{"id":87932,"date":"2024-08-31T16:44:24","date_gmt":"2024-08-31T16:44:24","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=87932"},"modified":"2024-08-31T16:44:24","modified_gmt":"2024-08-31T16:44:24","slug":"partia-demokratike-te-shpalose-plotesisht-alternativen-e-saj-qeverisese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/08\/31\/partia-demokratike-te-shpalose-plotesisht-alternativen-e-saj-qeverisese\/","title":{"rendered":"Partia Demokratike t\u00eb shpalos\u00eb plot\u00ebsisht alternativ\u00ebn e saj qeveris\u00ebse!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Bujar LESKAJ<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebta 12 vjet keqqeverisje, Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb zbrazur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb spontane, \u00e7mimet e mallrave ushqimor\u00eb dhe kosto e jet\u00ebs nuk u rrit\u00ebn vetiu, t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb nuk kan\u00eb marr\u00eb arratin\u00eb nga vendi i tyre, pse i kishin t\u00eb gjitha dhe donin aventur\u00ebn.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto kan\u00eb ardhur, ngaqe vendi qeveriset n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme nga sekti Rama, i cili ka vrar\u00eb shpres\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb shtetit ligjor, vullnetin e sip\u00ebrmarrjes s\u00eb lir\u00eb dhe, mbi t\u00eb gjitha, besimin tek shqiptar\u00ebt se Shqip\u00ebria mund t\u00eb b\u00ebhet.<\/p>\n<p>E ka realizuar k\u00ebt\u00eb, p\u00ebrmes nj\u00eb qeverisjeje t\u00eb zhytur n\u00eb afera korruptive, te cilat tashme nuk mbulohen dot me dhe jan\u00eb n\u00eb syt\u00eb e qytetar\u00ebve, partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Skandali m\u00eb i fundit \u00ebsht\u00eb kontrabanda me mbetjet e rrezikshme nga Porti i Durr\u00ebsit, e sponsorizuar nga vet\u00eb kjo qeveri dhe q\u00eb mbrohet nga eksponent\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb me argumenta qesharake.<\/p>\n<p>Denoncimet e Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr korrupsionin galopant te sektit Rama kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shumta dhe t\u00eb detajuara n\u00eb k\u00ebta 11 vjet. Dhe shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb kemi vepruar k\u00ebshtu.<\/p>\n<p>Denoncimet ndaj keqqeverisje totale jan\u00eb t\u00eb domosdoshme dhe ato nuk duhet t\u00eb shterojn\u00eb. Por indinjata dhe revolta nuk mjaftojn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>I. Qytetar\u00ebt duan alternativ\u00ebn dhe k\u00ebrkojn\u00eb ekipin e besimit<\/strong><\/p>\n<p>Pesha e r\u00ebndes\u00ebs e veprimtaris\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Demokratike duhet t\u00eb shkoj\u00eb drejt shpalosjes s\u00eb alternativ\u00ebs p\u00ebr qeverisjen nes\u00ebr, dhe jo vet\u00ebm denoncime p\u00ebr korrupsionin e qeverisjes s\u00eb sotme.<br \/>\nDeri tani, shumica d\u00ebrrmuese e mesazheve t\u00eb opozit\u00ebs kryesore t\u00eb vendit tek qytetar\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebr t\u00eb denoncuar dhe shum\u00eb pak p\u00ebr alternativ\u00ebn q\u00eb ne japim. N\u00ebse e shprehim k\u00ebt\u00eb raport me gjuh\u00ebn e shifrave, kan\u00eb qen\u00eb 90 p\u00ebrqind denoncime dhe 10 p\u00ebrqind alternativ\u00eb e re qeverisjeje.