{"id":89872,"date":"2024-09-23T08:34:45","date_gmt":"2024-09-23T08:34:45","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=89872"},"modified":"2024-09-23T08:34:45","modified_gmt":"2024-09-23T08:34:45","slug":"ne-gracken-e-autokratit-a-ka-shpetim-nga-ky-perversion-politik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2024\/09\/23\/ne-gracken-e-autokratit-a-ka-shpetim-nga-ky-perversion-politik\/","title":{"rendered":"N\u00eb grack\u00ebn e autokratit: A ka shp\u00ebtim nga ky perversion politik?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Pranvera SHEHAJ<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb efekt t\u00eb dyansh\u00ebm, por t\u00eb nd\u00ebrlidhur midis dy kaheve t\u00eb kund\u00ebrta t\u00eb politik\u00ebs, ka forc\u00ebn ta prodhoj\u00eb autokracia, m\u00eb s\u00eb shumti ajo elektorale, e cila ushtron nj\u00eb tension dhe presion t\u00eb vazhduesh\u00ebm mbi forc\u00ebn opozitare, nd\u00ebrsa n\u00eb kahun e kund\u00ebrt \u00e7liron energji p\u00ebr qeverin\u00eb n\u00eb fuqi dhe autokratin. Dy efektet nuk mund t\u00eb ekzistojn\u00eb pa nj\u00ebri-tjetrin, duke u nd\u00ebrthurur n\u00eb nj\u00eb intrig\u00eb politike q\u00eb i ngjason m\u00eb s\u00eb shumti nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje toksike, do t\u00eb thoshim n\u00eb gjuh\u00ebn e brezit tim. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb grack\u00eb intriguese n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ekzistenca e nj\u00ebrit efekt ushqen me oksigjen tjetrin. Pa nj\u00eb forc\u00eb opozitare t\u00eb frustruar, kompleksuar dhe \u00e7oroditur deri n\u00eb p\u00ebr\u00e7artje, nuk \u00e7lirohet energjia q\u00eb i duhet autokratit dhe marin\u00ebs ushtarake t\u00eb tij t\u00eb pushtetit p\u00ebr ta ushqyer vazhdim\u00ebsin\u00eb e qeverisjes. Forc\u00ebn e nj\u00ebr\u00ebs pal\u00eb, asaj dominantes, e ushqen jo pafuqia, as pazot\u00ebsia, por vet\u00ebm p\u00ebr\u00e7artja dhe z\u00ebnia n\u00eb grack\u00eb e pal\u00ebs tjet\u00ebr, e cila pa kuptuar, sillet si e dominuar dhe vepron brenda grack\u00ebs.<\/p>\n<p>Shenja e par\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb vigjilenc\u00ebs \u00ebsht\u00eb t\u00eb besosh se autokracin\u00eb e mban n\u00eb k\u00ebmb\u00eb vet\u00ebm propaganda dhe investimi i saj n\u00eb manipulimin informativ t\u00eb masave. Ushqyerja e k\u00ebtij pohimi \u00ebsht\u00eb propagand\u00eb e q\u00ebllimshme n\u00eb vetvete. Duke besuar verb\u00ebr n\u00eb t\u00eb, forca opozitare merret peng nga perceptimi i gabuar i saj, futet n\u00eb nj\u00eb vorbull t\u00eb thell\u00eb lufte konfuze p\u00ebr ta zhb\u00ebr\u00eb propagand\u00ebn, dhe duke d\u00ebshiruar zellsh\u00ebm ta demaskoj\u00eb at\u00eb, e ndjek k\u00ebmba k\u00ebmb\u00ebs m\u00eb s\u00eb shumti aty ku ajo gatuhet, n\u00eb mjetin e manipulimit t\u00eb mas\u00ebs, n\u00eb media dhe rrjetin viral social. Rezultati? Opozita gjendet dhe p\u00ebrqendron energjin\u00eb e saj n\u00eb zon\u00ebn e loj\u00ebs s\u00eb preferuar t\u00eb autokratit, duke refuzuar pa vet\u00ebdije t\u00eb mendoj\u00eb dhe veproj\u00eb p\u00ebrtej grack\u00ebs s\u00eb orientimit t\u00eb aksionit opozitar.