{"id":88477,"date":"2024-09-09T08:45:56","date_gmt":"2024-09-09T08:45:56","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=88477"},"modified":"2024-09-09T08:45:56","modified_gmt":"2024-09-09T08:45:56","slug":"3-mos-per-puthjet-kritike-te-z-macron-me-usa-nato-be","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/09\/09\/3-mos-per-puthjet-kritike-te-z-macron-me-usa-nato-be\/","title":{"rendered":"&#8220;3 mos (p\u00ebr) puthjet kritike t\u00eb z. Macron me USA\/NATO\/BE\u201d!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gjeneral \u00ae Piro Ahmetaj<\/strong><\/p>\n<p>Kontrata p\u00ebr shitjen e avion\u00ebve luftarak si dhe mesazhet e Presidentit t\u00eb Franc\u00ebs Emanuel Macron gjat\u00eb \u201c<em>vizit\u00ebs historike<\/em>\u201d n\u00eb Beograd (<em>29-30 Gusht 2024<\/em>), vijojn\u00eb t\u00eb mbeten n\u00eb \u201c<em>top-ngjarjet dhe top-lajmet<\/em>\u201d, p\u00ebr kancelarit\u00eb, institutet dhe mediat e kryeqyteteve t\u00eb Ballkanit, 32 vendeve t\u00eb NATO, BE, Rusis\u00eb, Kin\u00ebs, etj.<\/p>\n<p>N\u00eb \u201c<em>kapacitetin e Ekspertit t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare, Rajonit dhe NATO-s<\/em>\u201d, n\u00eb vijim po paraqes nj\u00eb p\u00ebrmbledhje strategjike mbi tre q\u00ebndrimet, ose 3 mos (p\u00ebr) puthjet kritike t\u00eb z. Macron n\u00eb raport me domosdoshm\u00ebrin\u00eb kritike p\u00ebr forcimin e kohezionit q\u00eb ka Aleanca Euroatlantike (USA\/NATO\/UK\/BE):<\/p>\n<p><strong><em><u>Mos <\/u><\/em><\/strong><em><u>(p\u00ebr)<strong> puthja nr. 1<\/strong>, n\u00eb planin ushtarak<\/u><\/em>: n\u00ebnshkrimi kontrat\u00ebs p\u00ebr shitjen e\u00a012 avion\u00ebve luftarak\u00eb Francez\u00eb t\u00eb gjenerat\u00ebs me kosto rreth 3 miliard\u00eb $, ose dyfishi i buxhetit vjetor t\u00eb mbrojtjes s\u00eb Serbis\u00eb! Rafale kushton mbi 115 milion $, apo gati gjysma e nj\u00eb F-16\/USA me 60 milion $. Sipas kontrat\u00ebs s\u00eb n\u00ebnshkruar, nga buxheti vjetor i mbrojtjes (<em>1.5 miliard\u00eb \u20ac),<\/em> p\u00ebr secilin nga 5 vitet n\u00eb vijim (deri 2029) Serbia do duhet t\u00eb paguaj Franc\u00ebs 600 milion $ (<em>pa p\u00ebrfshir\u00eb koston e lart\u00eb t\u00eb armatimit, mir\u00ebmbajtjes operacionale, trajnimeve, etj<\/em>)<strong>, <\/strong>q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb afro 50 % t\u00eb buxhetit vjetor t\u00eb mbrojtjes<strong>?!<\/strong><\/p>\n<p>Para Serbis\u00eb, edhe Kroacia dhe Greqia kan\u00eb bler\u00eb avion\u00eb Rafale nga Franca. Por Kroacia q\u00eb ka nj\u00eb buxhet p\u00ebr mbojtjen pothuaj t\u00eb barabart\u00eb me Serbin\u00eb, bleu 12 avion\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorur me kosto rreth 1 miliard $. Nd\u00ebrsa Greqia, q\u00eb ka buxhetin\u00a07 her\u00eb m\u00eb t\u00eb madh se Serbia (<em>8.2 miliard\u00eb \u20ac),<\/em> harxhoi 2,5 miliard\u00eb $ p\u00ebr\u00a024 Rafale. Gjith\u00ebsesi ky krahasim\u00a0nuk \u00ebsht\u00eb as arsye, as justifikim dhe as p\u00ebrgjegj\u00ebsi gjeopolitike p\u00ebr rikthimin e rajonit te gara e armatimeve ose te \u201c<em>Ballkani fuci baruti<\/em>\u201d\u2026 <strong>!