<\/p>\n<p>Ka ardhur m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb koha q\u00eb ky raport t\u00eb ndryshoj\u00eb dhe t\u00eb jet\u00eb 60 p\u00ebrqind ide dhe masa programore p\u00ebr qeverisje dhe 40 p\u00ebrqind denoncime. Edhe pse si denoncimet, ashtu dhe alternativa e re jan\u00eb si en\u00eb komunikuese me njera-tjetr\u00ebn, ky raport duhet t\u00eb anoj\u00eb fuqish\u00ebm p\u00ebr nga risit\u00eb dhe dobit\u00eb themelore t\u00eb qeverisjes s\u00eb Partis\u00eb Demokratike nes\u00ebr. Ne nuk mund dhe nuk duhet ta kufizojm\u00eb veten n\u00eb nj\u00eb portal denoncimesh, por duhet t\u00eb marrim t\u00eb plot\u00eb rolin e nj\u00eb partie alternativash.<br \/>\nShqiptar\u00ebt presin zgjidhje dhe meritojn\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. K\u00ebt\u00eb alternativ\u00eb duhet ta kemi t\u00eb plot\u00eb tani! Ne duhet t\u00eb punojm\u00eb tani m\u00eb qytetar\u00ebt, sidomos me t\u00eb paangazhuarit dhe t\u00eb pavendosurit p\u00ebr vot\u00ebn. Programi alternativ i Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr qeverisjen pas pranver\u00ebs s\u00eb vitit 2025 duhet t\u00eb jet\u00eb flakadani q\u00eb do t\u00eb ndez\u00eb tek ata shpres\u00ebn p\u00ebr ndryshim.<\/p>\n<p>N\u00eb nivel t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme, ne duhet t\u00eb bazohemi tek Formula Rugoviane e miq\u00ebsis\u00eb permanente me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe pun\u00ebs pa rreshtur p\u00ebr antar\u00ebsimin n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>P\u00ebr alternativ\u00ebn qeverisese t\u00eb Partise Demokratike ia vlen t\u00eb flitet plotesisht dhe intensivisht sot e deri n\u00eb muajin e fushat\u00ebs zgjedhore n\u00eb pranver\u00eb 2025. Programi nuk mund t\u00eb mbahet n\u00eb sirtar dhe t\u00eb dal\u00eb dy apo nj\u00eb muaj p\u00ebrpara zgjedhjeve, me shqet\u00ebsimin se mos na kopjon idet\u00eb kund\u00ebrshtari politik,apo se kemi koh\u00eb p\u00ebr shpalosje.<\/p>\n<p>Ne, si opozit\u00eb kryesore e vendit, na del detyr\u00eb emergjente sot ta japim p\u00ebr qytetarin me detaje Programin e Partis\u00eb Demokratike. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, 60 p\u00ebrqind e komunikimit ton\u00eb tek qytetar\u00ebt duhet ta p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb idet\u00eb, masat dhe zgjidhjet nga programi yn\u00eb p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb pushtet n\u00eb vitin 2025 dhe n\u00eb 40 p\u00ebrqind t\u00eb komunikimit, ne mund \/ duhet t\u00eb vazhdojm\u00eb me denoncimet.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht tani q\u00eb po hyjm\u00eb n\u00eb jav\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shtatorit, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb departamentet t\u00eb p\u00ebrcjellin draftin e tyre n\u00eb Kryesin\u00eb e Partis\u00eb Demokratike dhe n\u00eb Grupin Parlamentar. Pasi t\u00eb marrin v\u00ebrejtjet dhe sygjerimet nga k\u00ebto dy struktura themelore t\u00eb partis\u00eb, programi duhet t\u00eb p\u00ebrcillet n\u00eb fund t\u00eb shtatorit p\u00ebr diskutim t\u00eb zgjeruar n\u00eb K\u00ebshillin Komb\u00ebtar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Disa prej ideve dhe masave kryesore t\u00eb Programit tashm\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike nga lideri i opozit\u00ebs Prof. Dr. Sali Berisha, t\u00eb tilla si miratimi i Minimumit Jetik Zyrtar, dyfishimi i pagave dhe pensioneve, reforma territoriale, taksa e shesht\u00eb, etj. Por kjo nuk mjafton.