{"id":88900,"date":"2024-09-12T18:00:01","date_gmt":"2024-09-12T18:00:01","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=88900"},"modified":"2024-09-12T18:00:01","modified_gmt":"2024-09-12T18:00:01","slug":"mbetjet-e-rrezikshme-voa-debati-mbetet-vetem-ne-rrafshin-politik-mbi-pergjegjesite-institucionale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/09\/12\/mbetjet-e-rrezikshme-voa-debati-mbetet-vetem-ne-rrafshin-politik-mbi-pergjegjesite-institucionale\/","title":{"rendered":"Mbetjet e rrezikshme\/ VOA: Debati mbetet vet\u00ebm n\u00eb rrafshin politik mbi p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb institucionale"},"content":{"rendered":"<p>Mbetjet industriale t\u00eb dyshuara si t\u00eb rrezikshme nga hiri oxhaqeve metalurgjike jan\u00eb nisur n\u00eb korrik nga porti i Durr\u00ebsit n\u00eb dy anije me mbi 816 ton l\u00ebnd\u00eb n\u00eb mbi 100 konteiner\u00eb me destinacion Tajland\u00ebn, b\u00ebri t\u00eb ditur n\u00eb fillim t\u00eb gushtit Rrjeti i Aksionit t\u00eb Baselit (BAN), nj\u00eb organizat\u00eb e specializuar n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e drejt\u00ebsis\u00eb mjedisore.<\/p>\n<p>Alarmi i saj nga nj\u00eb an\u00eb i bllokoi ato konteiner\u00eb n\u00eb Singapor, dhe nga ana tjet\u00ebr nxiti hetimet e zyr\u00ebs s\u00eb Bashkimit Evropian kund\u00ebr Mashtrimeve OLAF n\u00eb Bruksel si dhe nga prokuroria shqiptare.<\/p>\n<p>Drejtuesi i grupit parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Gazment Bardhi i k\u00ebrkoi n\u00eb Kuvend qeveris\u00eb gjat\u00eb interpelanc\u00ebs s\u00eb sotme t\u00eb jap\u00eb shpjegime mbi p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e autoriteteve shtet\u00ebrore n\u00eb k\u00ebt\u00eb eksport.<\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">\u201cOrganizata joqeveritare amerikane \u201cRrjeti i Aksionit t\u00eb Bazelit\u201d \u00ebsht\u00eb shprehur p\u00ebr media prestigjigjoze, p\u00ebrfshir\u00eb \u201cZ\u00ebrin e Amerik\u00ebs\u201d, se ajo \u00ebsht\u00eb e bindur q\u00eb Porti i Durr\u00ebsit, jo vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast por edhe n\u00eb raste t\u00eb tjera m\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb shfryt\u00ebzuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme nga Shqip\u00ebria, rajoni e me gjasa edhe nga vende t\u00eb tjera evropiane mbetje t\u00eb rrezikshme helmuese drejt disa vendeve aziatike. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb prestigjioze nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nga porti i Durr\u00ebsit \u00e7do 3 apo 4 muaj \u00ebsht\u00eb eksportuar nj\u00eb material q\u00eb dyshohet se \u00ebsht\u00eb pluhur helmues, q\u00eb del nga oxhaqet e fabrikave metalurgjike\u201d,<\/em>\u00a0tha zoti Bardhi.<\/p>\n<p>Materiali i dyshuar me pluhur helmues p\u00ebr t\u2019u transportuar nga Shqip\u00ebria n\u00eb Azi, u ngarkua n\u00eb portin e Durr\u00ebsit n\u00eb konteiner\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt nga porti shqiptar udh\u00ebtuan drejt portit t\u00eb Triestes n\u00eb Itali, dhe aty ngarkohen n\u00eb dy anije t\u00eb tjera transportuese t\u00eb firm\u00ebs \u201cMaersk\u201d.<\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Udh\u00ebtimi i konteiner\u00ebve nga porti italian vijon p\u00ebrmes Detit Mesdhe dhe bregdetit t\u00eb Afrik\u00ebs drejt Singaporit me destinacion Tajland\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p>L\u00ebnda e eksportuar nga porti i Durr\u00ebsit i takon firm\u00ebs \u201cSokolaj\u201d, e cila e ka bler\u00eb at\u00eb nga kompania \u201cKurum\u201d n\u00eb Elbasan, ku prodhohet \u00e7elik dhe hekur.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama tha n\u00eb interpelanc\u00eb se p\u00ebr eksportin e k\u00ebtyre mallrave b\u00ebhet fjal\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr dyshime, por asgj\u00eb e v\u00ebrtetuar me analiza dhe prova t\u00eb faktuara.<\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">\u201cSipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb b\u00ebra me dije publikisht, n\u00eb \u00e7do deklarat\u00eb, e n\u00eb \u00e7do dokument t\u00eb paraqitur nga subjektet private, si pjes\u00eb e procedurave t\u00eb eksportit, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb se eksporti i mallrave n\u00eb fjal\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb eksport mbetjesh t\u00eb rrezikshme. Gjithashtu, praktika doganore e k\u00ebtyre eksporteve ka t\u00eb bashk\u00ebngjitur certifikat\u00ebn e analiz\u00ebs s\u00eb mallit, nga laboratori i nj\u00eb vendi t\u00eb BE-s\u00eb, i cili konfirmon deklarimin e subjektit\u201d,<\/em>\u00a0tha zoti Rama.<\/p>\n<p>Ai shtoi se mallrat e deklaruara si okside\/hidrokside hekuri apo koncentrat zinku u transportuan nga Porti i Durr\u00ebsit drejt porteve evropiane me dokumentacionin p\u00ebrkat\u00ebs p\u00ebrmes linjave konteinerike nd\u00ebrkomb\u00ebtare me nj\u00eb reputacion t\u00eb padiskutuesh\u00ebm, kan\u00eb q\u00ebndruar e jan\u00eb magazinuar p\u00ebrkoh\u00ebsisht n\u00eb vende t\u00eb Bashkimit Europian, ku askush nuk i ka penguar. M\u00eb pas jan\u00eb lejuar t\u00eb vijojn\u00eb normalisht itinerarin e tyre.