{"id":89388,"date":"2024-09-18T08:38:43","date_gmt":"2024-09-18T08:38:43","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=89388"},"modified":"2024-09-18T08:40:49","modified_gmt":"2024-09-18T08:40:49","slug":"si-iu-rikthye-resorti-luksoz-santa-quaranta-eskobarit-te-ballkanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/09\/18\/si-iu-rikthye-resorti-luksoz-santa-quaranta-eskobarit-te-ballkanit\/","title":{"rendered":"Si iu rikthye resorti luksoz &#8220;Santa Quaranta&#8221; Eskobarit t\u00eb Ballkanit"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2017, dhjetra forca policore rrethuan me buj\u00eb resortin \u201cSanta Quaranta\u201d buz\u00eb detit t\u00eb Sarand\u00ebs n\u00eb zbatim t\u00eb nj\u00eb vendimi sekuestrimi t\u00eb bazuar n\u00eb ligjin \u201cAntimafia\u201d.<\/p>\n<p>I shtrir\u00eb n\u00eb rreth 30 mij\u00eb metra katror\u00eb, resorti q\u00eb kishte sh\u00ebrbyer si kamp i Pushimit t\u00eb Pun\u00ebtor\u00ebve gjat\u00eb regjimit komunist, administrohej nga Bashkim Balili, v\u00ebllai i madh i Kelmend Balilit &#8211; i njohur si \u201cEskobari i Ballkanit\u201d dhe i d\u00ebnuar me 10 vjet burg n\u00eb vitin 2019 p\u00ebr trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar narkotik\u00ebsh.<\/p>\n<p>Pas sekuestrimit, resorti \u201cSanta Quaranta\u201d sh\u00ebrbeu si aset i \u00e7muar p\u00ebr Agjencin\u00eb e Administrimit t\u00eb Pronave t\u00eb Sekuestruara dhe Konfiskuara, AAPSK n\u00eb gjenerimin e t\u00eb ardhurave. Por shtat\u00eb vjet m\u00eb pas, resorti i \u00ebsht\u00eb rikthyer pronarit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, Bashkim Balili, nd\u00ebrsa AAPSK ndodhet n\u00eb nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar se cila do t\u00eb jet\u00eb pjesa e vet takuese prej 40% e godin\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN p\u00ebrmes dokumenteve gjyq\u00ebsore tregojn\u00eb se rikthimi i resortit n\u00eb duart e familjes Balili u mund\u00ebsua nga nj\u00eb vendim i Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar i shtatorit 2020, i cili \u00e7liroi nga masa e sekuestros kompanin\u00eb q\u00eb administronte resortin dhe konfiskoi n\u00eb favor t\u00eb shtetit vet\u00ebm 40% t\u00eb objektit.<\/p>\n<p>N\u00eb pritje t\u00eb vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs se cila pjes\u00eb e hotelit do t\u2019i takoj\u00eb shtetit, drejtori i AAPSK,\u00a0Idriz Haxhiaj\u00a0i tha BIRN se kishin arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje me Balilin p\u00ebr dh\u00ebnien e ambienteve me qira p\u00ebr 5 muaj gjat\u00eb sezonit veror, duke ark\u00ebtuar n\u00eb favor t\u00eb shtetit 12 mij\u00eb euro n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Haxhiaj shtoi gjithashtu se n\u00eb kontrat\u00ebn e qiradh\u00ebnies \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar se Balili merr p\u00ebrsip\u00ebr ruajtjen dhe nj\u00eb qira mujore simbolike p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb vitit, duke kursyer sipas tij p\u00ebr Agjencin\u00eb ruajtjen me polici private.<\/p>\n<p>\u201cKjo marr\u00ebveshje u arrit pas dy vitesh v\u00ebrdallosje, si dhe nj\u00eb procesi civil q\u00eb vijon ende p\u00ebr p\u00ebrpjestimin n\u00eb natyr\u00eb t\u00eb pjes\u00ebs ideale t\u00eb secilit, 60% Balili dhe 40% shteti,\u201d tha Idrizaj.<\/p>\n<p>Resorti \u201cSanta Quaranta\u201d \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nga pronat e sekuestruara q\u00eb i rikthehet pronarit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb vendimeve gjyq\u00ebsore t\u00eb komplikuara n\u00eb zbatim dhe munges\u00ebs s\u00eb interesit nga individ\u00ebt dhe institucionet shtet\u00ebrore p\u00ebr bler\u00eb apo p\u00ebrdorur pronat e konfiskuara nga krimi i organizuar, shum\u00eb prej tyre p\u00ebrfundojn\u00eb s\u00ebrish n\u00eb duart e k\u00ebtyre grupeve.<\/p>\n<p>I pyetur nga BIRN, Bashkim Balili nuk iu p\u00ebrgjigj nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr koment deri n\u00eb publikimin e shkrimit.