<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr ta \u00e7liruar nga termat luftarake, po sjell n\u00eb v\u00ebmendje nj\u00eb satir\u00eb t\u00eb gjetur t\u00eb politikanit dhe publicistit, Ben Blushi: \u201cPresidenti <em>Vu\u00e7i\u00e7, i ngjan nj\u00eb gjuetari q\u00eb blen arm\u00eb t\u00eb shtrenjta edhe duke e ditur q\u00eb nuk do t\u2019i p\u00ebrdor\u00eb kurr\u00eb<\/em>\u201d. Por kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e tep\u00ebrt se p\u00ebrrallat me gjahtar\u00eb, p\u00ebr barr\u00ebn mbi taksapaguesit por edhe p\u00ebr tu aplikuar n\u00eb realitetin e aleancave gjeopolitike n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>N\u00ebse shikon hart\u00ebn e Serbis\u00eb, t\u00eb gjitha vendet nd\u00ebrkufitare, jan\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb NATO-s (<em>Hungaria, Rumania, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Shqip\u00ebria<\/em>), nd\u00ebrsa Serbia nuk mund t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb avion\u00ebt Rafale kund\u00ebr asnj\u00eb shteti an\u00ebtar t\u00eb NATO-s. Nga ana tjet\u00ebr<em>, <\/em>asnj\u00eb nga vendet e rajonit nuk k\u00ebrc\u00ebnon Serbin\u00eb por as \u201c<em>Ajo s\u2019ka k\u00ebllqe p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me fuqin\u00eb ushtarake t\u00eb vendeve nd\u00ebrkufitare<\/em>\u201d si dhe \u201c<em>p\u00ebrsa koh\u00eb do vijoj\u00eb t\u00eb ket\u00eb prezenc\u00eb t\u00eb SHBA\/NATO n\u00eb Rajon, agresioni ushtarak kund\u00ebr t\u00ebr\u00ebsis\u00eb territoriale t\u00eb Kosov\u00ebs, mbetet nj\u00eb mision t\u00ebr\u00ebsisht i pamundur<\/em>\u201d.<\/p>\n<p><em><u>N\u00eb planin e p\u00ebrfitimeve politike<\/u><\/em>, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7 zgjodhi t\u2019i blej\u00eb avion\u00ebt luftarak\u00eb n\u00eb Franc\u00eb dhe jo diku tjet\u00ebr, jo vet\u00ebm pasi p.sh \u201c<em>SHBA kurr\u00ebsesi nuk do ti jepte aleatit t\u00eb Putinit F-35<\/em>\u201d, por sepse ishte jo rast\u00ebsisht Franca q\u00eb bllokoi p\u00ebr nj\u00eb dat\u00eb t\u00eb panjohur an\u00ebtar\u00ebsimin (<em>duke bindur edhe Gjermanin\u00eb dhe Italin\u00eb<\/em>) an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs, megjith\u00ebse asambleja e k\u00ebtij K\u00ebshilli, p\u00ebrfshi edhe deputet\u00ebt francez\u00eb, votuan me shumic\u00eb absolute pro Kosov\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb Vu\u0107i\u010d nuk bleu arm\u00eb (avion luftimi Rafalo) por mb\u00ebshtetjen e Franc\u00ebs dhe ndoshta ndonj\u00eb vend tjet\u00ebr t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p><em><u>N\u00eb planin ekonomik<\/u><\/em>, Pasi mori 3 miliard\u00eb $, z. Macron tha n\u00eb Beograd: \u201c<em>Franca do jet\u00eb mbrojt\u00ebsja m\u00eb e madhe e t\u00eb drejtave t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, nd\u00ebrsa nuk i zuri as n\u00eb goj\u00eb serb\u00ebt e Bosnj<\/em>\u201d <strong>(?!)