{"id":89029,"date":"2024-09-13T20:50:56","date_gmt":"2024-09-13T20:50:56","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=89029"},"modified":"2024-09-14T07:31:36","modified_gmt":"2024-09-14T07:31:36","slug":"konfirmimi-nga-prestigjiozja-gjermane-der-spiegel-rama-i-lidhur-me-krimin-e-organizuar-europa-mbyll-syte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/09\/13\/konfirmimi-nga-prestigjiozja-gjermane-der-spiegel-rama-i-lidhur-me-krimin-e-organizuar-europa-mbyll-syte\/","title":{"rendered":"Konfirmimi nga prestigjiozja gjermane, &#8220;Der Spiegel&#8221;: Rama i lidhur me krimin e organizuar, Europa mbyll syt\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Walter Mayr<\/strong><\/p>\n<p>Tani ai parakalon n\u00ebp\u00ebr Evrop\u00eb si t\u00eb ishte nj\u00eb trofe.\u00a0N\u00eb nj\u00eb \u201cretreat\u201d (takim pune) e CSU-s\u00eb n\u00eb janar,\u00a0<strong>Edi Rama<\/strong>\u00a0ishte i ftuari special, si kryetar i Partis\u00eb Socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb vitin 1991, kjo parti u trash\u00ebgua nga komunisti\u00a0<strong>Enver Hoxha<\/strong>\u00a0dhe Partia e Pun\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Markus S\u00f6der<\/strong>\u00a0shfryt\u00ebzoi rastin n\u00eb takimin e\u00a0<strong>Kloster Banz<\/strong>\u00a0p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb garanci mikut shqiptar se vendi i tij\u00a0<em>\u201ci p\u00ebrket BE-s\u00eb\u201d<\/em>.<\/p>\n<p>N\u00eb maj, Rama shk\u00eblqeu p\u00ebrkrah z\u00ebvend\u00ebs-kancelarit\u00a0<strong>Robert Habeck<\/strong>\u00a0kur foli n\u00eb ceremonin\u00eb e dh\u00ebnies s\u00eb \u00e7mimit \u201cKarls\u201d n\u00eb Aachen \u2013 aty ku foli p\u00ebr frym\u00ebn e toleranc\u00ebs sipas koncepteve t\u00eb Thomas Mann. Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb shk\u00ebmben shpesh puthje me kryeministren e Italis\u00eb Giorgia Meloni, e cila ia lejoi vetes t\u00eb shplodhej n\u00eb vil\u00ebn e Ram\u00ebs n\u00eb Adriatik ver\u00ebn e vitit 2023 me familjen e saj.<\/p>\n<p>Edi Rama, 60 vje\u00e7, ka qeverisur dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuar Shqip\u00ebrin\u00eb kandidate p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE p\u00ebr 11 vjet. I gjat\u00eb si nj\u00eb pem\u00eb, Rama \u00ebsht\u00eb nj\u00eb burr\u00eb me sjellje shpesh t\u00eb moderuara. Nj\u00eb tip q\u00eb pret mysafir\u00ebt shtet\u00ebror\u00eb me atlete, nd\u00ebrsa gazetar\u00ebt, zbathur. Nj\u00eb pasardh\u00ebs i von\u00eb i borgjezis\u00eb socialiste, fol\u00ebs i disa gjuh\u00ebve n\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb. Dikur basketbollist i komb\u00ebtares shqiptare dhe i njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht si piktor, p\u00ebr shum\u00eb n\u00eb Per\u00ebndim ai \u00ebsht\u00eb fytyra kozmopolite e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<h3>Korrupsioni n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet<\/h3>\n<p>Edhe Sekretari Amerikan i Shtetit,\u00a0<strong>Antony Blinken<\/strong>\u00a0ishte n\u00eb kryeqytetin shqiptar, n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb muajin shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti dhe gjeti fjal\u00eb lavd\u00ebruese p\u00ebr \u201cEdin\u201d dhe p\u00ebr reform\u00ebn e tij n\u00eb drejt\u00ebsi:\u00a0<em>\u201cZyrtar\u00ebt e korruptuar tani po mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi\u201d<\/em>, tha Blinken:\u00a0<em>\u201cAn\u00ebtar\u00eb t\u00eb krimit t\u00eb organizuar bien n\u00eb burg dhe humbasin pasurit\u00eb e tyre, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndryshim i madh.