{"id":88663,"date":"2024-09-10T17:35:11","date_gmt":"2024-09-10T17:35:11","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=88663"},"modified":"2024-09-10T17:35:11","modified_gmt":"2024-09-10T17:35:11","slug":"kulla-e-rames-ne-shkoder-po-projektohet-ne-truall-ne-konflikt-gjyqesor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/09\/10\/kulla-e-rames-ne-shkoder-po-projektohet-ne-truall-ne-konflikt-gjyqesor\/","title":{"rendered":"Kulla e Ram\u00ebs n\u00eb Shkod\u00ebr po projektohet n\u00eb truall n\u00eb konflikt gjyq\u00ebsor"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Projekti i kull\u00ebs shum\u00ebkat\u00ebshe n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Shkodr\u00ebs po planifikohet t\u00eb nd\u00ebrtohet mbi nj\u00eb truall n\u00eb konflikt gjyq\u00ebsor, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb urbanist\u00ebt dhe qytetar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr ndikimin q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb mbi zon\u00ebn muzeale t\u00eb qytetit.<\/strong><\/em><\/p>\n<p>N\u00eb mesin e korrikut, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Shkodr\u00ebs, Benet Beci u shfaq\u00ebn n\u00eb nj\u00eb konkurs privat mes 5 studiove t\u00eb arkitektur\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zgjedhur projektin e nj\u00eb kulle shum\u00ebkat\u00ebshe n\u00eb hyrjen e zon\u00ebs muzeale t\u00eb Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Projekti i p\u00ebrzgjedhur u pag\u00ebzua si \u201cRozafa e re\u201d nga Rama, nd\u00ebrsa Beci e mburri at\u00eb si \u201cinovativ\u201d.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb objekt q\u00eb ne synojm\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb ikon\u00eb t\u00eb k\u00ebtij shekulli p\u00ebr Shkodr\u00ebn, e cila \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e pasur,\u201d deklaroi Rama nga tribuna.<\/p>\n<p>Projekti i kull\u00ebs n\u00eb Shkod\u00ebr po zhvillohet nga \u201cRozafa Group\u201d dhe mb\u00ebshtetja e kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Benet Beci pa kaluar ende hallkat zyrtare t\u00eb miratimit ngre pik\u00ebpyetje p\u00ebr nj\u00eb paracaktim t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb vendimeve q\u00eb pritet t\u00eb merren n\u00eb t\u00eb ardhmen nga institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse.<\/p>\n<p>Por ky nuk \u00ebsht\u00eb problemi i vet\u00ebm.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN tregojn\u00eb gjithashtu se trualli ku ndodhet hotel Rozafa dhe ku projektohet t\u00eb ngrihet kulla shum\u00eb her\u00eb m\u00eb e lart\u00eb gjendet n\u00eb konflikt gjyq\u00ebsor dhe pretendohet nga familja La\u00e7ej, Komuniteti Mysliman Shqiptar dhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Pretenduesit jan\u00eb njohur si pronar\u00eb t\u00eb shpron\u00ebsuar t\u00eb pjes\u00ebve t\u00eb truallit n\u00eb zon\u00eb dhe jan\u00eb n\u00eb procese gjyq\u00ebsore prej tre dekadash me nj\u00eb grup ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurish politik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt e p\u00ebrfituan hotel Rozaf\u00ebn p\u00ebrmes nj\u00eb vendimi qeverie n\u00eb mesin e viteve \u201990 dhe ia shit\u00ebn at\u00eb m\u00eb von\u00eb biznesmenit t\u00eb Rozafa Group, Agustin Uldedaj.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb provokim i r\u00ebnd\u00eb q\u00eb i b\u00ebhet jo vet\u00ebm pronar\u00ebve t\u00eb truallit, por edhe i b\u00ebhet karshill\u00ebk gjith\u00eb popullit t\u00eb Shkodr\u00ebs me nj\u00eb nd\u00ebrtim pa vler\u00eb, duke vjedhur tok\u00ebn e qytetar\u00ebve t\u00eb ndersh\u00ebm,\u201d u ankua Vjollca La\u00e7ej, 65 vje\u00e7, nj\u00eb prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes pretenduese, duke iu referuar projektit t\u00eb kull\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 shqet\u00ebsimeve mbi pron\u00ebsin\u00eb, projekti