<\/strong>, nd\u00ebrsa n\u00eb korrik, Serbia i dha Gjermanis\u00eb pasurin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, litiumin. Serbia do ta paguaj\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7mim, sepse Vu\u00e7i\u00e7 nuk mund ta pranoj t\u00eb mbetet n\u00eb histori si tradhtar q\u00eb \u201c<em>njohu Kosov\u00ebn<\/em>\u201d.\u00a0 Kur Rafal\u00ebt do vijn\u00eb n\u00eb Serbi (2029), me siguri as Macron as Vu\u0107i\u010d nuk do jet\u00eb n\u00eb pushtet, pasi edhe pse b\u00ebn t\u00eb mbi-pushtetshmin, Vu\u0107i\u010d \u00ebsht\u00eb m\u00eb i dob\u00ebt se kurr\u00eb. P.sh gjedhjet p\u00ebr Bashkin\u00eb e Beogradit, i \u201c<em>fitoi<\/em>\u201d duke sjell\u00eb 40 mij\u00eb votues nga Bosnja, nd\u00ebrsa mbas 5 vitesh, avion\u00ebt Rafale ndoshta do t\u00eb fluturojn\u00eb mbi Beograd si nj\u00eb lamtumir\u00eb dashurie.<\/p>\n<p><strong><em><u>Mos <\/u><\/em><\/strong><em><u>(p\u00ebr)<strong> puthja nr. 2<\/strong><\/u><\/em>: n\u00eb shkurt 2024, <strong>P<\/strong>residenti Macron b\u00ebri nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe provokuese p\u00ebr parimet e Aleanc\u00ebs: \u201c<em>Franca nuk e p\u00ebrjashton mund\u00ebsin\u00eb e d\u00ebrgimit t\u00eb trupave tok\u00ebsore n\u00eb Ukrain\u00eb<\/em>\u201d, duke shtuar se: &#8220;<em>Asgj\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrjashtohet n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Evrop\u00ebs<\/em>. Ne do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb e nevojshme p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb Rusia t\u00eb mos e fitoj\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb&#8221; <strong>!<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb tej, z. Macron shtoi se 25 vitet e fundit, shum\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs pers\u00ebrisnin: \u201ckurr\u00eb tanke, kurr\u00eb avion\u00eb, kurr\u00eb raketa, etj, deri sa n\u00eb frontin ukrainas, situata po b\u00ebhej m\u00eb e ashp\u00ebr nd\u00ebrsa Rusia po vazhdon sulme ushtarake si dhe p\u00ebr\u00a0 dezinformimin e publikun ukrainas\u201d. Prandaj k\u00ebrkoi \u201c<em>krijimin e nj\u00eb koalicioni p\u00ebr goditje dhe furnizim me raketa me rreze t\u00eb mesme dhe t\u00eb gjata<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebto ishin deklaratat e z.Macron n\u00eb mbyllje t\u00eb samitit special n\u00eb Paris n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Ukrain\u00ebs, ku 21 krer\u00ebt e shteteve evropiane, nga ShBA-ja, Kanadaja, UK, mik\u00ebpriteshin n\u00eb Pallatin Elysee.