{"id":89464,"date":"2024-09-18T13:41:54","date_gmt":"2024-09-18T13:41:54","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=89464"},"modified":"2024-09-18T13:41:54","modified_gmt":"2024-09-18T13:41:54","slug":"shteti-behet-ortak-me-kryetrafikantin-e-droges-i-rikthen-hotelin-e-sekuestruar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/09\/18\/shteti-behet-ortak-me-kryetrafikantin-e-droges-i-rikthen-hotelin-e-sekuestruar\/","title":{"rendered":"Shteti b\u00ebhet ortak me kryetrafikantin e drog\u00ebs, i rikthen hotelin e sekuestruar"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2017, dhjetra forca policore rrethuan me buj\u00eb resortin \u201cSanta Quaranta\u201d buz\u00eb detit t\u00eb Sarand\u00ebs n\u00eb zbatim t\u00eb nj\u00eb vendimi sekuestrimi t\u00eb bazuar n\u00eb ligjin \u201cAntimafia\u201d.<\/p>\n<p>I shtrir\u00eb n\u00eb rreth 30 mij\u00eb metra katror\u00eb, resorti q\u00eb kishte sh\u00ebrbyer si kamp i Pushimit t\u00eb Pun\u00ebtor\u00ebve gjat\u00eb regjimit komunist, administrohej nga Bashkim Balili, v\u00ebllai i madh i Kelmend Balilit \u2013 i njohur si \u201cEskobari i Ballkanit\u201d dhe i d\u00ebnuar me 10 vjet burg n\u00eb vitin 2019 p\u00ebr trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar narkotik\u00ebsh.<\/p>\n<p>Pas sekuestrimit, resorti \u201cSanta Quaranta\u201d sh\u00ebrbeu si aset i \u00e7muar p\u00ebr Agjencin\u00eb e Administrimit t\u00eb Pronave t\u00eb Sekuestruara dhe Konfiskuara, AAPSK n\u00eb gjenerimin e t\u00eb ardhurave. Por shtat\u00eb vjet m\u00eb pas, resorti i \u00ebsht\u00eb rikthyer pronarit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, Bashkim Balili, nd\u00ebrsa AAPSK ndodhet n\u00eb nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar se cila do t\u00eb jet\u00eb pjesa e vet takuese prej 40% e godin\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN p\u00ebrmes dokumenteve gjyq\u00ebsore tregojn\u00eb se rikthimi i resortit n\u00eb duart e familjes Balili u mund\u00ebsua nga nj\u00eb vendim i Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar i shtatorit 2020, i cili \u00e7liroi nga masa e sekuestros kompanin\u00eb q\u00eb administronte resortin dhe konfiskoi n\u00eb favor t\u00eb shtetit vet\u00ebm 40% t\u00eb objektit.<\/p>\n<p>N\u00eb pritje t\u00eb vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs se cila pjes\u00eb e hotelit do t\u2019i takoj\u00eb shtetit, drejtori i AAPSK, Idriz Haxhiaj i tha BIRN se kishin arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje me Balilin p\u00ebr dh\u00ebnien e ambienteve me qira p\u00ebr 5 muaj gjat\u00eb sezonit veror, duke ark\u00ebtuar n\u00eb favor t\u00eb shtetit 12 mij\u00eb euro n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Haxhiaj shtoi gjithashtu se n\u00eb kontrat\u00ebn e qiradh\u00ebnies \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar se Balili merr p\u00ebrsip\u00ebr ruajtjen dhe nj\u00eb qira mujore simbolike p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb vitit, duke kursyer sipas tij p\u00ebr Agjencin\u00eb ruajtjen me polici private.<\/p>\n<p>\u201cKjo marr\u00ebveshje u arrit pas dy vitesh v\u00ebrdallosje, si dhe nj\u00eb procesi civil q\u00eb vijon ende p\u00ebr p\u00ebrpjestimin n\u00eb natyr\u00eb t\u00eb pjes\u00ebs ideale t\u00eb secilit, 60% Balili dhe 40% shteti,\u201d tha Idrizaj.<\/p>\n<p>Resorti \u201cSanta Quaranta\u201d \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nga pronat e sekuestruara q\u00eb i rikthehet pronarit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb vendimeve gjyq\u00ebsore t\u00eb komplikuara n\u00eb zbatim dhe munges\u00ebs s\u00eb interesit nga individ\u00ebt dhe institucionet shtet\u00ebrore p\u00ebr bler\u00eb apo p\u00ebrdorur pronat e konfiskuara nga krimi i organizuar, shum\u00eb prej tyre p\u00ebrfundojn\u00eb s\u00ebrish n\u00eb duart e k\u00ebtyre grupeve.