{"id":88895,"date":"2024-09-12T16:39:41","date_gmt":"2024-09-12T16:39:41","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=88895"},"modified":"2024-09-12T16:39:41","modified_gmt":"2024-09-12T16:39:41","slug":"e-konfirmon-ministrja-eksportojme-edhe-mbetje-te-rrezikshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/09\/12\/e-konfirmon-ministrja-eksportojme-edhe-mbetje-te-rrezikshme\/","title":{"rendered":"E konfirmon ministrja: Eksportojm\u00eb edhe mbetje t\u00eb rrezikshme!"},"content":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria eksporton mbetje t\u00eb rrezikshme dhe jo t\u00eb rrezikshme. Ministria e Mjedisit deklaroi p\u00ebr Faktoje se gjat\u00eb vitit 2023 dhe deri m\u00eb tani jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb 84 autorizime p\u00ebr eksport t\u00eb mbetjeve t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebna t\u00eb siguruara nga Faktoje d\u00ebshmojn\u00eb se Shqip\u00ebria eksporton mbetje t\u00eb rrezikshme dhe jo t\u00eb rrezikshme. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit konfirmoi zyrtarisht se gjat\u00eb vitit 2023, jan\u00eb l\u00ebshuar n\u00eb total 56 autorizime p\u00ebr eksportin e mbetjeve t\u00eb rrezikshme dhe jo t\u00eb rrezikshme jasht\u00eb territorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe kalim tranzit n\u00ebp\u00ebr territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr vitin 2024 deri n\u00eb muajin gusht, nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit jan\u00eb l\u00ebshuar n\u00eb total 28 autorizime p\u00ebr eksportin e mbetjeve t\u00eb tilla apo kalim transit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigjen e saj Ministria e Mjedisit nuk p\u00ebrcakton tipologjin\u00eb e k\u00ebtyre mbetjeve dhe as industrit\u00eb prej t\u00eb cilave ato gjenerohen, nd\u00ebrsa thekson se p\u00ebr kodet e mbetjeve, t\u00eb cilat nuk mund t\u00eb trajtohen, riciklohen, rip\u00ebrdoren apo asgj\u00ebsohen n\u00eb vendin ton\u00eb, dispozita ligjore p\u00ebr t\u2019i eksportuar n\u00eb vendet t\u2019i cilat i mund\u00ebsojn\u00eb k\u00ebto procese, \u00ebsht\u00eb e rregulluar.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Katalogun e mbetjeve, nga 953 specifikime kodi mbetje ne total, 418 prej tyre klasifikohen si mbetje t\u00eb rrezikshme. Mbetjet nuk duhet t\u00eb ruhen n\u00eb vendndodhje p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb se 1 vit n\u00eb qoft\u00eb se ato jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuar p\u00ebr asgj\u00ebsim ose jo m\u00eb shum\u00eb se 3 vjet n\u00ebse ato jan\u00eb t\u00eb paracaktuar p\u00ebr riciklim\/trajtim\u201d, b\u00ebn t\u00eb ditur ministria.<\/p>\n<p>E pyetur p\u00ebr destinacionin e mbetjeve t\u00eb rrezikshme dhe jo t\u00eb rrezikshme q\u00eb eksportohen, ministria u p\u00ebrgjigj p\u00ebr vendet ku p\u00ebrfundojn\u00eb \u201cmbetjet\u201d, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, pra jo ato p\u00ebr t\u00eb cilat k\u00ebrkohen procedura t\u00eb ve\u00e7anta: \u201cVendet jan\u00eb si m\u00eb posht\u00eb: Greqia, Maqedonia e Veriut, Italia, Sllovenia, Polonia, Gjermania, Turqia, Bullgaria, Hollanda, Belgjika\u00a0 etj\u201d, njofton Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.<\/p>\n<p><strong>Debati n\u00eb Parlament p\u00ebr mbetjet e dyshuara si t\u00eb rrezikshme<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e ngarkes\u00ebs prej 100 kontenier\u00ebsh t\u00eb nisura nga porti i Durr\u00ebsit, me mbetje t\u00eb dyshuara si t\u00eb rrezikshme, n\u00eb fillim t\u00eb muajit korrik me destinacion Tajland\u00ebn hapi sot punimet e parlamentit n\u00eb nj\u00eb interpelanc\u00eb t\u00eb posa\u00e7me me kryeministrin Edi Rama, t\u00eb k\u00ebrkuar nga kreu i grupit demokrat Gazmend Bardhi.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb interpelanc\u00ebs, Bardhi u shpreh se ka dyshime serioze se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb tregti t\u00eb paligjshme t\u00eb mbetjeve t\u00eb rrezikshme.<\/p>\n<p>\u201cKa pasur disa reagime kontradiktore nga disa institucione p\u00ebrgjegj\u00ebse pak dit\u00eb kur doli lajmi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ka dyshime serioze se Shqip\u00ebria ka shkelur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshjesh, Marr\u00ebveshjen e Bazelit, Traktatin e Vrashav\u00ebs. