{"id":88579,"date":"2024-09-09T21:18:41","date_gmt":"2024-09-09T21:18:41","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=88579"},"modified":"2024-09-09T21:19:10","modified_gmt":"2024-09-09T21:19:10","slug":"le-te-kthehem-pak-tek-97","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/09\/09\/le-te-kthehem-pak-tek-97\/","title":{"rendered":"Le t\u00eb kthehem pak tek \u201997"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Franc Nuri<\/strong><\/p>\n<p>I plakur, i thinjur dhe i g\u00ebrryer nga vitet e shumta t\u00eb pushtetit t\u00eb tij t\u00eb mbrapsht e t\u00eb shthurur, KM u shfaq n\u00eb ekrane duke b\u00ebr\u00eb orakullin. Sipas tij, n\u00eb 2025, PD e priste rezultati i zgjedhjeve t\u00eb 1997-es!<\/p>\n<p>Ngjarjet e vitit 1997 u b\u00ebn\u00eb \u00ab peshqesh \u00bb nga ish-komunist\u00ebt e rr\u00ebzuar 5 vite me heret nga pushteti, p\u00ebr t\u2019a rimarr\u00eb at\u00eb me gryk\u00ebn e arm\u00ebve. Edhe zgjedhjet e parakohshme te 1997, PS i \u00ab fitoi \u00bb bindsh\u00ebm me bandat nga njera ane, si dhe mashtrimin publik, se \u00ab do t\u2019u kthejm\u00eb 100% parat\u00eb e firmave \u00bb popullit. Sa gjera jane bere ne emer te popullit dhe interesit te tij, specialistet e PS e dine mire.<\/p>\n<p>Le te kthehem pak tek \u201897. Ndonese nuk kisha mbyllur klasen e 3-te n\u00eb periudh\u00ebn Mars-Qershor 1997, shume ngjarje te asaj kohe me kujtohen si sot.<\/p>\n<p>Me kujtohet ajo dit\u00eb marsi 1997 kur befas u perhap lajmi n\u00eb qytetin tim se ishin arratisur t\u00eb burgosurit dhe keta te fundit kishin rr\u00ebmbyer arm\u00ebt n\u00eb komisariatin e policise. Me vone u njoftua se ishin sulmuar depot e ushtrise. Pak kohe me vone do te ndizej situata ne Vlore, Berat e kudo n\u00eb Jug.<\/p>\n<p>Kaosi, t\u00eb shtenat e kallash\u00ebve, zbrazja e 32 fishekeve t\u00eb cdo karikatori p\u00ebr 3 sekonda, plumbat gjurm\u00ebl\u00ebn\u00ebs, granatat difensive, kundra-ajrori 12.7, mitrolozi dyk\u00ebmb\u00ebsh, autoblindat, skafandrat etj., hyn\u00eb befas n\u00eb fjalorin ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm. Isha tek brezi i atyre femijeve qe ate pranvere e kaluam kohen duke luajtur me g\u00ebzhoja dhe helmeta, duke mbledhur plumba te rene ne toke nje nate me pare, si dhe duke ndjekur shkollen nga ekrani i Tvsh.<\/p>\n<p>N\u00eb rrafshin politik, m\u00eb kujtohet dita kur n\u00eb qytetin tim erdhi Presidenti Berisha p\u00ebr fushat\u00eb. Babi im, nje nga eksponentet lokal\u00eb t\u00eb PD t\u00eb atyre viteve, i shoqeruar nga Daja, dolen ne shesh ne pritje te Presidentit dhe liderit t\u00eb PD. Pas 10-15 minutash fjalim te Doktorit, mercenaret e PS nisen priten e armatosur qe kishin orkestruar: Te shtena nga te gjitha anet, me qindra fisheke te zbrazur nga gryket e kallasheve. Mitingu i PD u nderpre ne mes. Truprojat e Presidentit u kunderpergjigjen me te shtena ne ajer. Fatmiresisht ai episod i rende u mbyll pa viktima.