<\/p>\n<p>Debati ka mbetur deri tani n\u00eb rrafshin politik mbi p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb institucionale t\u00eb gjith\u00ebsecilit. Opozita beson se organet shtet\u00ebrore shqiptare nuk kan\u00eb ushtruar kontrollet e nevojshme dhe as zbatuar protokollet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebr ngarkesat e dyshuara si mbetje helmuese,<\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">\u201cRastet e p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb konstatuara ngrejn\u00eb dyshime serioze se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb tregti t\u00eb paligjshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb mbetjeve t\u00eb rrezikshme. Kjo tregon se nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb ngjarje t\u00eb izoluar, por me nj\u00eb aktivitet t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb kriminal, q\u00eb p\u00ebrfshin p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr veprime t\u00eb paligjshme apo mosveprime t\u00eb disa autoriteteve shtet\u00ebrore n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb kryeministrit dhe k\u00ebshillit t\u00eb ministrave, si dhe mungesa apo neglizhenca kriminale t\u00eb mbik\u00ebqyrjes s\u00eb aktivitetit t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb disa subjekteve private<\/em>\u201d, tha kryetari i grupit parlamentar t\u00eb PD-s\u00eb, Gazment Bardhi.<\/p>\n<p>Por kryeministri Rama hodhi posht\u00eb akuzat e shprehura nga opozita, t\u00eb cilat i quajti \u201cekstreme\u201d, \u201ct\u00eb pabazuara\u201d dhe me fajtor\u00eb t\u00eb paracaktuar, ndon\u00ebse hetimet vazhdojn\u00eb.<\/p>\n<p>Ai theksoi se mallra me klasifikim t\u00eb till\u00eb nuk konsiderohen si mbetje t\u00eb rrezikshme as n\u00eb katalog\u00ebt evropiane mbi t\u00eb cilat bazohet dhe procedura mjedisore dhe doganoree Shqip\u00ebris\u00eb as nuk b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb kategorizimet e Kodit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar Detar p\u00ebr Mallrat e Rrezikshme.<\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">\u201cA prodhohen mbetje nga proceset industriale dhe teknologjike n\u00eb Shqip\u00ebri? Sigurisht q\u00eb po dhe \u00ebsht\u00eb m\u00ebse normale, si\u00e7 politika ka prodhuar mbetje, \u00e7do proces prodhon mbetje, por k\u00ebtu jemi n\u00eb rastin kur mbetjet prodhojn\u00eb politik\u00eb. Nd\u00ebr to, ka mbetje t\u00eb rrezikshme dhe jo t\u00eb rrezikshme. A ka nj\u00eb kontroll t\u00eb k\u00ebtyre mbetjeve t\u00eb rrezikshme? Patjet\u00ebr\u201d,<\/em>\u00a0tha zoti Rama.<\/p>\n<p>Ai shtoi se mbetjet e rrezikshme trajtohen sipas ligjit p\u00ebrkat\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmjet rikuperimit, riciklimit, asgj\u00ebsimit, dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me lejen mjedisore trajtimi kryhet n\u00eb vendndodhjen e tyre p\u00ebrmes rikuperimit ose ato grumbullohen, transportohen dhe asgj\u00ebsohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrfundimtare nga subjekte t\u00eb licencuara.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 debateve politike, ende ka pak t\u00eb dh\u00ebna, dhe \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb ende e mb\u00ebshtjell\u00eb nga shum\u00eb dyshime dhe t\u00eb panjohura. N\u00ebse v\u00ebrtetohet q\u00eb l\u00ebnda vjen nga oxhaqet e fabrikave metlurgjike, at\u00ebher\u00eb, sipas Rrjetit t\u00eb Aksionit t\u00eb Bazelit (BAN), b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr material me pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr sh\u00ebndetin e njeriut dhe p\u00ebr mjedisin.\/VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mbetjet industriale t\u00eb dyshuara si t\u00eb rrezikshme nga hiri oxhaqeve metalurgjike jan\u00eb nisur n\u00eb korrik nga porti i Durr\u00ebsit n\u00eb dy anije me mbi 816 ton l\u00ebnd\u00eb n\u00eb mbi 100 konteiner\u00eb me destinacion Tajland\u00ebn, b\u00ebri t\u00eb ditur n\u00eb fillim t\u00eb gushtit Rrjeti i Aksionit t\u00eb Baselit (BAN), nj\u00eb organizat\u00eb e specializuar n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e drejt\u00ebsis\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":88843,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-88900","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88900","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88900"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88900\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/88843"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88900"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88900"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88900"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}