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb tregti t\u00eb paligjshme t\u00eb mbetjeve t\u00eb rrezikshme\u201d, theksoi Bardhi.<\/p>\n<p>P\u00ebr rastin e ngarkes\u00ebs, kryeministri Rama tha se nuk jan\u00eb mbetje t\u00eb rrezikshme.<\/p>\n<p>\u201cEksporti i mallrave n\u00eb fjal\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb eksport mbetjesh t\u00eb rrezikshme. Gjithashtu, praktika doganore e k\u00ebtyre eksporteve ka t\u00eb bashk\u00ebngjitur certifikat\u00ebn e analiz\u00ebs s\u00eb mallit,\u00a0nga laboratori i nj\u00eb vendi t\u00eb BE-s\u00eb, i cili konfirmon deklarimin e subjektit.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb dyja rastet atij t\u00eb transportit, nga Elbasani drejt Tajland\u00ebs dhe atij nga Kosova drejt Kin\u00ebs, mallrat e deklaruara si okside\/hidrokside hekuri apo koncentrat zinku, jan\u00eb transportuar nga Porti i Durr\u00ebsit drejt porteve evropiane me t\u00eb gjith\u00eb dokumentacionin p\u00ebrkat\u00ebs p\u00ebrmes linjave kontejnerike nd\u00ebrkomb\u00ebtare me nj\u00eb reputacion t\u00eb padiskutuesh\u00ebm n\u00eb bot\u00ebn e transportit detar kan\u00eb q\u00ebndruar e jan\u00eb magazinuar p\u00ebrkoh\u00ebsisht n\u00eb vende t\u00eb Bashkimit Europian, ku askush nuk i ka penguar. M\u00eb pas jan\u00eb lejuar t\u00eb vijojn\u00eb normalisht itinerarin e tyre\u201d, deklaroi kryeministri duke p\u00ebrs\u00ebritur q\u00ebndrimin e shprehur m\u00eb her\u00ebt dhe nga Ministria e Mjedisit se nuk \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar asnj\u00eb autorizim p\u00ebr rastin, duke qen\u00eb se nj\u00eb autorizim i till\u00eb \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm vet\u00ebm n\u00eb rastet e eksportit t\u00eb mbetjeve t\u00eb rrezikshme apo jo t\u00eb rrezikshme.<\/p>\n<p>Lidhur me prodhimin dhe trajtimin e mbetjeve t\u00eb rrezikshme n\u00eb Shqip\u00ebri, Rama dha nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb p\u00ebrgjithshme duke cituar ligjin, pa hyr\u00eb n\u00eb raste konkrete: \u201cA prodhohen mbetje nga proceset industriale dhe teknologjike n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb po dhe \u00ebsht\u00eb m\u00eb se normale. Nd\u00ebr to, ka mbetje t\u00eb rrezikshme dhe jo t\u00eb rrezikshme. A ka nj\u00eb kontroll t\u00eb k\u00ebtyre mbetjeve t\u00eb rrezikshme? Patjet\u00ebr. Ku depozitohen? Si asgj\u00ebsohen? A ka gjurmueshm\u00ebri t\u00eb tyre nga prodhimi deri n\u00eb asgj\u00ebsim?<\/p>\n<p>Mbetjet e rrezikshme sipas ligjit 10463\/2011 p\u00ebr Menaxhimin e Integruar t\u00eb Mbetjeve trajtohen n\u00ebp\u00ebrmjet procesit t\u00eb rikuperimit, t\u00eb riciklimit, t\u00eb asgj\u00ebsimit sipas metodave ligjore t\u00eb p\u00ebrcaktuara. Konkretisht trajtimi i mbetjeve t\u00eb rrezikshme sipas lejes mjedisore kryhet n\u00eb vendndodhje n\u00ebp\u00ebrmjet operacioneve t\u00eb rikuperimit ose ato grumbullohen, transportohen dhe asgj\u00ebsohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrfundimtare nga subjekte t\u00eb licencuara\u201d<\/p>\n<p><strong>Dyshimet e ngritura nga BAN<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb komunikim me Faktoje, organizata jo qeveritare amerikane, \u201cBazel Action Network\u201d (BAN) thekson se ata u vun\u00eb n\u00eb dijeni nga burime anonime p\u00ebr nj\u00eb d\u00ebrges\u00eb t\u00eb dyshuar me mbetje te rrezikshme.<\/p>\n<p>\u201cBAN dyshon se d\u00ebrgesat jan\u00eb pluhur nga Furrat e Ark\u00ebs Elektrike (EAF) t\u00eb mbledhur nga filtrat e kontrollit t\u00eb ndotjes. Ky pluhur i furr\u00ebs, i cili k\u00ebrkon trajtim, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mbetje e rrezikshme q\u00eb zakonisht vjen nga riciklimi i \u00e7elikut t\u00eb p\u00ebrdorur dhe p\u00ebrmban okside metalike toksike si kadmiumi dhe kromi, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr sh\u00ebndetin dhe mjedisin.<\/p>\n<p>N\u00ebse konfirmohet se \u00ebsht\u00eb mbetje e rrezikshme, sipas dispozitave t\u00eb Konvent\u00ebs s\u00eb Baselit, Traktatit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara q\u00eb rregullon tregtin\u00eb e mbetjeve t\u00eb rrezikshme dhe t\u00eb tjera, eksporti pa njoftim dhe p\u00eblqim t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm nd\u00ebrmjet vendeve t\u00eb p\u00ebrfshira \u00ebsht\u00eb i paligjsh\u00ebm dhe nj\u00eb akt kriminal. Ato duhet t\u00eb konfiskohen dhe t\u00eb kthehen n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, thekson organizata.