<\/em><\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb raportin e fundit vjetor t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit, gj\u00ebrat ting\u00ebllojn\u00eb ndryshe. P\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb vendin an\u00ebtar t\u00eb NATO-s, Shqip\u00ebrin\u00eb e vitit 2023, thuhet:\u00a0<em>\u201cKa pasur korrupsion n\u00eb t\u00eb gjitha dikasteret dhe n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e qeveris\u00eb\u201d.\u00a0<\/em>Kjo do t\u00eb thot\u00eb: edhe n\u00eb maj\u00eb.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrshtari politik i Ram\u00ebs pretendon se ai prej koh\u00ebsh e ka kthyer vendin e tij n\u00eb nj\u00eb autokraci t\u00eb kontaminuar nga droga. M\u00eb sakt\u00ebsisht, thot\u00eb se ai toleroi avancimin e krimit t\u00eb organizuar. Kreu i qeveris\u00eb e mohon k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>I p\u00ebrballur me akuzat p\u00ebrkat\u00ebse nga SPIEGEL, kryeministri telefonoi von\u00eb n\u00eb mbr\u00ebmje dhe u p\u00ebrpoq t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb raportim: Ai i percepton akuzat si t\u00eb kota, ofenduese dhe d\u00ebmtuese t\u00eb pamerituara p\u00ebr vendin e tij.<\/p>\n<p><em>\u201cSi mund t\u00eb ndodh\u00eb,<\/em>\u00a0-u pyet Rama n\u00eb qershor nga nj\u00eb gazetar italian,-\u00a0<em>q\u00eb nj\u00ebri pas tjetrit, ministra t\u00eb ndrysh\u00ebm u arrestuan p\u00ebr korrupsion, nd\u00ebrsa ai vet\u00eb \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb detyr\u00eb?\u201d<\/em>\u00a0P\u00ebrgjigja e ftoht\u00eb e kreut t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare:\u00a0<em>\u201cS\u2019ka pyll pa derra\u201d.<\/em><\/p>\n<h3>Stabiliteti i Ballkanit<\/h3>\n<p>Rama, i par\u00eb me syt\u00eb e per\u00ebndimit, konsiderohet nj\u00eb njeri i stabilitetit n\u00eb Ballkan. Mbi t\u00eb gjitha, modeli i tij i negociuar me Melonin shihet me interes p\u00ebrtej Italis\u00eb: plani p\u00ebr t\u00eb strehuar refugjat\u00ebt dhe emigrant\u00ebt n\u00eb tok\u00ebn shqiptare, pas kapjes s\u00eb tyre n\u00eb uj\u00ebrat e Mesdheut.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb popullor b\u00ebhet jasht\u00eb vendit, aq m\u00eb shum\u00eb rritet zem\u00ebrimi n\u00eb mjedisin p\u00ebrreth tij. Ata n\u00eb rrethin e brendsh\u00ebm, q\u00eb din\u00eb shum\u00eb dhe do t\u00eb rrezikonin shum\u00eb, flasin vet\u00ebm me garancin\u00eb e anonimatit. T\u00eb tjer\u00ebt dalin n\u00eb rrug\u00eb. N\u00eb korrik, protestuesit e zem\u00ebruar hodh\u00ebn kokteje molotov n\u00eb rezidenc\u00ebn zyrtare t\u00eb Ram\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb. Tashm\u00eb shenjat e djegies jan\u00eb fashitur.<\/p>\n<p>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs kan\u00eb mbetur gjurm\u00eb t\u00eb tjera, m\u00eb t\u00eb vjetra. Piramida, p\u00ebr shembull, nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb ku dikur q\u00ebndronte statuja e mermert\u00eb e diktatorit Enver Hoxha, e krijuar nga babai i Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Kristaq Rama<\/strong>\u00a0ishte nj\u00eb artist i af\u00ebrt me sistemin, i cili u v\u00ebrtetua se kishte bashk\u00ebfirmosur nj\u00eb d\u00ebnim me vdekje n\u00eb vitin 1988 si an\u00ebtar i t\u00eb ashtuquajturit Presidiumi Popullor: kund\u00ebr poetit opozitar\u00a0<strong>Havzi Nela<\/strong>, i cili m\u00eb pas u var.