<\/p>\n<p><strong>Vendimi: Prona 60% t\u00eb ligjshme<\/strong><\/p>\n<p>Sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurive konsiderohet nj\u00eb nd\u00ebr arm\u00ebt m\u00eb t\u00eb forta n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar. Vet\u00ebm gjat\u00eb vitit 2023, Prokuroria e Posa\u00e7me,\u00a0SPAK\u00a0deklaron se ka sekuestruar dhe konfiskuar prona, pasuri t\u00eb patundshme dhe biznese me nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb llogaritur n\u00eb 41 milion\u00eb euro, sipas nj\u00eb prezantimi q\u00eb kreu i SPAK b\u00ebri n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb tre viteve t\u00eb fundit, organet ligjzbatuese i targetuan pronat me origjin\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb p\u00ebrmes ligjit \u201cAntimafia\u201d, parashikimeve t\u00eb Kodit Penal dhe operacionit t\u00eb diskutuesh\u00ebm \u201cForca e Ligjit\u201d \u2013 duke vendosur n\u00eb total 163 urdhra konfiskimi.<\/p>\n<p>Por ky nuk \u00ebsht\u00eb rasti i resortit luksoz \u201cSanta Quaranta\u201d.<\/p>\n<p>Procesi kund\u00ebr pasuris\u00eb s\u00eb Klement Balilit nisi n\u00eb n\u00ebntor 2017 nga Prokuroria p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, e cila identifikoi dhe sekuestroi nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 11.994 m2 n\u00eb qytetin e Sarand\u00ebs, resortin Santa Quaranta me sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimi 1923 m2 dhe sip\u00ebrfaqe trualli 13.000 m2, nj\u00eb truall 1716.91 m2 po n\u00eb Sarand\u00eb si dhe dhjetra apartamente dhe nj\u00eb nj\u00ebsi tregtare.<\/p>\n<p>N\u00ebn sekuestro u vendos edhe kompania Santa Quaranta Premium Resort q\u00eb administronte hotelin, e cila kaloi nga Bashkim Balili tek Agjencia e Administrimit t\u00eb Pronave t\u00eb Sekuestruara dhe Konfiskuara.<\/p>\n<p>Por gjat\u00eb gjyqit p\u00ebr konfiskimin, Gjykata e Posa\u00e7me vendosi m\u00eb 21 shtator 2020 q\u00eb t\u00eb konfiskonte vet\u00ebm 40% t\u00eb pronave t\u00eb sekuestruara nga Balili, duke i njohur si burime t\u00eb ligjshme pjes\u00ebn tjet\u00ebr prej 60% t\u00eb k\u00ebtyre pronave.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs q\u00eb BIRN e disponon, prokurori i \u00e7\u00ebshtjes,\u00a0Ened Naku\u00e7i\u00a0k\u00ebrkoi konfiskimin e plot\u00eb t\u00eb resortit \u201cSanta Quaranta\u201d dhe trojeve q\u00eb ai disponon, nd\u00ebrsa p\u00ebr apartamentet k\u00ebrkoi revokimin e mas\u00ebs s\u00eb sekuestros. Nd\u00ebrsa avokati i v\u00ebllez\u00ebrve Balili, Sokol Hazizaj k\u00ebrkoi rr\u00ebzimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb prokurorit p\u00ebr konfiskimin e \u201cSanta Quaranta\u201d, nd\u00ebrsa shprehu dakord\u00ebsi p\u00ebr revokimin e mas\u00ebs nga apartamentet.<\/p>\n<p>Gjyqtarja\u00a0Iliriana Olldashi\u00a0e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me nuk i dha t\u00eb drejt\u00eb asnj\u00ebr\u00ebs prej pal\u00ebve dhe b\u00ebri nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb ndrysh\u00ebm prej tyre.<\/p>\n<p>Kelmend Balili rezultonte si person i hetuar n\u00eb vitin 2005 nga ish-Prokuroria p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cTrafikimi i l\u00ebnd\u00ebve narkotike\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, por procedimi \u00ebsht\u00eb pushuar n\u00eb janar t\u00eb vitit 2007 p\u00ebr pamjaftueshm\u00ebrin\u00eb e provave.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb gjyqtares Olldashi, data e ndalimit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Balilit m\u00eb 16 korrik 2006 \u00ebsht\u00eb marr\u00eb si indicie e p\u00ebrfshirjen e tij n\u00eb veprimtari kriminale t\u00eb krimit t\u00eb organizuar. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, gjykata i ngarkoi v\u00ebllez\u00ebrve Balili barr\u00eb prove p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb pasuris\u00eb pas dat\u00ebs 16 korrik 2006.