<\/p>\n<p>Sipas organizats amerikane, 100 kontejner\u00ebt n\u00eb fjal\u00eb u transportuan n\u00eb korrik nga Shqip\u00ebria n\u00eb Trieste, Itali, ku ata u ngarkuan n\u00eb dy anije Maersk, MAERSK CAMPTON dhe MAERSK CANDOR.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrsa dy anijet po lundronin drejt Azis\u00eb Juglindore p\u00ebrmes bregut per\u00ebndimor t\u00eb Afrik\u00ebs, BAN dhe partner\u00ebt e saj ngrit\u00ebn alarmin dhe u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb ndalonin anijet\u201d, shton m\u00eb tej BAN.<\/p>\n<p><strong>Ministria e Mjedisit: Kompania nuk ofroi t\u00eb dh\u00ebna mbi destinacionin e ngarkes\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>E pyetur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngarkes\u00eb t\u00eb dyshuar t\u00eb rrezikshme, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit tha p\u00ebr Faktoje se nuk ka dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb autorizim dhe si rrjedhoj\u00eb kompania nuk ka paraqitur t\u00eb dh\u00ebna mbi destinacionin e ngarkes\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cJu informojm\u00eb se institucionet ligj zbatuese shqiptare jan\u00eb angazhuar q\u00eb n\u00eb sinjalizimin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre dyshimeve dhe kan\u00eb kryer veprime hetimore t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me Zyr\u00ebn kund\u00ebr mashtrimit t\u00eb Bashkimit Evropian (OLAF), si dhe MTM ka referuar rastin pran\u00eb autoriteteve doganore me q\u00ebllim investigimin dhe vler\u00ebsimin e situates\u201d, njofton MTM.<\/p>\n<p>Drejtoresha e organizat\u00ebs \u201cEcological Alert and Recovery \u2013 Thailand (EARTH)\u201d, Penchom Saetang tha p\u00ebr Faktoje se 816 ton\u00eb mbetjet n\u00eb bordin e dy anijeve n\u00eb 100 kontejner\u00eb besohet se mbajn\u00eb pluhur toksik t\u00eb furrave s\u00eb \u00e7elikut\u201d. Ashtu si dhe BAN, edhe kjo organizat\u00eb thekson se: \u201cn\u00ebse konfirmohet se jan\u00eb mbetje t\u00eb rrezikshme, nga dispozitat e Konvent\u00ebs s\u00eb Bazelit, Traktati i Kombeve t\u00eb Bashkuara q\u00eb rregullon tregtin\u00eb e mbetjeve t\u00eb rrezikshme dhe t\u00eb tjera, kontejner\u00ebt mund t\u00eb sekuestrohen dhe t\u00eb kthehen n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, thekson znj. Saetang.<\/p>\n<p>M\u00eb 24 gusht, Ministria e Infrastuktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb si edhe Ministria e Turizmit e Mjedisit dol\u00ebn me nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb lidhje me skandalin me 816 ton\u00eb t\u00eb dyshuara\u00a0mbetje toksike,\u00a0t\u00eb cilat kan\u00eb dal\u00eb nga porti i Durr\u00ebsit me destinacion Tajland\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebto rrethana, nuk mundet q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb pranoj\u00eb apriori rikthimin e ngarkesave t\u00eb tilla, aq m\u00eb tep\u00ebr vet\u00ebm mbi baz\u00ebn e dyshimeve e t\u00eb spekullimeve, pa realizimin e analizave shteruese dhe provave ligjore t\u00eb besueshme dhe t\u00eb verifikueshme\u201d, thuhej n\u00eb deklarat\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt.\u00a0<strong>\/Faktoje<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria eksporton mbetje t\u00eb rrezikshme dhe jo t\u00eb rrezikshme. Ministria e Mjedisit deklaroi p\u00ebr Faktoje se gjat\u00eb vitit 2023 dhe deri m\u00eb tani jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb 84 autorizime p\u00ebr eksport t\u00eb mbetjeve t\u00eb tilla. T\u00eb dh\u00ebna t\u00eb siguruara nga Faktoje d\u00ebshmojn\u00eb se Shqip\u00ebria eksporton mbetje t\u00eb rrezikshme dhe jo t\u00eb rrezikshme. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":88896,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-88895","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88895","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88895"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88895\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/88896"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88895"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88895"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88895"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}