<\/p>\n<p><strong><em><u>Mos<\/u><\/em><\/strong><em><u> (p\u00ebr) <strong>puthja nr. 3<\/strong><\/u><\/em>: rreth 5 vjet m\u00eb par\u00eb, n\u00eb korrik 2019, si kund\u00ebrp\u00ebrgjigje ndaj presionit t\u00eb Presidentit Trump ndaj vendeve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb NATO-s, si Gjermania, Franca, etj p\u00ebr mos pagimin e 2 % p\u00ebr mbrojtjen vjen deklarata \u201c<em>e fort\u00eb<\/em>\u201d e Presidentit Macron: \u201c<em>NATO po p\u00ebrjeton vdekje klinike dhe BE duhet t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb sovranitetin ushtarak\u201d<\/em>, nd\u00ebrsa ndoshta e tejkaloi kur tha se: \u201c<em>Washingtoni po i kthen shpin\u00ebn Evrop\u00ebs..<\/em>\u201d ?!<\/p>\n<p>Kur Presidenti Macron u pyet n\u00ebse besonte n\u00eb efektivitetin e Nenit 5 t\u00eb traktatit themelues t\u00eb NATO-s (<em>n\u00ebse nj\u00eb shtet an\u00ebtar sulmohet, t\u00eb gjitha vendet p\u00ebrfshihen n\u00eb lufte<\/em>): \u201c<em>Nuk e di. \u00c7far\u00eb do n\u00ebnkuptoj\u00eb Neni 5 nes\u00ebr? dhe<\/em> argumentoi se \u201c<em>Evropa q\u00ebndron n\u00eb skajin e nj\u00eb gremine dhe do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb kontrollin e fatit t\u00eb saj, vet\u00ebm n\u00ebse fillon t\u00eb p\u00ebrgatitet dhe sillet si nj\u00eb fuqi gjeopolitike<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb po ashtu e njohur, q\u00eb z. Macron ka b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb BE dhe vendet per\u00ebndimore t\u00eb rishikojn\u00eb rolet e tyre n\u00eb bot\u00eb si dhe t\u00eb p\u00ebrshtaten me realitetet e reja globale duke konstatuar se: \u201c<em>hegjemonia per\u00ebndimore ka mbaruar dhe se do t\u00eb ishte gabim t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb izolojm\u00eb Rusin\u00eb<\/em>\u201d <strong>?!<\/strong><\/p>\n<p>Gjith\u00ebsesi, nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb dhe as nj\u00eb z\u00eb i vetmuar n\u00eb 75 vjet histori suksesi t\u00eb NATO-s: \u201csi<em> Aleanca m\u00eb e fuqishme e historis\u00eb s\u00eb njer\u00ebzimit dhe vlerave Euroatlantike<\/em>\u201d! Kujtojm\u00eb rastin e Turqis\u00eb, me raketat Ruse S-400, q\u00ebndrimet kontroverse t\u00eb 2-3 vendeve n\u00eb lidhje me luft\u00ebn e Putinit, etj.<\/p>\n<p><strong><em><u>Konsiderata dhe mesazhe gjeostrategjike, mbi 3 mos <\/u><\/em><\/strong><em><u>(per)<strong> puthjet e sip\u00ebrp\u00ebrmendura:<\/strong><\/u><\/em><\/p>\n<p>Pa asnj\u00eb m\u00ebdyshje, Franca \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn sovrane, p\u00ebr t\u00eb mbajtur dhe zhvilluar aleancat historike, strategjike, ekonomike, kulturore, gjeopolitike, etj. Por, kur vjen fjala te shitja e armatimeve moderne (<em>Rafale<\/em>) armiqve potencial\u00eb ose aleat\u00ebve t\u00eb tyre (<em>miku i armikut \u00ebsht\u00eb armiku i p\u00ebrbashk\u00ebt<\/em>) si dhe pesh\u00ebn jetike e kohezionit p\u00ebr ta mbajtur t\u00eb pamposhtur fuqin\u00eb ushtarake t\u00eb NATO-s, si \u00e7do an\u00ebtar tjet\u00ebr ashtu edhe Franca, \u00ebsht\u00eb e imponuar t\u00eb respektoj\u00eb parimet dhe detyrimet baz\u00eb t\u00eb nd\u00ebrsjelljes mes 32 vendeve an\u00ebtare!