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta, si p\u00ebrher\u00eb, \u00ebsht\u00eb krejt e tjet\u00ebrsishme. Autokracin\u00eb, m\u00eb s\u00eb shumti at\u00eb elektorale, si kudo ku ajo ka hedhur rr\u00ebnj\u00ebt e saj t\u00eb helmit masiv shoq\u00ebror, e mban n\u00eb jet\u00eb nd\u00ebrtimi, ushqyerja, dhe perfeksionimi i nj\u00eb mekanizmi t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb me disa hallka, t\u00eb cilin vitet e pushtetit e sofistikojn\u00eb dhe konsolidojn\u00eb. Propaganda \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb prej hallkave, e p\u00ebrdorur si karrem. Autokrat\u00ebt luajn\u00eb p\u00ebrmes saj nj\u00eb loj\u00eb perverse t\u00eb t\u00ebrheqjes s\u00eb opozit\u00ebs, ku arg\u00ebtimi teksa shohin t\u00eb dominuar\u00ebn t\u2018i ndjek\u00eb n\u00eb loj\u00eb, i b\u00ebn hije veprimtaris\u00eb s\u00eb hallkave t\u00eb tjera t\u00eb mekanizmit, t\u00eb cilat funksionojn\u00eb n\u00eb rehati p\u00ebr arritjen e q\u00ebllimit p\u00ebrfundimtar, sigurimit t\u00eb fitores s\u00eb radh\u00ebs dhe rip\u00ebrt\u00ebritjes s\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>Kuptuar m\u00eb thjesht\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb pyetjeje: n\u00ebse propaganda dhe format e ndryshme dhe intensive t\u00eb manipulimit dhe dirigjimit t\u00eb opinionit publik do t\u00eb mjaftonin p\u00ebr ta mbajtur qeverin\u00eb regresive prej dymb\u00ebdhjet\u00eb vitesh n\u00eb pushtet, p\u00ebrse jan\u00eb t\u00eb nevojsh\u00ebm spiun\u00ebt modern\u00eb t\u00eb patronazhimit, reforma territoriale q\u00eb maskon deri n\u00eb tjet\u00ebrsim rezultatet zgjedhore, shitblerja e vot\u00ebs dhe fryrja e tejskajshme e administrat\u00ebs, moslejimi i aleancave parazgjedhore, monopolizimi i institucioneve ligjore dhe asgj\u00ebsimi i kund\u00ebrshtarit politik p\u00ebrmes tyre, tradh\u00ebtia komb\u00ebtare me q\u00ebllim p\u00ebrkrahjen nga lobet p\u00ebrtej kufirit? T\u00eb gjitha jan\u00eb gjymtyr\u00eb t\u00eb nj\u00eb bishe mekanike q\u00eb forcon krah\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>A ka shp\u00ebtim dhe rrug\u00ebdalje nga gracka e perversionit politik t\u00eb mendjes s\u00eb mbrapsht\u00eb t\u00eb autokratit?<\/p>\n<p>1.) N\u00eb autokraci, opozita edhe kur dhe p\u00ebr sa vepron n\u00eb terrenin mediatik, ajo kurr\u00eb nuk duhet t\u00eb derdh\u00eb nerv dhe grint\u00eb n\u00eb ankes\u00eb. T\u00eb ankohesh se censurohesh a se vidhesh, se nuk p\u00ebrfillesh e se g\u00ebnjehesh, nuk ke th\u00ebn\u00eb asgj\u00eb t\u00eb re ve\u00e7se i ke sh\u00ebrbyer pozicionimit t\u00ebnd si jo mjaftuesh\u00ebm i fort\u00eb. Viktima ngjall keqardhje, por jo mb\u00ebshtetje sepse qenia njer\u00ebzore p\u00ebr natyr\u00eb k\u00ebrkon sigurin\u00eb, forc\u00ebn, dominanc\u00ebn. Andaj, \u00e7do minut\u00eb t\u00eb \u00e7muar t\u00eb mbulimit edhe t\u00eb pakt\u00eb mediatik n\u00eb autokraci, forcat opozitare duhet ta shfryt\u00ebzojn\u00eb skajshm\u00ebrisht p\u00ebr shp\u00ebrfaqjen e vetes, vlerave, form\u00ebs dhe forc\u00ebs q\u00eb kan\u00eb, ofert\u00ebs, duke hedhur \u00e7do dit\u00eb nj\u00eb gur n\u00eb krijimin e imazhit se si do t\u00eb ishte jeta e vendit me ta n\u00eb pushtet. N\u00eb autokraci, opozita p\u00ebrball\u00eb propagand\u00ebs, zgjedh t\u00eb investohet n\u00eb t\u00eb qenurin lib\u00ebr i hapur p\u00ebr qytetar\u00ebt, duke e shp\u00ebrfillur deri n\u00eb neveri propagand\u00ebn.