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb arsyetim, Olldashi ka \u00e7muar se prej vitit 2006, resortit \u201cSanta Quaranta\u201d dhe pasurive t\u00eb tjera u jan\u00eb bashk\u00ebngjitur pasuri t\u00eb paligjshme q\u00eb dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal, n\u00eb mas\u00ebn 40% t\u00eb vler\u00ebs totale t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cNga momenti i krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie me periudh\u00ebn e zbatimit t\u00eb masave parandaluese kund\u00ebr k\u00ebsaj pasurie duke p\u00ebrfshir\u00eb sekuestrimin dhe m\u00eb pas me k\u00ebt\u00eb gjykim konfiskimin, pasuria ka p\u00ebsuar ndryshime nga gjendja fillestare duke rritur vler\u00ebn e saj t\u00eb nd\u00ebrtimit, ashtu edhe n\u00eb treg, duke u bashkuar origjina e paligjshme e 40% t\u00eb saj me pasuri t\u00eb ligjshme, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rikonstruksioni i ish-Kampit t\u00eb Pun\u00ebtor\u00ebve dhe nd\u00ebrtimi i apartamenteve,\u201d citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Gjykata vler\u00ebson se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast zbatohet konfiskimi i pasuris\u00eb s\u00eb barazvlefshme sipas nenit 12\/a t\u00eb ligjit t\u00eb quajtur dhe \u2018Antimafia\u2019, ku p\u00ebrcaktohet se sekuestrimi dhe konfiksimi zbatohet dhe \u201ckur pasuria e paligjshme \u00ebsht\u00eb trup\u00ebzuar me pasuri t\u00eb ligjshme dhe nuk mund t\u00eb ndahet prej saj pa i shkaktuar nj\u00eb d\u00ebm thelb\u00ebsor\u201d.<\/p>\n<p>Gjykata e gjeti t\u00eb pabazuar k\u00ebrkimin e prokurorit Naku\u00e7i p\u00ebr revokimin e sekuestros p\u00ebr apartamentet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Bashkim Balilit dhe vendosi t\u00eb konfiskoj\u00eb 16 apartamente n\u00eb mas\u00ebn 40%. P\u00ebr 18 apartamente t\u00eb tjera t\u00eb listuara n\u00eb vendim u revokua masa e sekuestros, pasi ato ishin bler\u00eb nga persona t\u00eb tret\u00eb q\u00eb u vler\u00ebsuan si pronar\u00eb t\u00eb ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Prokurori Ened Naku\u00e7i nuk ushtroi ankim ndaj vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs, nd\u00ebrsa nj\u00eb ankim i b\u00ebr\u00eb nga v\u00ebllez\u00ebrit Balili u t\u00ebrhoq m\u00eb von\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit, duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb q\u00eb njohu si t\u00eb ligjshme 60% t\u00eb resortit dhe truallit t\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>\u2018Shiten p\u00ebr 5 lek\u00eb\u2019<\/strong><\/p>\n<figure id=\"attachment_55805\" class=\"wp-caption aligncenter\" aria-describedby=\"caption-attachment-55805\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-55805\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Balili-ne-Gjykate.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 1007px) 100vw, 1007px\" srcset=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Balili-ne-Gjykate.jpg 1007w, https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Balili-ne-Gjykate-300x237.jpg 300w, https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Balili-ne-Gjykate-768x606.jpg 768w, https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Balili-ne-Gjykate-507x400.jpg 507w\" alt=\"\" width=\"1007\" height=\"794\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-55805\" class=\"wp-caption-text\"><strong><em>Klemend Balili n\u00eb Gjykat\u00ebn e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda. Foto: LSA<\/em><\/strong><\/figcaption><\/figure>\n<p>Resorti luksoz \u201cSanta Quaranta\u201d u inaugurua n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2015 n\u00eb pranin\u00eb e politikan\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb mazhoranc\u00ebs dhe u quajt prej tyre \u201cnj\u00eb investim serioz i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm\u201d. Por dy vjet m\u00eb von\u00eb, hoteli u sekuestrua si pron\u00eb e rrethit familjar t\u00eb Klemend Balilit, i k\u00ebrkuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb p\u00ebr akuz\u00ebn e trafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb drog\u00ebs. Balili u d\u00ebnua m\u00eb von\u00eb me 10 vjet burg.<\/p>\n<p>Pas vendimit t\u00eb sekuestrimit n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2017, resorti \u201cSanta Quaranta\u201d kaloi n\u00eb administrimin e AAPSK dhe pronari Bashkim Balili u z\u00ebvend\u00ebsua nga administrator\u00ebt Arjan Baci dhe\u00a0Erion Ri\u00e7ku\u00a0n\u00eb ekstraktin e kompanis\u00eb \u201cSanta Quaranta Premium Resort\u201d shp.k n\u00eb QKB. Kompania u administrua nga shteti deri m\u00eb 8 mars 2022, kur iu rikthye s\u00ebrish Balilit.