<\/p>\n<p>Diskutimet e deputet\u00ebve n\u00eb Kuvend duhet t\u00eb ken\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi, mes t\u00eb tjerash, shpalosjen e pjes\u00ebve t\u00eb programit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr qeverisjen e nes\u00ebrme. E nes\u00ebrmja vjen shum\u00eb shpejt dhe ne duhet t\u00eb jemi shum\u00eb mir\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Jemi t\u00eb vonuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces jetik p\u00ebr ngjalljen e frym\u00ebs s\u00eb ndryshimit. E kemi t\u00eb domosdoshme sot p\u00ebrcjelljen e detajuar t\u00eb ideve dhe masave kryesore t\u00eb programit qeveris\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb Demokratike tek qytetar\u00ebt, me objektivin q\u00eb n\u00eb mesin e tetorit t\u00eb k\u00ebtij viti, ta lan\u00e7ojm\u00eb t\u00eb plot\u00eb at\u00eb, me boshtet q\u00eb i gjykoj si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p><strong>II. Ndryshime kushtetuese p\u00ebr t\u00eb siguruar demokracin\u00eb n\u00eb vend<\/strong><\/p>\n<p>Pas 12 vitesh qeverisje t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme dhe skandaloze t\u00eb sektit Rama, ne si demokrat\u00eb nuk mundemi t\u00eb pranojm\u00eb t\u00eb mos \u00e7lirojm\u00eb plot\u00ebsisht energjit\u00eb tona p\u00ebr ndryshim, t\u00eb mos bashkojm\u00eb shumic\u00ebn e shqiptar\u00ebve rreth kauz\u00ebs dhe alternativ\u00ebs p\u00ebr ndryshim, pa premtimin dhe programin p\u00ebr t\u00eb ripunuar thell\u00eb Kushtetut\u00ebn, duke garantuar nj\u00eb Legjislativ t\u00eb pavarur dhe llogarik\u00ebrkues ndaj Ekzekutivit, si dhe transparenc\u00ebn dhe pavar\u00ebsin\u00eb e plot\u00eb t\u00eb institucioneve t\u00eb pavarura, kur t\u00eb vijm\u00eb n\u00eb pushtet.<br \/>\nNe duhet t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb, p\u00ebrmes nj\u00eb Referendumi Popullor, ndryshime themelore n\u00eb Kushtetut\u00ebn e vitit 1998, t\u00eb tilla si nj\u00eb Kuvend me vet\u00ebm 100 deputet\u00eb, q\u00eb t\u00eb reflektoj\u00eb ndryshimet n\u00eb popullsin\u00eb ton\u00eb, nj\u00eb m\u00ebvet\u00ebsi t\u00eb shprehur qart\u00eb t\u00eb institucioneve t\u00eb pavarura nga Ekzekutivi, t\u00eb garantuar nga Kushtetuta me mekanizma kontrolli, si dhe nj\u00eb sistem zgjedhor proporcional rajonal, me lista 100 p\u00ebrqind t\u00eb hapura.<\/p>\n<p>Problemi m\u00eb i madh q\u00eb kemi si qytetar\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb, i cili duhet t\u00eb kontrolloj\u00eb qeverisjen, \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb institucion t\u00eb dob\u00ebt dhe noter t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb t\u00eb kryetarit t\u00eb partis\u00eb n\u00eb qeveri, kryetarit t\u00eb sektit Rama.<\/p>\n<p>Listat e kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb k\u00ebrkojne patjet\u00ebr zhvillimin e primareve n\u00eb parti dhe l\u00ebvizja rigjeneruese e Rithemelimit na sjell nj\u00eb shembull t\u00eb \u00e7muar t\u00eb forc\u00ebs mobilizuese dhe besuese n\u00eb ndryshim, q\u00eb kan\u00eb primaret. Besoj se Kryetari Berisha do t\u2019i p\u00ebrmbahet premtimit t\u00eb tij p\u00ebr zgjedhjen e ekipit konkurues, sipas rezultateve t\u00eb primareve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p><strong>III. Reforma