<\/p>\n<p>29 Qershori i \u201897 ishte dita e zgjedhjeve te parakohshme. Me kujtohet kur shoqerova gjyshen ate dite ne qendren e votimit tek Gjimnazi \u00ab 18 Tetori \u00bb. U sigurova personalisht te shenoja \u00ab + \u00bb tek kutia ku shkruhej \u00ab Partia Demokratike \u00bb, duke hedhur ne kuti edhe voten time te pare per PD ne 1997, pa bere ende 10 vje\u00e7 ! N\u00eb \u201897 nuk kishte shume rendesi si votohej, rendesi kishte si numerohej.<\/p>\n<p>Pasdite, rreth ores 16.00 ate dite te diele qershori, shof nga ballkoni i shtepise, njerez qe dilnin nga qendrat e votimit, me kuti votimi ne supe dhe mitrolozin dyk\u00ebmbesh varur ne krahun tjeter.\u00a0 Keto ishin zgjedhjet e 1997 ne optiken e kujtimeve te mia. PD i lane vetem 25 deputete ne 1997 nga 155 gjithsej qe kishte Parlamenti i asaj kohe. Pak a shume kjo duhet te kete qene panorama e zgjedhjeve kudo ne Shqiperine e 1997.<\/p>\n<p>Sot, KM del e thote se vitin 2025 PD do perfundoje si ne 1997.<\/p>\n<p>Kjo mund te jete endrra e tij ne sirtar, me deshiren e erret per te patur mundesi te ndryshoje Kushtetuten dhe pse jo edhe regjimin politik sq here te doje dhe si te doje ai. Perse i duhen Rames 100 deputete ne Kuvend?<\/p>\n<p>Pas 3 mandatesh, Rama ndoshta enderron te shpallet \u00ab Mbret \u00bb; Ndoshta mendon te ndryshoje totalisht kushtetuten dhe regjimin politik, Kodin Zgjedhor, pa pyetur askend; Te heqe cdo liri qe ka mbetur ne leter dhe te vendos kufizime te tjera, duke \u00e7imentuar diktaturen e tij. Shembujt e autokrateve qe nuk zbresin m\u00eb nga pushteti i kemi me shumice ne Bote dhe nuk mungojne as ne Rajon, duke nisur nga miku i shtrenjte i Rames, Aleksander Vu\u00e7i\u00e7.<\/p>\n<p>Ne, demokratet qe nuk kemi braktisur PD as ne 1997, patjeter qe do te jemi ne krye te luftes politike qe na pret keto muaj me mafian ne pushtet. Perballe rrezikut te rrenjosjes se Diktatures, te gjithe opozitaret duhet te lene menjane grindjet dhe hatermbetjet dhe te bashkohen ne nje front te vetem. Per kaq pak kohe sa na ndajne nga zgjedhjet e 2025, rruge tjeter nuk ka.<\/p>\n<p>Vetem te bashkuar me PD ne krye dhe me qellimin per t\u2019i prere rrugen Diktatures, do kemi mundesine e vertete te clirojme njerehe e mire Shqip\u00ebrin\u00eb nga kthetrat e Rilindjes!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Franc Nuri I plakur, i thinjur dhe i g\u00ebrryer nga vitet e shumta t\u00eb pushtetit t\u00eb tij t\u00eb mbrapsht e t\u00eb shthurur, KM u shfaq n\u00eb ekrane duke b\u00ebr\u00eb orakullin. Sipas tij, n\u00eb 2025, PD e priste rezultati i zgjedhjeve t\u00eb 1997-es! Ngjarjet e vitit 1997 u b\u00ebn\u00eb \u00ab peshqesh \u00bb nga ish-komunist\u00ebt e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":88580,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-88579","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88579","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88579"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88579\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/88580"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88579"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88579"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88579"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}