i kull\u00ebs kritikohet nga urbanist\u00ebt, arkitekt\u00ebt dhe qindra qytetar\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr, t\u00eb cil\u00ebt thon\u00eb se kjo do t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb pjes\u00ebn muzeale t\u00eb qytetit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb peticion i nisur menj\u00ebher\u00eb pas prezantimit t\u00eb projektit n\u00eb korrik, ka mbledhur tashm\u00eb mbi 1 mij\u00eb firma dhe e konsideron kull\u00ebn \u201cnj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb p\u00ebrbindshme q\u00eb prish ekuilibrat e nj\u00eb arkitekture unike n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Biznesmeni Agustin Uldedaj i hodhi posht\u00eb pretendimet p\u00ebr tok\u00ebn, duke theksuar se ai e kishte bler\u00eb at\u00eb vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb ua kam bler\u00eb 42 vet\u00eb, grupi i t\u00eb persekutuarve. Me tok\u00eb dhe objekt, kam 15 vite jam certifikuar nga kadastra,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Kryebashkiaku i Shkodr\u00ebs, Benet Beci refuzoi t\u00eb komentonte mbi konfliktin e pron\u00ebsis\u00eb, duke pretenduar se nisma p\u00ebr nd\u00ebrtimin e kull\u00ebs nuk ishte formalizuar. I pyetur mbi pranin\u00eb e tij dhe t\u00eb kryeministrit n\u00eb nj\u00eb prezantim privat, Beci e konsideroi at\u00eb \u201csi pjesmarrje p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb k\u00ebshilla\u201d. Kryeministria nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb BIRN deri n\u00eb publikimin e shkrimit.<\/p>\n<p><strong>Saga e pron\u00ebs<\/strong><\/p>\n<figure id=\"attachment_1437300\" class=\"wp-caption alignnone\" aria-describedby=\"caption-attachment-1437300\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-medium wp-image-1437300\" src=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/kulla-rozafa-640x572.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" srcset=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/kulla-rozafa-640x572.jpg 640w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/kulla-rozafa-750x671.jpg 750w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/kulla-rozafa.jpg 900w\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"572\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-1437300\" class=\"wp-caption-text\"><strong><em>Projekti i kull\u00ebs shum\u00ebkat\u00ebshe n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Shkodr\u00ebs<\/em><\/strong><\/figcaption><\/figure>\n<p>Hotel \u201cTurizmi\u201d, i njohur sot si \u201cRozafa\u201d, u nd\u00ebrtua n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201970. Hoteli 8-kat\u00ebsh \u00ebsht\u00eb i pozicionuar n\u00eb nj\u00eb kryq\u00ebzim strategjik t\u00eb qytetit dhe ndodhet pran\u00eb lagjes muzeale t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990, hoteli iu dha nj\u00eb grupi prej 40 ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurish politik\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb vendimi kontrovers t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb koh\u00ebs. Vendimi i qeveris\u00eb p\u00ebr transferimin e hotelit u rr\u00ebzua nga Gjykata Kushtetuese nj\u00eb muaj m\u00eb pas, por pavar\u00ebsisht vendimit, hoteli u privatizua p\u00ebrfundimisht n\u00eb vitin 1996.<\/p>\n<p>Vjollca La\u00e7ej ishte vet\u00ebm 14 vje\u00e7 kur nisi t\u00eb nd\u00ebrtohej hoteli dhe si\u00e7 kujton ajo, u mori fillimisht bah\u00e7en p\u00ebrpara sht\u00ebpis\u00eb. Kur p\u00ebrfundoi hoteli n\u00eb vitin 1973, La\u00e7ej thot\u00eb se familja e saj u shpron\u00ebsua padrejt\u00ebsisht nga e gjith\u00eb sht\u00ebpia dhe oborri.<\/p>\n<p>\u201cNa kan\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb p\u00ebr 24 or\u00eb do t\u00eb dilni jasht\u00eb,\u201d kujton ajo.