e plot\u00eb Territoriale-Administrative<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nivel t\u00eb reform\u00ebs s\u00eb thell\u00eb n\u00eb administrat\u00ebn vendore, ne duhet t\u00eb realizojm\u00eb Reform\u00ebn e Re Territoriale-Administrative, t\u00eb propozuar nga departamenti p\u00ebrkat\u00ebs dhe Sekretari i Pushtetit Vendor p\u00ebr PD-n\u00eb, Ylli Asllani, me krijimin e 95 bashkive. Pse jo duke organizuar edhe deg\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike n\u00eb fushat\u00ebn e ardhshme sipas k\u00ebsaj ndarjeje t\u00eb propozuar.<\/p>\n<p>Reforma Territoriale \u2013 Administrative \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm sfid\u00eb, por edhe mision, prandaj k\u00ebrkon vizion, qasje strategjike dhe profesionaliz\u00ebm. Propozimi i Partise Demokratike p\u00ebr 95 bashki respekton parimet e autonomis\u00eb vendore dhe drejtpeshon konceptin e qeverisjes lokale dhe raportin e saj me qeverisjen qendrore, me komunitetin qytetar dhe me p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb shtet\u00ebrore p\u00ebr sh\u00ebrbime sociale, ekonomike, kulturore.<\/p>\n<p>Ai bazohet n\u00eb nj\u00eb strategji zhvillimi afatgjat\u00eb si dhe n\u00eb praktikat e mira t\u00eb qeverisjeve lokale, n\u00eb vendet q\u00eb kan\u00eb kaluar nj\u00eb tranzicionin t\u00eb gjat\u00eb, nj\u00eblloj si vendi yn\u00eb.<\/p>\n<p>Rikonceptimi i ndarjes territoriale, sipas propozimit t\u00eb opozit\u00ebs, do t\u00eb sjell\u00eb zbatimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb reform\u00ebs, bazuar n\u00eb kritere si ai i distanc\u00ebs minimale apo kriteri i popullsis\u00eb minimale, q\u00eb sjell sinergji n\u00eb realizimin e sh\u00ebrbimeve ndaj qytetarit.<\/p>\n<p>Rikonfigurimi n\u00eb 95bashki do t\u00eb sjell\u00eb respektimin e plot\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha aspekteve t\u00eb decentralizimit dhe simetri demografike e ekonomike, jo vet\u00ebm mes bashkive t\u00eb nj\u00eb rajoni, por edhe mes rajoneve t\u00eb ndryshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.Sot ,t\u00eb gjtha sa m\u00eb sipe\u00ebr Rama i ka shkelur me k\u00ebmb\u00eb.<\/p>\n<p>Krijimi i 33 bashkive t\u00eb reja, do t\u00eb ndihmoj\u00eb realisht zona dhe nj\u00ebsi administrative periferike, t\u00eb cilat sot nuk marrin as fondet dhe as v\u00ebmendjen e duhur, si nga pushteti vendor, ashtu dhe nga bashkia ku jan\u00eb n\u00ebn juridiksion.<\/p>\n<p>T\u00eb 95 bashkit\u00eb do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi reale q\u00eb t\u00eb rrisin cil\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimeve dhe t\u00eb ushtrojn\u00eb kompetenca n\u00eb diskrecion t\u00eb plot\u00eb, si\u00e7 parashikohet n\u00eb Kart\u00ebn Europiane t\u00eb Autonomis\u00eb. Propozimi i Partis\u00eb Demokratike \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me parimet e Kart\u00ebs s\u00eb Autonomis\u00eb Vendore, pasi siguron konsensusin e domosdosh\u00ebm politik e social, ofron planifikime realiste p\u00ebr t\u00eb garantuar autonomin\u00eb financiare dhe rritjen e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimeve p\u00ebr qytetarin.