{"id":87987,"date":"2024-09-02T09:59:54","date_gmt":"2024-09-02T09:59:54","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=87987"},"modified":"2024-09-02T10:00:15","modified_gmt":"2024-09-02T10:00:15","slug":"diaspora-bond-shpresa-e-re-per-ekonomine-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/09\/02\/diaspora-bond-shpresa-e-re-per-ekonomine-shqiptare\/","title":{"rendered":"Diaspora Bond: Shpresa e re p\u00ebr ekonomin\u00eb shqiptare"},"content":{"rendered":"<p><strong>Aurora BAR\u00c7I<\/strong><br \/>\n<strong>An\u00ebtare e Departamentit Brain Gain PD\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb dekad\u00ebn e fundit, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me nj\u00eb nga sfidat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb saj: emigrimin masiv, i konfirmuar edhe nga Censusi i vitit 2023. Largimi i t\u00eb rinjve dhe fuqis\u00eb pun\u00ebtore ka ndikuar ndjesh\u00ebm n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb dhe ekonomin\u00eb e vendit.\u00a0 Megjith\u00ebse diaspora jon\u00eb, e treta m\u00eb e madhe n\u00eb bot\u00eb (sipas p\u00ebrqindjes s\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb lindur n\u00eb vend q\u00eb jeton jasht\u00eb) pas Guajan\u00ebs dhe Bosnje-Hercegovin\u00ebs, ka luajtur nj\u00eb rol ky\u00e7 n\u00eb zhvillimin e vendit gjat\u00eb shekujve, sot ky burim i madh mbetet i pap\u00ebrdorur dhe i anashkaluar nga Qeveria aktuale. Turnet\u00eb e fundit t\u00eb autokratit Rama n\u00eb Greqi dhe Itali, m\u00eb shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendruara n\u00eb retorik\u00eb boshe dhe propagand\u00eb, kan\u00eb d\u00ebshtuar n\u00eb ofrimin e planeve konkrete p\u00ebr angazhimin dhe faktorizimin e potencialit t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs n\u00eb zhvillimin e vendit nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria p\u00ebrballet me varf\u00ebri ekstreme, ku sipas INSTAT 41.6% e popullsis\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik varf\u00ebrie.<\/p>\n<p>Remitancat e diaspor\u00ebs shqiptare kan\u00eb luajtur nj\u00eb rol thelb\u00ebsor n\u00eb ekonomin\u00eb e vendit q\u00eb nga fillimi i viteve &#8217;90. Sipas Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, k\u00ebto d\u00ebrgesa kan\u00eb injektuar 29 miliard\u00eb dollar\u00eb n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare nga viti 1992 deri n\u00eb vitin 2019, duke p\u00ebrb\u00ebr\u00eb rreth 10% t\u00eb Prodhimit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto (PBB). Ky trend ka vazhduar edhe n\u00eb vitet e fundit, me remitancat q\u00eb arrit\u00ebn n\u00eb 1.97 miliard\u00eb dollar\u00eb, ose 8.57% t\u00eb PBB-s\u00eb, vet\u00ebm n\u00eb vitin 2023, duke d\u00ebshmuar lidhjen e fort\u00eb t\u00eb diaspor\u00ebs me atdheun.<\/p>\n<p>Koncepti i Diaspora Finance, si\u00e7 p\u00ebrshkruhet n\u00eb raportin e Komisionit Europian, p\u00ebrfshin nj\u00eb gam\u00eb t\u00eb gjer\u00eb mund\u00ebsish me t\u00eb cilat emigrant\u00ebt kontribuojn\u00eb financiarisht n\u00eb vendet e tyre t\u00eb origjin\u00ebs. Kjo p\u00ebrfshin jo vet\u00ebm remitancat tradicionale, por edhe investimet direkte dhe blerjen e bonove t\u00eb diaspor\u00ebs (Diaspora Bonds). N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, Shqip\u00ebria ndodhet n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebkryq historik.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuar plot\u00ebsisht potencialin e diaspor\u00ebs s\u00eb saj, vendi mund t\u00eb ndjek\u00eb shembujt e suksessh\u00ebm t\u00eb vendeve si Izraeli dhe India duke prezantuar Diaspora Bonds. K\u00ebto tituj qeveritar\u00eb t\u00eb specializuar, t\u00eb orientuar drejt qytetar\u00ebve tan\u00eb jasht\u00eb vendit dhe pasardh\u00ebsve t\u00eb tyre, ofrojn\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb nd\u00ebrsjellt\u00eb fitimprur\u00ebse.