{"id":88267,"date":"2024-09-05T08:24:29","date_gmt":"2024-09-05T08:24:29","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=88267"},"modified":"2024-09-05T08:24:29","modified_gmt":"2024-09-05T08:24:29","slug":"pergjimet-dhe-kompjuteri-i-kurtulajt-thesari-me-prova-qe-cuan-ne-qeli-beqajn","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/09\/05\/pergjimet-dhe-kompjuteri-i-kurtulajt-thesari-me-prova-qe-cuan-ne-qeli-beqajn\/","title":{"rendered":"P\u00ebrgjimet dhe kompjuteri i Kurtulajt, \u201cthesari\u201d me prova q\u00eb \u00e7uan n\u00eb qeli Beqajn"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrgjimet e kryera nga SPAK n\u00eb muajt mars dhe prill t\u00eb vitit 2023 n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimit t\u00eb kontrat\u00ebs koncesionare t\u00eb check up-it, e ashtuquajtur \u201ckontroll sh\u00ebndet\u00ebsor falas\u201d, zbuluan skem\u00ebn e dyshuar t\u00eb korrupsionit dhe pastrimit t\u00eb parave duke keqp\u00ebrdorur fondet e programeve t\u00eb ndihm\u00ebs s\u00eb Bashkimit Evropian, n\u00eb krye t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs duket se q\u00ebndronte ish-ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Ilir Beqaj dhe miku i tij, Ermal Kurtulaj.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb Beqaj drejtonte Agjencin\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Programimit Strategjik dhe Koordinimit t\u00eb Ndihm\u00ebs, SASPAC, detyra e s\u00eb cil\u00ebs ishte menaxhimi me efikasitet i fondeve t\u00eb donator\u00ebve, nd\u00ebrsa Kurtulaj ishte koordinator i programit \u2018EUSAIR Facility Point\u2019 t\u00eb financuar nga Bashkimi Evropian.<\/p>\n<p>Kur ishte minist\u00ebr, Beqaj n\u00ebnshkroi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb kontratash koncesionare kontroverse n\u00eb sektorin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, dy prej t\u00eb cilave, ajo e sterilizimit dhe check-up-it jan\u00eb n\u00ebn hetim.<\/p>\n<p>Ai i\u2019a doli t\u2019u shmangej p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale p\u00ebr vite me radh\u00eb p\u00ebr k\u00ebto afera deri n\u00eb mars 2024, kur SPAK p\u00ebrfundoi hetimet p\u00ebr kontrat\u00ebn e sterilizimit dhe i njoftoi akuz\u00ebn e shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs. Megjithat\u00eb, ishte dyshimet p\u00ebr abuzime me fondet e BE-s\u00eb q\u00eb do t\u00eb d\u00ebrgonin pas hekurave ish-ministrin socialist.<\/p>\n<p>Beqaj u arrestua m\u00eb 4 korrik me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb SPAK q\u00eb e akuzon p\u00ebr korrupsion, shkelje t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tender\u00eb n\u00eb lidhje me disa procedura prokurimi t\u00eb kryera nga SASPAC, si dhe fshehje apo mosdeklarim t\u00eb pasuris\u00eb apo interesave private n\u00eb restorantin Gzona, si dhe p\u00ebrdorimin e nj\u00eb automjeti.<\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Sekuestrimi i nj\u00eb kompjuteri n\u00eb banes\u00ebn e t\u00eb hetuarit Ermal Kurtulaj, i dyshuar si bashk\u00ebpun\u00ebtor i ngusht\u00eb i Beqjas n\u00eb abuzimin e fondeve t\u00eb BE-s\u00eb, u kthye n\u00eb nj\u00eb \u2018thesar\u2019 provash p\u00ebr SPAK, p\u00ebr t\u00eb vendosur n\u00ebn akuz\u00eb dhe m\u00eb von\u00eb n\u00eb pranga ish-ministrin e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p>Sipas SPAK, Beqaj nuk ka deklaruar interesat pasurore n\u00eb restorantin Gzona, q\u00eb gjendet n\u00eb rrugic\u00ebn pedonale brenda sarajeve t\u00eb familjes Toptani n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs \u2013 zon\u00eb historike e rijet\u00ebzuar si nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb tregtare p\u00ebr zejet e artizanit dhe kulinaris\u00eb.