<\/p>\n<p>N\u00eb pamje t\u00eb pare, duken si kontraditore mes 3 mos (p\u00ebr) puthjeve t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendura: \u201c<em>shitjen e avion\u00ebve Rafale<strong>,<\/strong> nd\u00ebrthurja me trupa n\u00eb Ukrain\u00eb dhe NATO ne vdekje klinike<\/em>\u201d. Por besoj se arsyeja e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb tre mos (p\u00ebr) puthjet, mbeten: \u201ckuotat elektorale t\u00eb z.Macron, si dhe p\u00ebrpjekjet p\u00ebr rritjen e pesh\u00ebs gjeopolitike t\u00eb Franc\u00ebs br\u00ebnda dhe jasht\u00eb Aleanc\u00ebs Euroatlantike\u201d.<\/p>\n<p>Kjo &#8220;<strong><em>s&#8217;\u00ebsht\u00eb Evropa ime<\/em><\/strong>&#8220;, pohoi me revolt\u00eb, politikani i njohur gjerman, Michael Roth (<em>25 vjet an\u00ebtar i Bundeswerit, 8 vjet Minist\u00ebr p\u00ebr Evrop\u00ebn n\u00eb kabinetin Merkel<\/em>), pa ju thar\u00eb boja marr\u00ebveshjes s\u00eb Franc\u00ebs p\u00ebr t&#8217;i shitur avion\u00eb luftarak Serbis\u00eb. Nj\u00eb deklarat\u00eb e pa d\u00ebgjuar edhe n\u00eb raste ekstreme pro-serbe q\u00eb nga1999. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, shitja e avion\u00ebve Rafale ushtar\u00ebve t\u00eb Milloshevi\u00e7it mbetet e papranueshme jo vet\u00ebm p\u00ebr Gjermanin\u00eb, por edhe p\u00ebr USA, NATO dhe BE.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, me shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb shtrohen <strong><u>5 pyetje<\/u><\/strong>: ku po shkon Franca me mos (p\u00ebr) puthjet Euroatlantike (<strong>?<\/strong>) A mos Franca n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me Serbin\u00eb po p\u00ebrs\u00ebrit sjelljen kur Rusisa pushtoi Krimen\u00eb (<strong>?<\/strong>) A ka filluar Franca t\u00eb ringjall\u00eb aleancat e saj historike dhe ambiciet gjeopolitike n\u00eb rastin e nj\u00eb lufte t\u00eb n\u00eb ballkan (<strong>?<\/strong>). A \u00ebsht\u00eb e pranueshme q\u00eb Franca shet avion luftimi Serbis\u00eb q\u00eb mbetet k\u00ebrc\u00ebnues i vet\u00ebm i paqes ne Ballkan, p\u00ebrfshi sovranitetin e nj\u00eb shteti sovran\/Kosov\u00ebs (<strong>?<\/strong>).\u00a0\u00a0A mundet Franca apo edhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb BE t\u00eb ngren\u00eb kapacitete p\u00ebr tu \u201cvet\u00eb-mbrojtur pa fuqin\u00eb ushtarake t\u00eb SHBA dhe UK\u201d <strong>?!<\/strong><\/p>\n<p>Mbas viteve 1990, kur ishte \u201c<em>duke u shk\u00ebrmoqur pa luft\u00eb<\/em>\u201d Traktati i Varshav\u00ebs, faktor\u00eb dhe Oponent t\u00eb vij\u00ebs s\u00eb par\u00eb nga kontinenti evropian, \u201c<em>nxitimthi<\/em>\u201d shtruan pyetjen: \u201cmisioni u KRY, pse na duhet NATO\u201d<strong>?<\/strong> Nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb BE n\u00ebp\u00ebrmjet marr\u00ebveshjeve (<em>Berlin++<\/em>) ka p\u00ebrdit\u00ebsuar arkitektur\u00ebn politike dhe fuqin\u00eb ushtarake (ESDP\/PESCO), etj, ende mbetet p\u00ebr tu konfirmuar: \u201cn\u00ebse BE \u00ebsht\u00eb konkuruese apo komplementare me NATO-n\u201d ?!