<\/p>\n<p>Koh\u00ebt e reja, m\u00eb t\u00eb shndritshme kan\u00eb simbolik\u00eb t\u00eb tyre nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb transparente, prej qelqi dhe \u00e7eliku. \u00cbsht\u00eb selia e SPAK, prokuroria e posa\u00e7ne kund\u00ebr korrupsionit. Ajo u themelua n\u00eb vitin 2019 me nxitjen e SHBA-s\u00eb dhe BE-s\u00eb. Drejtuesi n\u00eb detyr\u00eb nuk konsiderohet i preferuari i Ram\u00ebs. N\u00eb votimin vendimtar t\u00eb betej\u00ebs, ai ndoshta ka p\u00ebrfituar nga fakti q\u00eb ambasadori amerikan kishte insistuar t\u00eb v\u00ebzhgonte personalisht procedur\u00ebn \u2013 nj\u00eb vot\u00eb mosbesimi ndaj kreut t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<h3>Burgjet VIP me ofert\u00eb fitnesi<\/h3>\n<p>Bilanci i m\u00ebparsh\u00ebm i autoritetit t\u00eb SPAK \u00ebsht\u00eb i till\u00eb: Ministri i par\u00eb i Brendsh\u00ebm i Ram\u00ebs u d\u00ebnua me 3 vjet e 4 muaj burg p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre \u2013 fillimisht p\u00ebr trafik droge, n\u00eb fund p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr tjet\u00ebr. Ish-ministri i mjedisit i Ram\u00ebs u d\u00ebnua me 6 vjet e 8 muaj burg p\u00ebr korrupsion n\u00eb shtator 2023. Z\u00ebvend\u00ebsministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dha dor\u00ebheqjen p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre. Ish-shefi i tij, m\u00eb n\u00eb fund shkoi n\u00eb burg n\u00eb korrik 2024 p\u00ebr p\u00ebrvet\u00ebsim t\u00eb fondeve t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<h3>Ish-ministri Ahmetaj: \u201cNuk jam gati t\u00eb b\u00ebj kok\u00ebn e turkut p\u00ebr kryeministrin\u201d<\/h3>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri ekzistojn\u00eb tashm\u00eb t\u00eb ashtuquajturat burgje VIP, si\u00e7 zbuloi agjencia BIRN: qendrat e paraburgimit me departamente n\u00eb t\u00eb cilat personalitetet socialiste banojn\u00eb aty me kuzhin\u00ebn, dushin dhe ambjentet e tyre t\u00eb fitnesit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ata nga rrethi i ngusht\u00eb i Ram\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt i k\u00ebrc\u00ebnon nj\u00eb fat i till\u00eb, zakonisht preferojn\u00eb t\u00eb nisen n\u00eb koh\u00eb. Nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb\u00a0<strong>Arben Ahmetaj<\/strong>, minist\u00ebr i Ram\u00ebs i Ekonomis\u00eb nga viti 2013, m\u00eb pas i Financave dhe nga viti 2021 si z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr, numri dy n\u00eb qeveri. Nga v\u00ebzhguesit politik\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Ahmetaj konsiderohej si nj\u00eb<em>\u00a0\u201cruajt\u00ebs i thesarit\u201d<\/em>\u00a0dhe nj\u00eb figur\u00eb ky\u00e7e n\u00eb qeveri.<\/p>\n<p>N\u00eb korrik 2022, Rama e shkarkoi, pasi ishin grumbulluar materiale inkriminuese p\u00ebr Ahmetajn. P\u00ebr kryeministrin, shoku i tij i hersh\u00ebm k\u00ebrc\u00ebnonte t\u00eb kthehej n\u00eb nj\u00eb rrezik.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, parlamenti i dominuar nga socialist\u00ebt i hoqi imunitetin. Vonesa ishte e arsyeshme. Por i akuzuari p\u00ebr korrupsion dhe pastrim parash, ishte larguar n\u00eb koh\u00eb. Pak dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, SPAK l\u00ebshoi \u200b\u200bnj\u00eb urdh\u00ebr-arresti nd\u00ebrkomb\u00ebtar ndaj t\u00eb arratisurit.<\/p>\n<h3>Sistemi Rama<\/h3>\n<p><em>\u201cA ju shqet\u00ebson n\u00ebse pi puro?