<\/p>\n<p>I pyetur nga BIRN, Bashkim Balili nuk iu p\u00ebrgjigj nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr koment deri n\u00eb publikimin e shkrimit.<\/p>\n<h3>Vendimi: Prona 60% t\u00eb ligjshme<\/h3>\n<figure id=\"attachment_943733\" class=\"wp-caption alignnone\" aria-describedby=\"caption-attachment-943733\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-943733\" src=\"https:\/\/lapsi.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/Gjykata-e-Posacme-1.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 2048px) 100vw, 2048px\" srcset=\"https:\/\/lapsi.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/Gjykata-e-Posacme-1.jpg 2048w, https:\/\/lapsi.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/Gjykata-e-Posacme-1-300x200.jpg 300w, https:\/\/lapsi.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/Gjykata-e-Posacme-1-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/lapsi.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/Gjykata-e-Posacme-1-768x512.jpg 768w, https:\/\/lapsi.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/Gjykata-e-Posacme-1-1536x1024.jpg 1536w\" alt=\"\" width=\"2048\" height=\"1365\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-943733\" class=\"wp-caption-text\">Godina e Gjykates se Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar (SPAK), e cila nisi punen kete te premte. \/r\/n\/r\/nThe building of the Special Court against Corruption and Organized Crime (SPAK), which began work this Friday.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurive konsiderohet nj\u00eb nd\u00ebr arm\u00ebt m\u00eb t\u00eb forta n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar. Vet\u00ebm gjat\u00eb vitit 2023, Prokuroria e Posa\u00e7me, SPAK deklaron se ka sekuestruar dhe konfiskuar prona, pasuri t\u00eb patundshme dhe biznese me nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb llogaritur n\u00eb 41 milion\u00eb euro, sipas nj\u00eb prezantimi q\u00eb kreu i SPAK b\u00ebri n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb tre viteve t\u00eb fundit, organet ligjzbatuese i targetuan pronat me origjin\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb p\u00ebrmes ligjit \u201cAntimafia\u201d, parashikimeve t\u00eb Kodit Penal dhe operacionit t\u00eb diskutuesh\u00ebm \u201cForca e Ligjit\u201d \u2013 duke vendosur n\u00eb total 163 urdhra konfiskimi.<\/p>\n<p>Por ky nuk \u00ebsht\u00eb rasti i resortit luksoz \u201cSanta Quaranta\u201d.<\/p>\n<p>Procesi kund\u00ebr pasuris\u00eb s\u00eb Klement Balilit nisi n\u00eb n\u00ebntor 2017 nga Prokuroria p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, e cila identifikoi dhe sekuestroi nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 11.994 m2 n\u00eb qytetin e Sarand\u00ebs, resortin Santa Quaranta me sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimi 1923 m2 dhe sip\u00ebrfaqe trualli 13.000 m2, nj\u00eb truall 1716.91 m2 po n\u00eb Sarand\u00eb si dhe dhjetra apartamente dhe nj\u00eb nj\u00ebsi tregtare.<\/p>\n<p>N\u00ebn sekuestro u vendos edhe kompania Santa Quaranta Premium Resort q\u00eb administronte hotelin, e cila kaloi nga Bashkim Balili tek Agjencia e Administrimit t\u00eb Pronave t\u00eb Sekuestruara dhe Konfiskuara.<\/p>\n<p>Por gjat\u00eb gjyqit p\u00ebr konfiskimin, Gjykata e Posa\u00e7me vendosi m\u00eb 21 shtator 2020 q\u00eb t\u00eb konfiskonte vet\u00ebm 40% t\u00eb pronave t\u00eb sekuestruara nga Balili, duke i njohur si burime t\u00eb ligjshme pjes\u00ebn tjet\u00ebr prej 60% t\u00eb k\u00ebtyre pronave.