<\/p>\n<p>Pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit n\u00eb vitin 1994, familja La\u00e7ej \u00ebsht\u00eb njohur nga Komiteti i Kthimit dhe Kompensimit t\u00eb Pronave si pronare e nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb truallit t\u00eb hotelit dhe rrethinave t\u00eb tij p\u00ebr nj\u00eb sip\u00ebrfaqe totale prej 2075 metra katror\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1995, edhe Kisha Ortodokse u njoh pronare e 2633 metrave t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb kufi, nd\u00ebrsa Komiteti Mysliman u njoh pronar i 2 mij\u00eb metrave.<\/p>\n<p>Prej mesit t\u00eb viteve 90\u2032, t\u00eb tre pretenduesit e pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb tok\u00ebs jan\u00eb n\u00eb proces gjyq\u00ebsor me 40 ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurit politik\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfituan hotelin dhe truallin p\u00ebrmes vendimeve t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet 2008-2009, Gjykata e Tiran\u00ebs dhe ajo e Apelit i dhan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb 40 t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb dhe i k\u00ebrkuan Drejtoris\u00eb s\u00eb Administrimit Ruajtjes Shitjes se Pron\u00ebs Publike t\u00eb lidh\u00eb kontrat\u00eb shitblerje me ta.<\/p>\n<p>Pas vendimit t\u00eb Apelit, prona u shit tek Uldedaj. Por n\u00eb vitin 2014, Gjykata e Lart\u00eb i prishi vendimet q\u00eb kishin transferuar pron\u00ebn te grupi i t\u00eb persekutuarve, duke i gjetur ato n\u00eb mosrespektim t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr me tep\u00ebr, l\u00ebshimi i k\u00ebtyre autorizimeve dhe lidhja e kontratave p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr objektin dhe truallin (gjithashtu absolutisht te pavlefshme) p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb sfide t\u00eb hapur q\u00eb organet e administrimit t\u00eb pron\u00ebs publike i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb organeve te drejt\u00ebsis\u00eb (vendimeve gjyq\u00ebsore), Gjykat\u00ebs Kushtetuese, ligjit dhe dispozitave Kushtetuese,\u201d thuhet n\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb t\u00eb prillit 2014.<\/p>\n<p>Gjykata e Lart\u00eb thot\u00eb se vendimi i Kushtetueses tregonte se shteti nuk kishte shprehur vullnet p\u00ebr shitjen e pron\u00ebs. Vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb duhej t\u2019i kthente veprimet e kryera n\u00eb vitin 1995 dhe t\u2019u jepte t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb shpron\u00ebsuarve p\u00ebr t\u00eb g\u00ebzuar pron\u00ebn apo bler\u00eb objektin mbi t\u00eb.\u00a0 Por Vjollca La\u00e7ej i tha BIRN se familja e saj, Komuniteti Mysliman dhe Kisha Ortodokse, kan\u00eb vite q\u00eb presin zbatimin e vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cQeveria e asaj kohe na diskriminoi duke i dh\u00ebn\u00eb pron\u00ebn ton\u00eb 40 t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb. Ne fituam n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e gjykatave, por asnj\u00eb qeveri nuk ka ekzekutuar vendimet e gjykatave\u201d, thot\u00eb La\u00e7ej.<\/p>\n<p>Myftiu i Shkodr\u00ebs, Imam\u00a0Muhamed Sytari\u00a0i tha BIRN se zyrtar\u00ebt publik\u00eb duhej t\u00eb mendonin p\u00ebr qendra q\u00eb u zgjidhin hallet njer\u00ebzve, n\u00eb vend t\u00eb v\u00ebmendjes p\u00ebr nd\u00ebrtimin e kullave n\u00eb Tiran\u00eb apo n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>Sytari shtoi gjithashtu se do t\u00eb ishte mir\u00eb q\u00eb k\u00ebto projekte t\u00eb mos b\u00ebheshin n\u00eb pronat e komuniteteve fetare.<\/p>\n<p>\u201cG\u00ebzohemi m\u00eb shum\u00eb kur d\u00ebgjojm\u00eb q\u00eb nd\u00ebrtimet do t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb pronat q\u00eb nuk prekin pron\u00ebn e shenjt\u00eb t\u00eb komuniteteve fetare, aq m\u00eb tep\u00ebr kur nuk jan\u00eb pyetur dhe nuk jan\u00eb konsultuar,\u201d tha ai.