<\/p>\n<p>Mos t\u00eb b\u00ebjm\u00eb naivin p\u00ebr t\u00eb ushqyer \u201c<em>populizmat antiamerikane\u201d<\/em> apo me citstet e \u201crreziku anglo-amerikan\u201d, pasi besoj se p\u00ebrgjigjen e din\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebrfshi edhe Presidenti Macron! Historia na kthen n\u00eb rrethanat e p\u00ebrgjakshme t\u00eb para-Luft\u00ebs s\u00eb II-t\u00eb bot\u00ebrore, kur vendet e Europiane, b\u00ebnin \u201c<em>n\u00ebn dhe<\/em>\u201d, marr\u00ebveshje me Hitlerin, duke pritur q\u00eb sipas premtimit t\u00eb ciklopit, se \u02baAi do ti hante t\u00eb fundit..\u201d.<\/p>\n<p>Do uroja t\u00eb isha gabim, por n\u00eb analiz\u00ebn strategjike, k\u00ebto mos (p\u00ebr) puthje \u201c<em>t\u00eb forta<\/em>\u201d, synojn\u00eb: \u201c<em>t\u00eb ushqejn\u00eb ushtrin\u00eb e militant\u00ebve t\u00eb rinj me lavdin\u00eb dhe ambiciet e vjetra t\u00eb Franc\u00ebs\u201d,<\/em> duke ri-kujtuar se, mbase jo fare rast\u00ebsisht por n\u00eb emer t\u00eb k\u00ebtyre ambicjeve, Presidenti Charles de Gaulle, n\u00eb 1966, \u201c<em>vet\u00eb- ngriu<\/em>\u201d statusin e pjes\u00ebmarrjes s\u00eb Franc\u00ebs n\u00eb Struktur\u00ebn e Integruar Ushtarake t\u00eb NATO, p\u00ebr plot\u00eb 42 vjet (1967 &#8211; 2009)!<\/p>\n<p><u>S<\/u>igurisht q\u00eb ka mendje t\u00eb ndryshkura n\u00eb Mosk\u00eb, Beograd dhe jo vet\u00ebm q\u00eb mbajn\u00eb ndezur fitilat e nj\u00eb lufte Ballkanike.\u00a0 Strategu i mir\u00ebnjohur i Ballkanit, <strong>Bugajski<\/strong>, e sheh ende Serbin\u00eb si peng i Rusis\u00eb n\u00eb Ballkan: \u201c<em>Moska mund t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb serb\u00ebt p\u00ebr t\u00eb nisur nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb re n\u00eb rajon\u201d.\u00a0<\/em> P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, kjo ndodh n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur krahas rraskapitjes turp\u00ebruese q\u00eb e pret k\u00ebt\u00eb dim\u00ebr n\u00eb Ukrain\u00eb, Rusia &#8211; Putiniste i ka humbur edhe shpresat p\u00ebr t\u00eb ndezur nj\u00eb front t\u00eb ri lufte n\u00eb Ballkan duke frym\u00ebzuar grupet kriminale apo axhend\u00ebn e politikan\u00ebve ekstremist t\u00eb tipit Dodik, etj! Kjo demonstrohet edhe n\u00eb mesazhet e forta nga Washingtoni zyrtar<em>: \u201cUSA mbeten t\u00eb p\u00ebrkushtuara p\u00ebr t\u00eb mos lejuar nj\u00eb luft\u00eb n\u00eb Rajon<\/em>\u201d si dhe nga BE: \u201c<em>p\u00ebrparimi n\u00eb rrug\u00ebn e BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb tejet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr paqen e rajonit te Ballkanit per<\/em>\u00eb<em>ndimor\u201d.