<\/p>\n<p>2.) Mekanizmi i sofistikuar dhe bisha mekanike e autokratit me t\u00eb gjith\u00eb gjymtyr\u00ebt e p\u00ebrmendur m\u00eb sip\u00ebr dob\u00ebsohet dhe zvenitet deri n\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrje p\u00ebrball\u00eb frym\u00ebs s\u00eb revolt\u00ebs. Por k\u00ebtu, nj\u00eb kusht ekzistencial nuk na lejon t\u00eb delirojm\u00eb shum\u00eb n\u00eb mendim. Revolta e zhb\u00ebn mekanizmin dhe e vret bish\u00ebn vet\u00ebm kur ajo \u00ebsht\u00eb skajshm\u00ebrisht radikale, e shtrir\u00eb n\u00eb koh\u00eb dhe e pamenaxhueshme me mekanizma ligjor\u00eb apo t\u00eb rendit. Revolta t\u00eb tilla nuk jan\u00eb t\u00eb pakta n\u00eb historin\u00eb e kombeve, ne shqiptar\u00ebve p\u00ebrfshir\u00eb, por a lindin revolta t\u00eb tilla si pasoj\u00eb e manipulimit t\u00eb moderuar t\u00eb masave? V\u00ebshtir\u00eb. Ato lindin vet\u00ebm si shp\u00ebrthim i nj\u00eb represioni dhe shtypjeje agresive. Autokracit\u00eb nuk b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb, ato vegjetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb fasad\u00eb demokratike ku mbi gjith\u00e7ka, ka liri p\u00ebr t\u2019u larguar dhe kaq mjafton p\u00ebr ta shuar zjarrin. S\u00ebrish, kjo nuk n\u00ebnkupton se duhet hequr dor\u00eb prej kund\u00ebrp\u00ebrgjigjes p\u00ebrmes revolt\u00ebs, sado pak apo shum\u00eb radikale qoft\u00eb ajo. Kjo n\u00ebnkupton vet\u00ebm se p\u00ebrqendrimi nuk duhet t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm aty.<\/p>\n<p>3.) N\u00eb t\u00eb till\u00eb realitet, forca opozitare del nga gracka e perversionit t\u00eb autokratit ose duke decentralizuar aksionin e saj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barazpeshuar n\u00eb secil\u00ebn gjymtyr\u00eb t\u00eb bish\u00ebs mekanike, pra n\u00eb \u00e7do hallk\u00eb t\u00eb mekanizmit q\u00eb mban n\u00eb jet\u00eb autokratin, ose duke krijuar, shpikur, jet\u00ebzuar nj\u00eb mekaniz\u00ebm t\u00eb ri, kund\u00ebrekuivalentin pozitiv t\u00eb bish\u00ebs mekanike, i cili t\u00eb jet\u00eb mjaftuesh\u00ebm i fort\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb at\u00eb ekzistencialin t\u00eb pavlefsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrkthehet opsioni i par\u00eb n\u00eb realitetin ton\u00eb? Nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi reagimi kund\u00ebrp\u00ebrgjigj\u00ebs p\u00ebr secil\u00ebn hallk\u00eb t\u00eb mekanizmit t\u00eb autokracis\u00eb ku patronazhimit i d\u00ebshmon forc\u00ebn p\u00ebr ta demaskuar pa keqardhje, shitblerjes i garanton nj\u00eb form\u00eb milicie civile t\u00eb fsheht\u00eb q\u00eb i p\u00ebrgjigjet denoncimit qytetar n\u00eb koh\u00eb reale, krah\u00ebve ligjor\u00eb t\u00eb mekanizmit i p\u00ebrgjigjesh me mosbindje ligjore dhe institucionale, por duke q\u00ebndruar brenda insititucioneve deri n\u00eb krijimin e kaosit dhe kolapsit q\u00eb