<\/p>\n<p><strong>Projekti pritet me protest\u00eb<\/strong><\/p>\n<figure id=\"attachment_1437301\" class=\"wp-caption alignnone\" aria-describedby=\"caption-attachment-1437301\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-1437301 size-medium\" src=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/Lagja-Gjuhadol-ne-Shkoder-640x479.png\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" srcset=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/Lagja-Gjuhadol-ne-Shkoder-640x479.png 640w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/Lagja-Gjuhadol-ne-Shkoder-750x561.png 750w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/Lagja-Gjuhadol-ne-Shkoder.png 921w\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"479\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-1437301\" class=\"wp-caption-text\"><strong><em>Lagja Gjuhadol n\u00eb Shkod\u00ebr<\/em><\/strong><\/figcaption><\/figure>\n<p>Ve\u00e7 konfliktit p\u00ebr pron\u00ebn, planet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb kulle n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb me nd\u00ebrtesa t\u00eb ul\u00ebta tradicionale, hasi n\u00eb kund\u00ebrshtimin e qindra qytetar\u00ebve. Pas nj\u00eb proteste n\u00eb rrug\u00ebt e qytetit, mbi 1 mij\u00eb persona n\u00ebnshkruan nj\u00eb peticion q\u00eb k\u00ebrkon ndalimin e projektit, i cili sipas tyre mbiu nga hi\u00e7i dhe nuk \u00ebsht\u00eb konsultuar me komunitetin.<\/p>\n<p>Eltjana Shkreli, planifikuese urbane, thot\u00eb p\u00ebr BIRN se p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb profesionale nevojitet t\u00eb kesh n\u00eb dor\u00eb projektin, q\u00eb n\u00eb fakt nuk e gjen gj\u00ebkundi. Sipas saj, e vetmja referenc\u00eb jan\u00eb disa rendera t\u00eb rast\u00ebsish\u00ebm q\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb faqet e mediave dhe portaleve.<\/p>\n<p>\u201cReferuar k\u00ebtyre imazheve me sa kuptoj, hotel Rozafa do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb, por do t\u00eb ket\u00eb sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00ebn e vet ngjitur, me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p>Shkreli thot\u00eb se kulla \u00ebsht\u00eb nj\u00eb plan ad-hoc i pamenduar dhe nd\u00ebrtime t\u00eb tilla kaq t\u00eb larta jan\u00eb t\u00eb pajustifikuara sipas saj, duke d\u00ebmtuar qendrat historike t\u00eb qyteteve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo kujtoi gjithashtu se qyteti i Shkodr\u00ebs ka nj\u00eb Plan t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Vendor t\u00eb miratuar m\u00eb 2017, por q\u00eb sipas saj nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb parasysh n\u00eb projekt.<\/p>\n<p>\u201cNuk mendoj q\u00eb ky projekt e ndihmon qytetin, p\u00ebrkundrazi ai e shp\u00ebrfytyron at\u00eb. Na shesin hijer\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e nd\u00ebrtimit pa program e pa identitet t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, sepse jan\u00eb t\u00eb paaft\u00eb p\u00ebr t\u00eb hartuar nj\u00eb strategji zhvillimi,\u201d tha Shkreli p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>\u201cVendos veto K\u00ebshilli i Ministrave dhe kryeministri, sikur t\u00eb ishte pronari i vet\u00ebm i k\u00ebtij vendi dhe zeron \u00e7do kompetenc\u00eb t\u00eb bashkive,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p>Edhe arkitektja\u00a0Doriana Musai\u00a0paralajm\u00ebron se nd\u00ebrtimi i kull\u00ebs af\u00ebr zon\u00ebs s\u00eb mbrojtur t\u00eb qendr\u00ebs historike t\u00eb Shkodr\u00ebs do t\u00eb ndjek\u00eb nj\u00eb model t\u00eb ngjash\u00ebm me at\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs, ku trash\u00ebgimia kulturore \u00ebsht\u00eb sakrifikuar p\u00ebr zhvillim dhe modernizim. Ajo shpreh shqet\u00ebsim p\u00ebr efektin domino q\u00eb ky projekt mund t\u00eb ket\u00eb n\u00eb zhvillimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb qytetit dhe rrezikun p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore shkodrane.