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs q\u00eb BIRN e disponon, prokurori i \u00e7\u00ebshtjes, Ened Naku\u00e7i k\u00ebrkoi konfiskimin e plot\u00eb t\u00eb resortit \u201cSanta Quaranta\u201d dhe trojeve q\u00eb ai disponon, nd\u00ebrsa p\u00ebr apartamentet k\u00ebrkoi revokimin e mas\u00ebs s\u00eb sekuestros. Nd\u00ebrsa avokati i v\u00ebllez\u00ebrve Balili, Sokol Hazizaj k\u00ebrkoi rr\u00ebzimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb prokurorit p\u00ebr konfiskimin e \u201cSanta Quaranta\u201d, nd\u00ebrsa shprehu dakord\u00ebsi p\u00ebr revokimin e mas\u00ebs nga apartamentet.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Iliriana Olldashi e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me nuk i dha t\u00eb drejt\u00eb asnj\u00ebr\u00ebs prej pal\u00ebve dhe b\u00ebri nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb ndrysh\u00ebm prej tyre.<\/p>\n<p>Kelmend Balili rezultonte si person i hetuar n\u00eb vitin 2005 nga ish-Prokuroria p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cTrafikimi i l\u00ebnd\u00ebve narkotike\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, por procedimi \u00ebsht\u00eb pushuar n\u00eb janar t\u00eb vitit 2007 p\u00ebr pamjaftueshm\u00ebrin\u00eb e provave.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb gjyqtares Olldashi, data e ndalimit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Balilit m\u00eb 16 korrik 2006 \u00ebsht\u00eb marr\u00eb si indicie e p\u00ebrfshirjen e tij n\u00eb veprimtari kriminale t\u00eb krimit t\u00eb organizuar. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, gjykata i ngarkoi v\u00ebllez\u00ebrve Balili barr\u00eb prove p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb pasuris\u00eb pas dat\u00ebs 16 korrik 2006.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb arsyetim, Olldashi ka \u00e7muar se prej vitit 2006, resortit \u201cSanta Quaranta\u201d dhe pasurive t\u00eb tjera u jan\u00eb bashk\u00ebngjitur pasuri t\u00eb paligjshme q\u00eb dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal, n\u00eb mas\u00ebn 40% t\u00eb vler\u00ebs totale t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cNga momenti i krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie me periudh\u00ebn e zbatimit t\u00eb masave parandaluese kund\u00ebr k\u00ebsaj pasurie duke p\u00ebrfshir\u00eb sekuestrimin dhe m\u00eb pas me k\u00ebt\u00eb gjykim konfiskimin, pasuria ka p\u00ebsuar ndryshime nga gjendja fillestare duke rritur vler\u00ebn e saj t\u00eb nd\u00ebrtimit, ashtu edhe n\u00eb treg, duke u bashkuar origjina e paligjshme e 40% t\u00eb saj me pasuri t\u00eb ligjshme, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rikonstruksioni i ish-Kampit t\u00eb Pun\u00ebtor\u00ebve dhe nd\u00ebrtimi i apartamenteve,\u201d citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Gjykata vler\u00ebson se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast zbatohet konfiskimi i pasuris\u00eb s\u00eb barazvlefshme sipas nenit 12\/a t\u00eb ligjit t\u00eb quajtur dhe \u2018Antimafia\u2019, ku p\u00ebrcaktohet se sekuestrimi dhe konfiksimi zbatohet dhe \u201ckur pasuria e paligjshme \u00ebsht\u00eb trup\u00ebzuar me pasuri t\u00eb ligjshme dhe nuk mund t\u00eb ndahet prej saj pa i shkaktuar nj\u00eb d\u00ebm thelb\u00ebsor\u201d.<\/p>\n<p>Gjykata e gjeti t\u00eb pabazuar k\u00ebrkimin e prokurorit Naku\u00e7i p\u00ebr revokimin e sekuestros p\u00ebr apartamentet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Bashkim Balilit dhe vendosi t\u00eb konfiskoj\u00eb 16 apartamente n\u00eb mas\u00ebn 40%. P\u00ebr 18 apartamente t\u00eb tjera t\u00eb listuara n\u00eb vendim u revokua masa e sekuestros, pasi ato ishin bler\u00eb nga persona t\u00eb tret\u00eb q\u00eb u vler\u00ebsuan si pronar\u00eb t\u00eb ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Prokurori Ened Naku\u00e7i nuk ushtroi ankim ndaj vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs, nd\u00ebrsa