<\/em><\/p>\n<p><strong><em><u>N\u00eb shtes\u00eb<\/u><\/em><\/strong><strong>,<\/strong> p\u00ebrtej zgjimit (<em>apo blerjes<\/em>) se aleancave historike, p\u00ebrtej \u201c<em>armatosjes deri n\u00eb dh\u00ebmb\u00eb<\/em>\u201d t\u00eb Serbis\u00eb si dhe p\u00ebrkund\u00ebr shp\u00ebrdorimit t\u00eb Beogradit p\u00ebr interesat e Kremlinit, besoj fort\u00eb se paqja mbetet misioni i vet\u00ebm, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb siguria t\u00eb konsumohet p\u00ebrtej historis\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjakshme, n\u00eb interes t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs paq\u00ebsore dhe perspektiv\u00ebs Euroatlantike p\u00ebr 6 vendet e Ballkanit per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Prandaj, aktor\u00ebt zyrtar\u00eb dhe strateg\u00ebt\/koleg\u00ebt n\u00eb rajon, Washington, Bruksel, etj do t\u2019i <strong>sugjeroja<\/strong> q\u00eb perspektiv\u00ebn e paqes n\u00eb Ballkan do duhet ta para-kusht\u00ebzojn\u00eb jo me rikthimin e gar\u00ebs se armatimeve, por me \u201c<em>mbjelljen<\/em>\u201d e 2 Masave t\u00eb Mir\u00ebbesimit Reciprok, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilave Beogradi Zyrtar dhe aleatet e tij \u201c<strong><em>t\u00eb imponohen<\/em><\/strong>\u201d se: (<strong><u>1<\/u><\/strong>) \u201cdo t\u00eb ruaj\u00eb balancat e fuqis\u00eb ushtarake (<em>Mig -29<strong>,<\/strong> Rafale, raketa, etj<\/em>) deri n\u00eb nivelin t\u00eb mos k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb fqinj\u00ebt (p\u00ebfshi Kosov\u00ebn)<strong>;<\/strong> (<strong><u>2<\/u><\/strong>) nuk do t\u00eb vendosin instalime dhe aktivitete ushtarake (<em>20 km distanc\u00eb ajrore dhe 5 tok\u00ebsore<\/em>), n\u00eb kufijt\u00eb shtet\u00ebrore mes vendeve. K\u00ebto 2-kushte duhen t\u00eb monitorohen nga USA\/NATO\/BE, q\u00eb mbeten faktor kritik p\u00ebr paqen dhe integrimin e vendeve t\u00eb Ballkanit per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Po ashtu, do t\u2019i k\u00ebshilloja v\u00ebllaz\u00ebrisht faktor\u00ebt politik t\u00eb Prishtin\u00ebs q\u00eb: \u201c<em>riciklimi i aleancave historike si dhe k\u00ebrc\u00ebnimet e Beogradit ndaj integritetit t\u00eb Kosov\u00ebs si dhe prezenc\u00ebs s\u00eb NATO-s, SHBA-ve<\/em>\u201d, kurr\u00ebsesi t\u00eb mos i konsiderojn\u00eb me triumfaliz\u00ebm populist si rrethana t\u00eb dhuruara p\u00ebr Kosov\u00ebn, por mbi t\u00eb gjitha si p\u00ebrgjegj\u00ebsi e lart\u00eb shtet\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar \u201c<strong><em>Kosov\u00ebn moderne\/<\/em><\/strong><em>euroatlantike<strong>\u201d,<\/strong><\/em> p\u00ebrtej prezenc\u00ebs s\u00eb NATO-s (<em>q\u00eb nuk mundet t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrjetshme <strong>\u2026<\/strong><\/em>)<strong>;<\/strong> ku mbi t\u00eb gjitha, qytetar\u00ebt pavar\u00ebsisht p\u00ebrkat\u00ebsive etnike, fetare dhe politike t\u00eb ndihen t\u00eb barabart\u00eb para ligjit, si dhe n\u00eb faktorizimin t\u00eb rolit t\u00eb Kosov\u00ebs nga konsumator\u00eb n\u00eb kontribues p\u00ebr paqen, stabilitetin demokratik dhe p\u00ebr integrimin n\u00eb NATO dhe BE!