<\/p>\n<p>Aktualisht restoranti Gzona \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb kompanis\u00eb \u201cAlbanian Food and Hospitality Lab\u201d, e themeluar n\u00eb janar t\u00eb vitit 2019 nga bashk\u00ebshortja e ish-ministrit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Adriana Beqaj hde Arti Malaj.<\/p>\n<p>N\u00eb mars 2019, Adriana Beqaj i fali 35% t\u00eb aksioneve ortakut t\u00eb saj Malaj dhe n\u00eb janar 2020 i shiti atij edhe 15% t\u00eb aksioneve t\u00eb mbetura. N\u00eb vitin 2022, kompania u shit tek Eduard Curraj, administrator i nj\u00eb distributori t\u00eb madh farmaceutik, Delta Pharma.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nga analizimi p\u00ebrgjimeve, provave t\u00eb administruara n\u00eb kompjuterin e Kurtulajt n\u00eb t\u00eb cilat pasqyrohen bilancet e restorantit Gzona, d\u00ebshmive t\u00eb personave n\u00ebn hetim dhe atyre t\u00eb dyshuar se kan\u00eb dijeni mbi ngjarjen, t\u00eb krahasuara dhe m\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat bankare e t\u00eb institucioneve tatimore, duket se nj\u00eb prej pronar\u00ebve fundor\u00eb t\u00eb k\u00ebtij aktiviteti \u00ebsht\u00eb Ilir Beqaj, nd\u00ebrsa bashk\u00ebpun\u00ebtori i tij Ermal Kurtulaj, shfaqet si ndihm\u00ebsi i tij jo vet\u00ebm n\u00eb pun\u00ebt e biznesit, por dhe t\u00eb veprimtaris\u00eb politike.<\/p>\n<p>Beqaj dhe Kurtulaj i kan\u00eb mohuar akuzat dhe kan\u00eb apeluar \u00e7\u00ebshtjen. Edhe pse ka ofruar garanci pasurore, Gjykata e Posa\u00e7me e Apelit e ka refuzuar k\u00ebrkes\u00ebn e ish-ministrit p\u00ebr tu liruar me kusht. N\u00eb paraburgim \u00ebsht\u00eb mbajtur dhe bashk\u00ebpun\u00ebtori tij I ngusht\u00eb, Errmal Kurtulaj.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi ligjor i Ilir Beqajt, avokati Ermal Yzeiraj, i tha BIRN gjat\u00eb nj\u00eb bisede telefonike se n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb hetimit ka detyrimin t\u00eb mos jap\u00eb q\u00ebndrim apo detaje lidhur me rrethanat e \u00e7\u00ebshtjes. Megjithat\u00eb, ai deklaroi se p\u00ebr t\u00eb gjitha akuzat e ngritura kan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje dhe se \u201cmezi po presin t\u00eb p\u00ebrballen me prokuroren e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb gjykat\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Yzeiraj e cil\u00ebsoi jo ligjore mas\u00ebn e sigurimit personal \u201cArrest n\u00eb burg\u201d t\u00eb vendosur ndaj Beqajt duke e cil\u00ebsuar t\u00eb q\u00ebllimshme. Sipas tij, kjo u b\u00eb me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb penguar Beqajn n\u00eb \u2018betej\u00ebn\u2019 e tij p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e sterilizimit dhe p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar n\u00eb komisionin parlamentar hetimor t\u00eb ngritur p\u00ebr t\u00eb hetuar at\u00eb dosje.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb dhe viktim\u00eb me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb krijuar statistika\u201d, tha Yzeiraj dhe n\u00ebnvizoi se dhe vet\u00eb gjykata thot\u00eb se ka zero korrupsion.<\/p>\n<p>Ilir Beqaj investitor<\/p>\n<p>Administrator i shoq\u00ebris\u00eb \u201cAlbanian Food and Hospitality Lab\u201d, ka qen\u00eb fillimisht Elis Makaj, i cili m\u00eb her\u00ebt ka qen\u00eb punonj\u00ebs i Delta Pharma-Al, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Eduard Currajt, i cili e bleu n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2022 restorantin Gzona. Sipas ekstraktit historik t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, rezulton se me vendimin e tij, Curraj em\u00ebroi n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb 2022-it si administrator Gazmend Preng\u00ebn.