\u201d<\/em>\u00a0pyet Arben Ahmetaj n\u00eb takimin n\u00eb nj\u00eb tarrac\u00eb kafeneje n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Luganos. N\u00eb t\u00eb majt\u00eb shk\u00eblqen liqeni, n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb kalimtar\u00ebt dhe turist\u00ebt zviceran\u00eb b\u00ebjn\u00eb pazaret e fundit.<\/p>\n<p>Ahmetaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri q\u00eb ka udh\u00ebtuar mjaftuesh\u00ebm, i m\u00ebsuar me jet\u00ebn e luksit. Q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re konsiderohej si nj\u00eb nga yjet n\u00eb ngjitje mes socialist\u00ebve. N\u00eb vendlindje e kan\u00eb pag\u00ebzuar si \u201ctigri\u201d. Pavar\u00ebsisht nj\u00eb urdh\u00ebr-arresti nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ai aktualisht po shijon m\u00ebrgimin e tij n\u00eb Lugano dhe shpreson t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb azilin politik n\u00eb Zvic\u00ebr.<\/p>\n<p>Ahmetaj nuk d\u00ebshiron t\u00eb thot\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr akuzat e ngritura ndaj tij n\u00eb vendlindje. P\u00ebr shembull, n\u00ebse ishte ai q\u00eb krijoi lidhjet mes organizator\u00ebve t\u00eb nj\u00eb skandali p\u00ebr impiantet e djegies s\u00eb mbetjeve. Jan\u00eb projekte t\u00eb dyshimta, shum\u00eb pak prej t\u00eb cilave jan\u00eb realizuar, por q\u00eb i kan\u00eb kushtuar taksapaguesve shqiptar\u00eb qindra miliona euro. Sipas gazetar\u00ebve t\u00eb pavarur, parat\u00eb thuhet se kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb xhepat e qarqeve t\u00eb af\u00ebrta me qeverin\u00eb, por edhe n\u00eb mediat pran\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Edhe udh\u00ebtimet luksoze t\u00eb Ahmetajt, me sa duket t\u00eb financuara nga organizator\u00ebt e skandalit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb alternuar me gruan dhe t\u00eb dashur\u00ebn e tij, n\u00eb hotelet me pes\u00eb yje t\u00eb Milanos apo n\u00eb C\u00f4te d\u2019Azur, luajn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb rol periferik n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim. Ai preferon t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>Pra: Pas 11 vitesh n\u00eb pushtet, cili \u00ebsht\u00eb faji i Ram\u00ebs p\u00ebr faktin se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb ende nj\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb korruptuara n\u00eb Evrop\u00eb, sipas Transparency International, me gjith\u00eb financimet me miliarda per\u00ebndimore?<\/p>\n<p>Ahmetaj fut puro t\u00eb ftohur n\u00eb tav\u00ebll dhe thot\u00eb p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien e tij me Ram\u00ebn, t\u00eb cilin ndonj\u00ebher\u00eb e quan \u201cKim Jong Un\u201d, nj\u00eb aludim p\u00ebr diktatorin e Kores\u00eb s\u00eb Veriut:\u00a0<em>\u201cNuk jam gati t\u00eb b\u00ebhem koka e turkut e kryeministrit. Ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituesi i reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, e cila u financua nga SHBA-ja dhe BE-ja, tani ai po p\u00ebrdor gjyq\u00ebsorin kund\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tij politik\u00eb dhe kund\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e tij p\u00ebr pushtet\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministri ka dyshime se sistemi Rama po tolerohet n\u00eb heshtje n\u00eb Per\u00ebndim: \u201c<em>Nuk e kam iden\u00eb pse evropian\u00ebt nuk duan t\u00eb shohin se \u00e7far\u00eb po ndodh n\u00eb Shqip\u00ebri. Ata kan\u00eb sh\u00ebrbime t\u00eb shk\u00eblqyera