<\/p>\n<p><strong>IV. Programi ekonomiko-social i shpres\u00ebs dhe mir\u00ebq\u00ebnies p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Duhet ta b\u00ebjm\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00ebrheq\u00ebse p\u00ebr qytetarin argumentin e sh\u00ebndosh\u00eb ekonomik, q\u00eb rritja ekonomike e vendit \u00ebsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb mb\u00ebshtetet nga nj\u00eb sistem i shesht\u00eb tatimor, i bazuar mbi tatimin e shesht\u00eb 10 p\u00ebrqind<\/p>\n<p>Ky sistem tatimor duhet t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb, me p\u00ebrjashtime t\u00eb mir\u00ebmenduara fiskale, edhe kompanit\u00eb start-up dhe ato t\u00eb gjelbra. Kryefjala e Programit Ekonomik te Partise Demokratike duhet t\u00eb jet\u00eb garantimi i nj\u00eb ekonomie t\u00eb \u00e7liruar nga praktikat korruptive dhe klienteliste, t\u00eb cilat e kan\u00eb izoluar de-facto ekonomikisht dhe politikisht Shqip\u00ebrin\u00eb, duke pjell\u00eb kast\u00ebn e oligark\u00ebve pran\u00eb Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>PD duhet t\u00eb distancohet totalisht nga oligark\u00ebt dhe ta qart\u00ebsoj\u00eb q\u00ebndrimin ndaj tyre, n\u00eb dobi t\u00eb qytetar\u00ebve konsumator\u00eb dhe t\u00eb bizneseve t\u00eb vogla dhe t\u00eb mesme, q\u00eb ndihen t\u00eb shtypura dhe asfiksuara nga pozitat diktuese t\u00eb kompanive t\u00eb oligark\u00ebve n\u00eb tregje dhe n\u00eb garat p\u00ebr tendera shtet\u00ebror\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb ekonomi dhe jo vet\u00ebm, ne duhet t\u00eb implementojm\u00eb n\u00eb programin ton\u00eb mekanizma t\u00eb fort\u00eb t\u00eb sigurimit t\u00eb llogaridh\u00ebnies dhe transperenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Duhet ta japim t\u00eb plot\u00eb mesazhin se Partia Demokratike do t\u2019i rikthehet me forc\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb vog\u00ebl, por efi\u00e7iente p\u00ebr qytetarin. Ajo do t\u00eb rikthej\u00eb gar\u00ebn reale n\u00eb prokurimet publike, duke anulluar \u00e7do koncesion korruptiv dhe klientelist dhe duke ndaluar me ligj ofertat PPP t\u00eb pak\u00ebrkuara.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e administrat\u00ebs tatimore, ne duhet t\u2019i b\u00ebjm\u00eb t\u00eb kuptueshme p\u00ebr qytetar\u00ebt dobit\u00eb e:<br \/>\na) uljes s\u00eb numrit t\u00eb shkall\u00ebve t\u00eb ndryshme tatimore;<br \/>\nb) zbatimit t\u00eb taks\u00ebs s\u00eb shesht\u00eb 10 p\u00ebrqind mbi kapitalin, i cili krijon vende pune, si dhe<br \/>\nc) zbatimit t\u00eb taks\u00ebs s\u00eb shesht\u00eb 10 p\u00ebrqind mbi t\u00eb ardhurat nga puna.<\/p>\n<p>Partia Demokratike do t\u00eb anulloj\u00eb t\u00eb gjitha leht\u00ebsirat fiskale t\u00eb dh\u00ebna nga ligjet preferenciale dhe t\u00eb porositura t\u00eb sektit n\u00eb qeverisje. Ajo do ta rishikoj\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi Ligjin \u201cP\u00ebr Investitorin\u00a0Strategjik\u201d, me p\u00ebrpar\u00ebsi sjelljen e investitor\u00ebve t\u00eb huaj, dhe jo \u201cgostitjen\u201d e oligark\u00ebve t\u00eb Ram\u00ebs, p\u00ebrmes VKM-ve, me toka n\u00eb bregdet.