<\/p>\n<p>I pyetur n\u00eb dhjetor t\u00eb 2023-it si person q\u00eb ka dijeni, Gazmend Prenga ka deklaruar para hetuesve se kishte rreth tre vjet e gjysm\u00eb q\u00eb ishte pun\u00ebsuar n\u00eb bar restorant Gzona, ku ve\u00e7 detyr\u00ebs si administrator, ishte nj\u00ebkoh\u00ebsisht kryekamarier. Ai ka pohuar se ishte pun\u00ebsuar aty nga Ermal Kurtulaj.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb jam vendosur administrator nga shtetasi Ermal Kurtulaj. N\u00eb momentin q\u00eb jam vendosur administrator Eduart Curraj ka qen\u00eb pronari i lokalit nd\u00ebrsa m\u00eb para nuk e di se kush ka qen\u00eb pronari pasi n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb un\u00eb kam qen\u00eb kamerier, nuk kam pasur kontakte me dokumentacionin\u201d, ka shpjeguar Prenga duke shtuar se kontaktet n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb i kishte pasur me Elis Makajn, q\u00eb ishte administratori.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Prenga ka shpjeguar se n\u00eb dijenin\u00eb e tij, Kurtulaj ka mbajtur nj\u00eb rol menaxheri dhe se m\u00eb sakt\u00eb, ka pasur rol si nd\u00ebrmjet\u00ebs, i cili b\u00ebnte intervistat e punonj\u00ebsve, kishte lidhje me disa furnitor\u00eb dhe kishte pjes\u00ebn e sistemeve kompjuterike.<\/p>\n<p>P\u00ebr Ilir Beqajn dhe bashk\u00ebshorten e tij, Prenga ka deklaruar se i njeh si klient\u00eb t\u00eb lokalit q\u00eb nga koha kur kishte filluar pun\u00ebn.<\/p>\n<p>D\u00ebshmia e Preng\u00ebs vler\u00ebsohet prej Prokuroris\u00eb se mb\u00ebshtet t\u00eb dh\u00ebnat mbi kontrollin dhe zot\u00ebrimin e restorantit Gzona nga Ermal Kurtulaj dhe Ilir Beqaj, t\u00eb marra \u201cs\u00eb bashku me t\u00eb dh\u00ebnat e gjetura gjat\u00eb kontrollit t\u00eb banes\u00ebs dhe k\u00ebqyrjes se dokumenteve t\u00eb gjetura n\u00eb kompjuterin personal t\u00eb personit n\u00ebn hetim Ermal Kurtulaj\u201d.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb pasqyrat financiare t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie rezulton se jan\u00eb kryer investime nga ortak\u00ebt n\u00eb vitin 2019, nga t\u00eb cilat rreth 100 mij\u00eb euro dyshihet se jan\u00eb injektuar n\u00eb biznes nga ish-ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>SPAK konstaton se nga provat e administruara duket se rezultojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna mbi investime t\u00eb kryera nga Ilir Beqaj, i cili dyshohet t\u00eb ket\u00eb investuar n\u00eb vitin 2019 shumat 21 mij\u00eb e 411 euro dhe 4.6 milion\u00eb lek\u00eb, si dhe se ka kryer pagesa n\u00eb form\u00ebn e shpenzimeve qira e t\u00eb tjera, n\u00eb drejtim t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201cToptani\u201d sh.p.k, n\u00eb total n\u00eb shum\u00eb 34 mij\u00eb e 783 euro.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Beqaj nuk i ka deklaruar n\u00eb vitet 2019 dhe 2020 k\u00ebto shpenzime dhe investime n\u00eb ILDKPKI, sipas k\u00ebrkesave t\u00eb ligjit p\u00ebr deklarimin e pasurive nga ana e funksionar\u00ebve shtet\u00ebror\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, nga t\u00eb dh\u00ebnat e administruara, jan\u00eb krijuar dyshimet se Beqaj ka ruajtur interesa pasurore n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri edhe gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb qenies s\u00eb tij si drejtor i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i SASPAC-ut, pavar\u00ebsisht se bashk\u00ebshortja e tij, shtetasja Adriana Beqaj, \u00ebsht\u00eb larguar si ortake n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrfundimtare prej janarit t\u00eb 