{"id":88380,"date":"2024-09-06T17:40:08","date_gmt":"2024-09-06T17:40:08","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=88380"},"modified":"2024-09-06T17:40:41","modified_gmt":"2024-09-06T17:40:41","slug":"berisha-rama-zevendesoi-kodin-zgjedhor-me-kodin-e-narkoshtetit-te-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/09\/06\/berisha-rama-zevendesoi-kodin-zgjedhor-me-kodin-e-narkoshtetit-te-tij\/","title":{"rendered":"Berisha: Rama z\u00ebvend\u00ebsoi Kodin Zgjedhor me kodin e narkoshtetit t\u00eb tij!"},"content":{"rendered":"<p>Lideri i opozit\u00ebs, Sali Berisha ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb rezyme t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb manipulimeve zgjedhore t\u00eb b\u00ebra nga Edi Rama q\u00eb prej vitit 2021 e deri n\u00eb zgjedhjet e fundit lokale t\u00eb 2023-shit.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb PD-s\u00eb, Berisha theksoi se cilido q\u00eb mendon se me Edi Ram\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri mund t\u00eb zhvillohen zgjedhje t\u00eb lira dhe se Edi Rama nuk i vjedh por i fiton zgjedhjet, duhet t\u00eb pranojn\u00eb se mashtrojn\u00eb.<\/p>\n<p>Berisha tha se, Rama z\u00ebvend\u00ebsoi Kodin Zgjedhor q\u00eb \u00ebsht\u00eb Kushtetuta e zgjedhjeve, me kodin e narkoshtetit t\u00eb tij, duke zhnd\u00ebrruar vot\u00ebn n\u00eb krim dhe krimin n\u00eb vot\u00eb, me nj\u00eb metamorfoz\u00eb fatale p\u00ebr kombin.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb dashur miq, cilido q\u00eb mendon se me Edi Ram\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri mund t\u00eb zhvillohen zgjedhje t\u00eb lira dhe se Edi Rama nuk i vjedh por i fiton zgjedhjet, duhet t\u00eb pranojn\u00eb se mashtrojn\u00eb. Organizatat Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb fush\u00ebs elektorale q\u00eb deklarojn\u00eb se n\u00eb Shqip\u00ebri qeveria kontrollon vullnetin e zgjedh\u00ebsve dhe se ky \u00ebsht\u00eb tipari themelor m\u00eb kardinal i autokracive elekotorale, i cili nj\u00eblloj si n\u00eb diktatura si n\u00eb diktatura ideologjike vota shnd\u00ebrrohet n\u00eb krim dhe krimi shnd\u00ebrrohet n\u00eb vot\u00eb me nj\u00eb metamorfoz\u00eb fatale p\u00ebr kombet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb mendim i till\u00eb nga cilido qoft\u00eb shfaqet, dhe pavar\u00ebsisht nga bindjet politike t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetje e fuqshme p\u00ebr Edi Ram\u00ebn, n\u00eb diktatur\u00ebn e tij t\u00eb bazuar n\u00eb aleanc\u00ebn e krimit, drog\u00ebn dhe vjedhjen e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Cilido q\u00eb rreket t\u00eb na bind\u00eb se me Edi Ram\u00ebn zhvillohen zgjedhje normale dhe se ai nuk i vjedh, por i fiton zgjedhjet, duhet t\u00eb pranoj\u00eb se kodi elektoral \u2018de facto\u2019, Kushtetuta e procesit zgjedhor nuk vlen asnj\u00eb grosh\u00eb p\u00ebr faktin se Edi Rama para fillimit t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb 32 vite e shpalli at\u00eb kinez\u00ebri dhe e z\u00ebvend\u00ebsoi haptas me kodin e narkoshtetit.<\/p>\n<p>Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb pranojn\u00eb dhe harrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb qendrim t\u00eb tij, nuk b\u00ebjn\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr, vet\u00ebm argatin e s\u00eb keqes.<\/p>\n<p>Cilido q\u00eb pranon se me Edi Ram\u00ebn n\u00eb qeveri mund t\u00eb zhvillohen zgjedhje t\u00eb barabarta dhe se Edi Rama nuk i vjedh, por i fiton zgjedhjet, duhet t\u00eb pranoj\u00eb se nuk ka ndikim n\u00eb rezultatin e zgjedhjeve sistemi patronazhist\u00ebve, kopje e sistemit t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn punonj\u00ebsit q\u00eb paguhen me taksat tona, me veprimtarin\u00eb e tyre terroriste kriminale shnd\u00ebrrojn\u00eb shtetin n\u00eb makineri monst\u00ebr elektorale p\u00ebr partin\u00eb shtet.<\/p>\n<p>Dhe kjo do t\u00eb ishte mb\u00ebshtetja m\u00eb e fuqishme p\u00ebr regjimin e Edi Ram\u00ebs dhe partin\u00eb e tij t\u00eb krimit.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi, cilido q\u00eb beson se me Edi Ram\u00ebn n\u00eb qeveri mund t\u00eb zhvillohen zgjedhje t\u00eb drejta dhe se Edi Rama nuk vjedh, por i fiton zgjedhjet duhet t\u00eb pranoj\u00eb se nuk ndikon n\u00eb rezultatin e zgjedhjeve pabarazia ekstreme n\u00eb gar\u00ebn elektorale, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn 61 kandidat\u00eb t\u00eb partis\u00eb s\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb shkelje t\u00eb ligjeve t\u00eb vendit nuk mor\u00ebn asnj\u00eb qndark\u00eb financim nga buxheti i shtetit, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur kandidat\u00ebt e partis\u00eb shtet mor\u00ebn mbi 3 mln.