inteligjence q\u00eb e din\u00eb n\u00eb detaje \u00e7far\u00eb ndodh, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr pastrimin e parave dhe krimin e organizuar\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Ahmetaj konfirmon raportimet, sipas t\u00eb cilave Shqip\u00ebria ishte kthyer n\u00eb nj\u00eb narko-shtet t\u00eb ushqyer nga trafiku i drog\u00ebs gjat\u00eb mandatit t\u00eb Ram\u00ebs:\u00a0<em>\u201cP\u00ebrmbytja e vendit me kanabis nga viti 2014 deri n\u00eb 2017 ishte axhenda e fshehur ekonomike e kryeministrit\u201d. Rritja e krimit t\u00eb organizuar, q\u00eb ushqehet nga kjo, ka ndryshuar masivisht ekonomin\u00eb dhe shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare: \u201cRama beson se ai ende kontrollon mjedisin kriminal, por tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb kontrollohet\u201d.<\/em><\/p>\n<h3>A po mbyllin syt\u00eb evropian\u00ebt ndaj Ram\u00ebs?<\/h3>\n<p><em>\u201cUrsula von der Leyen e quan \u2018i dashur Edi&#8217;\u201d, ky \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb sinjal,\u201d<\/em>\u00a0thot\u00eb\u00a0<strong>Frauke Seebass<\/strong>\u00a0nga zyra e Fondacionit p\u00ebr Shkenc\u00eb dhe Politik\u00eb n\u00eb Bruksel:\u00a0<em>\u201cDuhet ta shihni fenomenin Rama n\u00eb nj\u00eb kontekst m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb \u2013 nga BE-ja. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb qasje t\u00eb ngjashme me biznesin, nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb stabilizuar Ballkanin Per\u00ebndimor. Rama, ndryshe nga\u00a0<strong>Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7<\/strong>\u00a0n\u00eb Serbi, nuk konsiderohet antievropian. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb komod; prandaj u vendos q\u00eb ta mbyllin nj\u00eb sy, pse jo edhe t\u00eb dy.\u201d<\/em><\/p>\n<p>A do t\u00eb pasurohet Rama n\u00eb kurriz t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve? \u201c<em>Nga perspektiva e Brukselit, kjo nuk \u00ebsht\u00eb aq e r\u00ebnd\u00ebsishme,\u201d\u00a0<\/em>thot\u00eb Seebass:\u00a0<em>\u201cAderimi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr debat n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Vet\u00eb kreu i qeveris\u00eb tha p\u00ebr televizionin shtet\u00ebror italian Rai:\u00a0<em>\u201cSinqerisht nuk shoh q\u00eb politika n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb jet\u00eb helmuar nga mafia\u201d.<\/em>\u00a0Pretendimi i Ahmetajt se bos\u00ebt e mafias hynin dhe dilnin n\u00eb zyr\u00ebn e tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb e rreme, p\u00ebr t\u00eb ardhur keq, pasi\u00a0<em>\u201cnjer\u00ebzit priren t\u00eb besojn\u00eb g\u00ebnjeshtrat dhe jo t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Rama i druhet reputacionit q\u00eb ka vendi i tij.\u00a0<em>\u201cKur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE, durimi yn\u00eb s\u2019ka fund\u201d<\/em>, siguroi kryeministri p\u00ebr SPIEGEL dy vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb vil\u00ebn e tij n\u00eb Adriatik: Shqip\u00ebria ishte nj\u00eb diktatur\u00eb e izoluar,\u00a0<em>\u201cKoreja e Veriut e Evrop\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ishte ende e rrezikshme t\u00eb d\u00ebgjoje Beatles n\u00eb fund t\u00eb viteve \u201980, prandaj them se, n\u00eb terma absolut, ne kemi arritur m\u00eb shum\u00eb n\u00eb k\u00ebto 30 vjet se \u00e7do vend tjet\u00ebr n\u00eb Evrop\u00eb\u201d.