2020-\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb dyshim, prokuroria e mb\u00ebshtet n\u00eb provat e siguruara gjat\u00eb kontrollit t\u00eb ushtruar n\u00eb banes\u00ebn e Kurtulajt dhe konkretisht n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e gjetura n\u00eb kompjuterin e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb aktet e paraqitura n\u00eb gjykat\u00eb nga ana e SPAK, p\u00ebr k\u00ebrkimet e caktimit t\u00eb masave t\u00eb siguris\u00eb, parashtrohet se nga kqyrja e dokumenteve t\u00eb gjetura n\u00eb kompjuterin e Kurtulajt, ka rezultuar se ai administron dokumentacion dhe t\u00eb dh\u00ebna mbi aktivitete n\u00eb lidhje me pun\u00ebn, me aktivitetet politike si dhe bizneset familjare t\u00eb Ilir Beqajt, q\u00eb \u00e7mohet se d\u00ebshmon marr\u00ebdh\u00ebnien e af\u00ebrt t\u00eb besimit dhe bashk\u00ebveprimit mes tyre.<\/p>\n<p>Po ashtu, jan\u00eb gjetur dokumente dhe prova q\u00eb lidhen me veprimtarin\u00eb e restorant Gzona, t\u00eb cilat tregojn\u00eb veprimtarin\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb Kurtulajt p\u00ebr administrimin e k\u00ebtij subjekti, si dhe d\u00ebshmi p\u00ebr lidhjen e ngusht\u00eb t\u00eb Ilir Beqajt me k\u00ebt\u00eb veprimtari. Prokuroria vler\u00ebson se t\u00eb dh\u00ebnat ngren\u00eb dyshime se veprimatria e Kurtulajt \u00ebsht\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb interesave t\u00eb Beqajt.<\/p>\n<p>Konkretisht jan\u00eb gjetur dhe sekuestruar fatur\u00eb tatimore shitje e dhjetorit 2019 e Telekom Albania me bler\u00ebs Ilir Beqaj p\u00ebr nj\u00eb \u201cIphone 11 pro max 64 GB\u201d, e firmosur nga Ermal Kurtulaj; formular pajtimi me kompanin\u00eb ONE nga Ilir Beqaj p\u00ebr dy numra telefonik\u00eb t\u00eb l\u00ebvizsh\u00ebm; kontrat\u00eb p\u00ebr emetimin e kontrat\u00ebs s\u00eb parapaguar e prillit 2022 n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Ilir Beqajt, lidhur me Credins Bank; fatur\u00eb e Credins Bank n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Ilir Beqajt n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2019 dhe urdh\u00ebr xhirimi po n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij; fatur\u00eb tatimore shitje e ONE n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2022, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Ilir Beqajt; nj\u00eb zarf i bardh\u00eb me mbishkrimin Credins Bank, brenda t\u00eb cilit gjenden dy flet\u00eb me sh\u00ebnime p\u00ebr Ilir Beqaj dhe shkresa t\u00eb bank\u00ebs Credins.<\/p>\n<p>Po ashtu jan\u00eb gjetur t\u00eb dh\u00ebna p\u00eb veprime financiare t\u00eb bashk\u00ebshorte s\u00eb ish-ministrit, Adriana Beqajt, si fatur\u00eb mandat ark\u00ebtimi n\u00eb Credins Bank n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2020; mandate bankare p\u00ebr vitet 2016-2021, gjithsej 20 flet\u00eb; dy kontrata bankare n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj, t\u00eb tetorit 2016 p\u00ebr dy llogari rrjedh\u00ebse; dokumente nga ProCredit Bank dhe urdh\u00ebr pagesa t\u00eb ndryshme p\u00ebr Adriana Beqajn; certifikat\u00eb martese e n\u00ebntorit t\u00eb vitit 2018 e Adriana dhe Ilir Beqaj, e t\u00eb tjera dokumente.<\/p>\n<p>Sipas prokuroris\u00eb rezulton nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm dokumentesh me t\u00eb dh\u00ebna mbi restorantin \u201cGzona\u201d, prej krijimit t\u00eb k\u00ebtij aktiviteti, mbi investimet e realizuara mbi k\u00ebt\u00eb restorant, p\u00ebrfshi ato t\u00eb innjektuara nga Ilir Beqaj.