<\/p>\n<p>Ky vendim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetje e verb\u00ebr p\u00ebr Edi Ram\u00ebn dhe fars\u00ebn e tij elektorale.<\/p>\n<p>Cilido q\u00eb mendon se Edi Rama nuk i vjedh por i fiton zgjedhjet, duhet t\u00eb pranoj\u00eb se shp\u00ebrndarja me zarf e 50 eurove p\u00ebr 683 mij\u00eb pensionist\u00eb dy jav\u00eb para dit\u00ebs s\u00eb votimit, nuk p\u00ebrfaq\u00ebson blerje publike vote dhe nuk ndikon n\u00eb rezultatin e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Ky pohim nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr veccse nj\u00eb mashtrim publik dhe mb\u00ebshtetje e verb\u00ebr e fars\u00ebs elekotare t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe narkoregjimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Cilido q\u00eb mendon se Edi Rama nuk vjedh, por fiton zgjedhjet, duhet t\u00eb pranoj\u00eb se qindra miliona euro q\u00eb shp\u00ebrndahen gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale p\u00ebr asfalte, beton elektoral apo blerje t\u00eb vot\u00ebs, se t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vot\u00ebs nuk ndikojn\u00eb n\u00eb rezultatin e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Ky person, ose cilido qoft\u00eb, nuk b\u00ebn gj\u00eb tjet\u00ebr veccse mashtron publikisht me pages\u00eb os\u00eb vullnetarisht, dhe mb\u00ebshtet pa kushte fars\u00ebn elektorale t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Cilido q\u00eb mendon se me Edi Ram\u00ebn mund t\u00eb ket\u00eb zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme dhe se ai nuk i vjedh por i fiton zgjedhjet, duhet t\u00eb pranoj\u00eb se bandat e qeveris\u00eb n\u00eb mbar\u00eb vendin dhe ministrat e zyrtar\u00ebt e tij dhe nuk nd\u00ebrhyn tek qytetar\u00ebt, nuk ndikojn\u00eb me hanxhar\u00ebt e tyre t\u00eb krimit n\u00eb rezultatin e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb n\u00eb nj\u00ebm\u00ebnyr\u00eb, apo n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb b\u00ebhesh bashk\u00ebpun\u00ebtor vullnetar, apo avokati i krimit monstruoz elektoral t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe hordhive vras\u00ebs serial\u00eb t\u00eb tij q\u00eb v\u00ebrsulen si terrorist\u00eb mbi qytetar\u00ebt dhe shnd\u00ebrrojn\u00eb krimin n\u00eb vot\u00eb, dhe vot\u00ebn e tyre n\u00eb krim n\u00eb shp\u00ebrblime dhe favore q\u00eb fitoheshin si shp\u00ebrblim nga Edi Rama me krimin e tyre elektoral.<\/p>\n<p>Cilido q\u00eb mendon se me Edi Ram\u00ebn n\u00eb qeveri mund t\u00eb zhvillohen zgjedhje t\u00eb barabarta dhe t\u00eb lira, duhet t\u00eb pranojn\u00eb se ndryshimi i qendrave t\u00eb votimit p\u00ebr 1.3 mln qytetar\u00eb mbi baza politike dhe l\u00ebnia pa votim e qindra mij\u00ebra prej nuk ndikon n\u00eb rezultatin elektoral. Por ai apo ajo q\u00eb e beson nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb jan\u00eb mjeran\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb neveritsh\u00ebm t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe narkoshtetit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Cilido q\u00eb beson se Edi Rama nuk i vjedh por i fiton zgjedhjet, dhe se ai \u00ebsht\u00eb i sinqert\u00eb n\u00eb zotimin e tij p\u00ebr zgjedhje normale me q\u00ebllim apo pa q\u00ebllim mashtron veten dhe rreket t\u00eb mashtroj\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, ai ose ajo harrojn\u00eb se Edi Rama n\u00eb zgjedhjet e vitit 2021 shp\u00ebrndau publikisht n\u00eb llogarit\u00eb bankare t\u00eb mij\u00ebra familjeve n\u00eb zonat e goditura nga t\u00ebrm\u00ebti 132 mln euro, kurse n\u00eb zgjedhjet e majit 2023 shp\u00ebrndau publikisht qindra e miliona euro asfalt, zhavorr elektoral dhe zarfe me 50 euro p\u00ebr 683 mij\u00eb pensionist\u00eb\u201d, u shpreh Berisha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lideri i opozit\u00ebs, Sali Berisha ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb rezyme t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb manipulimeve zgjedhore t\u00eb b\u00ebra nga Edi Rama q\u00eb prej vitit 2021 e deri n\u00eb zgjedhjet e fundit lokale t\u00eb 2023-shit. N\u00eb fjal\u00ebn e tij gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb PD-s\u00eb, Berisha theksoi se cilido q\u00eb mendon se me Edi Ram\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":88381,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-88380","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88380","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88380"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88380\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/88381"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88380"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88380"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88380"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}