<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, do t\u00eb ri-k\u00ebshilloja faktor\u00ebt shtet\u00ebror\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe Prishtin\u00eb, q\u00eb p\u00ebr interesa jetike komb\u00ebtare t\u00eb p\u00ebrulen n\u00eb gjunj\u00eb para historis\u00eb se p\u00ebrgjakshme dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsive shtet\u00ebrore duke jet\u00ebsuar nj\u00eb Platform\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt: \u201c<strong><em>2-Shtete sovrane 1-Komb i vet\u00ebm<\/em><\/strong>\u201d p\u00ebr mbrojtjen e interesave komb\u00ebtare, duke garantuar SHBA dhe NATO se kjo \u201c<em>qasje vonuar<\/em>\u201d nuk k\u00ebrc\u00ebnon ask\u00ebnd, as Serbin\u00eb, por do t\u00eb kontribuoj\u00eb p\u00ebr paqen afatgjat\u00eb nd\u00ebrmjet vendeve t\u00eb rajonit\u201d.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, do ishte qesharake n\u00ebse do t\u00eb pretendoja se sa me sip\u00ebr do t\u00eb sh\u00ebrbente si \u201c<em>erueka<\/em>\u201d, ose si nj\u00eb analiz\u00eb shteruese. Gjith\u00ebsesi, shpresoj t\u00eb kontribuoj\u00eb sadopak, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrditesuar n\u00eb dinamik \u201c<em>opinionin strategjik, zyrtar dhe publik<\/em>\u201d n\u00eb rrafshin mbar\u00ebkomb\u00ebtar, rajonal, n\u00eb NATO dhe jo vet\u00ebm.<\/p>\n<p><strong><em><u>Autori<\/u><\/em><\/strong><em>: Gjeneral \u00ae Piro Ahmetaj<\/em><strong>:<\/strong><\/p>\n<p><em>Ekspert p\u00ebr SK, Rajonin dhe NATO-n<strong>,<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em>Zv\/President i K\u00ebshillit t\u00eb Atlantikut<strong>;<\/strong><\/em> <em>&amp; <strong><u>is<\/u><\/strong><u>h<\/u>:<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebshilltar p\u00ebr Sigurin\u00eb Komb\u00ebtare n\u00eb PD<strong>,<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebshilltar i Presidentit t\u00eb RSh<strong>; <\/strong>Zv\/ShShPFA<strong>,<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrfaq\u00ebsues Ushtarak n\u00eb SHAPE\/NATO<strong>.\u00a0<\/strong><\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjeneral \u00ae Piro Ahmetaj Kontrata p\u00ebr shitjen e avion\u00ebve luftarak si dhe mesazhet e Presidentit t\u00eb Franc\u00ebs Emanuel Macron gjat\u00eb \u201cvizit\u00ebs historike\u201d n\u00eb Beograd (29-30 Gusht 2024), vijojn\u00eb t\u00eb mbeten n\u00eb \u201ctop-ngjarjet dhe top-lajmet\u201d, p\u00ebr kancelarit\u00eb, institutet dhe mediat e kryeqyteteve t\u00eb Ballkanit, 32 vendeve t\u00eb NATO, BE, Rusis\u00eb, Kin\u00ebs, etj. N\u00eb \u201ckapacitetin e Ekspertit &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":88478,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-88477","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88477","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88477"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88477\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/88478"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88477"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88477"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88477"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}