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat mbi xhirot ditore p\u00ebr vitet 2019-2022, shpenzimet e kryera nga Ilir Beqaj dhe Dorian Sadiku, nj\u00eb nga ortak\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb \u201cDelta Pharma\u201d shp.k, jan\u00eb regjistruar ve\u00e7mas, me q\u00ebllim rakordimin m\u00eb pas t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebqyrja e dokumenteve n\u00eb kompjuter, p\u00ebr investimin fillestar n\u00eb k\u00ebt\u00eb restorant, \u00ebsht\u00eb konstatuar nj\u00eb dokument \u2018exel\u2019 me em\u00ebrtimin \u2018Gzona TOTAL\u2019 dhe me dat\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb ruajtjes, 6 dhjetor 2019, ku jan\u00eb gjetur t\u00eb dh\u00ebna mbi investimet e Beqajt n\u00eb vitin 2019.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb provuar n\u00ebse kan\u00eb qen\u00eb reale t\u00eb dh\u00ebnat e gjetura n\u00eb kompjuterin e Kurtulajt, prokuroria i ka krahasuar me t\u00eb dh\u00ebnat sipas deklarimeve t\u00eb kryera n\u00eb organet tatimore nga subjekti \u2018Albanian Food And Hospitality Lab\u2019 (Gzona), p\u00ebr secilin nga furnitor\u00ebt e evidentuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb tabel\u00eb, si dhe me t\u00eb dh\u00ebnat bankare.<\/p>\n<p>Po ashtu, \u00ebsht\u00eb sakt\u00ebsuar data se kur restoranti ka filluar t\u00eb gjeneroj\u00eb t\u00eb ardhura nga shitjet e kryera. Sipas libirit t\u00eb shitjeve, jan\u00eb pasqyruar shpenzime me t\u00eb dh\u00ebnat si n\u00eb tabela, fakte q\u00eb sipas prokuroris\u00eb tregojn\u00eb se t\u00eb dh\u00ebnat e gjetura n\u00eb kompjuterin e Kurtulajt jan\u00eb reale.<\/p>\n<p>\u201cKa rezultuar se vlerat e deklaruara n\u00eb librat e blerjes t\u00eb subjektit \u2018Albanian Food and Hospitality Lab\u2019\/Gzona, p\u00ebrputhen n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe me vlerat e sh\u00ebnuara n\u00eb tabelat e gjendura n\u00eb dokumentin excel me em\u00ebrtimin \u2018Gzona TOTAL\u2019, duke mb\u00ebshtetur n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb faktin se t\u00eb dh\u00ebnat e k\u00ebtyre tabelave jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta dhe reale\u201d, citohet n\u00eb aktin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me.<\/p>\n<p>Sipas prokuroris\u00eb, n\u00eb vijim t\u00eb dh\u00ebnat e tabelave t\u00eb gjetura dhe ato t\u00eb deklaruara n\u00eb librat e shitjes jan\u00eb krahasuar dhe me ato q\u00eb rezultojn\u00eb nga l\u00ebvizjet bankare t\u00eb kyera p\u00ebr llogari t\u00eb bar restorantit Gzona, prej nga ka rezultuar se shoq\u00ebria e ka filluar aktivitetin shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb von\u00eb nga krijimi i saj dhe p\u00ebr pasoj\u00eb nuk ka pasur t\u00eb ardhura te veta t\u00eb realizuara nga shitja, p\u00ebr t\u2019u investuar m\u00eb pas.<\/p>\n<p>Duke iu referuar raportit nd\u00ebrmjet investimeve t\u00eb kryera nga Eduart Curraj dhe Ilir Beqaj, prokuroria vler\u00ebson se ka dyshim t\u00eb arsyesh\u00ebm se ish-ministri zot\u00ebron interesa pasurore mbi bar restorantin Gzona, t\u00eb pakt\u00ebn rreth 19.4 % t\u00eb vler\u00ebs se investimit, pasi ka investuar n\u00eb total 56 mij\u00eb e 194 euro dhe 4.6 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa pronari de juro, Eduard Curraj ka investuar 265 mij\u00eb euro dhe 15.6 milion\u00eb lek\u00eb, ose 80.6 % t\u00eb investimit.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tjera kompromentuese p\u00ebr Beqajn n\u00eb k\u00ebt\u00eb biznes, jan\u00eb gjetur dhe gjat\u00eb kontrollit t\u00eb ushtruar tek restorant Gzona. Nga verifikimi mandat ark\u00ebtimeve t\u00eb ndryshme q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr veprime financiare t\u00eb kryera nga i hetuari Ermal Kurtulaj, kan\u00eb rezultuar fakte mbi raportet dhe interesat e Ilir Beqajt n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Sipas SPAK, t\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se Beqaj ka vepruar n\u00ebp\u00ebrmjet Ermal Kurtulajt.