<\/p>\n<p>Erion Ri\u00e7ku, nj\u00ebri prej ish-administrator\u00ebve dhe shef juridik dhe i Marr\u00ebdh\u00ebnieve me Institucionet pran\u00eb AAPSK i tha BIRN se Agjencia gjeneroi t\u00eb ardhura mbi 2 milion\u00eb euro nga menaxhimi i resortit, duke arritur t\u00eb lidhte kontrata me agjenci gjermane dhe nordike edhe gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb.<\/p>\n<p>Ai shtoi gjithashtu se fitimi sezonal pas zbritjes s\u00eb shpenzimeve kapte vler\u00ebn e 300 deri n\u00eb 500 mij\u00eb euro, 40% e s\u00eb cilave kaluan p\u00ebr llogari t\u00eb shtetit pas vendimit t\u00eb konfiskimit. Ri\u00e7ku sqaroi se pas vendimit t\u00eb konfiskimit, kur ish-pronari zot\u00ebron shumic\u00ebn e pasurive t\u00eb paluajtshme, si dhe bazuar n\u00eb nj\u00eb vendim gjykate p\u00ebr revokimin e sekuestros p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb, kjo e fundit i\u2019u kthye ish-administratorit Balili.<\/p>\n<p>\u201cVijon ende procesi civil n\u00eb Gjykat\u00ebn e Sarand\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrpjestimin e pasuris\u00eb, sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb vendimarrjes s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me,\u201d tha ai.\u00a0 Ish-administratori tjet\u00ebr i AAPSK, Arjan Baci i tha BIRN se pjesa e konfiskuar dhe pse ende e paidentifikuar n\u00eb objekte, i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb me qira Bashkim Balilit. Ai tha se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrllogaritje e vler\u00ebs totale t\u00eb qiras\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb objektin dhe vilet si qira 40% e vler\u00ebs totale.<\/p>\n<p>Zbatimi i vendimit gjyq\u00ebsor p\u00ebr resortin \u201cSanta Quaranta\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr rastet e komplikuara, por jo i vetmi ku Agjencia e Administrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Sekuestruara dhe Konfiskuara \u00ebsht\u00eb detyruar q\u00eb t\u2019ua kthej\u00eb ato pronar\u00ebve t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sipas kreut t\u00eb AAPSK, Idriz Haxhiaj, pasi nj\u00eb pron\u00eb konfiskohet, informohen institucionet shtet\u00ebrore n\u00ebse mund ta p\u00ebrdorin at\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime publike dhe n\u00ebse nuk ka interes, prona del n\u00eb ankand.<\/p>\n<p>Por Haxhiaj theksoi se institucionet publike nuk shfaqin interes, nd\u00ebrsa qytetar\u00ebt nuk u afrohen k\u00ebtyre pronave pasi u druhen konflikteve, duke i hapur rrug\u00ebn kthimit t\u00eb tyre tek pronar\u00ebt e vjet\u00ebr p\u00ebrmes ankandeve.<\/p>\n<p>\u201cLegjislacioni nuk ndalon q\u00eb n\u00eb ankande t\u00eb konkurrojn\u00eb edhe ish-pronar\u00ebt, q\u00eb u jan\u00eb konfiskuar p\u00ebr arsye se jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar dhe t\u2019u shiten atyre p\u00ebr pes\u00eb lek\u00eb,\u201d tha Haxhiaj, duke shtuar se kishte p\u00ebrcjell\u00eb drejt Ministris\u00eb s\u00eb Ekonomis\u00eb 30 dosje pronash t\u00eb konfiskuara p\u00ebr procedura ankandi.<\/p>\n<p>\u201cDhe praktika evropiane ka treguar se k\u00ebto pasuri mb\u00ebrrijn\u00eb tek ish-pronar\u00ebt p\u00ebr vlera simbolike dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt sugjerojn\u00eb q\u00eb t\u00eb mbeten pron\u00eb e shtetit,\u201d p\u00ebrfundoi ai.\/BIRN<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2017, dhjetra forca policore rrethuan me buj\u00eb resortin \u201cSanta Quaranta\u201d buz\u00eb detit t\u00eb Sarand\u00ebs n\u00eb zbatim t\u00eb nj\u00eb vendimi sekuestrimi t\u00eb bazuar n\u00eb ligjin \u201cAntimafia\u201d. I shtrir\u00eb n\u00eb rreth 30 mij\u00eb metra katror\u00eb, resorti q\u00eb kishte sh\u00ebrbyer si kamp i Pushimit t\u00eb Pun\u00ebtor\u00ebve gjat\u00eb regjimit komunist, administrohej nga Bashkim Balili, v\u00ebllai &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":89392,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-89388","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89388","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89388"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89388\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/89392"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89388"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89388"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89388"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}