<\/p>\n<p>P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, ato p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb burim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm financimi p\u00ebr projekte kritike infrastrukturore dhe zhvillimore, si p\u00ebr shembull projekte p\u00ebr financimin e teknologjive t\u00eb reja p\u00ebr ruajtjen e energjis\u00eb n\u00eb periudha t\u00eb caktuara. P\u00ebr m\u00ebrgat\u00ebn ton\u00eb, ato jan\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e re p\u00ebr t\u00eb vitalizuar ekonomin\u00eb e vendit, duke mb\u00ebshtetur zhvillimin ekonomik mbi kontributin e shqiptar\u00ebve t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e globit, dhe duke siguruar nj\u00ebkoh\u00ebsisht nj\u00eb p\u00ebrfitim financiar personal.<\/p>\n<p>K\u00ebto bono p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi unike p\u00ebr t\u00eb faktorizuar kursimet e diaspor\u00ebs \u2013 nj\u00eb potencial i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm q\u00eb, sipas IFAD, ka arritur rreth 3.4 miliard\u00eb euro, ose 5.1 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se remitancat e tyre vjetore. N\u00ebse arrijm\u00eb t\u00eb kanalizojm\u00eb vet\u00ebm 10% t\u00eb k\u00ebtyre kursimeve vjetore n\u00eb investime shqiptare, remitancat do t\u00eb rriteshin me rreth 50%, duke krijuar nj\u00eb motor t\u00eb ri t\u00eb fuqish\u00ebm p\u00ebr zhvillimin ekonomik dhe social t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>K\u00ebto bono nuk jan\u00eb thjesht nj\u00eb instrument financiar, por nj\u00eb ur\u00eb q\u00eb lidh t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb me mb\u00ebshtetjen dhe investimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs. Ato mund t\u00eb luajn\u00eb nj\u00eb rol ky\u00e7 n\u00eb adresimin e sfidave energjetike t\u00eb vendit, duke financuar investime kritike n\u00eb teknologji t\u00eb avancuara t\u00eb ruajtjes s\u00eb energjis\u00eb dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e infrastruktur\u00ebs s\u00eb rrjetit t\u00eb shp\u00ebrndarjes.<\/p>\n<p>Energjia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sektor ky\u00e7 p\u00ebr ekonomin\u00eb shqiptare. Megjith\u00ebse vendi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i pasur me burime t\u00eb rinovueshme si uji, dielli dhe era, var\u00ebsia nga k\u00ebto burime e b\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb ndjeshme ndaj kushteve atmosferike. N\u00eb periudha that\u00ebsire, prodhimi i energjis\u00eb nga hidrocentralet bie ndjesh\u00ebm, duke detyruar vendin t\u00eb importoj\u00eb energji me kosto t\u00eb lart\u00eb. Kjo situat\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb krijon pasiguri energjetike, por rrit edhe barr\u00ebn financiare p\u00ebr qeverin\u00eb dhe konsumator\u00ebt.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb adresuar k\u00ebt\u00eb problem, \u00ebsht\u00eb jetike q\u00eb p\u00ebrve\u00e7se t\u00eb diversifikojm\u00eb burimet tona t\u00eb energjis\u00eb, duhet t\u00eb investojm\u00eb n\u00eb teknologji t\u00eb avancuara t\u00eb ruajtjes s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Teknologjit\u00eb si Thermal Energy Storage (ruajtja termike e energjis\u00eb) dhe baterit\u00eb e kapacitetit t\u00eb lart\u00eb mund t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb ruajtjen e mbiprodhimit gjat\u00eb periudhave me prodhim t\u00eb lart\u00eb, duke siguruar furnizim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe t\u00eb p\u00ebrballuesh\u00ebm gjat\u00eb periudhave t\u00eb that\u00ebsir\u00ebs ose krizave t\u00eb tjera. P\u00ebrve\u00e7 ruajtjes s\u00eb energjis\u00eb, nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim i infrastruktur\u00ebs aktuale t\u00eb rrjetit t\u00eb shp\u00ebrndarjes \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb rritur efikasitetin dhe p\u00ebr t\u00eb ulur humbjet e energjis\u00eb. K\u00ebto p\u00ebrmir\u00ebsime jo vet\u00ebm q\u00eb do t\u00eb forcojn\u00eb sektorin energjetik, por do t\u00eb ndihmojn\u00eb edhe n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e bilancit tregtar t\u00eb vendit, duke zvog\u00ebluar nevoj\u00ebn p\u00ebr importe t\u00eb shtrenjta t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Diaspora