<\/p>\n<p>K\u00ebto konkluzione jan\u00eb mb\u00ebshtetur dhe n\u00eb rezultatet e p\u00ebrgjimeve telefonike t\u00eb kryera ndaj Kurtulajt, kqyrja e apartatit t\u00eb telefonit celular t\u00eb tij e t\u00eb Ilir Beqajt dhe Gazmend Preng\u00ebs. Vler\u00ebsohet se nga p\u00ebrgjimet rezulton se Kurtulaj ka qen\u00eb administratori faktik i restorantit Gzona, pasi ai ka shfaqur sjellje si i till\u00eb me administratorin ligjor Gazmend Prenga dhe punonj\u00ebsit e tjer\u00eb. Kjo, p\u00ebrforcohet dhe nga fakti se jan\u00eb gjetur t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb tregojn\u00eb se Ilir Beqaj i ka mbajtur komunikimet me punonj\u00ebsit e k\u00ebtij restoranti n\u00ebp\u00ebrmjet Kurtulajt.<\/p>\n<p>Nga p\u00ebrmbajtja e nj\u00eb bisede telefonike mes tyre Kurtulajt dhe Preng\u00ebs, duket se ka lidhje me sh\u00ebnimet e gjetura n\u00eb nj\u00eb bllok t\u00eb sekuestruar gjat\u00eb kontrollit t\u00eb ushtruar n\u00eb restorant Gzona.<\/p>\n<p>Po ashtu, nga k\u00ebqyrja e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb aparatit t\u00eb telefonit t\u00eb Gazmend Preng\u00ebs, jan\u00eb gjetur t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb rolin e Beqajt si person q\u00eb ka interesa t\u00eb vetat pasurore mbi restorantin Gzona.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim\u00ebsin\u00eb e komunikimeve t\u00eb muajit t\u00eb fundit dhjetor 2023, nga analizimi i bisedave t\u00eb kryera nga Ermal Kurtulaj me Ilir Beqajn, n\u00ebp\u00ebrmjet telefonit t\u00eb shoferit t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit, nga bisedat kuptohet se kan\u00eb folur p\u00ebr tu takuar n\u00eb fund t\u00eb vitit p\u00ebr rakordimet.<\/p>\n<p>Takimi \u00ebsht\u00eb dokumentuar me pamje flimike dhe sipas prokuroris\u00eb rezulton t\u00eb ket\u00eb ndodhur v\u00ebrtet ashtu si referojn\u00eb dhe komunikimet telefonike t\u00eb p\u00ebrgjuara.<\/p>\n<p>T\u00eb tjera fakte mbi q\u00ebnien e Beqajt si ortak fakik n\u00eb k\u00ebt\u00eb biznes d\u00ebshmohen dhe nga komunikimet e kryera me punonj\u00ebsit e restorantit t\u00eb cil\u00ebt duket se i raportojn\u00eb atij p\u00ebr largimet nga puna, pjes\u00ebmarrjet e tij n\u00eb biseda me personelin e restorantit, si dhe komunikimi i Preng\u00ebs me nj\u00eb ish-punonj\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb restorant.<\/p>\n<p>\u201cPo ashtu rezulton se edhe familjar\u00ebt e personit n\u00ebn hetim, bashk\u00ebshortja dhe vajza e tij, n\u00eb komunikimet e tyre flasin p\u00ebr \u2018Gzon\u00ebn\u2019 dhe p\u00ebr ndryshimet e b\u00ebra aty, fakte t\u00eb cilat tregojn\u00eb p\u00ebr lidhjen e tyre me k\u00ebt\u00eb restorant\u201d, citohet n\u00eb vendim e Gjykat\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr mas\u00ebn e siguris\u00eb ndaj Ilir Beqajt dhe t\u00eb dyshuarave t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb analiz\u00eb t\u00eb dokumenteve t\u00eb ndodhura n\u00eb kompjuterin e personit n\u00ebn hetim Ermal Kurtulaj, dokumenteve (faturave e t\u00eb tjera) t\u00eb gjendura gjat\u00eb kontrolleve, si dhe nga komunikimet dhe bisedat si telefonike ashtu dhe t\u00eb konstatuara n\u00eb aparatet e telefonave celulare t\u00eb sekuestruar dhe k\u00ebqyrur, rezultojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb cilat lidhen me nj\u00ebra tjetr\u00ebn dhe tregojn\u00eb se personi n\u00ebn hetim Ilir Beqaj \u00ebsht\u00eb ortak faktik, pra ka interesa t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta pasurore t\u00eb vetat n\u00eb restorantin \u2018Gzona\u2019 q\u00eb nga fillimi i tij dhe n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Sipas prokuroris\u00eb, Beqaj nga viti 2020 e n\u00eb vijim nuk ka deklaruar interesat pasurore t\u00eb tij n\u00eb vler\u00ebn e investimit me rreth 19.4 % tek restoranti Gzona.