mund t\u00eb zgjidhet vet\u00ebm me zmbrapsjen e autokratit, ashtu sikurse nuk njeh asnj\u00eb vendim t\u00eb regjimit autokrat referuar arrestimit t\u00eb liderit opozitar duke e sfiduar hapur at\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr opsionin e dyt\u00eb, at\u00eb t\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb mekanizmi t\u00eb ri, t\u00eb nj\u00eb mekanizmi po ashtu t\u00eb ri, v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u2019i p\u00ebrmbledh gjith\u00eb dimensionet n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim duke e premtuar si tem\u00eb t\u00eb vazhdim\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00eb shumt\u00eb jan\u00eb ata t\u00eb investuarit qoft\u00eb dhe intelektualisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb opsion t\u00eb dyt\u00eb, zgjedh vet\u00ebm t\u00eb risjell sugjerimin e nd\u00ebr shum\u00eb profileve t\u00eb tij, arkitektit amerikan Buckminster Fuller: \u201cKurr\u00eb nuk ndryshohen gj\u00ebrat duke luftuar realitetin ekzistues. P\u00ebr t\u00eb ndryshuar di\u00e7ka, nd\u00ebrtohet nj\u00eb model (pra mekaniz\u00ebm) i ri q\u00eb e b\u00ebn modelin (mekanizmin) ekzistues t\u00eb vjet\u00ebruar!\u201d Autokracit\u00eb, koha i forcon po aq sa i kthen n\u00eb relike.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga gracka e nj\u00eb mendjeje politikisht perverse, duhet e kund\u00ebrta, nj\u00eb mendje e sh\u00ebndosh\u00eb, vigjilente, e kthjell\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebn perversiteti i autokratit jo vet\u00ebm nuk e \u00e7orienton, por p\u00ebrkundrazi, e sheh thjesht si rast t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb patologjik, subjekt vet\u00ebm i psikoanaliz\u00ebs. T\u00eb tilla mendje t\u00eb kthjellta, mes demokrat\u00ebsh, e di, ka shum\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pranvera Shehaj &#8211;\u00a0Artikull i shkruar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb \u201cLaboratorit t\u00eb Ideve\u201d, Departamenti Brain Gain, Partia Demokratike<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pranvera SHEHAJ Nj\u00eb efekt t\u00eb dyansh\u00ebm, por t\u00eb nd\u00ebrlidhur midis dy kaheve t\u00eb kund\u00ebrta t\u00eb politik\u00ebs, ka forc\u00ebn ta prodhoj\u00eb autokracia, m\u00eb s\u00eb shumti ajo elektorale, e cila ushtron nj\u00eb tension dhe presion t\u00eb vazhduesh\u00ebm mbi forc\u00ebn opozitare, nd\u00ebrsa n\u00eb kahun e kund\u00ebrt \u00e7liron energji p\u00ebr qeverin\u00eb n\u00eb fuqi dhe autokratin. Dy efektet nuk mund &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":71131,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-89872","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89872","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89872"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89872\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71131"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89872"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89872"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89872"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}