<\/p>\n<p>Me q\u00ebllim kufizimin e ndjesh\u00ebm t\u00eb emigracionit t\u00eb sot\u00ebm masiv dhe rikthimin e t\u00eb rinjve n\u00eb vend, ne duhet ta detajojm\u00eb Paket\u00ebn e plot\u00eb me Stimuj Fiskal\u00eb dhe Grante p\u00ebr t\u00eb pun\u00ebsuarit n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, si dhe p\u00ebr sip\u00ebrmarr\u00ebsit deri n\u00eb 35 vje\u00e7. Duhet ta deklarojm\u00eb tani dhe n\u00eb detaje Paket\u00ebn e plot\u00eb Mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr Familjet e Reja, q\u00eb nga niveli i subvencionit t\u00eb normave t\u00eb interesit p\u00ebr kredi p\u00ebr blerje banese nga \u00e7iftet e rinj, tek rritja e ndjeshme e bonusit t\u00eb bebes, tek granti mujor p\u00ebr \u00e7do f\u00ebmij\u00eb deri n\u00eb mosh\u00ebn 21 vje\u00e7, etj. T\u00eb gjitha k\u00ebto dobi dhe mesazhe qendrore ekonomike, si dhe shum\u00eb t\u00eb tjera, ne duhet t\u2019ia p\u00ebrcjellim qytetarit \u00e7do dit\u00eb, p\u00ebrmes nj\u00eb gjuhe t\u00eb thjesht\u00eb e me shifra, duke filluar nga kjo jave e par\u00eb e shtatorit.<\/p>\n<p>N\u00eb nivel t\u00eb pasurive komb\u00ebtare, ne duhet t\u00eb deklarojm\u00eb pasuri par\u00ebsore komb\u00ebtare bujq\u00ebsin\u00eb dhe t\u2019i japim asaj vendin q\u00eb i takon n\u00eb subvencionet shtet\u00ebrore. Duhet t\u00eb evidentojm\u00eb me transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e sektit Rama n\u00eb skandalin me fondet e IPARD II, si dhe n\u00eb shfryt\u00ebzimin barbar t\u00eb pasurive t\u00eb tjera n\u00ebntok\u00ebsore dhe mbitok\u00ebsore, duke k\u00ebrkuar rimbursimin e tyre nga ato struktura shtet\u00ebrore q\u00eb ndihmuan n\u00eb abuzim dhe nga kompanit\u00eb private t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb abuzim.<\/p>\n<p>xxx<\/p>\n<p>Ne duhet t\u00eb bindim qytetarin, sidomos at\u00eb t\u00eb paangazhuar dhe t\u00eb pavendosur, p\u00ebr dobit\u00eb konkrete t\u00eb programit ton\u00eb p\u00ebr ndryshim. Dhe k\u00ebt\u00eb nuk duhet ta b\u00ebjm\u00eb jo vet\u00ebm dy muaj p\u00ebrpara gar\u00ebs zgjedhore, por duke filluar nga sot, tani dhe nga t\u00eb gjith\u00eb antar\u00ebt e drejtuesit n\u00eb \u00e7do nivel n\u00eb PD, deputet\u00eb, ish-deputet\u00eb dhe kandidat\u00eb t\u00eb ardhsh\u00ebm. Duke filluar nga kjo jav\u00eb e par\u00eb e shtatorit. Me durim, me profesionaliz\u00ebm me pun\u00eb t\u00eb palodhur \u00e7do dit\u00eb, me trokitje \u00e7do dit\u00eb n\u00eb dyert e qytetar\u00ebve, p\u00ebr t\u2019i bindur p\u00ebr ndryshimin q\u00eb presin, p\u00ebrmes programit ton\u00eb dhe p\u00ebr ta arritur at\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Bujar LESKAJ N\u00eb k\u00ebta 12 vjet keqqeverisje, Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb zbrazur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb spontane, \u00e7mimet e mallrave ushqimor\u00eb dhe kosto e jet\u00ebs nuk u rrit\u00ebn vetiu, t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb nuk kan\u00eb marr\u00eb arratin\u00eb nga vendi i tyre, pse i kishin t\u00eb gjitha dhe donin aventur\u00ebn. T\u00eb gjitha k\u00ebto kan\u00eb ardhur, ngaqe vendi qeveriset n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":31036,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44,37],"tags":[],"class_list":["post-87932","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87932","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87932"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87932\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/31036"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87932"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87932"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87932"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}