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb aktet dhe shpjegimet e prokuroris\u00eb, edhe gjykata vler\u00ebson se ka dyshim t\u00eb arsyesh\u00ebm t\u00eb bazuar n\u00eb prova se ai nuk ka deklaruar vler\u00ebn e investimit t\u00eb tij n\u00eb restorantin Gzona p\u00ebr vitin 2019 dhe 2020. Gjykata sjell n\u00eb v\u00ebmendje se n\u00eb vitin 2019, bashk\u00ebshortja e Beqajt ka deklaruar vet\u00ebm mbi kuotat e zot\u00ebruara prej saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb subjekt, por jo vler\u00eb investimi apo t\u00eb \u00e7do lloj tjet\u00ebr kontributi.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Gjykata e Posa\u00e7me vler\u00ebson se ka dyshim te arsyesh\u00ebm t\u00eb bazuar n\u00eb prova q\u00eb Gzona mund t\u00eb jet\u00eb pasuri e fshehur apo e padeklaruar e Beqajt.<\/p>\n<p>Hetimi lidhur me deklarimin e pasurive dhe interesave private t\u00eb Beqajt ka zbuluar dhe p\u00ebrdorimin e nj\u00eb automjeti t\u00eb llojit Volswagen Touareg n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme, pasuri q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Ermal Kurtulajt, me vler\u00eb rreth 1.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb automjet q\u00eb \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2019 kur Beqaj ka qen\u00eb deputet, rezulton se ai e ka p\u00ebrdorur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr l\u00ebvizjet e tij, si brenda ashtu edhe jasht\u00eb vendit. Nga hetimi ka rezultuar se me rregullimin e mjetit q\u00eb p\u00ebrdoret nga Beqaj, merret Kurtulaj. Prokuroria ngre dyshime mbi pron\u00ebsin\u00eb faktike t\u00eb tij mbi k\u00ebt\u00eb automjet, duke ngritur dyshime p\u00ebr fshehje t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb, apo se minimalisht duhej deklaruar p\u00ebrdorimi.<\/p>\n<p>Akuza p\u00ebr korrupsion pasiv \u2018nuk provohet\u2019<\/p>\n<p>Sipas prokuroris\u00eb, rezultojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb krijojn\u00eb dyshime mbi mosdeklarim ose deklarim t\u00eb rrem\u00eb t\u00eb pasurive dhe interesave private, nga personi n\u00ebn hetim Ilir Beqaj n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e subjektit t\u00eb deklarimit, p\u00ebr shkak t\u00eb funksioneve q\u00eb ka mbajtur. T\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim ka mbajtur dhe gjykata.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjykata vler\u00ebson se Prokuroria nuk ka arritur do t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb me provat e administruara deri tani se ka pasur korrupsion. Dyshimet e ngritura nga SPAK, se Beqaj dhe Kurtulaj kan\u00eb kryer korrupsion pasiv si pasoj\u00eb e faturimit t\u00eb shumave nga subjekti Gzona, pjes\u00eb e sh\u00ebrbimeve t\u00eb prokuruara nga SASPAC, nuk jan\u00eb gjetur t\u00eb bazuara nga gjykata me argumentin se nuk ka fiktivitet p\u00ebr vlerat e paguara p\u00ebr sh\u00ebrbimet e kryera. Gjykata vler\u00ebson se duhet t\u00eb hetohet n\u00eb drejtim t\u00eb zbulimit t\u00eb mekanizmit t\u00eb kthimit t\u00eb vlerave monetare n\u00eb rastet e dyshuara t\u00eb mashtrimit.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr gjykata vler\u00ebson se ka dyshime t\u00eb arsyeshme t\u00eb bazuara n\u00eb prova p\u00ebr kryerjen e veprave penale \u201cShkelja e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve ne tendera dhe ankande publike\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe \u201cMashtrimi\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, gjykata vler\u00ebson se \u00ebsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb shtrihet hetimi n\u00eb drejtim t\u00eb zbulimit t\u00eb lidhjeve t\u00eb personave n\u00eb favor t\u00eb t\u00eb cilave kan\u00eb kaluar vlerat e parave me personat n\u00ebn hetim, punonj\u00ebs t\u00eb SASPAC apo subjekte t\u00eb lidhura me ta.