nj\u00eb ankim i b\u00ebr\u00eb nga v\u00ebllez\u00ebrit Balili u t\u00ebrhoq m\u00eb von\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit, duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb q\u00eb njohu si t\u00eb ligjshme 60% t\u00eb resortit dhe truallit t\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>\u2018Shiten p\u00ebr 5 lek\u00eb\u2019<\/strong><\/p>\n<figure id=\"attachment_943732\" class=\"wp-caption alignnone\" aria-describedby=\"caption-attachment-943732\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-943732\" src=\"https:\/\/lapsi.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/Balili-ne-Gjykate.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 1007px) 100vw, 1007px\" srcset=\"https:\/\/lapsi.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/Balili-ne-Gjykate.jpg 1007w, https:\/\/lapsi.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/Balili-ne-Gjykate-300x237.jpg 300w, https:\/\/lapsi.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/Balili-ne-Gjykate-768x606.jpg 768w\" alt=\"\" width=\"1007\" height=\"794\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-943732\" class=\"wp-caption-text\">BALILI NE GJYKATE \u2013 Klement Balili, gjate nje seance ne gjykaten e Krimeve te Renda, ku eshte njohur me masen e sigurise \u201carrest me burg\u201d. Balili i etiketuar si Eskobari Ballkanit, akuzohet per \u201cTrafikim te lendeve narkotike\u201d, \u201cRefuzim te deklarimit te pasurise\u201d, \u201cPastrim parash\u201d dhe \u201cKrijim te grupeve te strukturuara kriminale\u201d.<br \/>\n\/r\/n\/r\/nBALILI IN COURT \u2013 Klement Balili, during a court session at the High Crimes Court, in which he was given an arrest warrant. Balili called as Escobar of Balkan is accused of \u201cNarcotic and Drugs Trafficking\u201d, \u201cRefusal of Asset Declaration\u201d, \u201cMoney Laundering\u201d and \u201cCreation of Structured Criminal Groups\u201d.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Resorti luksoz \u201cSanta Quaranta\u201d u inaugurua n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2015 n\u00eb pranin\u00eb e politikan\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb mazhoranc\u00ebs dhe u quajt prej tyre \u201cnj\u00eb investim serioz i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm\u201d. Por dy vjet m\u00eb von\u00eb, hoteli u sekuestrua si pron\u00eb e rrethit familjar t\u00eb Klemend Balilit, i k\u00ebrkuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb p\u00ebr akuz\u00ebn e trafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb drog\u00ebs. Balili u d\u00ebnua m\u00eb von\u00eb me 10 vjet burg.<\/p>\n<p>Pas vendimit t\u00eb sekuestrimit n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2017, resorti \u201cSanta Quaranta\u201d kaloi n\u00eb administrimin e AAPSK dhe pronari Bashkim Balili u z\u00ebvend\u00ebsua nga administrator\u00ebt Arjan Baci dhe Erion Ri\u00e7ku n\u00eb ekstraktin e kompanis\u00eb \u201cSanta Quaranta Premium Resort\u201d shp.k n\u00eb QKB. Kompania u administrua nga shteti deri m\u00eb 8 mars 2022, kur iu rikthye s\u00ebrish Balilit.<\/p>\n<p>Erion Ri\u00e7ku, nj\u00ebri prej ish-administrator\u00ebve dhe shef juridik dhe i Marr\u00ebdh\u00ebnieve me Institucionet pran\u00eb AAPSK i tha BIRN se Agjencia gjeneroi t\u00eb ardhura mbi 2 milion\u00eb euro nga menaxhimi i resortit, duke arritur t\u00eb lidhte kontrata me agjenci gjermane dhe nordike edhe gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb.<\/p>\n<p>Ai shtoi gjithashtu se fitimi sezonal pas zbritjes s\u00eb shpenzimeve kapte vler\u00ebn e 300 deri n\u00eb 500 mij\u00eb euro, 40% e s\u00eb cilave kaluan p\u00ebr llogari t\u00eb shtetit pas vendimit t\u00eb konfiskimit. Ri\u00e7ku sqaroi se pas vendimit t\u00eb konfiskimit, kur ish-pronari zot\u00ebron shumic\u00ebn e pasurive t\u00eb paluajtshme, si dhe bazuar n\u00eb nj\u00eb vendim gjykate p\u00ebr revokimin e sekuestros p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb, kjo e fundit i\u2019u kthye ish-administratorit Balili.