<\/p>\n<p>\u201cKy projekt dhe nd\u00ebrtimi i tij ka nj\u00eb ndikim t\u00eb madh dhe t\u00eb mundsh\u00ebm n\u00eb qytet dhe i b\u00ebn d\u00ebm trash\u00ebgimis\u00eb kulturore t\u00eb Shkodr\u00ebs, dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vazhdim i modeleve t\u00eb nd\u00ebrtimit q\u00eb jan\u00eb ndjekur edhe n\u00eb qytetet e tjera ku ka ndodhur nj\u00eb shkat\u00ebrrim i trash\u00ebgimis\u00eb kulturore p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar kulla moderne dhe gradacela,\u201d thot\u00eb Musai.<\/p>\n<p>Biznesmeni Agustin Uldedaj n\u00eb nj\u00eb reagim publik pas protest\u00ebs i cil\u00ebsoi kritikat si sulme ndaj biznesit dhe projektit, nd\u00ebrsa pretendoi se ky i fundit do t\u00eb sillte p\u00ebrfitime t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr Shkodr\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cInvestimi privat i Rozafa Group, n\u00eb pron\u00ebn ton\u00eb, nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret si argument p\u00ebr t\u00eb realizuar sulmet politike t\u00eb dit\u00ebs ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve,\u201d shkroi ai n\u00eb nj\u00eb reagim publik.<\/p>\n<p>Edhe Bashkia e Shkodr\u00ebs i shmang komentet, duke theksuar se nuk ka ende nj\u00eb aplikim p\u00ebr leje nd\u00ebrtimi.<\/p>\n<p>\u201cDeri tani\u00a0Bashkia Shkod\u00ebr\u00a0nuk ka marr\u00eb aplikim p\u00ebr leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr projektin n\u00eb fjal\u00eb. N\u00eb momentin q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb aplikim t\u00eb till\u00eb, ai do t\u00eb shqyrtohet sipas kritereve ligjore n\u00eb fuqi, p\u00ebrfshir\u00eb edhe \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb keni ngritur n\u00eb pyetjet tuaja,\u201d i tha BIRN kryebashkiaku Benet Beci.<\/p>\n<p>Gjithsesi, ekspert\u00ebt thon\u00eb se kulla shum\u00ebkat\u00ebshe do t\u00eb impaktoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetin, ndaj duhej t\u00eb kishte nj\u00eb proces t\u00eb konsultimit publik.<\/p>\n<p>\u201cPretendimi q\u00eb ky projekt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb investim privat nuk ka lidhje me procesin e konsultimit publik q\u00eb duhet t\u00eb zhvilloj\u00eb bashkia, sepse r\u00ebnd\u00ebsia e k\u00ebsaj godine me k\u00ebt\u00eb lart\u00ebsi impakton t\u00eb gjith\u00eb qytetin,\u201d thot\u00eb\u00a0Imeldi Sokoli, ekspert i planifikimit urban.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrtimi i k\u00ebsaj kulle do t\u00eb sh\u00ebnonte fillimin e fundit t\u00eb qendr\u00ebs historike t\u00eb qytetit,\u201d p\u00ebrfundoi ai.<\/p>\n<p>\/BIRN<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Projekti i kull\u00ebs shum\u00ebkat\u00ebshe n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Shkodr\u00ebs po planifikohet t\u00eb nd\u00ebrtohet mbi nj\u00eb truall n\u00eb konflikt gjyq\u00ebsor, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb urbanist\u00ebt dhe qytetar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr ndikimin q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb mbi zon\u00ebn muzeale t\u00eb qytetit. N\u00eb mesin e korrikut, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Shkodr\u00ebs, Benet Beci u shfaq\u00ebn n\u00eb nj\u00eb konkurs &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":88664,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-88663","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88663","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88663"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88663\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/88664"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88663"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88663"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88663"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}