<\/em><\/p>\n<p><strong>Varf\u00ebria, papun\u00ebsia, emigracioni<\/strong><\/p>\n<p>Statistikat thon\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Institutit Shqiptar t\u00eb Statistikave, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb e treta e 3.3 milion\u00eb banor\u00ebve t\u00eb dikursh\u00ebm jan\u00eb larguar nga vendi q\u00eb nga viti 1991. Paga mesatare \u00ebsht\u00eb rreth 750 euro. Pothuajse nj\u00eb e treta e t\u00eb rinjve t\u00eb mbetur jan\u00eb t\u00eb papun\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cShkrirja e interesave politike dhe mediatike me ato t\u00eb kriminel\u00ebve dhe oligark\u00ebve\u201d<\/em>\u00a0\u2013 k\u00ebshtu funksionon sistemi Rama, thot\u00eb nj\u00eb ish-qeveritar q\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul t\u00eb mbetet anonim:\u00a0<em>\u201cE gjith\u00eb kjo b\u00ebhet me bekimin e BE-s\u00eb dhe SHBA-s\u00eb\u201d.<\/em>\u00a0Nuk ka asnj\u00eb tender publik q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb rrethin njer\u00ebzve t\u00eb tij. N\u00eb thelb, Rama e \u00e7oi t\u00eb gjith\u00eb vendin n\u00eb krim, tanim\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr nj\u00eb rast studimor t\u00eb korrupsionit, e megjithat\u00eb Rama dinak arrin t\u00eb gjej\u00eb njohje n\u00eb per\u00ebndim. .<\/p>\n<p><strong>Fatos Lubonja<\/strong>\u00a0\u00ebsht\u00eb i njohur p\u00ebr kritikat thelb\u00ebsore ndaj kreut t\u00eb qeveris\u00eb. Shkrimtari dhe autori i njohur konsiderohet nd\u00ebrgjegjja e s\u00eb majt\u00ebs shqiptare. Lubonja \u00ebsht\u00eb djali i nj\u00eb t\u00eb besuari t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Hoxh\u00ebs, i cili u kritikua m\u00eb pas. Ai q\u00ebndroi n\u00eb burg p\u00ebr 17 vjet, shumic\u00ebn e koh\u00ebs n\u00eb kampe pune si miniera fam\u00ebkeqe e Spa\u00e7it. Vet\u00ebm n\u00eb vitin 1991, u lirua si nj\u00eb nga t\u00eb burgosurit e fundit politik\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p><em>\u201cUn\u00eb pash\u00eb veten te Edi Rama i ri, \u2013<\/em>\u00a0thot\u00eb Lubonja, \u2013\u00a0<em>t\u00eb dy donim t\u00eb dilnim nga hija e baballar\u00ebve tan\u00eb pran\u00eb regjimit\u201d<\/em>. N\u00eb vitin 2000, megjithat\u00eb, Rama u b\u00eb kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs dhe q\u00eb nga viti 2013 \u00ebsht\u00eb kreu i qeveris\u00eb. Vitet e gjata n\u00eb pushtet e kan\u00eb ndryshuar shokun e tij, tregon Lubonja:<em>\u00a0\u201cAi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb narcisist i eg\u00ebr, nj\u00eb djal\u00eb i zgjuar por pa bindje, ndryshe dit\u00ebn dhe ndryshe nat\u00ebn, nj\u00eb njeri q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr pushtetin si oksigjeni p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb frym\u00eb.<\/em><\/p>\n<p>Lubonja ankohet gjithashtu se Per\u00ebndimi, ve\u00e7an\u00ebrisht familja e partis\u00eb socialiste evropiane, po mbyll syt\u00eb ndaj realitetit t\u00eb zymt\u00eb shqiptar.\u00a0<em>\u201c\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb nafta p\u00ebr vendet e tjera, n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Ram\u00ebs jan\u00eb trafikant\u00ebt e drog\u00ebs me parat\u00eb e tyre\u201d.<\/em>\u00a0N\u00eb debatin e fundit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, ai e quajti kryeministrin\u00a0<em>\u201cmashtrues\u201d: \u201cSepse \u00ebsht\u00eb krokodil \u2013 goj\u00eb e madhe dhe pa vesh\u00eb\u201d.<\/em><\/p>\n<h3>Nga kanabisi te kokaina<\/h3>\n<p>Rama synon mandatin e kat\u00ebrt vitin e ardhsh\u00ebm. Perspektiva tregon se do t\u00eb ket\u00eb sukses.