Bonds mund t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si nj\u00eb zgjidhje e shk\u00eblqyer p\u00ebr t\u00eb financuar k\u00ebto investime kritike. Ato do t\u00eb mund\u00ebsonin mobilizimin e kursimeve t\u00eb diaspor\u00ebs p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb sektor energjetik m\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe t\u00eb pavarur, duke pozicionuar potencialisht Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb eksportues neto t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb rajon dhe do t\u00eb zvog\u00eblonin nevoj\u00ebn p\u00ebr importe t\u00eb shtrenjta t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb program i p\u00ebrbashk\u00ebt i bonove t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptaro-kosovare, duke ndjekur shembullin e Diaspora Bonds t\u00eb emetuara n\u00eb Kosov\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb do t\u00eb forconte lidhjet ekonomike midis dy vendeve tona, por edhe do t\u00eb kontribuonte n\u00eb forcimin e unitetit komb\u00ebtar. Duke investuar s\u00eb bashku n\u00eb teknologjit\u00eb e avancuara t\u00eb energjis\u00eb dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e infrastruktur\u00ebs, ne mund t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt energjetike dhe ekonomike, duke p\u00ebrmbushur objektivat tona strategjike dhe duke p\u00ebrshpejtuar integrimin n\u00eb Bashkimin Evropian. Kjo qasje do t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb sigurimin e nj\u00eb t\u00eb ardhme energjetike m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme, m\u00eb t\u00eb sigurt dhe m\u00eb t\u00eb pavarur p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Vizioni q\u00eb Partia Demokratike ka p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit, \u00ebsht\u00eb ai i nj\u00eb Shqip\u00ebrie ambicioze dhe rrezatuese, q\u00eb nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e njollosur nga skandalet korruptive, varf\u00ebria e tejskajshme, bandat kriminale dhe hemorragjia e ikjes s\u00eb rinise , por e mb\u00ebshtetur mbi vlerat e saj m\u00eb t\u00eb mira,e cila mund t\u00eb nd\u00ebrtohet vet\u00ebm duke energjizuar ekonomin\u00eb dhe duke mbajtur gjall\u00eb lidhjen me diaspor\u00ebn ton\u00eb t\u00eb fuqishme.<\/p>\n<p>Diaspora Bonds p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb strategji konkrete drejt k\u00ebtij vizioni, duke ofruar nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb ndodhen t\u00eb kontribuojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb zhvillimin e vendit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim, Shekulli Shqiptar do t\u00eb jet\u00eb periudha kur Shqip\u00ebria rigjen veten, nd\u00ebrton urat e atdhetarizmit dhe p\u00ebrfiton nga kontributi i diaspor\u00ebs p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb shtet m\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb begat\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Aurora BAR\u00c7I An\u00ebtare e Departamentit Brain Gain PD\u00a0 N\u00eb dekad\u00ebn e fundit, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me nj\u00eb nga sfidat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb saj: emigrimin masiv, i konfirmuar edhe nga Censusi i vitit 2023. Largimi i t\u00eb rinjve dhe fuqis\u00eb pun\u00ebtore ka ndikuar ndjesh\u00ebm n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb dhe ekonomin\u00eb e vendit.\u00a0 Megjith\u00ebse diaspora jon\u00eb, e treta &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":87989,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-87987","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87987","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87987"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87987\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/87989"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87987"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87987"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87987"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}