{"id":87967,"date":"2024-09-02T08:14:05","date_gmt":"2024-09-02T08:14:05","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=87967"},"modified":"2024-09-02T08:14:05","modified_gmt":"2024-09-02T08:14:05","slug":"pasi-kollofiten-miliona-me-inceneratoret-rama-rikthen-ppp-te-me-landfille","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/09\/02\/pasi-kollofiten-miliona-me-inceneratoret-rama-rikthen-ppp-te-me-landfille\/","title":{"rendered":"Pasi \u201ckollofit\u00ebn\u201d miliona me incenerator\u00ebt, Rama rikthen PPP-t\u00eb me landfille"},"content":{"rendered":"<p>Qeveria parashikon ngritjen e landfilleve t\u00eb reja p\u00ebr menaxhimin e mbetjeve, por kostot p\u00ebr nd\u00ebrtimin dhe operimin e tyre do t\u00eb mbulohen nga privati p\u00ebr nj\u00eb afat deri 30-vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>N\u00eb draftin e ri \u201cP\u00ebr menaxhimin e integruar t\u00eb mbetjeve\u201d t\u00eb hartuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, t\u00eb publikuar te konsultimet publike parashikohet ndarja e diferencuar e mbetjeve n\u00eb burim, me q\u00ebllim rip\u00ebrdorimin e tyre n\u00ebp\u00ebrmjet riciklimit, duke mos p\u00ebrjashtuar edhe incenerimin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera, sipas drejtorit ekzekutiv t\u00eb Institutit t\u00eb Bashkive, Agron Haxhimali, projektligji l\u00eb hap\u00ebsira ligjore p\u00ebr nisma private p\u00ebr t\u00eb operuar me landfille.<\/p>\n<p>\u201cNga nj\u00eb lexim i nenit Neni 36 Garancit\u00eb financiare p\u00ebr lendfillin mund t\u00eb kuptojm\u00eb:<\/p>\n<p>S\u00eb pari, projektligji l\u00eb hap\u00ebsira ligjore p\u00ebr iniciativa private p\u00ebr t\u00eb operuar me lendfille. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se mund t\u00eb ket\u00eb shprehje interesi nga privati p\u00ebr landfille t\u00eb reja.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, nga pik\u00ebpamja garancis\u00eb, kur flasim p\u00ebr \u201cgarancit\u00eb financiare p\u00ebr landfillin,\u201d ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me masat financiare q\u00eb sigurojn\u00eb se nj\u00eb operator i landfillit do t\u00eb ket\u00eb burimet e nevojshme p\u00ebr t\u00eb mbuluar shpenzimet e funksionimit, mir\u00ebmbajtjes, dhe mbylljes s\u00eb sigurt t\u00eb landfillit.<\/p>\n<p>K\u00ebto garanci jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb kostot e menaxhimit t\u00eb mbetjeve dhe t\u00eb rehabilitimit t\u00eb tok\u00ebs nuk do t\u00eb kalohen te taksapaguesit apo te komuniteti n\u00eb rast se operatori nuk arrin t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb detyrimet e tij financiare.<\/p>\n<p>Pra n\u00eb terma konkret\u00eb, garancit\u00eb jan\u00eb nga banka ose institucione financiare, q\u00eb sigurojn\u00eb se fondet do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb dispozicion p\u00ebr mbulimin e kostove apo depozita nga operator\u00ebt\u201d, pohon Haxhimali.<\/p>\n<p>Projektligji \u201cP\u00ebr menaxhimin e integruar t\u00eb mbetjeve\u201d synon p\u00ebrgatitjen e mbetjeve p\u00ebr riciklim, ku p\u00ebr ndarjen e tyre n\u00eb burim procesi do t\u00eb administrohet nga pushteti vendor.<\/p>\n<p>P\u00ebr konkretisht drafti parashikon n\u00eb nenin 24 detyrat konkrete p\u00ebr bashkit\u00eb. Drafti p\u00ebrcakton si kompetenca t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e bashkive grumbullimin e mbetjeve bashkiake, grumbullimin e diferencuar t\u00eb mbetjeve.<\/p>\n<p>Gjithashtu p\u00ebr bashkit\u00eb p\u00ebrcaktohen p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr sh\u00ebrbimet mb\u00ebshtet\u00ebse t\u00eb operacioneve teknike dhe infrastruktur\u00ebn q\u00eb lidhet me transportin, kontejner\u00ebt dhe veprimtari t\u00eb tj.