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, gjykata ka gjetur t\u00eb drejta k\u00ebrkesat e prokuroris\u00eb p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal \u201cArrest n\u00eb burg\u201d ndaj Ilir Beqajt dhe Ermal Kurtulajt.<\/p>\n<p>N\u00eb arsyetimin p\u00ebr llojit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal q\u00eb duhet t\u00eb caktohet ndaj Ilir Beqajt, gjykata vler\u00ebson se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, shkalla e nevojave t\u00eb sigurimit t\u00eb tij rezulton e lart\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo, referuar rrezikshm\u00ebris\u00eb s\u00eb veprave penale p\u00ebr t\u00eb cilat ai procedohet, kryerjes s\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs vep\u00ebr penale disa her\u00eb, dyshimin se ka kryer tre vepra penale dhe dy prej tyre t\u00eb shtrira n\u00eb koh\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim, duke abuzuar me funksionin publik.<\/p>\n<p>\u201cGjykata vler\u00ebson se \u00ebsht\u00eb prezent nj\u00eb mekaniz\u00ebm i shtrir\u00eb n\u00eb koh\u00eb dhe i p\u00ebrs\u00ebritur, q\u00eb d\u00ebshmon prezenc\u00ebn e nj\u00eb mendimi t\u00eb konsoliduar dhe nj\u00ebher\u00ebsh d\u00ebshmon raportin e dob\u00ebt e t\u00eb hetuarit n\u00eb respektimin e ligjit n\u00eb raport me ushtrimin e funksionit publik qe ka mbajtur\u201d, citohet n\u00eb vendimin e gjykat\u00ebs p\u00ebr ish-ministrin.<\/p>\n<p>N\u00eb \u201cArrest n\u00eb burg\u201d \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb dhe i hetuari Alfred Nikolla. Ndryshe nga prokuroria q\u00eb k\u00ebrkoi burg dhe p\u00ebr Gazmend Haxhin\u00eb dhe Elton Marinin, gjykata ka caktuar \u201cArrest n\u00eb sht\u00ebpi\u201d. P\u00ebr Bledar Lek\u00ebn dhe Bjona Ziajn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt SPAK k\u00ebrkoi \u201carrest n\u00eb Sht\u00ebpi, \u00ebsht\u00eb caktuar masa e sigurimit \u201cDetyrim p\u00ebr t\u2019u paraqitur\u2026\u201d, nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb hetuar\u00ebn Marinela Jazoj nuk \u00ebsht\u00eb pranuar k\u00ebrkesa p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal \u201cArrest n\u00eb sht\u00ebpi\u201d.\/ BIRN<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrgjimet e kryera nga SPAK n\u00eb muajt mars dhe prill t\u00eb vitit 2023 n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimit t\u00eb kontrat\u00ebs koncesionare t\u00eb check up-it, e ashtuquajtur \u201ckontroll sh\u00ebndet\u00ebsor falas\u201d, zbuluan skem\u00ebn e dyshuar t\u00eb korrupsionit dhe pastrimit t\u00eb parave duke keqp\u00ebrdorur fondet e programeve t\u00eb ndihm\u00ebs s\u00eb Bashkimit Evropian, n\u00eb krye t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs duket se &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":83695,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-88267","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88267","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88267"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88267\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/83695"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88267"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88267"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88267"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}