\u00a0<em>\u201c90% e komuniteteve tani jan\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e tij, thuajse kushte ruse\u201d<\/em>, thot\u00eb gazetarja investigative\u00a0<strong>Klodiana Lala<\/strong>:\u00a0<em>\u201cN\u00ebse dikush ngrihet dhe thot\u00eb: \u201cUn\u00eb personalisht i kam dh\u00ebn\u00eb para Edi Ram\u00ebs\u201d, asgj\u00eb nuk do t\u00eb ndodh\u00eb me t\u00eb, qeveris ligji i heshtjes s\u00eb mafies, ligji i Omert\u00e0-s.\u00bb<\/em><\/p>\n<p>Disa hetues konfirmojn\u00eb p\u00ebr televizionin shtet\u00ebror italian Rai dhe SPIEGEL se ka kontakte n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb me krimin e organizuar. Tregtia fillestare e kanabisit u shnd\u00ebrrua n\u00eb biznesin e tonelatave me kokain\u00eb. Urganizatat shqiptar\u00eb jan\u00eb lidhur me N\u2019drangheta kalabreze dhe me kartelet e Amerik\u00ebs Latine.<\/p>\n<p>Prokurori italian\u00a0<strong>Francesco Mandoi<\/strong>, i pun\u00ebsuar p\u00ebrkoh\u00ebsisht nga Rama si komisioner kund\u00ebr korrupsionit, nxjerr nj\u00eb bilanc t\u00eb kthjell\u00ebt:\u00a0<em>\u201cBaron\u00ebt e drog\u00ebs kan\u00eb njer\u00ebzit e tyre kudo n\u00eb administrat\u00eb, n\u00eb institucione; tani jan\u00eb n\u00eb gjendje ta zbusin qeverin\u00eb\u201d<\/em>. Ai vet\u00eb, sipas Mandoit, me paralajm\u00ebrimet e tij nuk kishte marr\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p><strong>Investime nga Kushner dhe Grenell<\/strong><\/p>\n<p>Parat\u00eb e mafies shqiptare t\u00eb drog\u00ebs kalojn\u00eb jo pak drejt rrokaqiejve, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb ndryshuar peizazhin e qytetit dikur t\u00eb zymt\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs. Nd\u00ebrtimi do t\u00eb vazhdoj\u00eb edhe n\u00eb bregdetin e Adriatikut. Dh\u00ebndri i\u00a0<strong>Donald Trump<\/strong>,\u00a0<strong>Jared Kushner<\/strong>\u00a0dhe ish komisioneri amerikan p\u00ebr Ballkanin,\u00a0<strong>Richard Grenell<\/strong>, po planifikojn\u00eb investime t\u00eb m\u00ebdha atje me bekimin e Ram\u00ebs. Rama, Grenell dhe Trump e kan\u00eb njohur dhe vler\u00ebsuar nj\u00ebri-tjetrin q\u00eb nga koha kur ndoq\u00ebn planin p\u00ebr t\u00eb ridimensionuar kufijt\u00eb e Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb n\u00ebn syt\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr Pun\u00ebt e Jashtme.<\/p>\n<p>A po e shkrin Rama pasurin\u00eb e vendit t\u00eb tij n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb vullnetit t\u00eb mir\u00eb politik? Ish-agjenti i lart\u00eb i FBI-s\u00eb, tashm\u00eb i d\u00ebnuari,\u00a0<strong>Charles McGonigal<\/strong>, pranoi se kishte marr\u00eb ryshfet n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr sh\u00ebrbime n\u00eb interes t\u00eb qeveris\u00eb. Ai ka pranuar edhe disa takime me Edi Ram\u00ebn n\u00eb godin\u00ebn e qeveris\u00eb. Kryeministri mohon fajin.<\/p>\n<p><em>\u201cMcGonigal u pagua nga njer\u00ebz t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb Ram\u00ebs,\u201d<\/em>\u00a0thot\u00eb\u00a0<strong>Sali Berisha<\/strong>, presidenti i par\u00eb i Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e lira n\u00eb 1992 dhe bashk\u00ebthemelues i Partis\u00eb Demokratike. Ai ulet n\u00eb katin e tet\u00eb t\u00eb nj\u00eb pallati n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Berisha ndodhet n\u00eb arrest sht\u00ebpie. Ai akuzohet edhe p\u00ebr korrupsion, SHBA-t\u00eb i kan\u00eb ndaluar hyrjen. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 200 dit\u00eb, ish-kreu i shtetit nuk lejohet t\u00eb largohet nga sht\u00ebpia e tij. Ai her\u00eb pas here pret mysafir\u00eb. Vet\u00ebm pak minuta m\u00eb par\u00eb\u00a0<strong>Ilir Meta<\/strong>\u00a0doli nga dera, mes t\u00eb cil\u00ebve edhe ish-presidenti. Tani Berisha m\u00eb n\u00eb fund mund t\u00eb flas\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cE mbaj mend ende mir\u00eb diktatur\u00ebn Hoxha<\/em>\u00a0\u2013 as at\u00ebher\u00eb nuk ishte kaq e kontrolluar sa \u00ebsht\u00eb tani n\u00ebn Ram\u00ebn\u201d, thot\u00eb 80-vje\u00e7ari, i cili mban nj\u00eb kravat\u00eb t\u00eb gjelb\u00ebr n\u00eb t\u00eb verdh\u00eb dhe mansheta argjendi n\u00eb k\u00ebmish\u00ebn e tij t\u00eb bardh\u00eb: \u201c<em>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj diktature, narko-shteti i par\u00eb dhe i vet\u00ebm n\u00eb Europ\u00eb\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Berisha nxjerr tabletin e tij dhe tregon t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb se edhe v\u00ebllai i Edi Ram\u00ebs, Olsi, \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trafik droge. Olsi Rama i mohoi akuzat. Berisha, megjithat\u00eb, k\u00ebmb\u00ebngul n\u00eb pretendimin e tij se Per\u00ebndimi \u00ebsht\u00eb i verb\u00ebr ndaj kushteve t\u00eb v\u00ebrteta n\u00eb Shqip\u00ebri:<em>\u00a0\u201cJu marshoni me sy t\u00eb lidhur drejt nj\u00eb katastrofe\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Par\u00eb nga ballkoni i Berish\u00ebs n\u00eb katin e tet\u00eb, njer\u00ebzit posht\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn Mustafa Matohiti t\u00eb Tiran\u00ebs duken t\u00eb vegj\u00ebl. \u00c7do mbr\u00ebmje n\u00eb or\u00ebn tet\u00eb ata marshojn\u00eb deri k\u00ebtu, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur heroin e tyre n\u00ebn arrest sht\u00ebpiak. M\u00eb pas paraqitet Berisha, q\u00eb sulmon shkurtimisht \u201cNarko diktatur\u00ebn\u201d e Ram\u00ebs dhe zhduket s\u00ebrish. Pas disa minutash gjith\u00e7ka ka mbaruar. Deri nat\u00ebn tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Edi Rama arrin t\u2019i mbijetoj\u00eb edhe k\u00ebsaj.<\/p>\n<p><strong><em>\/ Nga Tirana dhe Lugano, raporton Walter Mayr p\u00ebr DER SPIEGEL\u00a0<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Walter Mayr Tani ai parakalon n\u00ebp\u00ebr Evrop\u00eb si t\u00eb ishte nj\u00eb trofe.\u00a0N\u00eb nj\u00eb \u201cretreat\u201d (takim pune) e CSU-s\u00eb n\u00eb janar,\u00a0Edi Rama\u00a0ishte i ftuari special, si kryetar i Partis\u00eb Socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb vitin 1991, kjo parti u trash\u00ebgua nga komunisti\u00a0Enver Hoxha\u00a0dhe Partia e Pun\u00ebs. Markus S\u00f6der\u00a0shfryt\u00ebzoi rastin n\u00eb takimin e\u00a0Kloster Banz\u00a0p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb garanci mikut &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":89030,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-89029","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89029","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89029"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89029\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/89030"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89029"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89029"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89029"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}