<\/p>\n<p>\u201cGrumbullimi i diferencuar n\u00eb burim \u00ebsht\u00eb detyrim q\u00eb duhet shoq\u00ebrohet me mb\u00ebshtetje n\u00eb edukim, nd\u00ebrgjegj\u00ebsim, investime, kulture etj. Kjo kompetence n\u00ebse do zbatohet si\u00e7 p\u00ebrcaktohet do sh\u00ebnoj\u00eb \u201crevolucionarizimin\u201d e k\u00ebtij sh\u00ebrbimi\u201d, thot\u00eb Agron Haxhimali, drejtori ekzekutiv i Institutit t\u00eb Bashkive.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb mbetje bashkiake nuk ndahet aktualisht n\u00eb burim. T\u00eb pandara dalin nga burimi (familja\/biznesi), hidhen n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin kontejner, grumbullohen n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn makine teknologjike ose jo, dhe shkarkohen n\u00eb pik\u00ebn fundore.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb pikat fundore ka nj\u00eb ndarje apo fraksionim shum\u00eb minimal. Kjo d\u00ebshmon se kemi nj\u00eb sistem t\u00eb pa integruar ashtu si\u00e7 ligji ka emrin, dhe ekonomia qarkulluese ngel n\u00eb klas\u00eb\u201d, ve\u00e7on Haxhimali.<\/p>\n<p>Sakaq ekspert\u00eb dhe riciklues ngren\u00eb shqet\u00ebsimin se landilli i Sharr\u00ebs \u00ebsht\u00eb mbushur me mbetje p\u00ebrtej kapacitetit, duke shkaktuar problem mjedisore. Kontrata koncensionare me kompanin\u00eb \u201cIntegrated Energy\u201d p\u00ebr p\u00ebrpunimin e mbetjeve n\u00eb landfillin e Sharr\u00ebs e n\u00ebnshkruar n\u00eb vitin 2017 parashikonte edhe ngritjen e nj\u00eb inceneratori p\u00ebr djegien e plehrave, por inceneratori nuk u ngrit.<\/p>\n<p>N\u00eb muajin gusht 2023, inceneratori i Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb sekuestruar nga SPAK. Pas sekuestrimit nga SPAK kompania Integrated Energy administrohet nga Agjencia e Pasurive t\u00eb Sekuestruara.\/Monitor<\/p>\n<p><strong>Neni 36<\/strong><\/p>\n<p>Garancit\u00eb financiare p\u00ebr landfillin<\/p>\n<ol>\n<li>\u00c7do person, q\u00eb operon ose ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb operoj\u00eb nj\u00eb landfill, n\u00eb p\u00ebrputhje me lejen e mjedisit, duhet t\u00eb disponoj\u00eb dhe t\u00eb siguroj\u00eb t\u00eb gjitha mjetet financiare t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u00eb mbuluar kostot e nd\u00ebrtimit dhe t\u00eb operimit.<\/li>\n<li>\u00c7do person, q\u00eb operon ose ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb operoj\u00eb nj\u00eb landfill, n\u00eb p\u00ebrputhje me lejen e mjedisit, duhet t\u00eb siguroj\u00eb garancin\u00eb p\u00ebr kostot e mbylljes s\u00eb landfillit, nd\u00ebrhyrjet e nevojshme pas mbylljes s\u00eb landfillit dhe rehabilitimin e mjedisit.<\/li>\n<li>Periudha e nevojshme p\u00ebr kujdesin e m\u00ebtejsh\u00ebm p\u00ebr landfillin \u00ebsht\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 30 vjet nga mbyllja e landfillit.<\/li>\n<li>K\u00ebshilli i Ministrave me propozim t\u00eb Ministrit, miraton rregullat dhe procedurat p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij neni.<\/li>\n<\/ol>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria parashikon ngritjen e landfilleve t\u00eb reja p\u00ebr menaxhimin e mbetjeve, por kostot p\u00ebr nd\u00ebrtimin dhe operimin e tyre do t\u00eb mbulohen nga privati p\u00ebr nj\u00eb afat deri 30-vje\u00e7ar. N\u00eb draftin e ri \u201cP\u00ebr menaxhimin e integruar t\u00eb mbetjeve\u201d t\u00eb hartuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, t\u00eb publikuar te konsultimet publike parashikohet ndarja e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":87968,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-87967","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87967","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87967"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87967\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/87968"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87967"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87967"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87967"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}