<\/p>\n<p>\u201cVijon ende procesi civil n\u00eb Gjykat\u00ebn e Sarand\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrpjestimin e pasuris\u00eb, sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb vendimarrjes s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me,\u201d tha ai. Ish-administratori tjet\u00ebr i AAPSK, Arjan Baci i tha BIRN se pjesa e konfiskuar dhe pse ende e paidentifikuar n\u00eb objekte, i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb me qira Bashkim Balilit. Ai tha se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrllogaritje e vler\u00ebs totale t\u00eb qiras\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb objektin dhe vilet si qira 40% e vler\u00ebs totale.<\/p>\n<p>Zbatimi i vendimit gjyq\u00ebsor p\u00ebr resortin \u201cSanta Quaranta\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr rastet e komplikuara, por jo i vetmi ku Agjencia e Administrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Sekuestruara dhe Konfiskuara \u00ebsht\u00eb detyruar q\u00eb t\u2019ua kthej\u00eb ato pronar\u00ebve t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sipas kreut t\u00eb AAPSK, Idriz Haxhiaj, pasi nj\u00eb pron\u00eb konfiskohet, informohen institucionet shtet\u00ebrore n\u00ebse mund ta p\u00ebrdorin at\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime publike dhe n\u00ebse nuk ka interes, prona del n\u00eb ankand.<\/p>\n<p>Por Haxhiaj theksoi se institucionet publike nuk shfaqin interes, nd\u00ebrsa qytetar\u00ebt nuk u afrohen k\u00ebtyre pronave pasi u druhen konflikteve, duke i hapur rrug\u00ebn kthimit t\u00eb tyre tek pronar\u00ebt e vjet\u00ebr p\u00ebrmes ankandeve.<\/p>\n<p>\u201cLegjislacioni nuk ndalon q\u00eb n\u00eb ankande t\u00eb konkurrojn\u00eb edhe ish-pronar\u00ebt, q\u00eb u jan\u00eb konfiskuar p\u00ebr arsye se jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar dhe t\u2019u shiten atyre p\u00ebr pes\u00eb lek\u00eb,\u201d tha Haxhiaj, duke shtuar se kishte p\u00ebrcjell\u00eb drejt Ministris\u00eb s\u00eb Ekonomis\u00eb 30 dosje pronash t\u00eb konfiskuara p\u00ebr procedura ankandi.<\/p>\n<p>\u201cDhe praktika evropiane ka treguar se k\u00ebto pasuri mb\u00ebrrijn\u00eb tek ish-pronar\u00ebt p\u00ebr vlera simbolike dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt sugjerojn\u00eb q\u00eb t\u00eb mbeten pron\u00eb e shtetit,\u201d p\u00ebrfundoi ai.\/Edmond Hoxhaj, Reporter.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2017, dhjetra forca policore rrethuan me buj\u00eb resortin \u201cSanta Quaranta\u201d buz\u00eb detit t\u00eb Sarand\u00ebs n\u00eb zbatim t\u00eb nj\u00eb vendimi sekuestrimi t\u00eb bazuar n\u00eb ligjin \u201cAntimafia\u201d. I shtrir\u00eb n\u00eb rreth 30 mij\u00eb metra katror\u00eb, resorti q\u00eb kishte sh\u00ebrbyer si kamp i Pushimit t\u00eb Pun\u00ebtor\u00ebve gjat\u00eb regjimit komunist, administrohej nga Bashkim Balili, v\u00ebllai &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":89465,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-89464","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89464","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89464"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89464\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/89465"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89464"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89464"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89464"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}