\u00eb fakt as dua ta pyes sepse mendjeleht\u00ebtsia e saj m\u00eb fyen dhe m\u00eb detyron t\u00eb shkruaj gj\u00ebra q\u00eb 30 vjet m\u00eb par\u00eb as i mendoja.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ben BLUSHI Kur d\u00ebgjoj politikanen sllovene Tanja Fajon q\u00eb vjen n\u00eb Tiran\u00eb dhe thot\u00eb se Shqip\u00ebria mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb BE aty nga viti 2030, mendoj se edhe kjo dat\u00eb \u00ebsht\u00eb e pamundur pik\u00ebrisht sepse Evropa \u00ebsht\u00eb e mbushur me politikane pa asnj\u00eb pesh\u00eb si Tanja Fajon, q\u00eb flasin pa e ditur c\u2019thon\u00eb. Jo vet\u00ebm &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":87606,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-87605","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87605","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87605"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87605\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/87606"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87605"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87605"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87605"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}